| E hene, 02.09.2024, 06:53 PM |
THOMA ALEKS RISTANI
PATRIOTI
MYZEQAR, QË QEPI FLAMURIN KUQ
E
ZI, TË CILIN E NGRITI ISMAIL QEMALI NË
VLORË
MË 28 NËNTOR 1912.
(Lindur 18 - Vdekur më 1936)
Thoma
Aleks Ristani(Davidhi)
(Fshati
Nikas-Fier.)
•Ish
zv.prift, dhjak, psalës dhe ndihmës mësonjës i shkollës në gjuhën greke, pranë
Manastirit të Kolkondasit.
•Ish
kryeplak i fshatit Nikas.
•Rreth
viteve 1900-të, ai psali për herë të parë në Gjuhën Shqipe në kishën e Shën
Mërisë të Kolkondasit.
•Për
këtë veprim ai u përjashtua nga Kisha, u Shkishërua prej dhespotit grek, largua
si kryeplak i fshatit Nikas, dëbua nga familja dhe krahina e Myzeqesë prej
regjimit okupator osman.
•Pas
dëbimit nga shtëpia në moshë të re, i veçuar me forcë nga familja, ai u vendos
i vetëm me banim në qytetin e Vlorës(Skelë).
•Për
disa vjet qëndroi në emigracion në Itali(Otranto), Çamëri(Janinë) dhe
Greqi(Athinë).
•Në
bashkëpunim me disa student myzeqar të gjimnazit "Zosimea" në
Janinë(Çamëri), krijuan edhe një "Shoqëri të Fshehtë" për hapjen e
shkollave shqipe në Myzeqe dhe mbrojtjen e tyre me armë.
•Aty
rreth viteve 1903-1904, me tu kthyer në atdhe, ai hapi në Skelë edhe
rrobaqepsinë e parë të modës italiane e perndimore.
•Ka
marë pjesë në dy kuvendet e Fierit të organizuar e drejtuar nga Ismail Qemali,
më 24 mars dhe 12 gusht 1912.
•Më
27 nëntor 1912, sëbashku me patriotin Jani Minga dhe fotografin Petro Dhimitri,
bleu tek tregtari vlonjat Diamanti pëlhurën e kuqe dhe qepi Flamurin tonë Kuq e
Zi, që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912.
•Në
vitin 1935 u (helmua) me urdhër të regjimit antipopullor të Ahmet Zogut, si
element gjoja i rrezikshëm, i lidhur me revolucionin Demokratiko-Borgjez të
Qershorit, si bashkpuntor i patriotit Jani Minga dhe përkrahës i Fan Stilian
Nolit.
Në
librin e tij "100 vjet Shtet Shqiptar", Blendi Fevziu për shpalljen e
Pavarsisë së Shqipërisë dhe ngritjen e flamurit Kuq e Zi në Vlorë, më 28 Nëntor
1912, duke ju referuar dorshkrimit të rilindasit, juristit dhe Ministrit të
Drejtësisë Petro Poga, botuar në vitin 1936, që ruhet në arkivin e shtetit,
ndër të tjera shkruan:
"...Flamuri
që është ngritur në Vlorë nga Ismail Qemali, ka qenë një pëlhurë e kuqe, 3
metro e gjatë dhe dy metro e gjerë, mbi të cilën u shtyp shqiponja me bojë të
zezë. Pëlhura e kuqe u ble tek një tregtar i quajtur Diamanti dhe u qep tek një
rrobaqepës, i quajtur Thoma...".
(Thoma
Ristani-shënimi ynë).
Edhe
ky patriot myzeqar, ashtu si qindra të tjerë, me urdhëra të veçantë, u la
qëllimisht në errësirë, për dekada e shekuj të tërë, si nga shteti Zogist ashtu
dhe ai monist, sëbashku me strukturat dhe servilët e tyre pseudohistorian, për
të abuzuar me këtë ngjarje të madhe historike për popullin dhe kombin tonë.
Megjithatë
e vërteta nuk mund të qëndronte përgjithmonë në mjegullën e harresës, pasi ajo
jetonte në mendjen dhe zemrën e myzeqarëve tanë, që e ruajtën me breza të tërë,
njeri pas tjetrit e djalë pas djali, deri në ditët tona.
