| E merkure, 28.08.2024, 07:00 PM |
Mohimi i historisë së përbashkët fqinjësore shqiptaro-serbe, fobi e pravosllaves serbe (10)
Si lindi dhe u rrit territorialisht Komb-shteti sllavo-serb në shek. XIX
–XX në kurriz e armiqësi me shqiptarët
SERBIA, e përpjeta dhe e tatëpjeta e saj gjatë periudhës 1912-1915
GJATË DHE PAS PUSHTIMIT TË KOSOVËS, MAQEDONISË
DHE SHQIPËRISË QENDRORE
NGA DR.
NUHI VESELAJ
Hyrje
Në pjesën e
punimit të mëparshëm mbi këtë temë konstatuam se shuarja e Lidhjes së Prizrenit
ishte si me thënë vepër e përbashkët e qeverisë turke si ekzekutuese dhe e
Fuqive të Mëdha të Europës urdhëruese, sepse me pëlqimin e tyre, ku më aktivja
ishte ishte Rusia, e cila operonte nëpërmjet agjentëve të saj të pa ose
të kamufluar brenda shtet-ushtrisë turke Fatkeqësisht, pas heqjes së krerëve të
Lidhjes nga arena e politikës kombëtare, duke shfrytëzuar ideologjitë fetare
zyrtare, si Turqia muslimane sunite, ashtu edhe shtetete fqinje ortodkse me
autoqefalitë e tyre e, luftonin më lehtë për zhguljen me rrënjë çdo bimë zgjimi
të rilindjes kpmbëtare shqiptare. Mirëpo, megjith dëmët që kishin pësuar në
rritën e vet rilindësit nuk u bë osmanizim–turqizimi masiv i shqiptarëve
muslimanë, por fatkeqësisht ndodhi përshkallëzimi i serbizimit të ortodoksëve
(shkieve) shqipfolës te ne. Ndërkohë, edhe pse të degraduara dhe të çorientuara
kërkesat për liri e autonomi kombëtare nga Platforma e Lidhjes shqiptare të Prizrenit
në kohë-hapësira të reja u përtërinë nga intelektualët e rinj, madje
politikisht në mënyrë më profesionale.
Së këndejmi, në
kohën kur Turqia e lodhur edhe nga kryengritjet shqiptare, me dashje a pa
dashje, u detyrua ta njohë atonominë e Shqipërisë së katër vilajeteve,
shtetet ortodokse ballkanike me direktivën e Rusisë dhe lejen e ndihmën e
Europës sulmuan dhe pushtuan Shqipërinë (kinse Arnautistanin turk!), që
në të vërtetë ishte në të lemët e sipër si Arnautistan shqipo-albanez.
Kur është fjala
për fqinjtë e Kosovës, në të ashtuquaturën Lufta e Parë Ballknike,
luftë për largimin e Turqisë nga Ballkani dhe çlirimin e
kombësive të tyre!, që në të vërtetë ishte luftë pushtuese e tokave
shqiptar, po cek faktin që Serbia në atë luftë pushtuese doli më e suksesshme
se Bullgaria dhe Mali i Ti, sepse Mali i Zi hasi në rezistencë të fortë nga
mbrojtësit e Shkodrës, ushtri turke e shqiptarë, ashtu si edhe Bullgaria në
territoret që sulmonte nga Jugu, ku rezistencë e ushtrisë turke ishte shumë e
fortë, ngase ishte e motivuar, sepse kishin të bënin vërtet me toka tashmë të
formëzuara turke si Edreneja, ndërsa Serbia, mbase e kishte më lehtë se
sulmonte toka shqiptare, të cilat ushtria turke nuk kishte motiv t'i mbronte,
kurse shqiptarët nuk e kishin më as organizimin as entuziazmin nga
trashëgimia e Rojës kombëtare nga Lidhja (!).
Në të vërtetë
aleatortodosët e Ballkanit para se të sulmonin e të shporrnin Turko-Shqipninë,
në parim, i kishin ndare sferat e interesit: Kosova gjithsesi do t'i takojë
Serbisë, Metohia Malit të Zi, ndërsa Maqedonia Bullgarisë, Greqisë Epiri i
Jugut. Mirëpo, meqë Serbia doli më e zonja në marshim- pushtime , e çliroi një
pjesë të Metohisë, Prizrenin deri në Gjakovë ku u takua me ushtrinë
sivëllaznore malazeze. Ndërkaq edhe nga jugu i ndihmoi Bullgarisë
jo vetëm çliroi Maqedoninë, po i dërgoi ndihmë për pushtimin e Edrenesë.
