| E enjte, 29.08.2024, 06:51 PM |
Dua
të jetoj pa ty
Nga
Ilir Muharremi
E
ndjej ende dashurinë që ishte e zjarrtë dhe e thellë, por tani nuk mund të them
se askush të do si unë. Puthjet tona ishin flakë që digjte, një zjarr që
ndriçonte netët tona, por tani, ndoshta, ndjej se ndjenja ime është ftohur.
Shpirti ynë nuk është më i yni, ai është shpërbërë nga vuajtjet dhe dhimbjet që
na kanë përpirë.Nën qerpikun tim, silueta e ndarjes dhe trishtimit lundron,
afërsia jote ishte një mungesë e thellë që më shtrëngonte në shpirt. Vëreja
energji të gabuar, boshllëk dhe dhimbje. Buzëqeshjet e tua ishin vetëm maska,
një jetë që e jetove për interes të trupit, duke gëlltitur ajrin si një nevojë
për të mbajtur gjallë trupin.Zhgënjimi është çdo gjë që ndjej nga tikoha më
flet se asgjë nuk është e humbur për ata që kërkojnë një rrugëdalje. Dashurinë
e humbëm si një perlë që u mbulua nën peshën e materieve që ti i ndërtove në
histori dhe kohë, duke lënë vetëm një boshllëk në vend të asaj që kishte qenë.
Një
polemikë e gjatë si një stuhie shpirtërore, durimi im ka qenë si ai i një
deveje që përballon nxehtësinë e metalit. duroj, por fundi i durimit është gjithmonë
në horizont.
Asgjë
nuk është si më parë, asgjë nuk mund të jetë e njëjtë, sepse jeta nuk njeh
fillimin dhe dashuria nuk ka përulësinë që i mungon.Gjërat materiale që ti i
ndjeje si vlerë, ishin piramida që fshehu ndjenjat tona të vërteta.
Arritëm
qëllimin, dhe tani zbulojmë se dashuria që pretendonim nuk ka ekzistuar,
buzëqeshjet
ishin ironike, çdo shtrëngim ishte një akt i pakuptimë. Puthjet ishin pështymë
dhe kafshime, shikimi ishte një thellësi belbëzuese që kurrë nuk ndriti me
thellësi të vërtetë.
Fuqia
ime e brendshme tani mund të krijojë mrekulli, në vite që ishin eksperimente të
jetës sonë, e pashmangshme dhe e dhimbshme. Pa dashuri, fëmijët tanë ndjejnë
dhimbje të thella dhe vuajtje të vazhdueshme, fëmijët duan të vijnë dhe të
zgjohen në këtë botë të brishtë dhe të ndjeshme. Ata që nuk i duan fëmijët, nuk
e duan jetën dhe dashurinë; Ata janë si psikopatë që e vrasin shumimin, që e
mohojnë atë që janë.
Ti
nuk e doje atë, dhe tani frymëmarrja e saj u përcaktua pa ty dhe pa mua.
Mrekulli është se jeta është më e madhe se ti dhe unë. Ngjyrat dhe urdhrat e
jetës tani më duken më të qarta,
kur
vogëlushja jonë të rritet, ndoshta nuk do ta kuptojë, por ajo ndjen energjinë e
lirisë që përpilon çdo hap të saj. Ajo vazhdon të ecë në mënyrën e saj, me të
drejtën që e meriton dhe që e tejkalon çdo mungesë.
Fëmijët
janë engjëj, dhe buzëqeshjet e tyre janë drita e jetës në këtë botë të errët,
ata vijnë në këtë jetë, me dashuri dhe pa dashuri, ata gjejnë rrugën e tyre,
sepse janë më të vlefshëm se çdo iluzion i shpërbërë.
Mos
i ndalo fëmijët, sepse ata janë përjetësia dhe shpresa jonë më e madhe, ata
janë kujtimi më i bukur dhe më i ndritshëm i një dashurie që, megjithatë,
kishte një domethënie të vërtetë.Ata vijnë pa puthje me puthje pa dashuri me
dashuri, ata gjejnë rrugë. Jeta i do dhe përjetësia. Mos i ndalo fëmijët sepse
kanë vlerë më shumë se një materie iluzionistë e vdekur.