Ja
si e përshkruan në poemën e tij Andy Apolloni flamurtarin tonë patriot myzeqar
Thoma Aleksi Ristani, që qepi Flamurin Kuq e Zi, të cilin e ngriti Ismail
Qemali në Vlorë më 28 nëntor 1912, mbi bazën e kujtimeve të vajzës së tij
Dhoksi Thoma Ristani(Tushe) dhe djalit Todi Thoma Ristani.
Thoma Aleks Ristani
——————————-
1.
Gjithmonë
në Kolkondas, i ndezur qe zjarrri
Për
shekuj me radhë, gjatë tërë historisë
Dhe
kurrë se la të shuhej, atë myzeqari
Se
ky do ti sillte, shumë dritë Shqipërisë
2.
Asnjë
zgjedhë barbare, ky fshat nuk duroi
Ndër
luftra me turqët, u dogjë dhe shkretua
Çdo
herë me asqer dhe me xhandarë luftoi
Dhe
përball? robërisë ai kurrë s'u nënshtrua
3.
Se
dhe ne si çdo komb, kishim mjaft të drejtë
Që
në shqip ti kryenim dhe lutjet para Zotit
Siç
bënin të gjithë, grekët, edhe hebrejtë
Dhe
si të parët tanë, në kohët e Kastriotit
4.
Për
herë të parë, këtu thanë dhe priftërinjtë
Ta
flakinin greqishten, jashtë prej Manastirit
Askush
më si pyeti, grekët dhe osmanllinjt
Në
gjuhën tonë u lutën, të gjithë pranë qiririt
5.
Në
shqip i nisi psaljet edhe Thoma Ristani
Djaloshi
atdhetar, në kishë tek Shën Mëria
E
uroi gjithë Myzeqeja, gëzoi dhe tërë vatani
Se
në këtë gjuhë të bukur, flet dhe Perëndia
6.
Nxitoi
dhespoti grek dhe shpejt mori vendim
Prap
palë na u bë, bashkë me kadiun turk
Menjëherë
e SHKISHËROI, klerikun tonë trim
Që
psalësin sa më parë, ta fusnin dhe në burg
7.
E
shkarkuan që nga detyra, edhe si kryeplak
Sepse
për Anadollin, qe bërë i padëgjueshëm
E
quajtën dhe të rrezikshëm, sikur të ish kaçak
Edhe
për kishën greke, nuk qe i dëshirueshëm
8.
Me
kohë edhe zabiti, urdhërin e kish dhënë
Dyzetë
e ca xhandar, në fshatin Nikas shkuan-
Të
lidhur këtë djalë, përpara na e patën vënë
Me
dhunë që nga sht?pia, Thoman e dëbuan
9.
Me
hidhërim të madh, kishte folur dhe Aleksi
Kur
ja dënuan të birin, me një vendim prej gjyqit
Dhespotëve
të Athinës, u duhet prerë oreksi
Se
po na i vrasin djemtë edhe me anë të kryqit
10.
Sa
shumë qe mërzitur, mësues Kozma Dhima
Dhe
Spiro Saqellari, i mallkoi klerikët e grekut
Por
çeta e Kolkondasit, qe bërë gati me trima
Që
ndaj asqerëve turq, t'ja niste dhe dyfekut
11
Mjaft
lekë na u hodhën, që këtë trim ta vrisnin
Nga
disa pasanik dhe ekstremist slamik
Që
trojet edhe pronat, pastaj t'ja grabisnin
Dhe
jeta e këtij trimi, qe vënë tepër në rrezik
12.
Por
edhe disa të shitur, e njerëz të pafytyrë
E
hapën edhe lajmin, si shtrigat nëpër gjerde
Se
kush do ta bënte, këtë krim kaq të ndyrë
Një
shumë lirash të majme, vrasësi do të merte
13.
Drejt
Vlorës shkoi djali dhe atje mori gjëminë
Ashtu
si ai zogu, që shkon nëp?r shtërngatë
Dhe
derdhi shumë lot, kur pas la Shqipërinë
Se
për atë do vuante, një kohë mjaft të gjatë
14.
Pas
disa orësh ankthi, në Otranto ai mbriti
I
mbetur në mes rrugësh, tek një kishë u drejtua-
Asnjë
njeri nuk njihte dhe askush nuk e priti
Dhe
në këtë vend të shenjtë, ca ditë u strehua
15.
