| E hene, 05.08.2024, 07:36 PM |
Huqjet
e mëdha të LDK-së!
Shkruan:
Florim Zeqa
LDK-ja
rugoviane ishte shkollë politike jo vetëm për skenën politike shqiptare, por
për mbarë rajonin e Ballkanit. Ishte partia e parë antikomuniste në hapësirat
ballkanike që lëkundi themelet e ish Jugosllavisë. LDK-ja rugoviane si parti
politike e qendrës së djathtë, dikur ishte shtëpi e madhe, fanar drite dhe
burim i pashterrshm i shpresës së shqiptarëve për liri dhe pavarësi të Kosovës.
Huqja e parë
Sikur
në zgjedhjet e brendshme partiake të LDK-së të vitit 2015 të respektohej
vullneti i elektoratit për ndryshime në kreun e partisë, LDK-ja do të
triumfonte bindshëm në zgjedhjet parlamentare dhe do të ishte partia e parë,
për çka sot as që do të debatohej për temat në fjalë.
Ngritja
e LDK-së duhet të ndodhë vetëm përmes një procesi të rregullt zgjedhor, të lirë
dhe demokratik të zgjedhjeve të brendshme në LDK, i cili do ta nxjerr një
udhëheqje të pastër dhe kredibile çfarë e meriton LDK-ja rugoviane, do të
krijon edhe premisat e një ndryshimi të madh në vend, ku LDK-ja përveq kthimit
të besimit në elektoratin e saj tradicional, do të bëhej tërheqëse dhe
kredibile për të gjithë qytetarët e vendit.
Pa
çkapjen e plotë të LDK-së nga klani mafioz i Riinvest-it, nga strukturat e
SHIK-ut dhe urithët e nëntokës kriminale nuk do të zbardhen asnjëherë vrasjet
kriminale të aktivistëve dhe veprimtarëve më të devotshëm të saj.
Pa
largimin e humbësve serik të gjashtë palë zgjedhjeve dhe pa zhbërjen e
"Lidhja"-s së klanit Riinvest, LDK-ja do të mbetët vetëm patericë e
partive tjera dhe do të numërojë vetëm humbje pa asnjë fitore në zgjedhjet
nacionale.
Ndarjet e dhimbshme të
LDK-së
Të
gjithë pajtohemi me konstatimin se dorëheqja e Isa Mustafës nga kreu i LDK-së
ishte e domosdoshme, por ajo ishte e vonuar, e pavlerë dhe e pander, pasi
dorëheqja apo shkarkimi i tij duhej të ndodhte në vitin 2014 ose së largu në
vitin 2017 e jo pas debaklit zgjedhor të vitit 2021.
Ata
që e konsiderojnë tradhëtinë e Vjoses ndaj LDK si vyrtyt njerëzor dhe vlerë
demokratike gjithçka mund të jenë, por rugovist asnjëherë. Kthimi i Vjosa
Osmanit si triumfaliste në LDK do të paraqiste poshtrimin më të madh për
elektoratin i cili i qëndroj besnik filozofisë politike rugoviane në kohët më
të vështira e deri më sot.
Atyre
që po e mbështesin verbërisht Vjosa Osmanin si "mbrojtëse të
parimeve" dhe po e kritikojnë LDK-në për shkarkimin e saj nga funksionet
partiake, do u parashtroj këtë pyetje; cili subjekt politik nuk do ta
shkarkonte Vjosa Osmanin për devijim të qëndrimeve partiake!?
"Zonja
dardane" siq e quanin elektorati, e shkaktoi çarjen më të thellë në LDK
pas kuvendit të 2006-s.
Ndarja
e elektoratit të LDK-së pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 është më e rëndë dhe
më e dhimbshme sesa ajo e vitit 2006, jo për shkakun e humbjes, sa për shkakun
e rënjes së imazhit të LDK-së.
Kërkimfalja është vyrtyt
njerëzor
Ngritja
Vjosa Osmanit nga anonimiteti në piedestalin e shtetit, nuk është produkt e
meritave personale, por është rezultat i mbështetjes që i dha LDK-ja në
zgjedhjet e vitit 2019.
Asnjëherë
deri më sot nuk më ka rënë ta dëgjojë apo as ta lexoj diku që Vjosa Osmanin ta
ketë falenderuar LDK-në për ngritje në karrierën e saj politike!
Por
jemi mësuar gjithnjë të dëgjojmë vetëm akuza dhe kritika ndaj atyre që e
ngriten në piedestalin politik!
Fati
e deshti që në zgjedhjet e vitit 2019 për një grusht vota LDK nuk doli fituese
e zgjedhjeve dhe Vjosa nuk u bë kryeministre, por me votat e LDK-së u zgjodh
kryeparlamentare dhe u.d. e presidentit të vendit.
Për
pozicionimin e saj të gabuar pas Albin Kurtit, kundërshtarit numër 1 të
filozofisë politike rugoviane, faji nuk është i LDK-së, por i Vjosa Osmanit që
i kundërshtoi vendimet e partisë dhe injoroj bashkëpartiakët që aq shumë e
ndihmuan në rrugëtimin politik.
Nuk
janë të mëdhenj ata që ngriten në majat e pushtetit, por ata që i qëndrojnë
besnik idealit të tyre politik.
Kërkimfalja
është guxim, është vlerë dhe vyrtyt i njerëzve të mëdhenjë, andaj sa më parë që
Vjosa t’i kërkon falje LDK-së dhe elektoratit rugovian, do të ngritet akoma më
lartë, në të kundërtën, rënja e saj do të jetë e pashmangshme, pasi akrepat e
orës për Vjosa Osmanin po numërojnë mbrapsht!
Sikur
Vjosa Osmani ta donte vërtetë LDK-në të fortë dhe të pathyeshme nga
kundërshtarët politik, sikur ta kishte idol politik Ibrahim Rugovën nuk do të
pozicionohej pas Albin Kurtit menjëherë pas prishjes së koalicionit qeverisës,
por do të vazhdonte betejen politike për reforminin e LDK-së e jo t'i bëjë
argatin partisë rivale të filozofisë politike rugoviane.
Përderisa
Isa Mustafa e shkatërroi në mënyrë sistematike, Vjosa Osmani e ndau
pamëshirshëm LDK-në sikur të mos kishte qenë asnjëherë pjesë e saj!
I
pari (Isa) hyri dhe doli nga e njëjta "birë e oxhakut", e dyta
(Vjosa) hyri për dritare dhe doli përmes një dere të madhe nga LDK!
Huqjet
e LDK-së janë të shumta dhe të shumllojshme, filluar nga Kuvendi 6-të e deri
tek i fundit, nga koalicionet joparimore me PDK-në e deri tak ai më VV-në, nga
zgjedhja puçiste e Isa Mustafës e deri tek kuorumi për Vjosa Osmanin të cilat e
degëdisen LDK-në në pozicionin aktual, ku një grusht deputetësh një Kuvend janë
të ndarë dhe të përçarë shkaku i mënyrës së zgjedhjes së presidentes.