| E shtune, 24.01.2009, 11:01 PM |
Nën patronatin e LDD-së Dega për Suedi, në Förslöv të Suedisë u mbajt Akademi përkujtimore në trevjetorin e vdekjes së Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova.
Hysen Ibrahimi, kryetari, gjatë fjalës së rastit
”Kthimi nga një gjendje kaotike e popullit shqiptar të Kosovës në një realitet të krejtësisht të ri, i cili asnjëherë më parë dhe në asnjëherë në kohë të kaluar nuk ka qenë e sigurt, por plot e përplot rreziqe pa ditur se si të veprohet kundër politikës serbe që ishte superfuqi për ne, Dr.Ibrahim Rugova me politikën e tij të mençur, e nxuar nga kaosi popullin e vet, me politiken e tij paqësore bëri që ajo të fitojë simpati në një rrafsh gjithëkombëtar dhe ndërkombëtar, me një qëndrim të motivuar politkisht në arritjen e pavarësimit të Kosovës që në një të ardhme jo të largët të bashkohet populli shqiptar me një shtet të vetëm e që ai shtet quhet SHQIPËRI”, tha gjatë fjalës së rastit, z. Hysen Ibrahimi, kryetar I LDD-së Dega në Suedi.
Akademia u hap me himnin Dardan të propozuar nga vetë Presidenti i ndjerë dr.Ibrahim Rugova, ndërsa të pranishmit me një minutë heshtje nderuan punën dhe veprën e dr.Ibrahim Rugovës.
Salla ku ishte organizuar Akademia perkujtimore me rastin e trevjetorit te nderrimit jete te Presidentit historik te Kosoves dr.Ibrahim Rugova, ishte e mbushur perplot me bashkeatdhetare qe kishin ardh nga te gjitha viset e Suedise per te nderuar kete njeri qe te gjithe jeten e tije ja kushtoj Dardanise se tije antike.
Akademinë përkujtimore që u mbajt nën patronatin e LDD-së, Dega për Suedi e udhëheqi moderatorja e cila është njëherit edhe miss Kosova 2007 z.Yllka Berisha, e cila pasi përshëndeti të pranishmit tha: "Të nderuar bashkatdhetarë dhe ju miq të popullit shqiptar, zonja dhe zotërinjë, ju faleminderit që keni ardhur në këtë akademi, që së bashku ta përkujtojmë trevjetorin e mosprezencës fizike të Presidentit historik të Kosovës, dr.Ibrahim Rugovës. E them të mosprezencës fizike ngase emri i tij përherë do të jetë i gjallë në mendjet e shqiptarëve, si një ndër emblemat me komplete të kauzës sonë kombëtare." Jemi mbledhur sot të përkujtojmë njeriun, politikanin, burrështetasin, atdhetarin, vizionarin dhe arkitektin e Pavarësis së Kosovës dr.Ibrahim Rugovën.
Fjalë e rastit në këtë Akademi përkujtimore e mbajti Kryetari i Këshillit qëndror organizativ, vellau i heroit kombetare Isak Ibrahimi dhe njëherit Kryetarë i Degës së LDD-së per Suedi, veprimtarë dhe aktivistë i dalluar për qështjen kombëtare ne Suedi, z.Hysen Ibrahimi, i cili shumë i emocionuar tha:
Jemi mbledhur sot në këtë Akademi përkujtimore për ta kujtuar tre vjetorin e vdekjes së presidentit të parë të Republikës së Kosovës
Dr.Ibrahim Rugoven, i cili lindi dhe mbeti njëra ndër figurat më emblematike të kombit shqiptar, i cili ndërrojë jetë në kohën kur më së shumti ju desht popullit shqiptar dhe Kosovës. Çfaqja e tij në skenë si figurë politike, ishte atëherë kur të gjithë të tjerët hezituan t’u dalin në ballë proceseve, për shkak të paaftësisë dhe guximit të tyre.
Dr. Ibrahim Rugova, u shëndrrua në engjull që paralajmërojë shfarosjen etnike shqiptare nga regjimi i serbisë. Zgjodhi rrugën e durimit për t’a ruajtur popullin shqiptar nga bishat e egra çetnike që ishin në krye të regjimit serb.