Qe
lodhur shumë fare, duke bërë çdo punë
Njësoj
porsi të gjithë, emigrantët nëpër botë
Një
prift arbëresh poqi, në kishë një të shtunë
Mirë
se ke ardhur more vëlla, ky Ati na i thotë
16.
Dhe
ky arbëresh e ndihmoi, shumë dhjakun tonë
Tek
një rrobaqepës e çoi, të merte dhe zanatin
Që
kish qenë i dëgjuar, në të gjithë atë zonë
Dhe
kështu të dy bashkë, u bënë miq me Fratin
17.
Por
edhe unë i tha prifti, jam prej Myzeqes?...
Se
të parët e mi, që prej andej kanë ardhur
Dhe
detit plot me dallgë, i dolën mes për mes
Kur
turku u patë rënë, një natë duke zbardhur
18.
Plot
ngjarje kish rrëfyer, shpesh herë vet Thomai
Si
gjyshrit e këtij frati, patën vuajtur me detin
Dhe
një këngë e kishin bërë, tërë dhimbje e vaj
Për
barbarët osman, që vranë të tërë miletin
19.
Shumë
shpejt Thomai u bë, një usta me nam
Gjithmonë
qe i dashur, edhe me duar të arta
Kostumet
e tij morën shumë emër edhe famë
Qenë
tepër të kërkuara, dhe p?r shtresat e larta
20.
Mjaft
kohë në mërgim dhe i mbushur plot mall
Vendosi
që të kthehesh, në shtëpi për një vizitë
Të
shmallej dhe me prindrit, sa i kish të gjallë
Që
mbetën duke pritur, të birin për çdo ditë
21.
Qe
krejt e pamundur, për të ardhur në Vlorë
Por
as që të futej dhe që nga porti i Durrësit
Se
mund që t'ja vinin, përsëri prangat në dorë
Prandaj
na u nis, për në drejtim të Korfuzit
22.
Prej
andej ai mbriti, në vendlindjen e bukur
Me
Nikasin u shmall dhe me tërë njerzit e vet ..
E
pa dhe manastirin, ku në shqip trimi qe lutur
Se
larg mëmëdheut, kish qenë për disa vjet
23.
Patë
shkuar dhe njoftimi, nga spiun?t në Fier
Kudo
nëpër udhë, të tërë hafijet na mbetën
Na
u nisën dhe taborët, të mbushur me asqer
Por
çedo se këtë trim, në fshat nuk e gjetën
24.
Me
vete kish prurë dhe një sasi napolonash
Dhe
meqënse xhandarët, në Fier nuk e lanë
Atëherë
ky patriot, me këtë shumë të hollash
Patë
blerë në Skelë të Vlorës, edhe një dyqan
25.
Por
dhe në Vlorë na e kanosën, këtë atdhetar
Një
hajn me kobure, çdo herë e gjurmonte
Turkoshak
e grekofil dhe kaçak e vrasëtar
E
detyruan të largohej e përsëri të mërgonte
26.
E
mori prap rrugën dhe shkoi drejtë Janinës
Ku
populli ynë çam, kish kohë mjaft të vështira
Kristianët
i bënë grek, në kombësinë e Athinës
Ndërsa
myslimanët i përzun, nëpër shkretëtira
27.
U
mundua të studionte edhe në "Zosimea"
Në
këtë gjimnaz me nam e të njohur francez
Por
këtij të "shkishëruari", kurrë s'ju dha leja
Pasi
emrit tij i vunë, një njollë shumë të zezë
28.
Helenët
ua ndalën, shqiptarëve edhe shkollën
Kur
tërë bota e kishte shpallur, diturinë të lirë
Edhe
me nxënësit e tanë, porsi xhelat u sollën
Pasi
donin që ti linin, gjithmonë në errësirë
29.
Ndamë
halle e derte, me vëllezërit tanë çam
Shpesh
thoshte vet Thomai, ky patriot i madh
Kundër
grekëve në protesta, sëbashku u çuam
Dhe
Janinën e tundëm, për disa ditë me radhë
30.
Pran
liqenit të Janinës, u mblodhën myzeqarët
Në
një shtëpi gjatë natës, rreth orëve të vona—
Një"Shoqëri
të Fshehtë", krijuan mëmëdhetarët
Që
në Myzeqe të çelnin, kudo shkollat tona
31.
