| E marte, 20.08.2024, 07:56 PM |
Aktakuzë e faktuar apo denigruese ndaj Gërvallës?!
Shkruan:
Florim Zeqa
Pasi
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Ministres së
Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, për mosraportim të pasurisë,
në kampin opozitarë janë ngritur reagime të mëdha, kurse pozita si gjithnjë
heshtë para aferave korruptive të ministrave të saj!
Aktakuzë e rëndë ndaj
kryediplomates
Sipas
Agjencisë Kundër Korrupsion (AKK), tani Agjencia për Parandalimin e
Korrupsionit (APK), rezulton se Donika Gërvalla nuk ka deklaruar se posedon
biznes në Gjermani, nuk ka treguar se është drejtoreshë e një fondacioni në
Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj.
Shtrohet
pyetja, çfarë do t’i ndodhte një ministri në Gjermani në momentin që i
konfirmohet aktakuza për “Steuerhinterziehung” (Evazion Fiskal)?
Përgjigja
është e shkurtë dhe e thjeshtë, dorëheqje.
Mirëpo,
gjasat që kryediplomatja dhe ministrja e jonë e jashtme të japë dorëheqje nga
posti i saj janë të vogla apo inekzistente!
Pse?
Sepse
politikanët tonë nuk kanë ndërgjegje dhe as nuk e njohin aktin moral të
dorëheqjes, anipse akuza është e rëndë, për vjedhje dhe për gënjeshtër të
qëllimshme para Agjencionit Antikorrupsion!
Të
parët që duhej të reagonion ndaj kësaj aktakuze duhej të ishin kryeministri
Albin Kurti dhe presidentja Osmani, për të kërkuar përshpejtim të procesit
zgjedhor për zbardhjen në hollësi të të gjitha pretendimeve të prokurorisë dhe
gjykatës, ku do të vlerësohen dhe vërtetohen me saktësi në shqyrtimin gjyqësor
pas administrimit të provave, ku edhe do të vërtetohet fajësia apo pafajësia e
të pandehurës Gërvalla.
Mirëpo,
edhe përkundër kërkesave të opozitës për dorëheqjen e Gërvallës, kjo e fundit
do ta vazhdojë mandatin e saj politik njëjtë sikurse vartësi i saj, Martin
Berishaj për skandalin diplomatik të përmasave ballkanike!
Urojë
që pretendimet e prokurorisë dhe gjykatës themelore në Prishtinë të mos
përputhen me pretendimet e ngritura në aktakuzë, në të kundërtën dënimi ndaj
ministres Gërvalla do të ishte e keqja më e vogël në krahasim me imazhin e shtetit
në arenën ndërkombëtare!
Deri
në fund të gjykimit, vetëm dorëheqja do ta pastronte në aspektin moral
ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës! Se a është kjo aktakuzë e faktuar
apo denigruese ndaj Gërvalles, mbetet të shihet në fund të procesit gjyqësorë!