Diti të drejtojë popullin nga Perendimi me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte ideatori që e ideojë rrugën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më me pak viktima sepse populli shqiptar kishte derdhur mjaft gjak. Shkoi me bindjen se Pavarësia e Kosovës duhet të njihet formalisht, sepse ajo tani më ishte e pavarur dhe shtet sovran.
Udhëheqja politike e tij, ndonëse me shumë alternativa për t’a shpëtuar popullin nga një gjenocid, por me një filozofi dhe temë qëndrore që ishte Pavarësia e Kosovës dhe Uniteti Kombëtar Shqiptar, filozofi që u shtri në tërë rrafshin Kombëtar, që është aq e pasur sa që kjo u dëshmua me çlirimin e Kosovës dhe Pavarësinë e saj, sipas ideologjisë së tij.
Do të ishte shumë interesant të bëhet një kronologji politike e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, prej daljes në skenë të tij, në vitet 1989, kur ai diti të përdor me mjeshtri të rrallë në gjithë procesin drejtë pavarësisë së Kosovës, zgjërimin e raporteve në lidhje me shtetet e Perendimit e në veçanti me SHBA-të, kurse në anën tjetër zgjëroi fuqishëm iden se populli shqiptar nuk është fundamental që ishte një demantim i hapur i regjimit të serbisë dhe diti që në ate kohë të largojë luftën nga Kosova, që ishim krejtësisht të pa përgaditur.
Nga kjo politikë, figura e Dr. Ibrahim Rugoves u shëndërrua në idhull kombëtar, u shëndrrua në këmbanë të Kosovës që paralajmëroi arenën ndërkombëtare për rrezikun që po i përgaditet popullit shqiptar. Filozofia e tij ishte shumë bindëse për bashkësinë ndërkombëtare, që më në fund u bind se serbija duhet të largohet nga Kosova njëherë dhe përgjithmonë.
Mund të themi se populli i Kosovës u lidh aq fortë pas bindjeve të filozofisë politike të Dr. Ibrahim Rugova, sa që mund të themi se ishte dhe mbeti si lidhje në mes mishit dhe ashtit. Ai detyrën e vet për Pavarësinë e Republikës së Kosovës me shumë mund dhe sakrifica e kreu me nderë.
Të gjitha idetë e avansimit të politikës së Dr. Ibrahim Rugova, në politikën e tij karshi bashkësisë ndërkombëtare ishin të avansuara shumë hapa para politikës serbe, ndonëse ky dallim shihej qartë ndikimi i tij, edhe pse me një politikë paqësore dhe demokratike, kishte diçka ekstreme në vetvete, ajo ishte Pavarësia e Republikës së Kosovës. Këtu nuk ke mundur të hasësh në kompromis me Dr. Ibrahim Rugoven.
Kthimi nga një gjendje kaotike e popullit shqiptar të Kosovës në një realitet të krejtësisht të ri, i cili asnjëherë më parë dhe në asnjëherë në kohë të kaluar nuk ka qenë e sigurt, por plot e përplot rreziqe pa ditur se si të veprohet kundër politikës serbe që ishte superfuqi për ne, Dr.Ibrahim Rugova me politikën e tij të mençur, e nxuar nga kaosi popullin e vet, me politiken e tij paqësore bëri që ajo të fitojë simpati në një rrafsh gjithëkombëtar dhe ndërkombëtar, me një qëndrim të motivuar politkisht në arritjen e pavarësimit të Kosovës që në një të ardhme jo të largët të bashkohet populli shqiptar me një shtet të vetëm e që ai shtet quhet SHQIPËRI.
Përsëritjet e shpeshta të qëndrimeve të tijë politike si para lufte ashtu edhe pas lufte, kanë qenë një mesazh mëse i kjartë për bashkësinë ndërkombëtare, kanë qenë mesazhe të llojit të caktuar për një qëllim, që në esencë kuptimi i qëndrimeve të tij internacionalizohen, madje edhe si i vetmja rrugë për dalje nga kriza.