Një
nënë e mirë çame, e veshur me të zeza
O
bir i tha Thomait, dhe Ty të kanë bënë si turk
Në
gjak u mbytë Arta, ska më shqiptar Preveza
Ik
shpejt se do të vrasin, apo të çojnë në burg
32.
Kudo
ish terror, dhe zjarr nga të katëra anët
Kurrkundi
nuk qe parë, si kjo far lloj mynxyre
Na
i vrau greku çamët, më keq se osman?t
Nga
shtëpitë i përzunë dhe nga trojet e tyre
33.
Shpejt
iku nga Janina dhe në Athine u sosë
E
takoi dhe Jani Mingën te "Kafja e Ballkanit"
Dhe
shtruar bashkë me të, Thomai na u llafos
Për
Myzeqenë e vuajtur dhe hallet e vatanit
34.
Mjaft
i gëzuar u ndje, kur tok me të u poqën
Se
kishin shumë vjetê, që s'ishin parë të dy
Dhe
atij i tregoi, kur prej shtëpisë e ndoqën
Se
gjuhën tonë osman?t e kishin halë në sy
35.
Më
treguan i tha Jani, për trimërinë që kryet
Kur
te kisha e Shën Mërisë, si një bilbil ti psale
Të
uroi çdo myzeqar, për guximin që rrëfyet
Gjithë
kombi të nderoi, kur Zotit shqip ju fale
36.
Me
Janin në Athinë u bënë punëra të mëdhaja
Se
e donim Shqipërinë, që ta shihnim si një zonjë
Luftuam
thosh Thomait, për të drejtat e saja
Që
kurrë më të mos vuante e lidhur në vargonj
37.
Tërë
qytetet e Greqisë, studenti ynë i brodhi
Se
ky trim atdhetar, nuk mund që të priste
Kudo
mërgimtarët, të gjithë bashkë i mblodhi
Dhe
për Shqipërinë e pavarur, oratori u fliste
38.
Një
ditë Jani Minga, i kish pasë thënë Thomait
Se
Greqinë edhe shkollën, ne duhet që ti lemë
Atdheu
nuk 'i lihet, më në dorë Esad pashait
Ndaj
pas Ismail Beut, në Shqipëri do të vemë
39.
Të
ngjeshim mirë koburet e rrëmbejmë dyfek?t
Dhe
zot ne ti dalim, të gjithë tok Mëmëdheut
Ta
shpëtojmë sot vatanin, nga sërbët edhe grekët
Se
duan të na zhdukin, që nga faqja e dheut
40.
Kur
thirrjen dha vatani dhe lëshoi kushtrimin
Myzeqarët
tanë u nisën, të tërë që prej kurbeti
Dhe
nga çdo anë e botës, e morën fluturimin
Në
Shqipëri u gjendën, sa kish filluar kiameti
41.
U
kthye dhe Thomai e shkoi drejtë e në Skelë
Në
shtëpinë e tij të vogël, që kish blerë në Vlorë
Rrobaqepsinë
e parë e hapi, këtu ky djalë rrebel
Dhe
biznesit se ç'ja nisi, sipas stilit perndimor
42.
Tërë
rrobat na i qepte, në modelet allafrënga
Mësuar
në Itali, kur e pat lënë Mëmëdhenë
Sa
bukur që na qepte, na i shkonte dhe kënga
Kur
shtruar vet ja merte, ustai për Myzeqenë
43.
Myshterit
na i kishte, nga njerëz të mëdhenj
Dhe
tek Thomai na faleshin, zotërinjtë të tërë
Priftërinj
edhe hoxhallar, megjithë bejlerbenj
Në
dyqan na i shkonin, gjithmonë sërë sërë
44.
Vet
metrin ja u vinte, me radhë efendinjve
Dhe
masat ua merte, për pikë të merakut
Me
mjekëra e me çallma, të tërë osmanllinjve
Pazarin
ua priste, të majmë e sipas barkut
45.
Të
tjera çmime na kish, për tërë njerzit e varfër
Ndërsa
për shok e miq, shërbente edhe falas
Dhe
hallet ja u qante e u qëndronte nga afër
Gjithmonë
ai i ndihmone, me shpirt fukarasë
46.
