Sport » Sporti
Gjekë Gjonaj: Pjetër Gjeloshaj, një fëmijë ”i djallëzuar” dhe një sportist i dalluar
E shtune, 03.08.2024, 07:55 PM
Një shembull suksesi
Pjetër
Gjeloshaj, një fëmijë ”i djallëzuar” dhe një sportist i dalluar
Nga
Gjekë Gjonaj
Gjatë
përvojës sime të mësimdhënies në vendlindje kam pasur
nxënës me karaktere të ndryshme. Secili
në mënyrën e vet ishte i veçantë.
Njëri ndër ata ishte edhe Pjetër
Gjeloshaj nga fshati Nikmarash të Trieshit.
Personazhi i këtij shkrimi përveçse ka qenë nxënësi im jemi edhe të një fshati (mëhalle). E njoh që në fëmijëri. E mbaj
mend si një fëmijë temperament, duke kërcyer, duke bërtitur, duke
rrotulluar, duke luajtur , duke shfaqur shpirtin e tij të shqetësuar, të pabindur, luftarak, por gjithmonë brenda kufijve të pranueshëm. Të gjitha këto janë karakteristika të
fëmijëve me të cilët prindërit dhe
mësimdhënësit kanë shumë më tepër për të bërë dhe për t'u shqetësuar se sa
fëmijët ( nxënësit) që janë të qetë, që u pëlqen të luajnë vetëm dhe që
ndonjëherë praktikisht nuk dëgjohen. .
Para
së gjithash, ky fëmijë me temperament
shumë të fortë , “ rebel” dhe tepër
i gjallë ( aktiv) , por
korrekt, ishte një sfidë e madhe për prindërit, por edhe
për mësimdhënësit e Shkollës Fillore “ Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, ku ai
përfundoi shkollimin fillor. Kam përshtypjen se truri i tij funksionon më
shpejt, imagjinata e tij është më e gjerë dhe sjellja e tij pasqyron atë të një fëmije me qëndrim. Ishte një fëmijë e më vonë edhe
djalosh që do të provojë gjithçka vetë,
veprim ky që shpesh nervozonte edhe prindërit edhe
mësimdhënësit. Ai nuk kënaqej kurrë me
një ndalim që i vendosnim, nëse nuk ia kemi
shpjeguar më parë në atë mënyrë që ai më parë ta kuptojë se i kemi dhënë një argument se pse
një ndalim i tillë duhet të
pranohet.
Këtij
fëmije “ të shtirë“ , sypatrembur
, por të shkathët, nuk ia pengoja synimin e tij për të mësuar , për
të bërë atë që synon të bëjë, për
të vepruar vetë në mënyrën e tij, mbase
isha i bindur se fëmijët e tillë si ai
me karakter të fortë e jetojnë jetën në
maksimum dhe shprehin dëshirat, synimet dhe emocionet e tyre shumë fuqishëm.
U
bëra mbështetja e tij në mënyrë që ai të ketë gjithmonë besim tek unë, se do të jemi pranë tij sa herë që ai të ketë
nevojë për mua në edukimin dhe ngritjen
e jetës së tij. Sidomos kam mbështetur e
pikat e forta të tij, në mënyrë që ai
të shprehë potencialin gjatë aktivitetit fizik.
Dhe nuk më zhgënjeu. Përkundrazi më befasoi për të mirë.
Pjetër
Gjeloshaj u bë një njeri i mirë, i
ndershëm, i suksesshëm dhe një sportist jashtëzakonisht i dalluar në
Kaliforni, ku ka emigruar para më shumë se tri dekadash. Shpirtin e tij luftarak dhe talentin e tij e dëshmoi në sportin shumë të fortë, të tmerrshëm,
guximtar, burrëror dhe shumë të
rrezikshëm Jiu – Jutsu”, e lindur dhe e zhvilluar në Brazil më 1920, nga Helio
Gracie, babai i kampionit Royce Gracie, i cili më vonë hapi një akademi
sportive me degë në shtete të ndryshme të botës. Gjeloshaj, përdor edhe teknikën
“Tae Kwon Do”, të cilën e ushtroi për pesë vite bashkë me kampionin e botës, Royce Gracie
në Los Angeles.
