Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sabile Basha: Çfarë do bëjë pritja pa mua

| E merkure, 24.07.2024, 07:22 PM |


Sabile Keçmezi-Basha

ÇKA DO BËJË PRITJA PA MUA

Në udhëkryq

Qëndron pritja pa mua

Endet ...

Në vertikale

E hapat e ardhjes

E shpojnë tej për tej

Pritjen

Pritja akoma pret

Pritjen...

Në hijen kallkan

Unë nuk jam aty

As sot

As nesër

Për të pritur

Pritjen e bleruar

O zot,

E nesër

Çfarë do bëjë

Pritja pa mua

Në udhëkryq

Të jetës noprane