I
thjeshtë dhe gojëmbël, ai qe me gjithëkënd
Zemërbardh
e bujar, që nuk i gjendej dot shoku
Çdo
herë fjala e tij, peshonte shumë rëndë
Në
kuvende me burra, shpesh fliste babëloku
47.
Me
buzën plot gaz edhe fytyrën të qeshur
Këtë
myzeqar fisnik, të gjithë njerëzit e donin
Dhe
me kostume të bukura, si princ rrinte veshur
Tërë
Skela edhe Vlora, pa masë e nderonin
48.
Sa
histori të ndritur, që kishte kjo rrobaqepsi
Se
këtu hynin dhe delnin, gjithmonë patriotët
Dhe
Thomai na i priste, çdo herë me kënaqsi
Të
tërë burrat e kombit, dhe ata më të zotët
49.
Kjo
shtêpizë që ndriçonte, me rreze porsi dielli
U
bë strehëz e ngrohtë e mësuesit Jani Minga
Kur
plot me re të zeza, ishte mbuluar tërë qielli
Dhe
ai hapte shkolla shqipe, në ato kohë të liga
50.
Të
gjithë kapedanët, me radhë atje na vinin
At
Spiro Saqellari, megjithë Kozma Dhimën
Dhe
sëbashku e vendosnin, ku turkut ti binin
Me
çetat myzeqare dhe Llazi Spiro vetëtimën
51.
Aty
bëheshin shpesh, mbledhjet e patriotëve
Dhe
kuvendonin tok, heronjët tanë pavarsista
Larg
hafijeve të Turqisë edhe të dhespotëve
Që
kudo na përgjonin, të bënin punë të pista
52.
Këtu
thoshte Thomai, na lindi dhe mendimi
Që
"Shoqatës së Janinës", ti jepej titulli nderit
Dhe
me një emër tjetër, ju bë dhe pagëzimi
Duke
e quajtur si "Komiteti i Fshehtë i Fierit "
53.
Për
të hapur shkolla shqipe, në të gjithë nahinë
Dhe
me armë në dorë, ti mbronim në çdo kohë
Që
poshtë nga Vjosa, gjer lartë në Shkumbin
Se
vetëm kështu Europa, ateherë do të na njoh
54.
Nga
Skela drejtë Fierit, shpesh vinte ky djalë
Se
hallet dhe dënimet, kurrë nuk i qenë sosur
Në
Nikas gjatë natës, na shkonte mbi një kalë
Dhe
me vete na merte, një shok të armatosur
55.
Se
gjatë asaj kohe, s'kish fare ditë të qeta
Dhe
as për këtë trim e atdhetar të vatanit
I
futur në shumë lista, për ta ndarë nga jeta
Çdo
ditë na e ndiqnin, hordhitë e dushmanit
56.
As
zgjedha osmane, më kurrë s'po durohej
Ngado
çetat tona, qenë në luftë me taborët
E
gjithë njerëzia, ishte bërë gati që të çohej
Dhe
me forcë ti flakte, jashtë tërë okupatorët
57.
Por
shekulli i njëzetë, ca kohë të reja na pruri
Për
trojet arbërore, prap shpresa u ngjallë
Shqipërisë
përsëri, po i ndriste shumë nuri
Me
plakun tonë vlonjat, që priu kombin në ball
58.
Dy
herë Ismail Vlora, në Fier patë zbarkuar
Në
mars edhe gusht, të senesë dymbëdhjetë
Nga
sarajet e Vrionëve, ai vet kishte deklaruar
Se
tërë trojet shqiptare, do ti bënte në një shtet
59.
Kish
qenë në këto kuvende dhe Thoma patrioti
Kur
nisi që të kryhej dhe misioni ynë i shenjtë
Gjithmonë
me Jani Mingën, në ato kohë baroti
Sapo
filluan themelet e vatanit tonë të shtrenjtë
60.
Rreth
tyre myzeqarët, na u ngritën në këmbë
Dhe
fatin e nahisë, në duart e veta ç'e morën
Me
asqerët na u ndeshën, dhëmb për dhëmbë
Nga
Fieri osmanllinjtë, me armë na i hporrën
61.
Plot
me zjarr ish Ballkani dhe luftrat qenë gati
Shumë
shpejt diplomati, prap erdhi në Durrës
Që
të mbronte vatanin, se më s' priste sahati
Megjithë
Luigj Shkodrën edhe trimat e shpurrës
62.
