| E marte, 06.08.2024, 07:49 PM |
PROGRAM KOMBËTAR, APO PAMFLET POLITIK; ÇKADO QOFTË – ËSHTË ME RREZIK!
Nga
Adil FETAHU
Në
vargun e planeve dhe programeve serbe për Serbinë e Madhe, që nga
‘’Naçertinia’’ (1844) e deri më sot, strukturat shoqëerore, shtetërore,
kishtare, shkencore e kulturore kanë nxjerrë e miratua shumë plane, programe,
rezoluta, deklarate, memorandum e akte tjera, me emra e përmbajtje të ndryshme,
por të gjitha me të njëjtin synim – hegjemonizmin serb dhe krijimin e Serbisë
së Madhe. Kohëve të fundit, termin Serbi
e Madhe e kanë zëvendësuar me një terminologji tjetër dhe po e quajnë ‘Bota
Serbe’. Në këtë frymë të Botës Serbe, alias Serbisë së Madhe, para pak ditës
(31 korrik 2024) Kuvendi i Serbisë miratoi të ashtuquajturën Deklarata për
mbrojtjen e interesave kombëtare, të drejtave politike dhe të ardhmes së
përbashkët të popullit serb.
Pas
miratimit të Rezolutës së Kombeve të Bashkuara mbi gjenocidin serb në
Srebrenicë (23 maj), pak ditë më vonë (8 qershor) u mbajt në Beograd i
ashtuquajturi Tubimi panserb, me ç’rast u miratua Deklarata për mbrojtjen
e interesave kombëtare, të drejtave politike dhe të ardhmes së përbashkët të
popullit serb.
Tubimin
panserb nuk e përbënte populli serb as partitë e tij politike, por strukturat e udhëheqjes shtetërore,
kishtare, akademike e politike të Serbisë dhe të Entitetit të serbëve të Bosnjës. Në atë ‘’bullumentë’’ krerësh serbë
ishin: kryetari i Republikës së Serbisë, Aleksandrar Vuçiq, kryetari i Etitetit serb të
Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik; patriarku
Porfirije me arkierejtë dhe popa tjerë të KOS: kryetarët, nënkryetarët
dhe deputetët e Kuvendit të Serbisë dhe ata të Kuvendit të Entitetit serb të BH
(Republika Srpska); kryetarët, nënkryetarët dhe anëtarët e qeverisë së Serbisë
dhe ata të Qeverisë së Entitetit serb të BH, kryetari dhe anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë:
kryetari dhe anëtarët e ‘’Matica srpska’’
Në kuadër të atij Tubimi panserb, Qeveria e Serbisë
dhe Qeveria e Entitetit serb të BeH mbajtën mbledhjen e përbashkët, në të cilën
miratuan Deklaratën e përmendur dhe ia prezantuan Tubimit panserb për miratim,
që u miratua dhe thuhet se u nënshkruar nga të gjithë të pranishmit, me rekomandimin
që Deklaratën ta ratifikojnë Kuvendi i Serbisë dhe Kuvendi i Entitetit serb të
BeH.
Kuvendi
i Entitetit serb e miratoi Deklaratën e Tubimit panserb, në mbledhjen e mbajtur
më 2 korrik, ndërsa Kuvendi i Republikës
së Serbisë e miratoi më 31 korrik (2024), me 139 vota ‘pro’, nga 154 deputetë
të pranishëm në sallë. Deklarata ishte pika e parë nga 60 pikat e rendit të
ditës të seancës së filluar më 23 e të përfunduar më 31 korrik. Gjatë diskutimit për Deklaratën, herë flitej
për përmbajtjen e Deklaratës, herë për Litiumin që ka shkaktuar protesta
gjithandej në Serbi. Dhe, sipas gjasave, vënia e Deklaratës në rendin e-ditës
së Kuvendit, kishte për qëllim t’i zbuste pak ‘zemrat patriotike serbe’ të
indinjuara nga problemi i Litiumit. Kryetari i Qeverisë së Serbisë, Millosh
Vuçeviq, duke arsyetuar propozimin për miratimin e Deklaratës, tha se ‘’Deklarata
paraqet bazën politike të çasjës institucionale se si e në ç’drejtim duhet ta
udhëheqim politikën e shtetit dhe kombit në të gjitha rrethanat dhe është një
program kombëtar të cilin duhet t’ia prezantojmë bashkësisë ndërkombëtare’’.
Përmbajtja
e Deklaratës...
Deklarata
(e shtypur në 10 faqe A/4, përveç preambulës së gjatë gadi dy faqe shtypi,
përmban 49 pika, më të gjata a më të shkurtëra, falsifikime, mite, gënjeshtra e
trillime, të formuluara në formë të
konkluzave, qëndrimeve dhe qëllimeve që duhet të arrihen, me veprimet që duhet
të ndërmarrin organet e shtetit, kishës, shkencës dhe kulturës, për mbrojtjen e
serbëve në rajon e në botë, dhe për ruajtjen e identitetit, gjuhës e kulturës
serbe.
