| E shtune, 17.08.2024, 07:57 PM |
Në prag të fillimvitit të ri mësimor
DIDAKTIKË
Drejtimi
bashkëkohor i shkollës, kërkesë parësore për realizimin e misionit të saj
Nga
Fran Gjoka
Drejtimi
i shkollës është parësor, jo vetëm për rendësinë dhe peshën që ka një drejtues,
por sepse nga mënyra e drejtimit dhe menaxhimit të punëve drejtuese të
shkollës, kushtëzohen dhe çlirimi i energjive pozitive, i kapaciteteve të
mendjes dhe të eksperiencave, të mësuesve tanë të përkushtuar ndaj arsimit.
Rrjedhat zhvillimeve njohja e Evropës dhe e praktikave që ato përdorin në
drejtimin e shkollës, janë sigurisht një mësim i madh për ne, por të zbatuar,
ato në kushtet konkrete të shkollave tona, natyrisht që kërkojnë vemendjen e
duhur, kujdes dhe preokupacion te veçante. Një drejtor i sotëm, në radhë të
parë kërkohet të jetë i përgatitur mirë nga ana profesionale e shkencore,
kërkohet të jetë një menaxhues i kualifikuar i drejtimit dhe organizimit të punëve,
por edhe një njeri që di të njohë thellë shpirtin njerëzor të fëmijëve,
nxënësve të shkollës që ai drejtoi por edhe të kolegëve të tij, mësuesve, të
cilët, janë pikërisht ata, që do zbatojnë idetë më të përparuara dhe do të
bëjnë te përvetësueshme tekstet përmbajtjet e tyre dhe programin mësimor
edukativ të shkollave tona. Ka kohë që është shtruar nevoja për të pasur një
drejtor efektiv, një shkollë që të përmbush kërkesat e interesat e nxënësve e
të komunitetit prindëror, por problemet nuk duhen pare e trajtuar thjeshtë si
vendi ku përcaktohen detyra dhe nxirren përgjegjësi, por edhe si forma ku
merret e jepet eksperiencë e përpaurar dhe ku ballafaqohen ide e mendime të
kohës.Ka ardhë koha të kërkojmë ata drejtor shkollash që janë korrekt me veten
dhe me të tjerët, që nuk njohin cmiren dhe hakmarrjen që i shoqeron fjala e
ngrohtë dhe e mencur, prapa së cilës ta ndjek vetëm mirësia dhe aspak mendimet
keqëdashëse të tij. Ç’është e vërteta detyra e drejtuesit të shkollës është një
barrë jo e lehtë, por ka edhe nga ata që e kanë quajtur "vend
punësimi" dhe për këtë arsye dhe rezultatet e shkollës, puna mësimore dhe
ajo edukative janë luhatur sa për të qënë shkollë.Dihet se në shkollat tona
problemet e shqetësimet janë evidente, por rezulton se sa me i interesuar të
jetë mësuesi aq më pak probleme ka shkolla e tij. Deri tani organet tona të
arsimit kanë synuar të zgjedhin deri diku si drejtor mësuesin më të mirë të
shkollës, por shpesh kjo nuk ka qënë e mjatueshme , pasi drejtuesi i një
kolektivi mësimor që e sheh veten të barabartë me kolegët, duhet të manifestojë
disa cilësi të tjera njerëzore që ta dallojë nga kolektivi.
Një
drejtor ose një individ që ëndërron të bëhet i tillë duhet të japë disa garanci
në përpjekjet e tij për çuarjen përpara
të reformes e shprehur kjo në plotësimin e disa kushtëve, ndër të cilët po
përmendim:
Të
jetë i pranueshëm nga kolektivi i mësuesve dhe i nxënësve e punonjësve të
tjerë, nga komuniteti ku vepron shkolla dhe mjedisi socialpedagogjik në tërësi.
Të jetë së paku i arsimuar dhe i kualifikuar në nivelin e mësuesve më të
dalluar të shkollës.
Një
drejtues i pranueshëm duhet të ketë aftësi që të krijojë klimë pune normale në
shkollë, të dijë t’i vërë në punë mësuesit me të mire, me të butë", jo me
urdhëra, të bërtitura dhe masa ndëshkimore,ndonëse edhe këto të fundit duhen
për ata që abuzojnë hera – herës Ai duhet të bëjë ç' është e mundur që të njohë
nga afër përvojën e secilit, shkallën e ndërgjegjes, sistemin e punës tipin
dhe_psikokogjinë, problemet shëndetësore dhe_ato familjare që mund të ketë dhe
të bëjë maksimumin për t’i zbutur ato. Me grupin e mësuesve duhet patjetër të
bëjë diferencime, duke i grupuar sipas aftësisë dhe efektivitetit të tyre.