Këto mesazhe kishin fuqinë mbrenda përmbrenda sa që e kanë mbytur zërin e politikës serbe me kohë. Kjo përsëritje me qëndrime të kjarta politike, bënë që të komunikojë me botën për realitetin e gjendjes së Kosovës duke shprehur ma zëshëm për kërcnimet që po i përgaditen dhe rruga për dalje nga kjo krizë katastrofale.
Politika e kryetarit Rugova, çfaqet në të gjitha fazat duke prezentuar kërkesat e tija krejtëisht legale, që ishin kërkesa të domosdoshme. Nga këto kërkesa del edhe aftësia politike e tij, i cili mer guximin që ta flas të vërteten dhe vetëm të vërteten para botës. Për fat të mirë kjo politikë ndikojë në vleratë e përgjithshme tek bota e qytetëruar e perendimit.
Poltika shqiptare e Kosovës sot ka mbetur jetim pa ty, kjo po vërehet në çdo ditë, në çdo orë dhe minut, e mos të flasim për javë, muaj dhe vite.
Pas të gjitha këtyre përpjekjeve, e shumë herë në rrezikë për jetën e tij personale dhe familjare, ai ndërrojë jetë duke shkuar në amshim, e që ne mbetëm në dhimbje emocionale për vdekjen e tij të natyrshme.
Ai la shumë vepra, por një vepër dallon nga të tjerat e cila ka një tingull, që tingëllon: Dardani Antike, Pavarësi, Paqë, Prosperitet, Vetëvendosje, Demokraci, tingëllon për vendëlindjen, tingëllon kultivimin njerëzor, , tingëllon ngritjen e zërit për padrejtësitë që i bëhen këtij populli, tingëllon në çdo zemër të shiptarit që i thot veti shqiptar, të gjitha këto e përbëjnë një vepër që ai e quan, Pavarësia e Republikës së Kosovës. Me këtë fjalë në gojë, ai ndërrojë jetë. Nuk deshi të ndijë për dhimbjet, as për vdekjen, nuk la askend që ta pyes për shëndetin, por vetëm arritja e njohes ndërkombare e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Zoti past mëshirë në shpirtin e tëndë o Ibrahim Rugova. Të qofshim falë për të gjitha ato që bëre për Kosovën, për ne dhe për të gjithë shqiptarët.
Zoti e bekoft dhe past mëshirë në shpirtin e Tijë.
Zoti e bekoft veprën e madhe të Dr. Ibrahim Rugova.
Zoti e bekoft Republikën e Kosoves dhe mbarë popullin shqiptarë.
Zoti i bekoft miqt tanë të Europës dhe SHBA-të.
Akademinë e përshëndeti edhe Kryetari i bashkimit të shoqatave shqiptare në Suedi z.Mustaf Mehmetaj i cili tha: Jam i nderuar që mar pjesë në këtë Akademi sepse engjulli ynë dr.Ibrahim Rugova kudo që shkonte krijonte miqë dhe aleat, dhe falë politikës së menqur të dr.Rugovës, dëshmorëve të kombit dhe miqëve tanë ndërkombëtarë ne sot kemi shtetin tonë të Pavarur, Republikën e Kosovës. Në vazhdim të fjalës së tijë z.Mehmetaj rrefeu për një vizitë të tijë në SHBA ku kishte takuar Kongresmenin Tom Lantosh i cili i kishte thënë: Ju shqiptarët duhet ti gëzoheni lirisë sepse ju e fituat lirinë pasi që perëndia u kishte dërguar një shpëtimtarë të quajtur Ibrahim Rugova. Një njeri të tillë do të dëshironte ta ketë çdo komb dhe çdo shtet, sepse njerëzit e tillë si Ibrahim Rugova jan të pa përsëritshëm dhe të pa zavendësueshëm. Dr.Ibrahim Rugova krijoi miqësi të përhershme në mes të SHBA-ve dhe Kosovës, dhe ai ishte i pa kompromis kur ishte në pyetje Pavarësia e Kosovës, kështu që populli i besoi politikës së tijë dhe ai i fitoi të gjitha zgjedhjet e mbajtura në Kosovë.
