| E hene, 29.07.2024, 06:10 PM |
Feti Tunuzliu
FATI,
Ç’ËSHTË KY ?
Teksa
njeriu me vullnet zhveshur rri e sodit
një
fuqi magjike - paralajmëtare e zhvillimeve
ngjiz
befasitë – të kundërtat e pritjeve.
Ky
mister që mbëlton ngjarje shtigjeve t’jetës,
dhe
lypsarëve t’vet u dhuron rastësi të gjunjëzuara,
lind
edhe legjenda t’pa parashikuara …
Njeriu
që i bindet riskut – thonë: “Merr atë që i takon”
se
ai vet rrënjët e fatit i mbjell
që
në mëshirë të tij – peng t’mos ngel.
Ç’reflekton
fati n’enigmë mbështjellur: arritjet a dështimet
arritjet
e sukseseve, qëllimet …
apo
dështimet pas përpjekjeve t’kota, ...
Rrota
e fatit ngarend rrugës si ngadhnjimtare kryeneqe
dhe
e shiluar sjell prore çaste befasie
në
jetën mes lulesh a ferrash - shkundur krenarie.
Ndaj,
vallë, fati është dëshirë e zjarrtë e gurëzuar
pjellë
përfytyrimi, imagjinate a fantazie,
a
veçse ëndërr e gdhendur n’thellësi gjumësie.