Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bashkim Saliasi: Emri yt në breza do kujtohet

| E marte, 30.07.2024, 06:57 PM |


Bashkim Saliasi

EMRI YT NË BREZA DO KUJTOHET

Ata që të njohën, të kujtojnë me mall,

djalë i Nishovës, margaritar i rrall.

u rrite me ujin e Tomorit, uji bekuar,

ekselent në shkollë, mbete i parë.

Poliçani të ushqeu me dije në mekanik,

s'ta dhanë të drejtën e studimit për juridik.

Ti për Nishovën ishe ikonë,

i tillë do mbetesh përgjithmonë.

Shkëlqeve në Tiranë në degën ekonomik,

shqiponjë e Tomorit me fshatin mbete besnik.

Shoqëria me mall Medi Koxhaj të kujton,

krenohet zemra e tyre, kur emrin tënd dëgjon.

Nishova ka lindur burra të ditur,

ti ishe i veçantë, emblem e skalitur,

emri yt shenjtor i Nishovës, nuk harrohet,

në jetë të jetëve në breza do kujtohet.

30 korrik 2024