| E marte, 30.07.2024, 07:55 PM |
HOMAZH
Pajtim
Xhelo ishte mishërim i thjeshtësisë, dinjitetit dhe I krenarisë që heshti
dekada me radhë, por që veprat e tij flasin me gjuhen e një shpirti të shenjtë
(Në
kujtim të vepres së pavdekshme të shkrimtarit dhe poetit të talentuar vlonjat
Pajtim Xhelo)
Shkruar
nga: Fran Gjoka
U
lind në qytetin e Vlorës, në një familje shumë të herëshme qytetare me tradita
intelektuale dhe atmëmëdhetare nga të dy prindërit. Që në vitet e para të
shkollës, shquhej për një përqëndrim të pazakontë në marrjen e dijeve. Mësuesit
e tij thoshin që ky djalë nuk studionte për të marrë nota të mira. Ai studionte
për njohuri të qëndrueshme, me piksynyme të qarta, që të njihte sa më mirë
botën që e rrethonte. Ishte ndër nxënësit e rrallë, me formim të përgjithshëm,
i vlerësuar me notën 10 në letërsi dhe lëndët shoqërore dhe me 10 në matematikë
dhe shkencat e përpikta. Kish prirje të
veçantë për gjuhët e huaja, të cilat më vonë e ndihmuan në studimet e tij në
shkencat albanologjike.
Shquhej
për një pjekuri të parakohëshme, seriozitet në çdo hap që hidhte, këmbëngulje,
etje për dije. Mësuesit dhe shokët e tij
trgonin se ai nuk mësonte kurrë përmendësh, pa e zbërthyer dhe kuptuar në thelb
gjithçka të re.
Pasioni
për letërsisnë u vu re që në moshë të re. Në klasën e pestë mësuesja e gjuhës
ruse, Mjaftime Gorishti, duke parë që njohuritë e tij ishin më të përparuara se
ato të moshatarëve të tij, e ngarkoi me mbarëvajtjen e bibliotekës së shkollës
Nr 2 ( Naim Frashëri ) Kjo bëri që ai të
niste të lexonte me një etje të jashtëzakonëshme që në atë moshë ( 11 – 12 vjeç
) autorë të dëgjuar, si Tolstoi, Dikensi, Viktor Hygoi, Balzak, Stendal, Xhek
London Gorki, Turgenjev, Gogol, Pushkin, Lermontov, Majakovski,Dikens,
Shollohov, Migjeni, Mjeda, Noli, Çajupi
e shumë të tjerë.
Siç
tregon edhe vet, nuk i duhej të studionte shumë në shtëpi, sidomos në
matematikë. Cili qe sekreti? Kishte një vëmendje të jashtëzakonëshme në
shpjegim. Shokët e tij thonë që kur mësuesit shpjegonin, ai nuk shkëputej nga
dëgjimi, sikur bota të përmbysej rreth tij. Mbase do duket e pabesueshme, po në
moshën 13 vjeçare
Pajtim
Xhelo shkruajti një novelë me temë nga jeta shkollore, novelë që u vlerësua nga
një shkrimtar vlonjat, mësues letërsie,
Miliano Stefa.Që kur ishte në vitin e parë të gjimnazit, mësuesi i letësisë,
Daut Shtino, u thosh të gjithëve, që Pajtim Xhelo e njihte drejtshkrimin e
Gjuhës Shqipe më mirë se vet mësuesit e
Gjuhës. Një ngatërresë e sajuar në biografi, bëri që të mos shkonte në
Universitet në degën që donte. Shkoi me dy muaj vonesë për Agronomi. Nga
letërsia dhe arti nuk u shkëput. Luajti teatër, këndoi, ishte atlet
cilësor...Një djalë me prirje, që mbase, në parim, edhe kundërshtonin
njeratjetrën.
