Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vladimir Shyti: Shqiptarët nuk duan lider në sherbim të botës!

| E merkure, 24.07.2024, 05:54 PM |


Poezi

Vladimir Shyti

Shqiptarët nuk duan lider

                në sherbim të botës!

Shqipëria lëviz nën shkëlqimin e rremtë,

Hëna ndrit ende komunizmin e tjetërsuar,

Populli s’kërkojë lider në shërbim të botës,

Por,të shtrojë sofrën në oborrin e varfërisë,

Të hyjë në arën ku mustaqet zgjasin misrat,

Të ndijej gërhamat e pleqërisë,

Shpërthimet e rinisë,

Që trashëgim e kanë mbajtur,

Kudo që kanë shkuar,

Kudo që kanë vajtur.

Siç ulet në banketet që shtrojnë kryeministrat,

Të ulet edhe në barin e kuvendit,

Në aromën e miellit të sitës,

Ku ka mbetur ende shija e varfërisë,

Ku po humbet dhe dashuria nënës.

Braktisën foletë djemtë e vajzat si yje,

Të parriturit nga ngrohtësia e gjyshërve,

Grindet era në pyje,

Si zemra e vajzëz së valëve,

Që me lotë spërkaste hauzin e hënës.

Lideri ynë bukur i rreshton fjalët,në shpirt të mjeruar,

Kalojnë cakun premtimet,kurdha rrafshohet,

Me turizëm e satelite me lulka të qëndisur,

Me lajka e lyerje të parëve të Evropës,

Në parlament i padukshëm,i harruar.

Kushdo mund të thurë vargje për natyrën shqiptare,

Të bëj betime dhe të rrahi gjoksin,

Ky vend kërkon dashuri që të mbushin me jetë,

Supet e maleve t’i lidhë me fije çeliku,

Qysh nga Shqipëria deri ne trojet Kosovare.

Të hapen dyert e zemrës me buzëqeshje çiltërsie,

Mjaftë helm hodhët në këtë vend,

Mjaftë trishtim,flakë nëpër shi,

Punoni për vendin tuaj,

Që edhe unë plaku të jetoi vitet e mi!