Pjesa
më agresive e Deklaratës ka të bëjë me Kosovën, duke e trajtuar këtë si pjesë
të pandashme të Serbisë. Qëllime aspak më të mira nuk ka edhe ndaj
Bosnje-Hercegovinës, por në këtë analizë do përqendrohem në pjesën që ka të
bëjë me Kosovën.
Që
në Preambulë, dy paragrafë të Deklaratës i referohen Kosovës, me këtë
përmbajtje:
‘’Duke
respektuar të drejtën e Serbiës për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të
drejtën e sovranitetit dhe integritetit territorial, në pajtim me të drejtën
ndërkombëtare dhe me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit;
Duke
u nisur nga Kushtetuta e Republikës së Serbisë, e cila në preambulën e vet
thekson traditën kombëtare të popullit serb dhe që Kosovën e Metohinë i definon
se janë pjesë të pandashme të Republiëks së Serbisë...’’, në pjesën ‘normative’
të Deklaratës katër pika (11,12, 13, e 14) i referohen ekskluzivisht Kosovës, me
këtë përmbajtje:
‘’11.
Tubimi panserb konstaton se Kosova e Metohia janë pjesë të patjetërsueshme të
Republikës së Serbisë, njëra komponentë e identitetit serb, që paraqet themelin
shpirtëror të popullit dhe gurthemelin e betimit serb në rrugën svetosavle.
Tubimi panserb insiston në shfrztëzimin
e emërtimit të plotë të krahinës jugore serbe – Kosova dhe Metohia, gjë që
secesionistët shqipptarë po i shmangën;
12.
Tubimi panserb mbështet përpjekjet që Republika e Serbisë po i bënë për ruajtjen e
integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuara me të drejtën
ndërkombëtare dhe me Rezolutën 1244 e me
rezolutat e tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe të
drejtën e Republikës së Serbisë që po ia kushton mbetjes së popullit serb në
Kosovë e Metohi. Tubimi panserb kërkon dhe konsideron se me të gjitha mjetet e
disponueshme juridike, politike ,ekonomike dhe me mjete tjera duhet të
mbrohen serbët në Kosovë e Metohi, si dhe të gjithë qytetarët tjerë lojalë ndaj
Republikës së Serbisë, manastiret, kishat, kështjellat mesjetare, prona private,
varrezat dhe objektet e tjera të rrezikuara;
13,
Tubimi panserb gjykon krijimin e qëllimshëm të kushteve të padurueshme për
jetën e serbëve dhe përndjekjen e tyre që po zbatojnë organet e përkohshme të
vetëqeverisjes në Prishtinë. Ai respresion
i koordinuar, i planifikuar dhe gjithëpërfshirës i secesionistëve shqiptarë
ndaj popullatës serbe në Kosovë e Metohi, gjatë viteve të kaluara ka rezultuar
me shpërnguljen e përshpejtuar të serbëve nga Krahina dhe me përkeqësimin
drastik të pozitës së asaj pjese të popullatës serbe e cila, përkundër terrorit
brutal me motive etnike, ka mbetur të jetojë në pronat e veta. Tubimi panserb
pret që Republika e Serbisë do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe jetën e
qytetarëve të vet në Kosovë e Metohi, duke shfrytëzuar të gjitha mekanizmat
e parapara me të drejtën e brendshme dhe atë ndërkombëtare;
14.
Tubimi panserb insiston në realizimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të
Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të gjitha aspektet e saj;
Tubimi
panserb konsideron se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, formimi i Bashkësisë
së komunave serbe dhe dialogu permanent, është rruga e vetme e qëndrueshme për
zgjidhjen e problemeve...’’.
Ka
edhe në pikat tjera të Deklaratës çështje që ‘fërkohen’ me Kosovën, si ajo për gjeografinë
nacionale, trashëgimin kulturo-historike të popullit serb në hapësirën e tij
kulturore; mbajtjen dhe themelimin e shkollave të reja në kuadër të Kishës
Ortodokse Serbe: organizimin e kampeve të nxënësve e studentëve, të shkollave
sezonale dhe manifestimeve të ndryshme kulturore (pika 31 e 32); rekomandimi që
Republika e Serbisë dhe Republika Srpska në mënyrë kontinuele dhe të përbashkët
ta ndihmojnë popullin serb në rajon dhe në diasporë, që këto (Serbia dhe
Srpska) të mbrojnë trashëgiminë kulturore të popullit serb të rrezikuar jashtë
Republikës së Serbisë dhe Srpskes (36).