Në pesë vitet studentore shkruajti dhe botoi
heraherës në gazetën STUDENTI e më pas në gazetën lokale të qytetit. E emëruan
në Skollën e Mesme të Llakatundit ( Teknikum bujqësor ), nga
ku,
për shkak të asaj përbërjeje politike të sajuar e larguan me shkakun që lexonte
libra të ndaluar.
Pas
13 orë mbledhje, ku u mbrojt nga të 59 mësuesit ( me përjashtim të sekretarit
të Partisë dhe drejtorit dhe spiunit ) shpëtoi nga dënimi me burg, po mori një
goditje që e deyroi të heshtëte për disa vite. Deri atëhere
kish gati për botim dy novela, tre vëllime me tregime dhe dy vëllime me
poezi. I pushtuar nga paniku dhe frika mos e përndiqnin, i dogji të gjitha
dorëshkrimet në sobën e drurit. Nga
shkrimet nuk hoqi dorë, por fshehur, pa ia trguar askujt.
Gjatë
kohës, studionte autodidakt për
historiografinë e lashtë të popullit tonë, e cila i dha dorë të
përfundonte romanin e tij historik “ Mallkim i përjetshëm, të cilin e aprovoi
për botim Shtëpia Botuese “Naim Fr4ashëri “ në vitin 1988, ku ishte
nëndrejtoreshë Iskra Tata Thoma. Recensenti historik, Myzafer Korkuti e
vlerësoi me notat më të larta, jo vetëm nga ana
e vërtetësisë historike, por edhe si lexues I kualifikuar. Po kështu
edhe recensenti tjetër, Arben Xoxe. Romanin nuk pranoi ta linte për botim,
sepse nuk ra dakord që të ndryshonte një fakt historik...Donte t’i përmbahej me përpikmëri vërtetësisë
historike. E botoi në vitin 1997, nëpër plumbat e marsit të tmerrshëm të atij
viti të mbrapshtë. Në vitin 1992 nxjerr gazetën “ Zgjimi “ si gazetë e vetme në
Vlorë, sepse gazeta“ Vlora “tashmë ishte mbyllur. Po atë vit çel Shtëpinë e parë
dhe të vetme Botuese në Vlorë me emrin “ Flamuri”.Nisi botimin e një Almanaku
letrar me titullin “ Aulona “, por për shkak të vështirësive financiare dhe
teknologjisë shumë të vjetër të makinerive të Shypshkronjës, dolën në dritë
vetëm tre numra. Po kështu boton një
gazetë të dytë dyjavore me titull “
Ekartshkin” ( ekonomi, aert, shkencë, informacion). Edhe ajo pasoi almanakun,
dolën vetëm tre numra dhe nuk jetoi më. Siç thoshte edhe vet Pajtimi, nëse do t’I presësh rrugëtimin një artisti krijues,
vëre në drejtim dhe ia ke arritur qëllimit.
Ato
vite për Pajtimin ishin një zbrazëtirë, pa
krijimtari.Në të vërtetë nga viti 1990 , deri në vitin 1997, duke qenë
Drejtor në dy ndërmarje, nuk pati mundësi të merrej me krijimtari.
Botimet
i nisi në vitin 1997 dhe 1998. Për shkak të një diabeti shumëvjeçar ( që në
moshën 18 vjeç, kur nuk i doli e drejta e studimit), pati probleme të rënda me
sytë. Bëri 9 ndërhyrje në klinikat ruse
dhe
deri në vitin 2015 nuk mundi të shkruante. Pas këtij viti, edhe pse duke
sakrifikuar shëndetin e të parit, vijoi të shkruante dhe të botonte me një
vullnet dhe frymëzim të jashtëzakonshëm. VetePajtimi
thoshte
: “Mund të duket çudi, po Zoti ma ktheu borxin e viteve që heshta”.