Ne pikërishst
rreth disa të veçantave të sukses-pushtimeve kryesisht të Serbisë edhe të
problemeve të gjallimit dhe të pësimeve të saj ndërkohë si shtet e si popull,
gjatë periudhës tri vjeçare 1912 -1915 do të bëjmë fjalë në këtë pjesë të
punimit, ku do të dominojnë këto tri tema, si nëntituj:
së pari, sERBORRITJA
ose epërpjeta e shtetit të Serbisë (1912-1913) me zgjerim-pushtime mbi
trojet shqiptare (Kosovë – Maqedoni –Shqipëri), shoqëruar me masakra e barbari
marramendëse;
së dyti, serbongecje
e ose AMULLIA e brendshme e Serbisë (113-1914) para e pas atentatit të
Sarajevës. Implikimet: Serbi-Shqipëri, Bullgari–Serbi dhe Serbi-Austrohungari;
së treti, SERBOgOLGOTëzIMI
OSE ETatëpjeta e Serbisë -"albanska golgota"!!! (1915-1916/,
shkaktuar nga Forcat e Boshtit, gjatë Tërheqjes së Madhe të Ushtrisë Serbe
drejt Bregdetit shqiptar e tutje, ku do të dominojë analiza rreth
papërshtatshmërisë së fjalë-termit në serbishte "albanska
golgolta".
I.
SERBORRITJE OSE Epërpjeta e Serbisë gjatë pushtimit
të tokave
shqiptare
Disa nga të
veçantat të serborritjes euforike të përpjetjes së saj gjatë periudheës
(1912-1913), po i shprehim në disa pika:
E para, Serbia 34
vite (1878-1912) si shtet, e motivuar nga projekt-programet si
"Naçertanie" (1844) dhe e ndërsyer nga disa shtete europiane,
kishte bërë përgatitje të gjithanshme, të jashtne dhe të brendshme polittike e
ushtarake, për zgjerim-pushtimin në tokat e Turqisë! (alias shqiptare),
madje nga jashtë kishte edhe ndihmë me ushtarë vullnetarë e
politiko-ushtarako-profesionistë.
E dyta, në të
vërtetë, ndihmën më të madhe e kishte nga kisha Serbe. Roli i saj ishte tejet i
madh në aspektin politik, propagandistik e organizativ. Printe si në plan
të jashtëm, ashtu edhe atë të brendshëm, sepse Pravosllavja serbe punonte
legalisht në trevat që potencialisht ishin në shenjestër pushtimi. Ajo kishte
liri të gjerë të pakontrolluar veprimi gjithandej e gjithkëndej. Nëpëmjet saj
përcillej gjithçka brendapërbrenda Turqisë ballkanike. Siguroheshin të dhënat e
duhura për trevat: Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Gjithsesi Kisha serbe printe në
parapërgatitjen ushtarake me rrjetin e saj në mënyrë që ortodoksët shqiptarë pa
u lëkundur të ndiheshin si serbë, andaj u hapën shkolla serbe në trevat
përkatëse dhe së andejmi regrutoheshin të rinj dhe dërgoheshin në Serbi e Rusi
gjoja për shkollim e më fort aftësoheshin për përgatitje ushtarake. Kuadri i
tillë si njohës i shqipes shfrytëzohej si parapërgatitje në planin
ideo-propagandik në masë e sidomos në kohë të fundit, gjatë vitit 1912 me
rastin e marshim pushtimit të viseve shqiptare.