Por
në Durrës se lanë, që ta bënte kuvendin
Për
ti shpallur më vete, tërë trojet shqiptare
Dhe
tok ta bashkonte, me forcë të gjithë vendin
Që
e lirë të fluturonte, prap shqipja krenare
63.
Drejt
Vlorës u nis, për të mbritur më shpejt
Në
datën e shenjtë dhe të shënuar historike
Në
shi dhe në furtunë, kur rridhnin tërë qiejtë
Shkoi
larg si apostujt, nëpër kohërat biblike
64.
Shkumbinin
çe hodhi, mu tek Vau i Kishës
Dhe
në Çermë pleqëroi, me Dërvish Biçakun
Të
nesërmen sa e lidhi, kollaren e këmishës
U
largua mjaft herët, të kapte Karatoprakun
65.
Myzeqarët
na e pritën, me çeta Ismail Beun
Dhe
gjer brenda mu në Vlorë e çuan të sigurt
Për
ta bërë më vete dhe me shtet Mëmëdheun
Por
edhe atje e mbrojtën plakun tonë të urtë
66.
Qe
zënë Jani Minga dhe shumë punë na kishte
Sepse
dhe zot dasme, qe caktuar nga Ismaili
Dhe
gjatë tërë asaj feste, në ball ky trimi ishte
Duke
mbajtur dhe fjalime e ligjëruar porsi bilbili
67.
Në
Vlorë një porosi, na e dha shpejtë Diplomati
Megjithse
s'kishte saraje dhe as zyra e kolltuqe
Urgjent
shkoi mësuesi ynë, tek tregtar Diamanti
Dhe
me Thoman na blenë, një pëlhurë të kuqe
68.
E
qepi Thoma Ristani, me makinë këtë pëlhurë
Shqipërisë
i këndonte dhe mjaft lutej për zonjën
Shumë
bukur e qëndisi, myzeqari këtë flamur
Pastaj
Petro Dhimitri, mbi të vuri dhe shqiponjën
69.
Këtë
flamur Ismaili e ngriti vet në mes të Vlorës
Atë
ditë tepër të shenjtë, të njëzetë e tetë nëntorit
Dhe
jo atë që gjoja, na u qëndisë prej Marigonës
Apo
të tjerë, që u sajuan me urdhëra të eprorit
70.
Dikur
na e mallkonin, pse kish qepur flamurin
Dhe
në çdo vend e ndiqnin, haxhiqamilistët
Me
ngulm e kërkonin, që të na e vrisnin burrin
Pasi
kish qenë i lidhur, ngusht me pavarsistët
71.
Në
Skelë prap çdo vit, flamuj të kuq na qepte
Dhe
me kujdes i paloste, në baulet e drurit
Për
çdo nëntor me dëshirë, ai nxënësve ua jepte
Që
ta kremtonin këtë festë, në"Sheshin e Flamurit"
72.
Një
kokëkrisuri zogist, mendja i kish shkrepur
Pas
shkrimit që bëri, për flamurin Petro Poga
Dhe
Thoman e urdhëroi, të thosh se kam qepur
Ku
ustait si shpërblim, do ti lidhej edhe rroga
73.
Por
Thomai nuk e pranoi, fare këtë lëmoshë
Pasi
mjaft mirë e dinte, se qysh hidhej tërkuzi
Dhe
kurrë nuk u mashtrua, as nga ky kodosh
Ndaj
plot me neveri, këtë ballgur na e përbuzi
74.
Me
një turkofil në Fier, ai patë këmber disa llafe
Por
menjëherë e la hanin, dhe fluturoi me pelën
Këtu
na e helmuan, flamurtarin tonë me një kafe
Duke
e ndarë nga jeta, me Vlorën dhe me Skelën
75.
Por
vepra e këtij trimi, gjithmonë do nderohet
Me
flamurin Kuq e Zi që qepi, në ato ditë Nëntori
Për
shekuj me radhë, Thoma Ristani do të kujtohet
Në"Sheshin
e Pavarsisë", si një ikonë shenjtori
(A.
J. APOLLONI)
Nga :
Themi J. Tushe
New York-Tiranë-Pishë Poro Fier.
July-August 2024.