Ka
botuar dy romane dhe të tretin e ka gati për botim, 10 vëllime me lirika, dy
vëllime me novela, në bashkautorësi me Iskra Tata Thomanë,një vëllim tjetër me
novela në bashkautorësi me Iskrëne, një novelë xhepi, një vëllim me tregime,
një libër me studime albanologjike dhe librin e fundit, në bashkpunim me Iskrën
me “ Shprehje frazeologjike përmes rrëfenjave. Edhe pse me probleme të rënda
shëndetësore, ai vijonte krijimtarinë.
Ja
si shprehet Iskra për mikun e saj,
Pajtimin :
“
Pajtim Xhelo, si shkrimtar ka arritur në majën e Olimpit në të gjitha gjinitë e
prozës, që nga tregimi i shkurtër, novela, romani (madje edhe romani historik
që është aq i vështirë,sidomos kur flet për
lashtësinë
).Më duhet të theksoj faktin, që, edhe pse nuk ishte çam, ka shkruar aq shumë tregime për Çamërinë, aq sa
kanë shkruar të gjithë krijuesit çamë, të marrë së bashku. Disa nga shokët, me
shaka i thonë : “ Ti je çam “ E kam të vështirë ta them me siguri, nëse Pajtimi
ka lënë pa na sjellë në tregimet e tij, ndonjë krahinë të Shqipërisë Natyrore,
apo, siç i quan ai, Epirit, Iliirisë dhe Maqedonisë me origjinë pellazge, duke
nisur që nga Trieste, në Mitrovicë, në Ulqin, në Folorinë, Kostur, Konicë,
Grebene, SELANIK,, DERI NË Artë dhe Prevezë...Them se na i ka sjellë të gjitha trevat pellazge
në krijimet e tij. Nuk mund të lë pa përmendur këtu edhe disa rrëfenja
impresioniste të tipit të Kafkës etj.
Shpesh,
madje mund të them pa frikë, rëndom, në përshkrimet kthehet në prozë poetike të
mirëfilltë, me të gjithë bukurinë e këtij stili,veçanërisht me mendimin e thyer
dhe tingullin ngacmues për shpirtin. Si poet, më duhet të pranoj se i ka kaluar
përmasat mbarëkombëtare, madje i ka kapërxyer edhe këto kufij. Në një kohë, kur
poezia, jo vetëm te ne, por edhe në Botë, është zbehur, është bërë thjesht një
prozë e zhveshur nga melodia, flladet dhe aromat e vesës nektarore, lirikat e
Pajtim Xhelos të rrëmbejnë shpirtin, për të të çuar në yllësitë e përfytyruara
të legjendave hyjnore. Edhe poezia e tij
epike të rrëmben në krahë, për të të çuar mysafir në botën burrërore të nderit,
besnikërisë, bujarisë dhe trimërisë. Poezia e tij është gati hyjnore, teknika
ka arritur përsosmërinë,
Shpirti
i tij i madhërishëm na flet me gjuhën e Perëndive përmes vargjeve brilante.
Gjuha e poezive të tij ( natyrshëm, edhe e prozës) është Shqipja e kulluar,
larg huazimeve dhe ndikimeve. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe... Ai bëri një
punë të palodhur për të pëzënë nga fjalori fjalët “ ardhacake” si i quan fjalët
e panevojëshme që kanë pushtuar fjalorin (leksikun) e Gjuhës Shqipe. Ai ka
studjuar historiografin e lashtësisë së popullit tonë, ka arritur në përfundime
me vlera të pamohueshme që
hedhin
dritë mbi të vërtetat që na i kanë rrëmbyer padrejtësisht fqinjët tanë.
Natyrisht, nuk kish si të ndodhte ndryshe, që një njeri me një kulturë kaq të
gjerë e të thellë në të gjitha fushat e jetës, një intelektual i mirëfilltë si
Pajtim Xhelo, të mos ishte edhe një poet dhe shkrimtar me përmasa të
pakufishme, të pa konturuara. Ky ishte Pajtim Xhelo, njeriu me një përvojë
jetësore të jashtëzakonëshme, që na e la këtë përvojë si Margaritar për brezat
që do vinë. Dhe të mendosh, që ky njeri deri para pesë viteve, nuk tha kurrë me
gojën e vet : “ Jam poet, apo shkrimtar, apo studjues”. Po, thoshte gjithmonë :
“ E dua vendin tim, e dua kombin tim, e dua qytetin tim mbi jetën time fizike”.