E treta, Serbia,
duke respektuar autoritetin vëllaut të madh Rusisë, para sulmit kundër Turqisë,
bëri marrëveshje vëllazërore me dy shtete fqinje Bullgari, të cilës nuk ia
prishi aspiratën për Maqedoninë, madje as Malit të Zi për Metohinë e Shkodrën,
por kur edhi puna te interesi shtetëror, për viset që i çliroi, pasi
kishte rrezikuar (!),hapi tjetër muhabet, se sipas saj rrezikimi duhet
shpërblyer. Madje edhe Greqisë i uroj pushtim të mbarë të viseve
shqiptare nga veriu i saj, ashtu si edhe vetvetes rreth Shqipnisë së Mesme,
duke e konsieduar të shpifur, të vetëshpallurën Shqipëri të
Pavarur, më 28 Nëntor 1912, e cila, po ashtu ende nuk njihej nga
asnjë Fuqi e Madhe Europiane, andaj konsiderohej si mbetje islamo-turke, që
lypsej kristiano-europëzuar, apo jo?!
E katërta, shkijet
ortodoksë te ne si serbë dhe arvanitasit ortodoks si grekë në Greqi edhe pse
disa ishin të shpifur apo të imponuar pa diskutim u pranuan përkatësisht serbë apo grekë.
Po rikujtojmë prej se filloi shtetëzimi i Pashallëkut të Beogradit të dyja
Pashallëqet e dëgjuara shqiptare si Pashallëku i Bushatlijve të Shkodrës dhe ai
i Ali Pashë Tepelenës e admironin autonominë e fituar të atij Pashallëku
dhe i paten ofruar bashkëpunim, i cili ishte keqshfrytëzuar, sidomos kjo u pa
në raporte me Lidhjen Prizrenit dhe Rojën Kombëtare të saj.
E pesta, po
theksojmë faktin se ndërkohë, pas shuarjes së Lidhjes, në Beograd kanë qëndruar
grupe përfaqësuesish shqiptarë, të. cilët më 1904 kërkonin e ndihmë për luftë
kundër Turqisë, madje është i njohur strehimi në Serbi i disa i krenëve
kryengritës nga Lufta e Carralevës (1910), por pak dijmë për autoritetin e
përfaqësueve shqiptarë, të cilët më 1912 para sulmit serb për dëbimin e
Turqisë, të cilët kishin marrë pjesë në takim me Pashqin dhe kishin
shprehur kushtin se shqiptarët nuk do të kundërshtonin marshimin e ushtrisë serbe
për dëbimin e Turtqve nga Ballkani, nëse shqiptarëve u njihet autonomia. Ky
fakt ceket në burime, por nuk dimë sa,është trajtuar në gjerësi-hollësitë
e duhura. Sidoqoftë, Serbia para se të sulmonte dinte mirë se kishte të bënte
me vise shqiptare e me gjuhën e tyre shqipe.
E gjashta,
politikisht mbreti i Serbisë Petar Karagjorgjeviq me djalin e tij Aleklsandër
emnuar kryeshef i Ushtrisë së Mbretnisë, konkretisht ndaj shqifolësve kishte
përgaditur një njoftim-proklamatë në gjuhën e gjyshë-stëgjyshrve të tyre, pra në
gjuhën shqipe, ku pos tjerash njoftonin se ushtria serbe po vjen si çlirimtare,
ngase po dëbon turqit, armikun e përbashkët serbo e shqiptar, andaj
marshimi i ushtrisë serbe, duhet respektuar e pritur vëllaznisht, por tërhiqte
vërejtjen: ..."poqese në qytet, në fshat apo në
rrethinë vritet vetëm një ushtar serb, reagimi do të jetë i pamëshirshëm:
qyteti apo fshati do të rrafshohet me tokë, ndërsa të gjithë mashkujt e moshës
mbi 15 vjeçare do të vriten me bajoneta"...
E shtata, pra kështu
thoshte Kral Petri dhe vërtet armata serbe me pak ose aspak rezistencë arriti
të marshonte lirshëm, ta çlironte Kosovën, Maqedoninë dhe një
pjesë të Shqipërisë dhe kështu arriti ta plotësojë ëndërren e
nacional-romantizmit serbijan: Daljen në det. ku vuri nën
adminstrim qytetet shqiptare me rrethina: Durrës, Elbasan, Tiranë e Lezhë, por
lidhjen deri atje nuk e kishte aq të sigurtë, pëe shkak të malësive shqiptare
të pabindura.
