Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Edith Durham e jeleku i arit (III)
E diele, 28.07.2024, 06:56 PM
EDITH DURHAM
E JELEKU
I ARIT
“Ju
që më dhatë bukë, konak dhe besë, nuk më zhgënjyet”
- ”Mretnesha e Maleve” 1918.
Nga
Fritz RADOVANI: PJESA E TRETË
Po,
asnjëherë Shkodranët nuk duhet t’ harrojnë zemren e Edith Durham!
E
zemra e Saj, asht Ajo, që ka shperthye si vullkan në vitin 1914, kur Ajo ka
shkrue librin per Qytetin e Saj ma të dashtun të jetës: Shkodren!
Mbrenda
librit do të gjejmë burime historike, tregtare, fetare, pershkrim të hollsishem
të disa familjeve të vjetra e të permenduna shkodrane, si dhe fotografi e
vizatime të punueme nga Edith Durham në vitin 1914.
Nga
pena e Miss Durham dalin në dukje teza të reja dhe të panjoftuna të
historiografisë së maparshme, të cilat janë groposë dhe vorrosë në kohen e
errtë të robnisë mbas vitit 1943 - 1944, kur pseudohistorianët e sistemit
shterp komunist para vitit 1990 në Shqipni jo vetem bajshin ligjin, por edhe
fallsifikonin si ju pelqente atyne ngjarjet historike me Herojt’ e saj.
Miss
Edith Durhami asht Ajo zonjë inglize qi flet per shumë vende, se Ajo ka udhtue
gjashtë herë në Ballkan. Herën e fundit, udhtoi nga Manastiri në Shkodrë tue
shkue nga Korça, Kolonja, Leksoviku, Përmeti, Tepelena, Vlona, Berati,
Elbasani, Durrësi, Kruja, Oroshi, pa shenue viset e vogla.
Foli
me shumë veta nder ato vende, “ku me shumë kujdes vështroj teqe bektashish,
monastere kallojerësh orthodhokse, shumë prej famullishë priftnish katolikë.
Edhe çka pau, çka vuni ‘re, ç’ kuptoi dhe ç’mendoi..?”
Të
gjitha na i thotë në një libër 330 faqesh që doli tashti vonë në London.
Botimet
e Miss Edith Durham jo vetem, pasunojnë literaturën historike Shqiptare e
sidomos atë pjesë të saj, që i kushtohet zhvillimit ekonomik të trevës Veriore
të Shqipnisë gjatë dy shekujve të fundit, po duhet pasë parasyshë se per
përpilimin e kujdesëshëm të librit të ri t’ Saj, asht dashtë të kalojnë nëpër
duer studjuesit rreth 4500-5000 dokumenta.
Madje
botimet e Miss Durham edhe sot janë një udhërrëfyes i mirë i kulturës e i
trashigimisë kulturore të malsorëve të Shqipnisë Veriore.
Ajo
çështjeve ballkanike në përgjithësi, e atyre shqiptarë në veçanti, ju vue me
një pasion e objektivitet të rrallë, tue dhanë përfundime të sakta shkencore.
Tue lexue veprat e Mary Edith Durham shqiptarët dhe të huejt do të mësojnë
shumë të vërteta nga historia e tyne, me shumë të dhana për kombin Shqiptar,
për trashëgiminë kulturore, për qëndrimet e sjelljet e fqinjëve si dhe të
Fuqive të Mëdha në fillim të Shek. XX.
Mbasi
Durham në mënyrë të përafërt u njoh me popullin tonë. Ajo u ba, jo vetëm
dashamirse e shpirtit dhe e kulturës së tij, jo vetëm përshkruese dhe studjuese
e traditave dhe e ngjarjeve të tij, jo vetëm një zadhanëse e saktë e të
drejtave legjitime të popullit Shqiptar, por edhe pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë
e ngjarjeve si kroniste besnike e saktë e tyne, me një fjalë, Ajo u ba edhe një
luftare e denjë e të drejtave të çështjes Shqiptare.
Edith
Durham ishte gjithnjë kundër politikës pushtuese të shteteve fqinjë ndaj
trojeve tona Shqiptare. Ajo miqësinë me popullin Shqiptar gjithnjë e
konsideronte një fat të madh, që Ate e bante krenare dhe të lumtun. Rrallë e
ndoshta asnjëherë, mund të gjinden raste analoge të një përkushtimi të tillë e
një t’huejt, ndaj një populli mik ashtu si rasti i Saj.
Nder
faqet e historisë së Shqipnisë asht vështirë me gjetë Intelektuale të guximshme
si Edith Durham. Ajo ishte parimore e mbi të gjitha shumë guximtare. Një
Trimneshë e vertetë. Ajo nuk kishte paragjykime ndaj popujve të tjerë
ballkanikë, por i gjykonte çështjet më drejtësi të madhe.
Pikrisht,
tue kenë dishmitare okulare e skenave kriminale dhe barbare, edhe pse ishte
dekorue nga knjazi i Malit të Zi Nikolla në vitin 1907, tue pa veprimet dhe
krimet e ushtrisë së tij ndaj shqiptarëve në vitet 1912-13 dhe luftat e tyne
pushtuese në krahinat Veriore Shqiptare, pati guximin për me ia kthye dekoratën
knjaz Nikollës. Ishte ky një guxim i rrallë dhe veprim dinjitoz i një
personaliteti me karakter, që duhet t’ia kenë pasë lakmi edhe shumë të tjerët
në atë kohë, por sigurisht edhe ma vonë.