Nëse
drejtori e shikon se fjala, dhe këshilla e tij nuk bën efekt, atëherë ‘’shtrojeni‘’atë
në punë. Rruga më e mirë për t’a bëre këtë është kontrolli sistematik,por jo i
paragjykuar, lënia e detyrave dhe zbatimi i tyre.
Në
mesues me pak përvojë pune në arsim dhe ata të rinj duhen "marre për
dore", në
kuptimin_më
të mirë të fjalës. Ky grup duhet të jetë objekt i veçantë i punës ndihmëse e
kontrolluese trainuese_e kualifìkuese të drejtorisë së_shkollës..Për këtë
kategori mësuesish të bëhet ç'është e mundur që ata të bëhen specialistë në
kuptimin e vërtetë të fjalës për tre - katër vite pune.Nëse brënda kësaj kohe
nuk bëhen të tillë, si rregull, nuk arrijnë t'ia dalin mbanë asnjëherë. Kërkesa
kryesore ndaj tyre është të punuarit dhe të komunikuarit me shumë takt e durim
dhe sa më shumë e kualifikuar. Mësues të tillë duhen motivuar_për çdo_përpjekje
pozitive dhe arritje sado e vogël të jete ajo. Interesi i së ardhmes së arsimit
është që ata të futen në rrjedhën e punës e të garantojnë suksesin.
Pavarësisht
se sot puna e mësuesit është disi më pak stresuese, përsëri ai vazhdon të
përjetojë ankth, frikë e tension. Të shkaktuar shpesh herë nga metoda
autoritariste dhe burokratike e
drejtuesit, i cili defektet e tij si mësues, dhe aq më tepër si drejtues,
përpiqet t'i mbulojë me pushtetin e karrikes që padrejtësisht ia kanë dhënë të
tjerët. Drejtori dhe zëvëndësit e tij nëse e kanë formmim e duhur
shkencor,psikosocial dhe metodik dhe kanë një përvojë pune të caktuar krijojnë
mjedise pune e bashkëpunim te frytshem mes palëve. i fusin me të mire në punë mësuesit,dinë se çfarë të japin
dhe çfarë të kontrollojnë, njohin nga afër
psikologjinë dhe shqetësimet individuale dhe familjare që ata mund të
kenë etj.
Dejtuesi
i mirë dhe i_aftë duhet të dalë mbi palët e konfliktuara dhe vogëlsirat, ta
vlerësojë situatën që mund të krijohet në shkollë ose në komunitet por të mos e
dramatizojë. Të jetë asnjënjës në vendimet që merr dhe në punë e sipër të
krijojë mendimin tek punonjësit se për te në punë të gjithë janë të barabartë.
Në
kontroll shkohet disi i përgatitur dhe_me mendimin jo vetëm per t'i mësuar të
tjerët, por edhe për të mësuar prej tyre. Kush ecën me mendimin se mësuesit e
formuar dhe me përvojë janë burime dijesh edhe për kontrolluesin, ai ka të
drejtë të pretendojë se ka të dhëna per t'u bëre drejtues i kualifikuar.Një
drejtues me vizion_të gjërë nuk duhet të jetë kurrë komandues dhe diktues,_por
rekomandues dhe sugjerues, nxitës i vërtetë i debatit shkencor e didaktik,
psikosocial dhe pedagogjik.Vetëm kur të heqim dorë nga preferencat partiake,
nepotike dhe servilizmat në punën me kuadrin në arsim dhe do të orientohemi
vetëm nga " hakmarrja” profesionale, do të garantojmë disi realizimin me
sukses të reformës dhe plotësimin e standarteve
Ne,
punonjësit e arsimit, i njohim vështirësitë specifike të drejtimit, por edhe
nuk duhet t’i dramatizojmë ato. Vështirësitë teknike të pajisjes dhe
kompletimit më bazën e nevojshme material - teknike, vijnë duke u plotësuar e
perfeksionuar nga dita në ditë; raporti i numrit të mësuesve dhe nxënësve po
shkon drejt standardeve, që ka edhe Evropa; ndërkohë, që, mjetet e
informacionit masiv shkencor, internet dhe përdorimi i kompjuterit, tabelat
elektronike dhe ajo bazë e fuqishme materiale bashkëkohore, po sigurohet me
prioritet nga dita në ditë dhe po bëhet pjesë përbërëse e zhvillimit të orëve
mësimore, në shkollat tona. Çështja, më shumë mbetet të krijimi i mentaliteve
të reja, i atyre mentaliteteve të përparuara, nga e cila udhehiqet i gjithë
procesi i zhvillimit në shkollë, gjë që do të thotë: Mësues të përgatitur,
mjaft mirë nga ana pedagogjike dhe shkencore; drejtues të zotë si profesionistë