E teta, mirëpo sa
i përket lirisë dhe amnistisë, mbase edhe autonomisë që
premtoi Krali i Serbisë nuk doli asgjë. Në të vërtetë, në atë
kohë euforie të fitoreve, liri nën pushtim mund ta gëzonin vetëm
komuniteti ortodoks, shumica shkije shqipfolës që i quanën serbjanë dhe
disa shërbyes besnikë, ndonjë kmet (kryeplak), presednik opshtine (kryetar komune)
e ndonjë drzhavni imamë (imam shtetëror), të paguar ose edhe jo nga qeveria.
E nënta,
ndërlidhur me pikën më sipër ndodhi mashtrim i madh, ngase sipas
përvojë-veprimeve nga Pashallëku i Beogradit e sidomos nga lufta e ashtuquajtur
serbo-turke 1876-77 shqiptarët muslimanë nuk përfilleshin fare si komunitet
autokton, të cilët, në mos automatikisht, domosdo, duhej gjetur rast për
shpërngulje-dëbim të tyre jashtë shtetit serb, në Turqi.
E dhjeta,
gjithsesi duhej vepruar sipas metodave përshkallëzuese të cekura më parë që
patën filluar së aplikuari që në Pashallëkun e Beogradit kundër shqiptarëve, të
cilat po i rikujtojmë, së pari, me fjalë duhet t'u bëhej me dije se ky shtet
quhet Serbi, andaj turqit (muslimanët) duhej shpërngulur nga
toka serbe (!), pastaj nëse ka rezistenncë duhej përdorur dhunë e represalje të
pamëshirshme, të fusnin panik, sepse dhunë-forca nuk i kërkon leje
Zotit të Paqes, po merr bekimin nga Zoti i Forces (Bog
Sila). Së këndejmi, krerët ushtarakë serbë ndaj shqiptarëve, fetarisht e
shtetërisht kishin si të thuash për detyrë të vepronin se srbozhderë,
të futnin tmerrin popullit deri edhe duke puth-lagur thikën me goje apo duke e
puthur grykën e revolës dhe pa asnjë provokim mund të vritnin e masakronin kënd
të donin, sipas dëshirë-detyrës që kishin.
E njëmbëdhjeta,
vërtet sipas statistikave nga kalonte ushtria serbe, mbas çdo lagjeje qyteti a
fshati linte pas me dhjeta e qinda të vrarë, përkatësisht, pas çdo qyteti a
rrethine, pa provokuar kush, linte me dhjeta a qinda mija të vrarë e të
masakruar. Kështu në Kumanovë pa ndonjë provokim u masakruan me bajoneta
3 mijë civilë, në Prishtinë, 5 mijë, në Ferizaj (që tash e pagëzuan
Uroshevac) u vranë 270.000, ndërsa u shpëngulen për Turqi 255.818 vetë. Ka
statistika të tilla edhe për qytete e rrethina të tjera. Së andejmi e së
këtejmi vetëm nga Vilajeti i Kosovës u shpërngulen 261,747 shqiptarë me
familje, pa llogaritur fëmijët deri 6 vjeç.
E dymbëdhjeta, në
të vërtetë, shqiptarët që prej fillimit të shek. 19 që në Pashallëkun e
Beogradit pësuan shumë vuajtje, maltretime, masakrime, që nëse nuk asimiloheshin
rezultonin shpërngulje me dhunë të tyre, po kjo golgotë e vitit 1912, si edhe
ajo vitit 1877-78, që të dyja ishin shumë më të rënda, ishin gjenocide të
vërteta. Po secila ka veçoritë e veta. Kjo e vitit 1912, ia kalon të pares,
sepse kjo pati më shumë hapësirë-kontakti të drejtpërdrejt në raportin ushtri
serbe /familjeshqiptare të pashpërngulura.
E trembëdhjeta,
ndërlidhur me sa u cek, ushtri/familje të pashpërngulura, ndodhi jo aq nga të
papandehja, po nga fakti se nuk kishin ku të shkonin larg shtëpive të veta,
mbase edhe për shkak të besës që u dha Pashiqi e Kral Petri
delegacion-përfaqësuesve shqiptarë para se të fillonte sulmi,-përkatësisht me
besë-njoftim-apelin në shqipe të tij, por komandantët dhe përgjithësisht serbët
kishin mundësi të maltretonin popullin shqiptar pa i marrë kush në përgjegjësi.
