| E merkure, 14.08.2024, 07:59 PM |
ÇKA ËSHTË FEJA E TË PARËVE?
ÇKA
ËSHTË PAGANIZMI?
Nga
Femi Cakolli, Pastor
Këto
te dyja, feja e të parëve dhe paganizmi, nuk janë të njëjta por bukur shumë
imamë përkeqësisht dhe ultësisht po synojnë t’i ndërlidhin e t’i bëjnë një.
Pse? Me e minue narracionin e dorës së parë!
Pasi
debati publik po rritet për çështjen e konvertimeve dhe të përligjjes së
kthimit në fenë e të parëve e vlerësoj se debati nuk po bëhet nga teologët,
përjashto plot imamë, por nga aktivistë e laikë të fesë. Posaçërisht në këtë
debat po mungojnë për së tepërmi teologët ose klerikët e krishterë. Andaj u detyrova
ta jap një ndihmesë për këtë temë!
Fjalët
“feja e të parëve” ka nisur të përdoret sidomos që nga fillimi i viteve 90-ta
dhe së fundi po përdoret shpesh prej tri grupesh me kuptime të ndryshme. Grupi
i parë janë të krishterët, janë patriotët e shumtë dhe janë kritikët e islamit.
Grupi
i dytë janë hoxhollarët dhe polemistët e shumë myslimanë.
Grupi
i tretë janë një numër i disa gazetarëve dhe opionionistëve.
“Feja
e të parëve” nga të krishterët shqiptarë kur zihet në gojë kudo nënkupton
llojin e atij krishterimi te populli ynë para islamizimit, pra katolik.
Kritikët e islamit me këtë frazë nënkuptojnë kujtesën jo të largët kur si
popull ishim të krishterë dhe zakonisht për këtë edhe numërohen brezat nga 7-12
të atillë.
Imamët
dhe kritikët e konvertimeve këtë frazë e nënkuptojnë kthim në paganizëm, dhe
njësoj po logjikojnë edhe plot gazetarë ose nga padija ose duan t’u bëjnë
qejfin islamistëve.
Grupi
i dytë hapur e qëllimisht po e shtrembëron këtë fakt pasi askush nga të
konvertuarit nuk e thonë e as nuk aludojnë në paganizëm por krishterim. Tek e
fundit, po cilët janë ata që i dinë se si kanë qenë ritualet dhe besimet
parakrishtere?
Çka
është paganizmi?
Paganizmi
nuk është fe. Vetë kjo fjalë është përdorur fillimisht nga të krishterët në
shek. 5 duke iu referuar gjithë jo të krishterëve, pra duke përfshirë edhe
myslimanët më vonë. Rrjedhimisht kujdes kur përdoret nocioni “paganizmi” se as
logjikë e as faktum nuk ka veç dikush që do me përçudnue idenë dhe dëshirën.
Të
krishterët e shek. 5 “paganët” i shihnin të papastër, “katundarë”, të
pacivilizuar etj. Paganizmi pra erdhi si fjalë 500 vjet pas krishterimit.
Paganizmi
historikisht është një periudhë dhe lloj civilizimi para krishterimit të
romanizuar. Judenjtë e përdornin frazën “gjentalët”, për gjithë johebrenjtë si
grup fetar e etnik. Edhe myslimanët kanë nocionin “xhahilia”, në kuptimin e
jetës, besimeve dhe njerëzve arabë para islamit e Muhamedit në shek. 6 dhe 7.
Paganizmi
si periudhë dhe si praktika besimi e feje të ndryshme josistematike nuk kategorizon
asnjë lloj feje prandaj me këtë sociologët
i referohen lehtë si politeizmi, pra shumësisë së feve idhujtare e
demonike. E politeizmi biblikisht është më i ri sesa besimi prej Adamit e deri
te Noeu. Abrahami ishte politeist. Egjiptasit, asirianët, persianët,
babilonasit, ilirët, helenët, romakët ishin politeistë. Mirëpo Abrahami u thirr
nga Perëndia që të kthehet në judaizëm.
Pra
në këtë temë kurrë askush nuk flet për kthim në politeizëm apo paganizëm por
kthim te Jezus Krishti.
Feja
e të parëve, ose feja e moçme, ose besa e moçme si ide e diskurs lidhej dje e
lidhet sot e nesër vetëm me krishterimin. Krishterimi së bashku me etninë dhe
gjuhën shqipe është trashëgimia më e çmuar iliro-arbërore-shqiptare që ka
vazhdimësi të pandërprerë 2000 vjeçare në popullin tonë. E kjo prej çdo
shqiptari e do zemra e mendja që duhet me u ruajt e zhvillue pa u idhnue kush
por edhe pa ba dame as nga ana tjetër. Drejtësia e dashnia duhet me u mbjellë
paqësisht e jo ndryshe!!!
https://www.facebook.com/femi.cakolli