dhe si menaxher; prindër që ta ndjejne shkollën si të tyre; një komunitet, sa
më aktiv dhe efektiv, që t’i qendrojë afër shkollës, sepse kështu ai i qendron
pranë fëmijëve, nxënësve tanë, qofshin ata në ciklin e ulët, ashtu dhe
adoleshentëve në shkollat e mesme. Pra, secili prej nesh, ta konsiderojë si
ndër detyrat tona parësore krijimin dhe ngulitjen e një botëkuptimi
bashkëkohor, për shkollimin dhe arsimimin, që t’i përgjigjemi si sfidave që
kërkon vetë zhvillimi arsimor i vendit dhe i shoqërisë sonë, ashtu dhe
kërkesave dhe detyrave, që ndjejmë brenda vetes për t'u bërë plotësisht dhe pa
asnjë mangësi, pjesë e zhvillimeve dhe kërkesave të reja bashkëkohore, që t’i
përgjigjemi në çdo hap ndryshimeve reformuese e strukturuese, por edhe të hyjmë
me dinjitet të lartë në Evropë, ashtu si edhe e meritojmë. Të bëjmë që punët të
na ecin sa më mbarë, duke praktikuar dhe aplikuar format dhe metodat më të mira
dhe më të avancuara shkencore. E dimë se nxënësi shikon mësuesin në sy dhe ai e
dëgjon dhe e respekton fjalën e tij, por në klasa më të larta, shpesh herë
ndodh që, nxënësi e ve përpara provave dhe vështirësive mësuesin, prandaj, ai,
në radhë të parë duhet ta ngrejë vetveten në lartësinë e detyrës së tij,
profesionalisht dhe shkencërisht. Natyrisht, që po aq, në mos më shumë, kjo
është një kërkesë për drejtuesit e shkollave dhe të arsimit në rang rrethi e
qarku. Në krye të shkollës, të jetë një drejtues, që në radhë të parë të jetë
mësuesi më i mirë, por, ai, të ketë edhe disa cilësi vetjake, origjinale,
drejtuese dhe menazhuese, të cilat nuk lindin vetvetiu, por kërkojnë studim,
dije, vemendje dhe kulturim të vazhdueshëm. Mbase, do të ishte i udhës aplikimi
i idesë së përgatitjes së drejtuesve në shkolla apo kurse të veçanta, që ata të
marrin njohuri nga bota dhe të jenë në gjendje t'i aplikojnë ato në praktikë.
Ndërkohë, kjo bën që të zbulohen më të mirët, si mësues e drejtues, ata që janë
në gjendje t’u përgjigjen suksesshëm sfidave të kohës dhe të zhvillimit.
Kualifikimet e vazhdueshme, që në organizojmë si drejtori Qarku apo rrethi, me
drejtues e mësues, na bindin për domosdoshmërinë e aftësimit e kualifikimit të
mëtejshëm të drejtimit dhe menaxhimit të shkollës. Kështu, në mendojmë për
fëmijët, që janë jo vetëm e ardhmja, por në radhë të parë, ata janë e sotmja. E
sotmja, kur ne duhet të punojmë çdo orë, çdo ditë e javë me ta, duke zbatuar
ato forma dhe metoda frytdhënëse, që japin rezultatet më të mira.
Duke
ndihmuar shkollën, ndihmojmë të sotmën dhe të ardhmen e vendit. Vitet ikin si
pa u ndjerë, brezat ua lënë radhën njëri-tjetrit, por të gjithë njerëzit, që
nga ai qytetari i thjeshtë e gjer tek shkencëtari, krijuesi, artisti,
politikani, burrat e shtetit, ministra, kryeministra dhe presidentë, të gjithë,
kanë qenë dikur në bankat e shkollës,“kanë pasur mesuesit dhe drejtuesit, që me
siguri i kujtojnë "dhe i përmendin shpesh në biseda. Por, edhe kur nuk i
përmendin, ata nuk mund të shkëputen nga diturite dhe mesimet që kanë fìtuar
nga shkolla e tyre. Ato janë shkrirë brenda qenies se gjithsecilit dhe janë
bërë pjesë e identitetit, të stilit dhe përsonalitetit. Fjala që dëgjon shpesh
se mësuesi konsiderohet si "prind i dytë", ka pikërisht këtë
domethënie të madhe. Nëse mëma e lind, e ushqen fëmijën me qumësht dhe ushqim
të përditshëm që ai të rritet i shëndëtshëm, mësuesi e "ushqen" me
dije e kulturë, që ai të bëhet i ditur dhe i mençur, që të njohë botën ku
jeton, t’i japë kuptim jetës, të mos vegjetojë dhe të mos kalojë pa lënë gjurmë
e pa u ndjerë. Është e njohur sentenca se, megjithëse bota shkon përpara,
fëmijët dhe të rinjtë ia nisin nga fillimi. Dhe, për këtë jemi ne, që, më sa
mundim, t’u ndriçojmë atyre rrugët e dijeve dhe të jetës, ti ndihmojmë, që të
ecin me hapin dhe ritmin e kohës.