Pjesa
më e madhe e tekstit të Deklaratës i referohet raportit me Federatën e
Bosnje-Hercegovinës, duke atakuar edhe atë në mënyrë perfide sovranitetin e
atij shteti e duke unifikuar planet, programet dhe aktivitetet politike,
ekonomike, arsimore e kulturore të
Entitetit serb të Bosnjës, sikur me qenë pjesë e shtetit të Serbisë. Dhe
ky është koncep i mohimit dhe cenimit të sovranitetit të BH, sipas asaj që
thoshte Dobrica Qosiq, se ‘’Republika srpska është e vetmja fitore e luftës
së popullit serb në gjysmën e dytë të shekullit 20, i vetmi trofe lufte i
Serbisë’’.
Sa
i përket raportit ndaj Kroacisë, Deklarata insiston në rikujtimin dhe
internacionalizimin e ‘gjenocidit’ që gjoja ka pësuar populli serb nga NDH në
kohën e Luftës së Dytë Botërore.
***
Deklarata
e Tubimit panserb, e miratuar nga qeveritë dhe paralementet e Serbisë dhe ‘Republiks srpska’, e miratuar, bekuar e nënshkuar nga Kisha Ortodokse Serbe
dhe nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë, është akti më gjithpërfshirës
nacionalist, klerofasisht, i formuluar si politikë zyrtare dhe strategji e
veprimit të shtetit të Serbisë dhe të asaj kreaturës gjenocidale të quajtur ‘Republika
srpska’ dhe të gjithë faktorëve të shoqërisë së popullit serb në Serbi, në
Bosnje, në shtetet e rajonit dhe në botë, të quajtur në mënyrë pezhorative si hapësirë shpirtërore
e popullit serb.
Deklarata,
si program kombëtar, e kthen Kishën Ortodokse Serbe në rolin që ka pasur në
Mesjetë, duke e bërë pjesë të rëndësishme integrale të institucioneve të
shtetit, sepse atë e konsideron faktorin
kryesor për depërtimin e klerofashizmit dhe nacionalizmit serb në shtetet e
rajonit ku ekziston minoriteti serb, kinse për ruajtjen e identitetit, ndërsa
ka për qëllim destabilizimin dhe defunksionalizimin e shteteve fqinje përmes
nacionalizmit destruktiv serb në rajon. Shteti do t’i ofrojë kishës mbështetjen
logjistike për realizimin e qëllimeve të programuara. Një poet serb, Rajko
Petrov Nogo, që ishte përkrahës i Karxhiqit dhe Mlladiqit, e pat thënë me një rast: ‘Hapësira
kulturore serbe gjithnjë na paraqitet kur humbim territore. Atë që nuk mund ta
arrijmë me kufijtë e shtetit, me ushtri, polici e dogana, do ta arrijmë e
ruajmë me aktivitete kulturore e
shpirtërore deri në kohë të caktuar. ‘’Kad
nema tenkova i haubica, dobra je i çirilica/, kad nema Ratka Mladica, dobar je
i patrijarh’’ (kur nuk veprojnë tanke e haubica, është e mirë edhe
çirilica/, kur nuk është Ratko Mlladiqi, (zëvendësim) i mirë është edhe
patriarku!).
*
Kundër
Deklaratës së Tubimit panserb, që tashmë është shndërruar në program zyrtar të
shtetit dhe të popullit serb, janë deklaruar në mënyrën më të butë faktorët
ndërkombëtar. Ambasada e ShBA-ve në Sarajevë, në reagimin e saj ka thënë se ‘’Konkluzat
e miratuara në Deklaratë janë sulm i paramenduar kundër Marrëveshjes së
Dejtonit dhe kundër institucioneve të
Bosnje-Hercegovinës’’.
Bashkimi
Europian, në reagimin e vet ka thënë se ‘’Sovraniteti dhe integriteti
territorial, rendi kushtetues dhe identiteti ndërkombëtar i Bosnje-Hercegovinës
nuk mund të rrënohen dhe se çfarëdo aksioni kundër këtyre parimeve, do të
shkaktojë pasoja serioze’’.
Por,
në raport me Kosovën, që Deklarata është shumë më agreisve dhe kërcënim i
drejtpërdrejt i sovranitetit dhe integritetit të Kosovës dhe i sigurisë në
rajon dhe Europë, as Ambasadës amerikane në Kosovë, as Bashkimit Europian në
Bruksel nuk i bënë përshtypje për të reaguar me asnjë gjysëmfjalie!
As
shtetit të Kosovës as shtetit të Shqipërisë përmbajtja e asaj Deklarate, nuk iu
bëri përshtypje, thuase nuk ka të bëjë asgjë me rrezikimin e Kosovës dhe të
rajonit!