| E marte, 13.08.2024, 12:20 PM |
Rugovizmi filozofi dhe ADN politike e shqiptarëve!
Shkruan:
Florim Zeqa
I
motivuar nga titulli i shkrimit, u ktheva në kohë 34 vite më parë, në vitet e
krenarisë kombëtare, në aktivitetet atdhetare kur e parapëlqeja të më quanin
‘ushtar i lirisë’ në vend të postit politik që mbaja asokohe (anëtarë i
kryesisë dhe nënkryetar) në Degën e Forumit Rinor të LDK-së në Klinë.
I palëkundër në rrugën e
filozofisë politike rugoviane
Asnjëherë
në jetën time nuk kam vrapuar pas posteve dhe privilegjeve. Kam vepruar çdo
herë dhe do të veprojë edhe në të ardhmen për të mirën e popullit dhe atdheut
tim të shenjt.
I
kam shërbyer çështjes kombëtare dhe lirisë së atdheut tim, këtë do ta bëjë deri
në frymën e fundit, varësisht prej rrethanava dhe vullnetit të (qytetarëve)
bashkatdhetarëve.
Pas
ri-shpalljes së pavarësisë së vitit 2008, në pragë të të gjitha proceseve
zgjedhore nga viti 2010 e këndej kam pasur oferta nga subjekte të skenës
politike, me përjashtim të subjektit të zemrës (LDK), të cilët asnjëherë nuk
janë kujdesur për avancimin e veprimtarëve dhe aktivistëve të saj besnik në
Kosovë dhe në Diasporë, por gjithnjë janë përkujdesur për rehatimin e
militantëve dhe familjarëve të vet, të servilve dhe puthadorëve të pushtetit.
Humbja
e “rasteve” për t’u ngritur në karrierë politike ndodhi shkaku pse unë
dëshiroja t’i qëndrojë besnik idealit tim jetësorë, pse unë dëshiroja të
qëndrojë i palëkundër në rrugën e filozofisë politike rugoviane.
Pas
shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova, për të mos thënë e
paarritshme, është vështirësuar tejë mase mundësia për ta rikthyer LDK-në në
zonjë të skenës politike, me vlera e parime të shëndosha siq ishte në vitet e
’90-ta!
LDK-ja
u nda dhe u fragmentizua disa herë nga ajo kohë derisa ra në kuotat më të ulëta
historike nga themelimi i saj(12 %). Secili grupim i ndarë politik thirret në
vahzdimësinë rugoviane, por asnjëri prej tyre nuk e përfaqëson filozofinë
politike rugoviane.
Jam
ndër të paktët analist dhe gazetarë që ende mendojnë për të ruajtur
vazhdimësinë rugovine në LDK, por, çdo ditë e më shumë po mbetem i vetmuar,
pasi të tjerët që moti janë larguar prej saj dhe janë rreshtuar nëpër subjekte
të tjera politike.
Edhe
nëse mbetëm i vetëm, do të vazhdoj rrugëtimin tim në mbështetje të ADN-së
politike kosovare dhe filozofisë politike rugoviane, pasi LDK është i vetmi
burim i pastër politik në këto tre dekadat e fundit.
Me
ndihmën e Zotit dhe qytetarëve (bashkatdhetarëve) të vendit tim, do ta gjejë
mënyrën dhe rrugën e veprimit për reformimin e LDK-së, fillimisht në komunën e
Klinës, për ta përhapur mëpastaj formulen e ndryshimit gjithandej Kosovës.
Zoti
e bekoftë Republikën e Kosovës!
Zoti
e bekoftë filozofinë politike rugoviane!
Zoti
i bekoftë qytetarët e vendit tim!
Florim Zeqa
09.08.2024