| E merkure, 07.08.2024, 07:54 PM |
Prej sot, unë jam më i pasur
Nga
Albert Vataj
Vepra
e plotë e Kadare, botim i “Onufri” bëhet pjesë e bibliotekës sime, i të drejtës
për t’u krenuar, për të zotëruar një vlerë dhe trashëguar një testament.
Pa
dashur të justifikohem, librat nuk janë e gjithë jeta ime, dhe jo çdo lumturi
erdhi te unë përmes fjalës dhe letrës, por nevoja për të besuar, më ka çuar
gjithnjë te i njëjti altar, ku lutjet e mia janë dëgjuar dhe ëndrrat që pata
nuk mbeten në sirtar.
Jo
domosdoshmërisht duhet të keni një bibliotekë, që ta bëni tuajën këtë monument
të kulturës dhe përkatësisë sonë identitare. Mos i’a hiqni të drejtën vetes të
keni në vlerat tuaja pasurore, veprën e plotë të Kadare, atë shqiptari të
shpirtshme, me të cilën mund të mburreni para miqve, si me diçka të çmuar,
ndoshta jo më të kushtueshmën që ju keni, por me më të vlertën.
Thesaret
shpesh gjenden në harta të vjetra, përmes shenjave dhe simboleve, kurajës dhe
shpirti të aventurës, por thesari që propozoj unë, mund të behet juaji përmes
linkut të poshtëshënuar.
https://onufri.com/bli/vepra-e-plote-e-kadarese-ne-shtate-vellime/
(Faleminderit
Mira Ukcenaj Vataj për foton)