| E merkure, 21.08.2024, 07:58 PM |
Kur gazetari shqiptar magjepset pas simboleve serbe si bretkosa pas gjarprit
Nga
Gani Mehmetaj
Paraqitja
e gazetarit Ervin Baku, me fanellën e Serbisë ishte servile, e neveritshme,
cinike dhe antinjerëzore. Të vinte mundim kur e shihje atë fytyrë e trup të
dhjamur si gjeldeti me një simbol që lëndon mijëra nëna, motra e etër, fyen një
komb të tërë, ua lëviz eshtrat në varr mijëra viktimave shqiptare të Kosovës.
Ai
gënjen kur thotë se nuk e ka bërë me qëllim. Ai gënjen kur thotë se nuk e ka
menduar se do të lëndoj dike. Ai nuk ka jetuar në Hënë as në Mars. Viktimat e
Serbisë me 1999 i ka ndeshur çdo ditë nëpër sheshet e trotuaret e Tiranës pa
kulm mbi krye, sepse shtëpitë ua dogji Serbia.
Si
ka fytyrë që pas kësaj të paraqitet në publikë, apo si kanë moral televizionet
ta angazhojnë?
Servilizmin
dhe cinizmin e tij nuk a lanë Drini as Shkumbini.
Fatkeqësia
është se Ervin Baku nuk është i vetmi. Para disa vjetësh një Grillo,
ish-komentuesi i ngathët, lavdëronte futbollistët serbë, ndërsa “harronte” që
këta idhuj të tij, në Beograd i dërmuan grushte e shqelma futbollistët
shqiptarë.
Të
neverit ky soj shqiptarësh që reagojnë të magjepsur si bretkosa pas gjarprit.
Të
neverit edhe shteti shqiptar që e ftoi në koncerte luftënxitësin serb Goran
Bregoviç, ndërsa shqiptarët e mjerë me tru si të peshkut ranë në dëlir pas tij,
edhe pse ai me nacionalizmin e neveritshëm e ka të ndaluar të shkojë në Kroaci,
e ka të ndaluar të shkojë në Bosnjë e Hercegovinë, në tërë Ballkanin, madje
edhe në Lituani e Letoni. Por i lejohen koncerte në Shqipërinë e Vuçiqit,
Miladinit e Mugoshës.
Ajo
mendësi servilizmi e cinizmi i ka mbërthyer një soj shqiptarësh që kanë nevojë
për kurim të neuropsikiatri, sepse janë të vetmit në Gadishull që e duan
Serbinë të tillë çfarë ishte dhe çfarë është.
Të
vjen keq sa të sëmurë janë.