Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rudolf Marku: Me rastin e 66 vjetorit të lindjes së të paharruarit, Teodor Kekos

| E hene, 02.09.2024, 06:53 PM |


Foto e parë eshtë shkrepur në Nëntorin e vitit 1994, pranë Kishës së Shën Andreas, në Buda të Budapestit.

Foto e dytë është e katër ditëve më vonë, në Bukuresht.

Dy ditë para ikjes së tij nga kjo botë, Dori më mori në telefon, në Londer. Më tha se nuk ndjehej mirë, se po fliste nga një spital, dhe se eshte duke jetuar ditet e fundit! Do iki, punë ditësh është, më tha, sikur të ishte fjala për një udhetim Tiranë- Shkoder.

Dy ditë më vonë më dhanë lajmin tragjik të shuarjes së tij!

Ishte hera e parë që u zemërova me Dorin, dhe e shava  me mend që e kishte mbajtur fjalën!

Prehu në Paqen e përjetshme, mik i dashur!