| E hene, 12.08.2024, 05:16 PM |
A
do të hapet Ura?!
Shkruan:
Florim Zeqa
Paralajmërimi
për hapjen e Urës mbi lumin Ibër nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka
ngjallur reagime të shumta të opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar. Përderisa
qytetarët e vendit, edhe pse skeptik, e presin me padurim hapjen e Urës,
ndërkombëtarët kanë ngritur shqetësime të mëdha!
A do të hapet Ura në
koordinim me Vuçiçin, në kundërshtim me ndërkombëtarët?!
Insistimi
i ‘Qeverisë Kurti’ për hapjen sa më parë të Urës në kundërshtim me rekomadimet
e miqve ndërkombëtar, ka ngritur shqetësime dhe dilema të mëdha tek shoqëria
civile dhe partitë opozitare në Parlament!
Veprimet
e njëanshme të ‘Qeverisë së Kosovës’ jo vetëm që do të ndikojnë në vazhdimin e
masave ndëshkimore ndaj Kosovës, ato mund të rriten dhe ashpërsohen akoma më
tepër, të cilat do të ndikojnë në përkeqësimin e jetës së qytetarëve në të dy
anët e Urës, në veri dhe në jug të Kosovës!
Nëse
Kosova do të vazhdojë me hapat e pakoordinuar me ndërkombëtarët për hapjen e
Urës, këta të fundit mund t’na ndëshkojnë pamëshirshëm me tërheqje të trupave
paqeruajtësse nga pjesa veriore?
Shtrohet
pyetja hipotetike, nëse ndodhë tërheqja e KFOR-it dhe Eulex-it nga veriu, a do
të jetë e gatshme ‘Qeveria e Kosovës’ që të përballet me invazionin e mundshëm
ushtarak të Serbisë?!
Me
çfarë masash ‘Qeveria e Kosovës’ do t’i bind që të largohen forcat paqeruajtëse
të vendosura në hyrje dhe dalje të Urës mbi lumin Ibër, me forcë apo me
dialog?!
Nëse
kryeministri i vendit, Albin Kurti e zhbllokon Urën, do të ngritet tri dilema
të mëdha:
1) A është Kurti në pajtim me ndërkombëtarët?!
2) Apo është në koordinim të plotë me Vuçiçin?
3) A i tradhtoi Vuçiçi serbët e veriut?!
Mundësi
e tjetër nuk ekziston, për faktin e thjeshtë, se një vit më parë ndodhen
trazirat e
mëdha
të veri të vendit ku mbetën të lënduar rreth 100 pjestarë të KFOR-it në
përballje me huliganët serb!
Nëse
Albin Kurti arrin ta zhbllokojë Urën e Ibrit, shtrohet pyetja, sa gjatë do ta
mbajë të hapur atë?! Për shkak se pas hapjes së Urës mund të eskalojë situata
në pjesën veriore!
E
lehtë është të bëhen spektakle televizive, por e vështirë është të mbahet e
hapur Ura në kundërshtim me faktorin ndërkombëtar, me mbrojtësit faktik të
lirisë sonë, me ruajtësit e paqes dhe stabiltetit politik në këtë pjesë të
Ballkanit!
Nuk
po testohet Ura siq po proklamojnë zyrtarët e lartë shtetëror, por, po testohet
durimi dhe vendosmëia e KFOR-it për t’i qëndruar besnik misionit të saj
paqeruajtës në Kosovë! Kosova nuk e ka luksin e aventurave dhe as të
fiskulturave politike të kryeministrit Kurti. Me miq e fituam lirinë dhe me miq
duhet ta mbrojmë integritetin dhe sovranitetin e shtetit tonë.
Florim Zeqa
08.08.2024