Aso
kohe tue pa angazhimin dhe kontributin e Miss Durham në shërbim të çështjes
sonë kombëtare Shqiptare, Mit’hat Frashëri, në vitin 1914 në gazetën “Liri e
Shqipërisë” shkruente: “Miss Durhamit, shkrimtares angleze, duhet t’i shprehim
mirënjohjen më të madhe dhe t’i blejmë një penë të florinjtë për të mirat që
Ajo ka bërë ndaj Shqipërisë”.
Në
vitin 1908 asht kenë shumë interesant takimi i Miss Edith Durham dhe Abatit të
Mirditës Imzot Preng Doçi. Edith Durham ishte në një vizitë studimore tek Ai,
kur ka shkrue në librat e saj: High Albania,(Shqipëria e Epërme),botue në vitin
1909, Twenty Years of Balkan Tangle, (20 Vjet Ngatërresa Ballkanike),botue në
1920. Mary Edith Durham e cilson Abatin e Mirditës Imz. Preng Doçin: “Truni e
figura qendrore e Mirditës, Hamleti Shqiptar, personaliteti ma i fortë i
Shqipënisë së Veriut.”
Ajo
shkruen se: “Imzot Doçi, asht njeni prej figurave ma të mëdha të Rilindjes
Kombëtare, i cili ka luejt një rol madhor në disa nga momentet ma vendimtare të
zhvillimeve politike e kulturore, veçanërisht në fushën e gjuhës dhe të
letersisë shqipe, ku Abati i Mirditës njihet si mendimtar, dhe themelues i
Shoqnisë kulturore “Bashkimi” në 1899 në Shkodër, që me kujdes t’ Abatit dhe At Gjergj Fishtës, asht
hartue Alfabeti latin i Shqipes. “Unë kishe pa Tokën e të Shkuemes së Gjallë”,
shkruen Durham në librin e saj, “Shqipënia e Epërme” (Veriut), (High Albania),
kur Abati i Mirditës mendonte dhe projektonte “Tokën e së Ardhmes së Gjallë”.
Edit’h
Durham do shprehej tek Abacia e Oroshit: “Ai flitte me mendsi të madhe. Ndoshta
ishte një nga ma tejpamësit nacionalist Shqiptarë… Nga naltësia e këtij vendi
ne soditem Shqipëninë, vargje malesh si valë të gurta të një deti mal, që
ngrihej drejt një qielli mrekullisht të kaltër dhe hupshim në naltësinë e një
horizonti të kuqrremtë. Ai i lëvizte duert me kryenaltësi e entuziazëm drejt
kësaj pamje.” Edit’h Durham shkruen se Abati Preng Doçi, ishte një njeri me
veti të shqueme. “Ai kishte mërgue nga Shqipënia në moshë shumë të re, mbasi
kishte nxitë shqiptarët për rezistencë ndaj sundimit turk dhe dekreteve të
Traktatit të Berlinit. Ai i kaloi vitet e tij të syrgjynosjes në Kanada dhe
Indi, tue punue si prift, ku kishte mësue anglishten dhe kishte lexue shumë. Ai
madje, i bindi edhe autoritetet austriake ta përdorin atë Alfabet në shkollat e
tyne.
Planet
e tij ishin të gjana dhe përfshinin përkthimin e shumë librave të gjuhës
angleze në gjuhën shqipe. Ai madje kishte hapë edhe një shkollë të vogël atje
naltë tek Kisha në mjedis atyne maleve."
Per
Miss Edith Durham populli Shqiptar ka diftue një respekt të veçantë, që,
dallohej gjithmonë nga një sjellje shumë dashamirse e korrekte e Saj.
Shumë
i veçantë asht kenë rasti kur Shqiptarët e qytetit Beratit i dhuruen Miss Mary
Edith Durham Jelekun e artë.
Tek
Galeria “Two Temple Place” në Londër, asht ekspozue mes të tjerash Jeleku i
artë, një dhuratë nga Shqiptarët e Beratit, tue e cilsue si motiv të asaj
dhuratë: “Dashamirses së madhe të vendit tonë Edith Durham”.
Ekspozita
“Unbound: Visionary Women Collecting Textiles”, me veshje tradicionale të grave
të shekullit XX, asht me veshje nga
Ballkani.
Pjesë
e kësaj ekspozite asht edhe Jeleku i veshjes tradicionale Shqiptare, qendisë me
ar, dhuratë e popullit të Beratit, per Miss Edith Durham.
Jeleku
asht i punuem mjeshtrisht me qndisjet ngjyrë ari të enduna me ornamente. Aq
fort i kishte pelqye, sa udhëpërshkruesja angleze,Miss Edith Durham, e ka veshë
atë sipër një fustani të lehtë e shumë modern.
Kjo
veshje e grave moderne, për anglezen që asokohe kishte fitue namin e
“Mretëneshës së Maleve” ishte dishka e jashtzakonëshme.
Simbas
studiuesve, jeleku simbolizon mjeshtërinë e naltë dhe artizanale Shqiptare.
Jeleku pa mangë dhe i qëndisur me fije ari, ishte në të vertetë një veshje e
aristokracisë së naltë Beratase t’ asaj kohë.
Edhe
Shkodra nuk duhet të vonojnë me e perjetsue me një trupore të Saj dashamirsen e
vet dhe shumë të nderuemen Miss Mary Edith Durham!
Ky
jelek i qëndisun simbas traditave tona Shqiptare asht vetëm një, prej veprave
artistike të paraqituna në ekspozitën e tekstileve nga Ballkani, per Miss Edith
Durham, e njoftun nga Veriu si “Mretnesha e Maleve”.
Shqiptarët
asnjëherë nuk do ta harrojnë figuren e Miss Edith DURHAM, Burrnesha e
Pathyeshme e mbrojtjes së të drejtave të Popullit Shqiptar!
Melbourne, 27 Korrik, 2024.