Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: A po i kërcënojnë grupet islamike restorantet dhe pijetoret në Dardani?

| E premte, 16.08.2024, 08:00 PM |


A po i kërcënojnë grupet islamike restorantet dhe pijetoret në Dardani?

Nga Gani Mehmetaj

1. Asnjë restorant a pijetore në Kosovë nuk i pranoi nismëtarët e “Lëvizjes  së Deçanit”. Provuan në Deçan, i lanë në rrugë, provuan në Prishtinë, i refuzuan, provuan në Podujevë, nuk patën sukses, e mbajtën një takim në Pejë, por pas disa ditësh pronari i restorantit nga shkrimi linçues i portalit islamik  tha se Agim Bërdyna e paska mashtruar. A kishte obligim Bërdyna t’i tregonte pronarit se çka do të flasin? Jo. Por mund t’i tregonte se çka do të pinë. Dhe pronari duhej ta kryente porosinë sipas marrëveshjes. Agimi shkruan se kur i mori paratë nuk me pyeti asgjë.

A po i kërcënojnë grupet islamike restorantet dhe pijetoret në Dardani?

As në kohën e okupimit serb, restorantet tona nuk i refuzonin tubimet e shqiptarëve. Mos është një terror i tmerrshëm që ne nuk e dimë apo e dimë dhe po i mbyllim sytë para islamikëve?

2. Një portal në Pejë ditë më parë nisi linçimin e Agim Bërdynës, pinjollit të familjes së famshme dukagjinase, sepse paska mbajtur një takim me “Lëvizjen e Deçanit”. Ky portal kërkonte ta përjashtojnë a ta linçojnë  bashkë partiaket e LDK-së.

Ku jetojnë gazetarët e këtij portali? Në Afganistan a në Pakistan?