Kështu kryheshin edhe veprime sadiste, si b.f., eksperimentonin çfarë
gërthitje a britma ndodhnin dhe kujt i dilte shpirti më shpejt sipas moshës,
pastaj një pumb pushke deri sa trupa njerëzish mund t'i shponte? Cilët ishin
vendet më delikate për therjen e viktimave etj. etj.!
E katërmbëdhjeta,
po i kujtojmë nja dy raste të veçanta, që ende mbahen mend në fshatrat tanë: Në
Kabash të Prizrenit, me mashtrim e për kursim të plumbave, afro 100 burra i
kanë mbytur me të rënë me sopatë kresë dhe kufomat ua kanë hedhur në greminë,
ndërsa në Shkup, për të zbuluar të fshehurit në katet e nalta e tavanat, shpive
u futnin flakën shpive dhe posa të fshehurit dilnin
jashtë i vritnin. Kanë ndodhur shembuj edhe më monstruoz: vritnin ose të
digjnin të gjallë, gra burra, pleq, fëmijë!
E pesërmbëdhjeta,
e kam me të dëgjur edhe kët eksperiment të një komandiri. Në
fshatin Nishor të Suharekës, komandanti, pasi i ha bukën, zojës së shpisë i
premton që njërin nga dy të lidhurit gati për pushkatim: burrin e djalin,do
t'ia falë, por ajo duhet ta zgjidhte, atë që do. Fisnikja e zgjidh dhe zgjedh
burrin, jo djalin! Kur e pyesin Pse, ajo përgjigjet: Me këtë burrë besoj se
Zoti ka më na falë një djalë tjetër dhe atëherë edhe burri si babe edhe djali
si vëlla, nuk do të harrojnë me marrë hak. Kështu djali jem që po e vrani pa
hak, nuk ka me mbetë gjakhuptë?!
E
gjashtëmbëdhjeta, jashtë Kosove, gjatë marshimit drejt Bregdetit Ardiatik
ushtria detyronte me dhunë popullatën të ushqente çlirimtarët
serbë!. Kështu, për ndonjë arsye a kusht ai që ngurronte se nuk kishte
mjaft bukë as për vet pushkatohej, por gjithsesi edhe bukëdhënësit
eushqimsënësit pë kuaj shqiptarël i këshillontin të mos kursebib, ngase edhe
ashtu nëse nuk shpërngulen, do të vriten!!!
E shtatëmbëdhjeta,
Komandantit ushtarak serb, i cili arriti që nga Kosova të depërtojë me marshim
euforik në Durrës, atje në port-limanin e Durrësit takimin me
detin e shënon si atraksion të veçantë. Thuhet se ai hipur në at ndalet
në një ceklinë, zbret dhe me shpatë i bie kryq ujit, duke e pagëzuar: "Ovo
je Srpsko More"! (Ky është deti serb!). Ky akt përjetohet
si pikturë në suvenir-maketë, ku ushtari serb përshëndet me tekstin: Pozdrav
sa srpskog Primorja, luka Drac (Durazzio) (Përshëndetje nga
Bregdeti serb, porti Durrës).
E tetëmbëdhjeta,
në të vërtetë, sa zgjati ky sundim serbë në këto këto katër qytete me rrethina:
Durrës, Elbasan, Tiranë e Lezhë, ushtria serbe futi dinarin si valutë tregu,
madje, meqë nuk kishte mundësi ekonomike ta mirëmbajë vetveten detyroi
popullin me taksime. Përveç kësaj, pushtet-ushtria serbe pati plaçkitur gjëra
me vlerë nga zotnijtë e qyteteve dhe pasanikët e fshatrave, plaçkat i ngarkonte
në anije dhe përmes Selanikut i dërgonte në Beograd.
E nëntëmbëdhjeta,
edhe ushtria e Malit të Zi, e frymëzuar po nga pravosllavizmi pati shtrirje
pushtimi në tokat shqiptare gjithandej edhe në Rrafshin e Dukagjinit, ku
vepronte si ajo e Serbisë, madje me zullume e barbarizma në raste që ia
kalonte. Mali i Zi u shtri pra edhe nga Peja e Gjakova, po nuk arriti qëllimin
pushtimin e Prizrenit, sepse Serbia para saj e kishte çliruar deri në
Gjakovë dhe së këtejmi kishte marshuar tutje drejt Adratikut.
