| E diele, 11.08.2024, 05:54 PM |
Nga botimet e femrave shqiptare në mërgim
Historia
e dashurisë që zhvillohet në një mjedis që karakterizohet me konflikte ...
Ky
libri i botuar këto ditë në dasmorë trajton historinë e dashurisë në mes një
vajze shqiptare dhe djaloshi gjerman. Historia e dashurisë të këtyre dy personazheve
zhvillohet në një mjedis që karakterizohet nga konflikte. Hanna qëndron në mes
dëshirës për një jetë për tu përballe
vendimin pro ose kundër dashurisë së saj. Ajo përjeton rëndë refuzime tek ata që e
rrethojnë për shkak të origjinës së saj, përballet me martesë të detyruar dhe
dëshpërime nga mjedisi i saj shoqëror
Nga
Hasan Hasanramaj
Fatmire
Sopa, e lindur në fshatin Strellc të Epërm të komunës së Deçanit dhe e rritur
në Kosovë, ka përfunduar fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës. Nga
viti 2006 jeton dhe vepron në Zvicër. Krahas shkrimeve që i ka si Hobby - punon
edhe në Departamentin e Integrimit në Rheintal në Kantonin e Sankt Gallen të
Zvirës. Në departamentin e Integrimit ka funksione të ndryshme si:
Ndërmjetësuese Ndërkulturore, Schlüsselperson/ Përkthyese, Animuese e Leximit,
Interpreto e Certifikuar ndërkulturore, Koordinuese e takimeve ndërkulturore
dhe atyre
mirëseardhëse
te emigranteve te rinj etj. Përgjatë këtyre aktiviteteve një përkrahje shumë e
madhe ju behet edhe shqiptareve te cilët jeton këtu. Me romanin
“Hana”me të cilin këto ditë Fatmirja doli nga shtypi bazohet në një histori të vërtetë, që ndodhi
rreth vitit dymijë në një qytet në Gjermaninë jugore. Ky libri i botuar këto
ditë trajton historinë e dashurisë në mes një vajze shqiptare dhe djaloshit
gjerman. Historia e dashurisë së dy personazheve zhvillohet në një mjedis që
karakterizohet nga konflikte. Hanna qëndron në mes dëshirës për një jetë për të
vetëvendosur dhe kulturës së saj dhe familjes së saj dhe përballet me vendimin
pro ose kundër dashurisë së saj. Ajo përjeton refuzim tek ata që e rrethojnë
për shkak të origjinës së saj, përballet me martesë të detyruar dhe dëshpërime
nga mjedisi i saj shoqëror. Takimet e para të Hannës dhe të dashurit të saj
Chris filluan në një kafene në një cep të qytetit. Për një kohë ata u detyruan
ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre nga të tjerët. Lidhja u refuzua nga të dy
familjet e të rinjve. Kur u zbulua marrëdhënia e saj, Hanna vuajti edhe më
shumë, familja e saj e mbylli në shtëpi, e detyruan të linte punën dhe e
kërcënoi se do ta detyronte të martohej.
Grupi
i synuar i Librit m titullin grupi i
synuar Libri me titullin “Hana “ drejtohet të gjithë lexuesve të interesuar për
çështje socio-politike. Kur të lexojmë librin e Hana, do të kuptojmë se bota e
dy të rinjve, megjithëse janë me prejardhje të ndryshme, duket e njëjtë. Dua të
sensibilizoj njerëzit që të respektojnë njëri-tjetrin, por edhe të ndihmoj që
gratë të mbrohen më shumë dhe më mirë.
Qellmi
i Librit Në punën time si ndërmjetëse ndërkulturore, u përballa vazhdimisht me
histori të ngjashme me ato të Hannës. Çështja nuk prek vetëm familjet me
origjinë shqiptare. Për shkak të përvojës sime duke punuar me të gjitha
kulturat, vura re se historia e Hannës nga Konstanz nuk ishte e vetmja. Kam
dëgjuar histori të ngjashme në Rheintal, jo vetëm nga shqiptarët por edhe nga
kombësi të tjera. Shumë gra detyrohen të martohen, shumë njerëz diskriminohen
për shkak të origjinës dhe ngjyrës së lëkurës. Historitë më prekën dhe doja të
shkruaja fatin e Hannës. Fati i Hannës dhe i shumë grave të tjera nuk duhet të
harrohet.