Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Ukaj: Kosova është duke e paguar shumë shtrenjtë faturën e një qeverisje antiperëndimore

| E diele, 25.08.2024, 05:50 PM |


Ndue Ukaj:

Kosova është duke e paguar shumë shtrenjtë faturën e një qeverisje antiperëndimore, që sot vendin tonë e ka lënë nëpër tribuna e stadiume, ku gëlojnë e piskasin turmat e tifozët.

Po, pasojë e mendësisë antiperëndimore, vendi ynë është zhvendosë, nga Shtëpia e Bardhë, ku janë farkëtuar tri dekada fatet e Kosovës, në tribuna, ku piskasin tifozët politikë.

Ky degradim i raporteve tona me perëndimin e veçmas Amerikën, duhet ta bëjë me turp secilin njeri racional, që e do vendin e vet më shumë se sa një udhëheqës.

Udhëheqësit tanë, delirantë e mendjeshkretë, që katër vite silllën nëpër korridore e tribuna, periferive, sepse janë dëbuar nga qendra, si të pabesë e mashtrues.

Si pasojë e mendësisë antiperëndimore, vendi ynë, i vetmi përbrenda qytetërimit perëndimor, sot është nën sanksione të perëndimit. Dhe kjo është padrejtësi e shkuar padrejtësie, por këtë të vërtetë, nuk kanë se si ta brengosen llavat mediokre, që i përulen udhëheqësit si të ishte ai një e shenjtë i madh, e as ata që e kanë abortuar të dretën të mendojnë me kokë të veten.