Një njeri me të tilla vlera, që nuk thotë “ Jam poet, jam shkrimtar, jam
studjues” është mishërim i thjeshtësisë, i dinjitetit dhe krenarisë që hesht,
por që flet me gjuhën e një shpirti të shenjtë. I kujtoj Qeverisë e sidomos
pushtetit local të Vlorës që t’i krijojë kushte minimale këtij njeriu me
përmasa të jashtëzakonëshme, që ka pranuar të digjet pa flakë, pa bujë dhe
zhurmë për të mirën e Kombit, të Atmëmëdheut dhe Vlorës sonë. Edhe pse me
probleme të rënda me shëndetin, sidomos me sytë, për të cilët mjekët e
këshillonin të mos lexonte e të mos shkruante, pasi pat bërë nëntë ndërhyrje
për të ruajtur këtë pakëz dritë, ky njeri kishte vendosur të sakrifikonte për
atë qëllim madhor që i kishte vënë vetes, të linte trashëgim krijimet e tij
perla për të gjithë ne, edhe për fëmijët e tij, se tjetër pasuri ai nuk kisht.
Këtij
njeriu të thjeshtë, të heshtur, që nuk e ka njohur egoizmin dhe egocentrizmin,
kësaj blete që ka mbledhur për vite të tëra nektarin e jetës për të na sjellë
mjaltin e shpirtit. Që në gjimnaz, ne e thërrisnin Esenin. E them pa e
tepëruar, që Vlora ka patur fatin të kishte një Esenin të ri. Ku ka poet tjetër
që ka shkruar për Vlorën 22 poezi perla, që nuk ngjajnë aspak me
njera-tjetrën.Ku ka poet tjetër, që në të dhjetë vëllimet e tij me poezi të na
sjellë, njlloj si në prozë, dashurinë, gëzimin, trishtimin, zhgënjimin,
miqësinë e sinqertë, pabesinë, rrëzimin dhe ringritjen, merakun, dhëmbjen,
fitoren dhe humbjen me një stil klasik mjeshtëror, ku rima, ritmi, figurat e
mrekullueshme letrare, brishtësia dhe ëmbëlsia të të bëjnë të ndihesh në një
lirishtë pylli, në një majë mali, të të puthin valët e detit, të të freskojë
ujët kristal të një kroi, të këndosh me netët hënore, të vallëzosh me
yjet...Shqipëria e ka këtë fat. Vlora e
ka këtë fat.
Veç
ne, shqiptarët, duhet të mësohemi t’I vlerësojmë njerëzit që I shërbejnë kombit
me përkushtim që kur ata janë gjallë. Një atmëmëdhetari si Pajtim Xhelo ( po
përdor fjalën Atmëmëdhetar, një
nga
qindra fjalët e reja me të cilën ka pasuruar gjuhën shqipe ai ) duhet t’I
afrojmë dorën e çiltërsisë për të na çuar në të gjitha burimet e shpirtit të
Kombit tone. E them pa rezerve, që nuk kam
njohur asnjeri tjetër me vlera të pamohueshme, që të
jetojë në varfëri dhe të ketë mendimin dhe shpirtin të pasur e të thellë, sa nëntoka e Vlorës së
tij, prej nga ai merr fuqi si Anteu. I pati të gjitha mundësitë që të largohej
nga Vlora, po nuk e bëri këtë.