Malazezët jo vetëm vazhduan dëbim-masakrimin e shqiptarëve muslimanë, por me dhunë
bënë pravosllavëzimin e katolikëve shqiptarë. Kështu pravosllavizuan mbi 12
mijë katolikë shqiptarë dhe mburreshin për këtë fitore. Vranë me bajoneta
priftin e njohur françeskan Pader Engjëlli, vetëm pse kundërshtoi
pravosllavizimin.
Sidoftë, entuziazmi
serb do të ketë edhe rënie-ngecje apo amulli, siç do ta paraqitim në vijim.
II. SeRBOngecje
ose etapë e BRENDSHME amullie e shtet-ushtrisë serbe Para e pas atentatit të
Sarajevës
Zeniti i
entuziazmit apo epërpjeta e Serbisë në rrugë-marshimin e vet si armatë-shtet do
të ketë ngecje, apo do të pësojë amulli përveç zhvillimeve të brendshme edhe
për shkak të këtyre tri rast-ngjarjeve të jashtme:
a) Formimi i
Principatës shqiptare nga Fuqitë e Mëdha, më 1913, pikërisht në Bregdetin
Adriatik;
b) Lufta
bullgaro-serbe për Maqedoninë 1913 dhe
c) Antentati i
Sarajevës, lufta me Austrohungarinë 1914.
a) Njohja e
Principatës shqiptare të pavarur nga Konferenca e Ambasadorëve 1913
E përpjeta që i
solli aq gëzim komandantit seb e Serbisë, kur portin e Durrësit e
pagëzoi Port Serb, përkatësisht Bregdetin e Adriatikut Bregdet
i Detit Serb do të mbetet si kujtim në suvenir, përkatësisht si një
endërr-dëshirë e shuar serbomadhe, sepse ndodhi një gjysmëfati për shqiptarët:
Konferenca e Ambasarëve, në Londër korrik 1913, njohu Principatë
Shqiptare të pavarur, në bregdetin e Adriatikut (Shkodër-
Vlorë-Sarandë), ku përfshiheshin edhe krahinat Durrës, Elbasan,
Lezhë që Serbia i kishte pushtuar e donte t'i shndërronin në koloni. Kjo
vërtet ishte goditje për Serbinë e Malin e Zi, për ekspansionizmin këtyre dy
shteteve sllave, satelite të Rusisisë. Megjithatë, për Pashiqin, që e kishte
ushtrinë gjithandej nuk ishte aq serbongecie e apo zhgënjim i madh, pasi
ambasadorët në Londër ia njohën Serbisë, pushtimin e Kosovës e të Maqedonisë
dhe kështu territorialisht ishte rritur 80%, prandaj dalja në det do të fitohet
në një një rast zjetër, madje sipas tij më mirë një principatë e dobët (emirat
muslimano-turko-shqiptar) që faktikisht githmonë ekonomikisht e politikisht do
të varej nga Serbia se atë vend ta merrte nën sundim njëra nga shtetet e forta
si Austrohungaria apo Italia, ku do ta forconin fenë katolike armike të
pravosllavizmit serb. Mirëpo Serbia para se të tërhiqte trupat nga këto
vise instaloi qeverinë e mik-vartësit të saj Esad Pashë Toptanit, me qendër
Durrësin si kryeqytet. Në Durrës do të pritet edhe Princ Vidi, i emnuar nga
ndërkombëtarët që ta drejtojë shtetin e brishtë të Shqipërisë gjugje, por
sigurisht më të më të madhe se Emirati i Esad Pashës, që do
t'i njihej e ndihmohej nga Serbia.
Formimi i
Principatës shqiptare ishte degradim i planeve të Serbisë, i lakmive të saj,
ngase i duhej tërhequr ushtrinë nga ajo pjesë e tokës së pushtuar shqiptare. Ky
pushtim te shqiptarët la hije shumë të keqe, ngase si gjatë pushtimit ashtu
edhe gjatë tërheqjes Serbia linte mbrapa: plaçkitje, vrasje e barbarizma
marramendës.
b) Lufta Bullgaro
–Serbe
Si rast tjetër
ngecjeje që i krijoi problem Serbisë ishte prishja e raporteve me Bullgarinë.