Në vazhdim fjalën e mori veprimtari shumëvjeçarë i qështjes kombëtare në Suedi, krijuesi Sejdullah Zendeli-Daja, i cili në fjalën e tijë tha: 21 janari për shqiptarët është dita më e zezë në histori sepse në këtë ditë shqiptarët mbetën pa njeriun e madh i cili me vizionin e tijë i solli vendit të vet lirinë dhe Pavarësinë. Fjalët e dr.Ibrahim Rugovës nuk harrohen kurrë sepse ai gjithmonë foli fjalë të mëdha dhe të mençura. Dr.Ibrahim Rugova udhëhoqi popullin në momentet më të vështira dhe ai nuk u tremb kurrë duke shpallur Pavarësië e Kosovës në vitin 1992 para grykave te tanksave dhe automatikeve te policis dhe ushtris serbe. Ai kishte platform dhe vizion të qartë se si të arrihet deri tek Pavarësia e vendit.
Në vazhdim të Akademisë u dha një shfaqje teatrale e pregaditur nga koreografi dhe dramaturgu i njohur Kosovar Ahmet Ahmeti i cili ne Suedi me veprimtarin e tije, e mban te gjalle kulturen dhe traditen shqiptare permes artit skenik. Kjo shfaqje teatrale i kushtohej Presidentit të ndjerë dr.Ibrahim Rugova dhe ishte shumë emocionale. Qindra bashkëatdhetarë që kishin ardhur nga vise të ndryshme të Suedisë, u ngritën në këmbë dhe i duartrokitën gjatë kësaj shfaqje teatrale.
Në këtë Akademi me një recitim të mrekullueshëm u paraqitë edhe vogëlushja 6 vjeçare Donjeta Rrahmani dhe mjaft emocionuese ishte edhe paraqitja e grupit të recituesve që recituan për dr.Ibrahim Rugovën recitalin e autorit Xhelal Ferizi i burgosur politike i cili vepron ne Gjermani por permes penes gjithnje eshte ne Kosoven e tije te dashur, te ciles i dhuroi aq shume. Ky recital ishte pregaditur nga mësimëdhënësi i gjuhës shqipe dhe njëherit nënkryetarë i Degës së LDD-së për Suedi Osman Ahmetgjekaj dhe që e ndihmojë edhe anëtari i Kryesisë së LDD-së Dega në Suedi, z. Rrahman Rrahmani.
Ndërsa rapsodi Isuf Hasanaj këndoi një këngë në qifteli për presidentin Ibrahim Rugova.
Në këtë Akademi u lexuan edhe dy telegrame që kishin arritur nga Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanis akademik Nexhat Daci dhe Kryetari i LDD-së Dega në Skenderaj mr.Fadil Geci.
Në telegramin e Akademik Nexhat Dacit drejtuar Akademisë përkujtimore ndër të tjera thuhej:
E nderuara Kryesi e Lidhjes Demokratike e Dardanisë Dega ne Suedi,
I nderuari Këshill Organizativ i Akademisë Përkujtimore,
I nderuari kryetar i Degës, z.Hysen Ibrahimi,
Të nderuar të pranishëm,
Në kohen kur u mbushën plot tri vite pa Presidentin e parë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, shifet një shprazëtirë e madhe
në politiken e Kosovës, një mungesë e madhe pa Kryetarin tonë, që ishte shtylla qëndrore e politikës Kosovare. Prandaj, më lejoni që përmes këtij
Telegrami Përshëndetës
Për Akademin tuaj në Suedi, në përkujtimin e njeriut më të madh të të gjitha kohërave të politikës shqipëtare, që e ndërtoj unitetin e faktorit shqiptar,
dhe sot lirisht mund të themi se Rugova dhe Rugovizmi është politikë që la gjurmët e saj, si mbrenda përmbrenda faktorit kombëtar, po ashtu edhe ndërkombëtar.
Unë me zemër dhe shpirt jam aty me Ju dhe pranë jushë, në Akademinë kushtuar ish-Presidentit të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova dhe e çmojë lartë angazhimin e mërgatës shqiptare për kontributin dhëne për Pavarësinë e Kosovës.
Të nderuar të pranishëm,
Më lejoni që në emër të Lidhjes Demokratike të Dardanisë, dhe në emrin tim personal, të Ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ish-Presidentin Dr. Ibrahim Rugova.