E
fundit, po kryesorja që do them : Asnjë varg i Poetit Pajtim Xhelo nuk ka nevojë për redaktim. Ai ka
arritur
përsosmërinë. Dhe mos harroni që këto i thotë Iskra Tata Thoma, që ka punuar redaktore në Shtëpinë
Botuese më të mirë “ Naim Frashëri “ për
10 vite. Që të flasësh për Pajtim Xhelon, nuk mund të mos thuash edhe
pasionin e tij për gjuhësinë dhe historiografinë. Për gati 45 vite ai studioi
autodidakt
për historinë e lashtë të popullit tonë. Deri në vitet 1985 iu desh të përkthente nga italishtja, frëngjishtja dhe
rusishtja, sepse në bibliotekat tona kishte pak materiale për historiografinë.
Përfundimet
e këtyre studimeve ( jo të gjitha ) i botoi në librin “ Vëzhgime Albanologjike”,
libër që u vlerësua nga Universiteti i vlorës “ Ismail Qemali”, rektori i të
cilit organizoi edhe një simpozium në
rang
Akademik. Një pjesë e mirë e materialeve të këtij studimi nuk e pa dot dritën e
botimit, sepse Pajtimi i kish lënë në Kompiuter, për t’i plotësuar me materiale
të tjera, pastaj t’i botonte në një vëllim të dytë.Fare papritur, në 12 shkurt
2023 i bllokuan faqen e tij të facebook,
të cilën nuk e hapi dot më, edhe pse bëri përpjekje kudo. Së bashku me këto
materiale, humbi edhe 15 tregime dhe disa
studime në gjuhësi ( leksikologji dhe
sintaksë si dhe krijimin e disa
fjalëve të reja, duke përqasur ato të dialektit të veriut) Sidoqoftë, në
bashkautorësi me miken e tij Iskra Tata Thoma,ata botuan librin “ Shprehje
Frazeologjike, sjellë përmes rrëfenjave”, i cili u vlerësua edhe ky nga
Universiteti i Vlorës “ Ismauil Qemali” ( falë iniciativës së Rektorit të këtij
Universiteti, z. Roland Zisi.) Edhe për këtë libër ( me 430 faqe) , i vetmi i
këtij lloji në Shqipëri, Universiteti organizoi një simpozium shkencor, ku u
dhanë vlerësime nga pedagogë dhe akademikë me tituj shkencorë si Baerdhosh
Gaçe, Ermir Xhindi, Mujo Buçpapaj ,Albert Habazi Aleksandër Çipa , Vllasova
Musta
e
të tjerë.Ja disa vlerësime të Dr, Ermir Xhindit ( pedagog në Universitetin
“Ismail Qemali” Vlorë), një nga njohësit
më të mirë të Letërsisë Shqipe Tekstet qe shkruante Pajtimi, sipas meje,
u takojnë
këtyre
prirjeve, me gjuhen, poetiken, ndjeshmërinë e tyre, çka dëshmon jo vetëm
talentin e shijen e njeriut qe nuk e ka humbur kurrë garën me kohen, por edhe
etike intelektuale te nivelit te larte, cilësi qe ndeshet rralle këto kohe kur
konformizmi eshte ktheyer ne menyre jetese, madje kusht per te jetuar. Sa i
përket poezisë, Pajtim Xhelo duket se
kishte arritur majat e përsosmërisë në të gjitha drejtimet. Nuk po hy në
një analizë të detajuar, mjafton të them me bindje të plotë, pa asnjë rezervë,
se poezia e Pajtim Xhelos të fton në magjinë e saj e lirë, e pa ngatërruar në
sajesa të kota e të panevojëshme, të cilat dobësojnë efektin estetik,
shpirtëror e psikologjik, aspak imponuese , larg
empirikes,
të rëndomtës, larg " të të shkruarit poezi për poezi".Poezia e tij
rrjedh natyrshëm, e pa sforcuar, siç zbret ujët e një përroi malor, fëshfëritës
dhe i kulluar, që të përfton qindra melodi hyjnore, të papërsëritëshme, të
cilat të mbajnë shpirtin peshë dhe të qetësojnë e të qartësojnë mendimin. Stili
klasik i srofës me katër vargje ( shpesh edhe me dy, edhe sonetet) me vargje 8,
9, 11,
12,
14 dhe 16 rrokëshe të përshtatura me përpikmëri të formës me përmbajtjen, rima,
ritmi, përzgjedhja e fjalëve sa më larg atyre që përdoren rëndom në jetën e
përditëshme, eleganca e të shprehurit,figuracioni i përdorur me një mjeshtëri
të rrallë, përdorimi i fjalëve të përngjitura dhe fjalëve të sajuara nga vet
autori sipas ligjësisë leksikore të dy dialekteve, të gjitha këto e bëjnë që të
dallohet
dukshëm,
jo vetëm nga poetët e kohës, po edhe nga ata të kohëve të tjera.