Është fjala për luftë interesi. U cek më sipër që aleatët, Serbi. Mali i Zi e
Bullgari, ishin marrë vesh në parim, për viset si sfera interesi që do të
gëzonin pas shporrjes së Turqisë, Serbia u gjend më mirë përveç Kosovës e
viseve të Shqiprisë çliroi një pjesë të Metohisë (Prizrenn
deri në Gjakovë), për të cilën Mali i Zi as që bëri fjalë, por për çlrim-sundimin
e disa viseve të Maqedonisë Bullgaria nuk u pajtua, kërkonte kthimin,
siç ishin marrë vesh me parë. Por me që Serbia e humbi Shqipërinë Bregdetare,
nuk pranonte t'ia kthejë Bullgarisë viset e Maqedonisë, të cilat i kishte
çliruar me luftë, andaj u kërkua arbitrim nga Rusia. Bullgaria e dinte
që Rusia pas Traktatit të Shën Stefanit më shumë kishte ntrashur interesin me
Serbinë se me të, madje Serbia edhe për Meqedoni mbrohej si
çliruese-sakrifikuese si dhese asaj i takonte e nga e drejta historik
mbështetur në Perandorisë serbe të Car Dushanit,të cilën Serbia poe rilind!,
andaj edhe Maqedonia e Kosovë-Metohia në emër të asaj trashëgimie i
takonin shtetit të përtërirë Serbi?! Mdërkaq, në anën tjetër edhe
Bullgaria pretendonte që përveç historisë, edhe ajo madje para Dushanit kishte
pasur Mbretëri bullgare, por tani kiste edhe këtë përparësi: gjuha sllave e
popullit të asaj treve (torllake) ishte më e lidhur me gjuhën bullgare se me
serbishten e Karaxhiqit. Sidoqoftë meqë dyshonte në arbirazhimin e Rusisë,
sulmoi Serbinë. Kështu fillon Lufta II Ballkanike. E keqja më e Madhe për
Bullgarinë ndodhi, sepse e sulmoi edhe Greqinë, por në të njëjtën kohë u
sulmua nga Rumania,madje edhe nga Turqia, e cila e rimori Edrenenë. Forcat e
Rumanisë iu afruan Sofjes, Bullgaria u detyrua me kërkua paqe, pa fituar gjë
kundër Serbisë. Së këtejmi, këtë rast Serbia ndali agresionin e Bullgarisë, por
përveç humbje forcash që pësoi, i mbeten hapur dy vatra konflikti: kjo me
Bullgarinë dhe rreth mirëmmbajtjes së ushtri-qeverisë satelite në Shqipëri,
vatra këto që kërkonin të mbante Ushtri të madhe me kosto të lartë, andaj do ta
ndjejë atë barrë ekonoimikisht. Megjithatë, qarqet ushtarake e politike të
Serbisë pasi nga Jugu vendosen paqe , edhe pse shumica kresishst jo
serbishtfolëse, kthyen intresimin e ekspansionizmit e orientuan nga Veriu,
serbisht folës jashtë Serbisë, nga Bosnja e Hercegovina, ku Serbia kishte
rrjet të gjerë organizimesh ilegale me frymë fetare e serbo-patriotike.
c) Atentati i
Sarajevës dhe lufta Austrohungari -Serbi
Serbia, me
qarqet e saj politike e shtetërore e dehur nga fitorja që rriti shtetin nga
Jugu me vise të banuar me shqiptarë me gjuhë krejt tjetër, ashtu edhe me
maqedonë me gjuhë torllake –bullgare gjithsesi joserbe, por që mendonte
t'i asimilonte gjuhësisht, i u shtua lakmia që edhe ta shtojë namin, pse mos ta
rriste atdheun edhe më nga Veriu, nga Bosnja e Hercegovina e Kroacia që ishin
serbishtfolës, por që kishin mbetur nën sundimin e Austro-Hungarisë,
andaj edhe në atë drejtim do të përpiqet të veproninte, duke shpresuar se do
t'i dale lehtë si me shqiptarët e maqedomët e pambrojtur nga shtet-turqia e
sëmurë. Kështu qarqet e tilla politiko-ushtarake serbe ndërsyen dhe ndihmuan
organiatën ilegale serbe brenda Bosnjës që quhej: "Crna ruka"
(Dora e Zezë), e cila do ta kryejë atentatin në Sarajevë, ku më
28 qershor 1914 u vra, me të shoqen, Franc Ferdinandi, trashëgimtar i Kurorës
së Habsburgëve, vrasje kjo që bëri bujë, në Serbi e Austri po edhe në tërë
botën e atëhershme të acaruar. Ky akt, Atentati i Sarajevës, do të jetë shkas i
fillimit të Luftës së Parë Botërore, ku Serbia do të marrë të tatëpjetën.
