| E enjte, 15.08.2024, 07:55 PM |
Kombi
mbi të gjitha besimet fetare!
Shkruan:
Florim Zeqa
Vite
më parë, në lokalitetin e shtetit ku jetoj ndodhi një vdekje e një
bashkatdhetari. Familjarët kishin vendosur që më të dashurin e tyre ta varrosin
në varrezat e qytetit. Ditën e varrimit, herët në mëngjes, më mori në telefon
vëllai i të ndjerit: “Florim e kërkoj një nder nga ju, nëse keni mundësi të
përgatitni diçka për ceromoninë mortore të vëllait tonë. Nuk kemi angazhuar as
prift dhe as hoxhë, andaj prezenca dhe fjala e juaj do t’na ndihmonte
jashtëzakonisht shumë”.
Një ceremoni mortore pa
klerik fetar
Kërkesën
e bashkatdhetarit e pranova me një përgjegjësi të lartë njerëzore dhe
kombëtare. Nuk ishte aspak e lehtë për mua që të ndajë momentet e fundit me të
ndjerin dhe familjarët e tij, me rrethin shoqërorë dhe të pranishmit e shumë në
ceremoninë mortore të bashkatdhetarit tonë.
Fakti
se, me të ndjerin dhe me familjen e tij njiheshim shumë vite më parë, ma bëri
më të lehtë që të fokusohem në elementet më të ndjeshme dhe më pozitive për ta
nxjerrur në fjalim të mirë, por shumë të dhimbshëm mortor!
Portretizmi
magjeps i personalitetit të të ndjerit, bëri që gjatë tërë fjalës time të
dëgjojë dënesje dhe vajtim, të shoh lotë dhimbje dhe pikëllimi të pafund të
familjarëve dhe të afërmve të mërgimtarët që po varrosej në dhe të huaj.
Nuk
do t’i harrojë sa të jemë gjallë emocionet e asaj dite pikëlluese! Por,
njëkohësisht atë ditë u ndjeva mirë dhe krenarë që arrita ta plotësojë mungesën
e klerikëve fetar në ceremoninë e varrimit të bashkatdhetarit tim.
Çfarë
ndodhi më pas?
Të
mbrëmjen e të njëjtës ditë tek shtëpia ime erdhën dy vëllezërit e të ndjerit
për t’më falenderuar edhe një herë, duke më lëshuar në dorë një zarf, në
brendinë e të cilit ishte një ofertë nga familja si shenjë falenderimi për
kontributin e dhënë në ceremoninë e varrimit të më të dashurit të tyre.
Lutjet
e mia për shpirtin e bashkatdhetarin tim i bëra jo në gjuhën fetare por në
gjuhën e shpirtit dhe frymën e pastër kombëtare, i bindur se, nuk janë fjalët,
por janë veprat ato që e përcaktojnë fatin e secilit prej nesh në botën e
përtejme!
Rikapitullim
Çështja
e besimit fetar është e drejt universale, është çështje krejtësisht personale e
individit. Secili individ ka të drejt të prejudikojë fenë të cilës i beson, por
asnjë individ nuk ka të drejt që t’ia cenojë apo imponojë tjetrit besimin e vet
fetar.
Sikurse
përzgjedhja e besimit fetar, ashtu edhe konvertimi nga njëra fe në tjetrën janë
çështje krejtësisht personale të inivididit, dhe askush nuk e ka të drejtën të
dhunojë aspektin shpirtëror të individit duke e ndërlidhur fenë me kombin, e aq
më pak të trumbetoj se kjo fe është më afër apo tjetra më largë identitetit
tonë kombëtar!
Kombi
është një dhe i pa tjetërsueshëm, është mbi të gjitha besimet fetare.
Historia
e besimeve fetare është e gjatë sa vetë lashtësia e kombit tonë. Fillon me polietizëm
(paganizëm), vazhdon me monoetizëm, ateizëm (komunizëm) e kështu më radhë deri
në ditët e sotme. Ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme për origjinën dhe
prejardhjen e besimeve tona fetare, para se të gjykojnë bëjnë mire të mesojnë,
e assesi t’a glorifikojnë besimin e tyre fetar duke paragjykuar besimet tjera
fetare.