Ajo
që e bën më të pranueshëm nga të gjitha moshat dhe kategoritë shoqërore
Pajtimin si poet është tematika e gjerë, e pafundme epoezisë së tij. Nuk gjen
në poezinë e Pajtim Xhelos trajtesa pa kuptim, fare të rëndomta të natyrës, si
yjet, hëna, bilbili, trëndafili, etj, siç I gjen te poetët e tjerë...Asgjë nuk
shkruhet për asgjë. Gjithçka ka përmbajtje, ka lëndë...Ka jetë njerëzore ,
shpirtërore, ka mendim të
thellë
, psikologjik. E ndërsa përfytyrimi i poetit pushton të padukëshmen, të
paarritëshmen, qielloren, gjykimi dhe arësyeja i zbresin ato në tokë, bashkë me
hapat e kujdesëshme që ai hedh me urtësinë dhe mençurinë e tij. Pajtim Xhelo
nuk fluturon, ai është ectar i përditshëm, i zakonshëm, në jetën e përbashkët
me njerëzit e tjerë. Nuk është nevoja të përmend emra poetësh, mjafton të them
se Lirikat e Pajtim Xhelos mbajnë aromën Eseniniane...Kjo besoj mjafton. Nuk
mund të anashkaloj prozën e Pajtimit, e cila është një " Prozë
Poetike" e pandarë nga poezia e tij. Per këto dy elemente,
dekonstruksionin si parim krijues dhe ndershmërinë intelektuale qe i jep
funksion veprës se Pajtimit dua te ndalem pak me gjate, përkatësisht mbi dy-tri
tregime qe e shprehin ne menyre me te plote veprën e tij. Përkatësisht, po flas
shkurt per “Gruaja dhe Vdekja”, “Testamenti I Aleksandrit te madh”, “doktori i
vdekjes”.
Tregimet
i lidh filli i vdekjes, por jo siç ne kuptimin e fatalizmit. Eshte interesante
se eshte zgjedhur Vdekja, kjo rrafshuese e pamëshirshme e jetës, per te kryer
te kundërtën: per te sublimuar kuptimin e nje jete te plote, te
pashkaterrushmerise se saj. Ne kuptimin poetik, strukturor, vdekja e kushtëzon
tregimin, ne çdo rast, me nje dinamike te detyruar veprimesh, zhdërvjelltësi ne
shpalosjen e karaketereve dhe fund simbolik te pashmangshëm. Padyshim zgjedhje
e veshtire, por autori ka arritur qe per çdo rast te kontrolloje ndërlikimet e
kuptueshme. Ne tregimin “Gruaja dhe Vdekja” tensioni simbolik eshte me vertete
I rralle, sidomos pse eshte mbërritur te konvertohet nje gjendje e
njohur,
e dhene, pranë përvojës se çdo lexuesi, ne nje permase psikologjike e morale te
interpretuar plotësisht nen kontrollin e autorit, ose ne versionin e tij. Ne
kete kuptim, ky eshte nje nder tregimet e “hapura” te Pajtimit, ku simbolikja
dhe konkretja ngjeshën ne traditën e mësimeve te Heminguejit (apo jo, Pajtim?).