Zoti e bekoft shpirtin e Presidentit Rugova.
Zoti e bekoft Familjen Rugova.
Zoti e bekoft popullin Shqiptar dhe miqt e tij.
Zoti e bekoft mërgatën shqiptare.
Lidhja Demokratike e Dardanisë,
Akademik, Nexhat Daci, Kryetar.
Ndersa mr. Fadil Geci pasi qe kishte pershendetur Akedimin shkruan:
E nderuara Kryesi e Lidhjes Demokratike e Dardanisë
Dega në Suedi,
I nderuari Këshill Organizativ i Akademisë Përkujtimore,
I nderuari kryetar i Degës, z. Hysen Ibrahimi,
Të nderuar të pranishëm,
Kosova tash e tri vite pa Kryetarin Dr. Ibrahim Rugova, pa politikën e tij, shifet se është një mungesë e pazevendësueshme. Këto ditë janë të pikëllimit dhe na kujtojnë humbjen e njeriut më të madhë të Kosovës dhe Kombit Shqiptar. Prandaj, më lejoni që të ju drejtohem përmes këtij:
TELEGRAMI PËRSHËNDETËS
Të ju përshëndesim për mbajtjen e Akademisë Përkujtimore, që e përkujtoni duke dëshmuar se ishit dhe mbetët në filozofinë politike të "Rugovizmit".
Ne çdo here do të jemi bashkë në edhe nëpër akademi, edhe nëpër organizime të tjera që frymojnë poltiken Rugoviste.
Të nderuar zonja dhe zotërinjë,
Më lejoni që në emër të Lidhjes Demokratike të Dardanisë-Dega në Skenderaj dhe në emrin tim personal, të ju shprehim ngushëllimet tona më të sinçerta për ish-Presidentin Dr. Ibrahim Rugova.
Zoti e bekoft veperën e Kryetarit Rugova,
Zoti e bekoft Familjen Rugova,
Zoti e bekoft popullin Shqiptar dhe miqt e tij.
Zoti e bekoftë mërgatën shqiptare.
Lidhja Demokratike e Dardanisë-Dega në Sekenderaj,
Magjistër, Fadil Geci, Kryetar.
Akademia perkujtimore me rastin e trevjetorit te vdekjes se Presidentit historik te Kosoves dr.Ibrahim Rugova perfundoi me leximin e nje telegrami ngushellimi qe ju dergua familjes Rugova. Telegramin e lexoi anetari i Kryesise se LDD-se Dega per Suedi z.Hilmi Beqiri, njëherit edhe minator i Trepçës pjesëmarrës i grevave të minatorëve, ku nder te tjera thuhej:
E nderuara dhe shumë e respektuara
Familje RUGOVA,
Juve familjar të Presidentit RUGOVA, me pikëllimin me të thellë, sepse me ndërrimin jetë
të Presidentit, ai u shëndërrua në figurën më emblematike të Kombit Shqiptar.
Angazhimet e tija ishin të pashterrshme për Pavarësinë e Republikës së Kosovës, e cila u arrit në saje të filozofisë politike të tij, për Pavarësi të Kosovës dhe Unitet Kombëtar Shqiptar.
Përherë do të jemi pranë Jush, pranë filozofisë politike të Presidentit Rugova, si politikë e Rugovizmit. Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto kohëra pikëllimi!
Zoti e bekoft shpirtin dhe veprën e tij.
Zoti e bekoft Familjen Rugova.
Zoti e bekoft popullin Shqiptar dhe miqt e tij.
Me respekt, në emër të Lidhjes Demokratike të
Dardanisë-Dega në Suedi,
Hysen Ibrahimi, kryetar.
Ne fund te kesaj Akademie madheshtore te gjithe te pranishmit u shenuan ne librin e zise dhe pastaj Keshilli organizativ kishte organizuar nje koktej per te pranishmit.
Komisioni per informim i LDD-se, Dega ne Suedi
Ali Rexhepi, sekretar.
![]() | ||||||
Recitali, në foto nga e majta: Bukurije Hoti, Besa Ibrahimi, Sami Ahmeti, Yllka Berisha, missi 2007 dhe Doruntina Berisha
|