Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ndue Dedaj: Eqrem Çabej, një kusht(r)im për ne!

| E enjte, 08.08.2024, 07:50 PM |


EQREM ÇABEJ, NJË KUSHT(R)IM PËR NE!...

Nga Ndue Dedaj

Gushti është muaji i Eqrem Çabejt, që e solli në jetë dhe pasi rroi 72 vite e mori.

Dje, me 7 gusht, ishte ditëlindja, me 13 do të jetë ditëvdekja. Nuk kisha ndërmend të shkruaje, edhe pse e çmoj ndër figurat kryesore të kombit shqiptar, pasi nuk mendoja se kisha diçka të veçantë për të thënë për të. Mirëpo gjatë këtyre 24 orëve nuk më hiqej nga mendja, Ati i Gjuhësisë Moderne, përkundrazi, ndieja një nxitje të çuditshme për të shkruar dy fjalë! Jo për Çabejin, pasi atij nuk do t’i bëja ndonjë nder, por për ne, shqipfolësit dhe shqipshkruesit, që po e shpërdorojmë gjuhën shqipe, që ai i kushtoi jetën. Ai na la veprën e tij gjuhësore si testament, kurse ne po e bastardhojmë atë si mos më keq, në foltore politike e media, në botime e rrjete sociale, njëlloj si në rrugë. Fjala ka humbur drejpeshimin e saj, këtu dhe në emigracionin shqiptar. Ajo nuk është më e para ndër ne dhe ky është lajmi më i keq i kësaj epoke!...

Mos na duhet të rishpikim Formulën e Pagëzimit?

Të rizbulojmë Mesharin?

Të falem Eqrem Çabej, për firmën tënde shqipe! Bekuar qoftë!

Post Scriptum: Një javë për të medituar me Çabejn, për shqipen në ne!...