sprova e vdekjes, farkëtimi i vetëdijes, trupit, ëndrrës, kllapisë, me praninë
e saj, i jep njëlloj qetësie e dinjiteti te pashmangshëm jetës, me shijen e
triumfit mbi harresën. Vullneti per te jetuar nuk buron prej frikës nga vdekja,
përkundrazi.Teksti (Pajtimi) i braktis klishetë, nuk druhet te ofroje versionin
e vet, sipas nje kodi qe koherencën nuk e gjen nder aktoret qe vene ne lëvizje
fabulën, por ne tensionin simbolik qe krijon pështjellimi I vdekjes: tregimet e
Pajtimit ne kete kuptim jane dëshmi romantike te nje bote etike, por jo dëshmi
naive te saj. Une besoj se jane njëlloj arkeologjie shpirterore e psikologjike,
ne kohe ne hapesire, njëlloj aventure e kujtesës, qe shpie, si te gjitha
aventurat e mëdha te njerëzimit ne zbulime te jashtëzakonshme.
Ne
kete pike, per kete shkak, tregimet qe duket sikur i lidh vdekja, ne te vertete
i bashkon eksplorimi i fuqisë se jetës. Shikon tregimet e Pajtimit që i
përmbahen nje rendi ne sintoni me zhvillimet e sotme te letërsisë shqipe- siç e
përmenda. Ne njërën ane, dramat urbane, ne anën tjeter kaosi i identitetit. Ne
ndonjë rast dëshmohet edhe nje version i integruar i tyre. Nëse do të duhej ta
përkufizoja, në shërbim edhe të bindjes tonë mbi llojin e letersise qe ka
shkruar Pajtimi, humanizmi, brishtesia emocionale, përkushtimi bindja e njeriut,
e shenjojnë atë pashlyeshëm. Doktori i vdekjes e rrefen fundin nga nje tjeter
pikepamje, permes asimetrise se qendrimeve ndaj saj, besimi, shpresa perballe
cinizmit, shpirtesia perballe materialitetit te jetes. Nese vdekja shkon me
pare shkonte permes stoicizmit, ketu shkon permes trishtimit te thelle,
zhgenjimit te besimit. Si fillim, nuk mund te mos vihet re erudicioni i autorit
– po e theksojmë kete si mekanizëm ne funksion te vlerës simbolike te
tregimeve. Eshte njëlloj ekonomie narrative qe Pajtimi e kishte perdorur me
zgjuaresi e me intuitën e shkrimtarit te talentuar. Ne tre tregimet e tij
Pajtimi eksperimentonte me te dyja, çka na shtyn te besojmë pranine e nje pune
krijuese në kërkim te teknikave më të përshtatshme për shkrimin.
Subjekti,
pavaresisht nga fabula e thjeshte, eshte pothuaj gjithmone materie e perpunuar
mire, proporcionale – situatat, edhe per shkak te perzgjedhjes tematike, por
kryesisht per shkak te nderhyrjes autoriale kane tension te brendshem, nuk bien
ne rrafshtesine apo deklamacione sentimentale. Karakteret – ketu Pajtimi
meriton vletesim te veçante – jane entitete shpirterore e morale te krijuar
përmes konfesionit. Mbi këtë skemë topik - mekanizen poetik, pra vdekja –
konfesion ne prag te saj, ndertohet tregimi, njelloj kodi origjinal, koherent,
njëlloj religjioni poetik ne miniature. Përmes kujtimeve synuam të kujtojmë
sadopak jetën plot aktivitet të shkrimtarit dhe poetit të talentuar vlonjat,
humbja e të cilit preku thellë jo vetëm familjen Xhelo, por dhe gjithë
Shqipërinë dhe më gjërë. Ishte një humbje e madhe për krijuesit shqipëtarë.
Njerëz të tillë lindin rrallë por mbeten përgjithmonë të pavdekshëm në mendjet
dhe zemrat e krijuesve shqiptarë dhe më gjërë. I paharruar qoftë vepra dhe
kujtimi I tij krijues.