Ky
lloj sporti nuk ka rregulla, as mjete
mbrojtëse. Godit ku të mundesh, me duar e me këmbë, në kokë, në bark, në shpinë
e kudo tjetër për të arritur fitoren. Rregulli i vetëm zbatohet kur
kundërshtarit i zihet fryma dhe ai jep shenjë duke i rënë podiumit tri herë me
dorë. Atëherë gjyqtari i ndeshjes shpall fundin e lojës dhe shpall fituesin.
Pjetër
Gjeloshaj në paraqitjet e deritashme në gara të ndryshme në
Kaliforni ka demonstruar shpirt luftarak, profesionalizëm dhe
këmbëngulje. Ky sportist i suksesshëm me fitoret e tij është
frymëzim për të gjitha gjeneratat e reja. Për sukseset e tij kanë
shkruar gazeta të ndryshme prestigjioze amerikane të sportit, duke i prezantuar ato në faqet e tyre të para.
Dëshmi
të sukseseve të tij janë afro 30 medalje të fituara në gara të ndryshme,
prej të cilave më e vlefshme është ajo që fitoi në Florida në vitin1998, në një garë ku morën pjesë 115
sportistë nga shtete të ndryshme të Amerikës, të ndarë në katër grupe. Ai zuri vendin e parë në grupin e vet. Është
bartës i katër brezave të zinj në “Tae Kwon Do” dhe jep edhe mësime për studentët që duan të
ushtrojnë këtë lloj sporti.
“
Si fëmijë nuk kam qenë i qetë. Dëshira ime ishte të rrihesha me shokët. Isha
shumë i guximshëm dhe askush nuk mund të dilte fitues kundër meje. Për këtë arsye e zgjodha këtë sport” , thotë Gjeloshaj. Shton se nuk ka
frikë para se të futet në betejë. “Për mua është sikur nisem për dasmë. Kur e
bën një gjë me dëshirë, të duket normale. Ky sport të imponon disiplinë,
mësohesh dhe nuk ndjen më lodhje, madje ai të ndihmon për t’u përqendruar edhe
më mirë në punë. Për të fituar një ndeshje sportive, nuk duhet të jesh nervoz,
por të kesh durim, guxim dhe, natyrisht të dish të përdorësh teknikën më
të përshtatshme për të gjunjëzuar
kundërshtarin (rivalin).”, thekson
Gjeloshaj.
-A
është talenti/motivimi parakushti i parë për sukses? Një talent pa të cilin nuk
mund të jetosh?
-
Nëse jeni të gatshëm të punoni shumë, mund t'i arrini qëllimet tuaja në çdo
sport. Motivimi dhe talenti përbëjnë 20% në përllogaritjen përfundimtare të një
sportisti të suksesshëm. Fati është
gjithashtu një faktor integral në krijimin e imazhit të një sportisti të
suksesshëm gjatë karrierës së tij.
Njeriu mëson sa është gjallë, ndaj edhe një sportist i suksesshëm duhet
të punojë gjithmonë me veten dhe të ndryshojë në përputhje me tendencat që sjell
sporti. Pra, mësimi ( stërvitja ) i
përditshëm dhe puna me veten është një rrugë e sigurt drejt suksesit. Nëse
dëshironi të keni sukses në ndonjë sport, mësoni nga më të mirët. Ndiqni
sportistët tuaj të preferuar dhe shikoni
ata të përformojnë. Zotëroni aftësitë e tyre, merrni disiplinën dhe motivimin e
tyre dhe zbatoni ato në trajnimin tuaj-
shpjegon Gjeloshaj
Shembulli
i Pjetër Gjeloshajt tregon se një fëmijë
i cili në një periudhë të caktuar ( të
hershme ) zhvillimi bën
veprime të padëmshme dhe të
pamenduara, brenda kufijve të asaj që është e pranueshme dhe e
justifikuar, gjë që është normale, sigurisht nëse është brenda kufijve të asaj
që është e pranueshme dhe e justifikuar
, me punë e me sjellje çon në një ditë të bëhet një burrë i
suksesshëm dhe sportist i spikatur dhe i vlerësuar.
Nxënësit
i mësojmë dhe i edukojmë që një ditë të
bëhen njerëz të ditur dhe të mirë.
Çfarë të presim dhe të dëshirojmë më shumë se sa të ketë sukses nxënësi ynë ?!