Pikërisht këtë
ngecje-tatëpjetë do të përpiqemi ta sqarojmë me pak fjalë, tash fill, në
disa pika:
E para, Austria,
pasi vërtetoi lehtë hilen e Serbisë rreth atentatit (28 qershor 1914), një
muaj më pas, më 28 korrisi 1914 i shpalli luftë Serbisë.
Bombardoi Beogradin. Me këtë edhe fillon Lufta e Parë Botërore. Serbia u
gjend në krah me shtetet aleate: Francë, Angli, Rusi e Itali, me të cilat
më vonë do të bashkohet edhe ShBA-ja, ndërsa Astrohungaria ishte e bashkuar me
forcat e Boshtit, ku bënte pjesë Gjermania e fortë, Bullgaria e Turqia.
E dyta,
Austro-hungaria filloi ofensivë tokësore nga ana e Drinos. Është e njohur
Beteja e Cerit, ku Serbia pasi pati 27 mijë të vdekur më 20 gusht
1914 fitoi, riktheu pozicionin. Kjo konsidohet fitore e Aleancës
kundët forcës së Boshtit (Qendrës). Edhe pse thuhet fitoi, Serbia
në të vërtetë pati ngecje e amulli Këtu u vu në sprovë, fuqia dhe disiplina e
Ushtrisë së lavdishme serbe, kur shumë ushtarë lëshuan frontin
e ikën të shpërngulnin e strehonin familjet e tyre. Serbia pësoi edhe më keq në
betejën Maçkov Kamen. Po edhe kjo disi kaloi si ngecje fitore
po më mjaft plagë, pasi au strohungarezët dëmtonin e tërhiqeshin. .
E treta, Aleatët
për ineresa të veta kërkuan që Serbia të sulmojë andej nga Vojvodina, por këtu
ushtria serbe pësoi disfatë të vërtetë, sidomos pësoi në dobësimin e
moralit ushtarak.
E katërta,
austrohungarezët sulmuan dhe depërtuan nga ana e Valevës. Është e njohur Beteja
e Kollubarës, që zgjati me javë. Mori edhe më shumë viktima luftëtarësh të
dalluar idealistë, andaj për me përforcue moralin luftarak, në këtë
Betejë mori pjesë edh e vetë regjenti Aleksandër Karagjorgjeviq. Forca serbe u
përeforcua edhe deri edhe nga Armata e Jugut, duke lënë të dobësuar mbrojtjen
nga Bullgaria. Sidoqoftë, forcat serbe edhe pse të demoralizuara nuk u
dorëzuan, por i ndihmoi edhe kësaj radhje fati ngase ushtria austrohungareze u
tërhoq nga Beteja e Kolubarës, Serbia e gëzoi fitore me shumë humbje të
luftëtarëve të radhëve të para. Beteja e Kollubarës (suvoborska) nëntor 1914,
pati shumë humbje, 22.000 luftëtar të vrarë, 91.000 të plagosur, 19.000 të zënë
robë. Kjo ishte fitore Pirros, apo jo?!
E pesta, gjendja
në ushtrinë serbe përgjithësisht do të ndryshojë shumë jo për të mirë, ngase u
prek edhe nga epidemia e tifos, por më tepër do të bjerë, si me thënë, në
amulli,nga ofensiva e re që do të eskalojë në tetor të vitit 1915, pas 10
muaj qetësie nga ajo e Kollubarës, kur në front kundër Serbisë drejtpëdrtejt do
të futet edhe ushtira gjermane që do ta impunojë të aktivizohet edhe ajo
bullgare, andaj që tani mund të thuhet se fillon kalvari apo serbogolgotimi,
periudhë kjo Shpërngules së Madhe serbe ose do të ndodhë etatëpjeta
e vërtetë e Serbisë.