| E shtune, 27.07.2024, 07:50 PM |
Kryeministri ende nuk ka dalë nga burgu i Serbisë!
Nga
Kimete Berisha
1.
Albin Kurti.
Sa
më i keq për Amerikën, aq më i mirë për OKB-në.
Sapo
e hetoi se qeveria Kurti po bie çuditshëm shpejt dhe papritur...
Nuno i UNDP-së e hartoi shpejt e shpejt një
'hulumtim' ku hesapi i doli që mbi 51 për qind e shqiptarëve janë të kënaqur me
qeverinë antiamerkane.
-
Nuk është e vërtetë.
Nuno Queirós, nuk e kryen punën e vet, që është
zhdukja e varfërisë.
Misioni
i UNDP-së është pikë së pari zhdukja e varfërisë.
Aq
shumë punon Nuno, sa që me ndihmën e tij Kosova u bë vendi më i varfër në
Evropë.
Pasi
që nuk e zhduk varfërinë, por e frymëzon, Nuno jeton si vojvodë në shtetin më
të varfër...
shëtit,
luan futboll, endet kot, e shikon qiellin, frymëzohet nga 'fjalimet' e
Jahjagës, vegjeton dhe nuk e tregon të vërtetën.
-
Është e palogjikshme dhe joshkencore që populli më i varfër në Evropë të jetë i
kënaqur me mjerimin e vetë.
2.
Ndërkohë që kryeministri Kurti porosit hulumtime në favor të tij, RTK-së i doli
duqi.
Gazetarët
e RTK-së po duken si të liruar nga një çmendinë, ku s'dihet më kush e thotë të
vërtetën e kush gënjen.
-
Rilind Gërvalla, duke dashur ta mbrojë Albin Kurtin nga gazetarët, e ka
turpëruar, sepse e ka zbuluar si një të mjerë që ka frikë prej hijes së vet.
Edhe
shprehja e fytyrës së Rilindit u bë e frikshme, si ai lugati që e ka humbur
rrugën në dritë!
3.
Çfarë 'krimesh' ka bërë ky zotëri që ka kaq frikë nga gazetarët!
As
krejt gazetarët bashkë nuk mund t'ia bëjnë sherrin Albin Kurtit sa po ia bën
sherrin frika e vet...
-
Qeverisja Kurti është paranojake, e pabesë, skizofrene, si ato shtrigat që
dëgjojnë pas dere se çfarë po flitet për ta.
Kurti
sheh armiq gjithkund, ndërsa armiku i tij më i madh është frika e tij.
E
për frikën s'ka ilaç.
4.
Albin Kurti (autocitat), me mend, ende
nuk
ka dalë nga burgu i Serbisë.
-
S'di pse s'del, pse tutët, se Serbia e ka falur, në kohën kur të tjerët i ka
vrarë.
5.
E kanë bërë AKI-në mejjhane, ku i shfrytëzojnë agjentët për t'i shikuar
njerëzit rreth ushkurit.
Kush
me kë e bën, dhe pse nuk e bën!
-
Nuk ka institucion që nuk ka degraduar.
Nëse
je dashuruar dhe dyshon në moralin e të dashurës, nëse e njeh dikë në
inteligjencë, ta heq merakun...
T'ju
hyn me rend messenger-ve, e viber-ve të së dashurës tënde....krejt e merr vesh
kujt çfarë i ke thënë, e kush çfarë të
ka
thënë...
-
Qeveria Kurti po i shfrytëzon Institucionet inteligjente për të bërë dosje të
rrejshme për armiq të imagjinuar.
6.
As Enver Hoxha s'ka shkuar kaq larg, s'di a ka shkuar!
Sepse,
Enver Hoxha ka kërkuar eliminimin e armiqve të tij real, e Albin Kurti po krijon
armiq të rremë!
-
Dhe kështu po nxit vëllavrasje, me shpresën që shqiptarët e ndershëm të tij
(hatri i tij) do të çohen në revoltë kundër shqiptarëve të pandershëm, që me
dosje të rrejshme i ka krijuar ky.
-
Pse kështu?
Çfarë
zori ka!
Kush
po e shantazhon?
Trego!
Nëse
tregon, populli ia zgjedh problemin, e flijohet për të, veç sa të kënaqen edhe
pak, i them, duro.
7.
Xhelal Sveçlën e kanë sulmuar serbët në Ujman, ka ikur me barkë i tmerruar,
duke qarë e duke bërtitur 'O, ku-ku' , ndërsa shqiptarëve u thotë 'shkoni ju në
Ujman, lahuni, lirisht'.
Pra,
mezi ç'pret të bëhet nami e të lahet
Ujmani
me gjak!
Se
tjetër shpjegim nuk ka.
8.
Qeveria Kurti po lyp luftë.
Por
luftë nuk po bëhet veç për inat të tyre.
I
shpallin hero - viktimat, në kohën kur heroizmit i ka dalë boja.
I
joshin policët të sakrifikohen për asgjë.
-
Ama, shqiptarët janë mbushur sherr, tash duan të jetojnë, e jo ata të vdesin që
ti të jetosh!
-
Gruaja e policit të vrarë, Enver Zymberit, është e papunë, e vetmuar, kush nuk
ja ka hapur derën për ta pyetur 'a po mund bëhesh idare', ndërsa Albulena
Haxhiu, e shqeu, me ata thonjtë e gjatë, gjethen e kurorës së Enver Zymberit
(të blerë me pare të shtetit).
-
Një qeveri që i shfrytëzon viktimat për të mbetur gjallë.
A
ka trishtim më të madh se ky!
Janë
dashamirë të vdekjes, prandaj veç të vdekurit për ta janë 'të mirë'!
9.
Donald Trump tha se 'refugjatët janë kanibalë, si tek filmi 'The Silence of the
Lambs', ku Hannibal Lecter i hanë viktimat e tij...
-
'Refugjatët do t'ju hanë, ty të parën do të të hanë', i tha njërës, që po e
dëgjonte nga rreshti i parë'.
-
I pashembullt dhe i pabesueshëm tërbimi i një amerikani që gruan e tij e ka
refugjate...dhe sidomos i atyre që vullnetarisht çmenden bashkë me të.
-
Gjysma e botës, sipas statistikave, vuan
nga sëmundet mendore, e politika, pushteti, u bë magnet për psikopatët e
tërbuar!
P.S.
Kryeministri s'është mirë.
Është
i tmerruar nga frika.
Krejt
bota e kanë hetuar, prandaj e kanë izoluar.
Njeriu
nornal nuk krijon armiq me dosje të rrejshme për t'i bërë 'mish për top'.
-
Qetësohu.
Se
u çmende.
Edhe
sirenës së automjetit ndalja pak volumin kur kalon midis qendrës së Prishtinës,
se u bëre gaz.
-
Merr mësim nga Presidentja!
Ajo
po të mund me elegancë, pa parti, pa Nunon, pa AKI-në, pa RTK-në, vetëm, me
vetëbesimin e saj!
Për
besë, po të mund.
Po
a ka mbetur kush pa e mundur ajo!
https://www.facebook.com/kimete.berisha