| E diele, 21.07.2024, 07:55 PM |
Flamujt Islamik dhe përdorimi i tyre në Trojet tona
Nga
Skender Jashari
Fatkeqësisht në
gjitha shoqëritë islamike, tentohet që simbolet nacionale a shtetërore të një
shteti musliman, të identifikohen dhe interpretohen nga hoxhallarët që janë në
varësi të atij shteti, si simbole më të vërteta islame. Një gjë të tillë, e
kemi pasur edhe në shekullin e fundit në Atdheun tonë. Ku shumë hoxhallarë e
kanë identifiku flamurin e Turqisë si flamur islam dhe flamurin e ISIS-it a të
Arabisë Saudite si flamur islam. Kujtojmë rastin e predikimit të hoxhës kontravers
dhe të dyshuar si bashkëpunëtorë të UDB-së, Jakup Asipin nga një fshat i
Kumanovës, që deklaronte për “flamurin e Perandorisë Osmane si flamur islam,
kurse Flamurin tonë Kombëtar” e fyente. Ngjajshëm kemi pa dhe dëgju shumë
hoxhallarë vehabist-salafist, që kanë glorifiku flamurin e ISIS-it dhe të
Arabisë Saudite sio flamur Islam, i Muhamedit etj, derisa kanë fy, nënvlerësu a
quajt “leckë” Flamurin tonë Kombëtar.
Por cili ishte
flamuri i vërtetë i Muhamedit dhe Islamit, apo cili flamur ka më shumë të bëjë
me Muhamedin dhe Islamin:
Muhamedi përdorte flamurin me ngjyrë të zezë, kurse palltoja
e tij ishte me ngjyrë të gjelbër të cilën e preferonte
dhe e
ndjeksëve të tij kur pushtuan Mekën dhe plaçkiste karvanet.[1]
Kalifati Rashidun vitet 632-656/661, flamurin kishte me
ngjyrë të gjelbër.[2]
Kalifati Umajad vitet 661-744/750, flamurin me ngjyrë të
bardhë.[3]
Kalifati Abasid vitet 750-1517, kishte flamurin me ngjyrë të
zezë.[4]
Kalifati Fatimid në vitet nga 909-1171, kishte flamurin me
ngjyrë të bardhë.[5]
Nëse kërkohet
origjina e flamujve të zinjë, i pari i tillë është flamuri i
Muhamedit-muslimanëve-islamit, pastaj edhe Kalifati Abasid prej kryengritjes së
Abu Muslimit që ishte lider në Revolucionin Abasid e përdori kundër Kalifit
Umajad të të njejtës Perandori Arabe.[6] Flamuri
i Muhamedit, ishte shamia e zezë e Ajshës,[7] por varësisht nga sekti islam,
pretendojnë që ishte me ngjyrë solide të zezë, gjelbër a të bardhë.[8]
Pastaj pas
Muhamedit, flamur tre ngjyrësh të zi, bardhë dhe pink, e përdorën edhe Lufta
fshatare Gjermane e shekullit XVI, pastaj Afganistani në vitet 1709-1738,
pastaj katalanasit në Luftën për ndarje nga Spanja gjatë viteve 1713-1714,
pastaj Flamuri i Zi Anarkist, në vitet e 1880-ta,[9] pastaj Partia Fashiste Italiane, pa harruar edhe flamurin e çetnikëve.
Prej nga mund të kuptohet me lehtësi dhe qartësi se përdorimi i ngjyrës së zezë
në sfondin e flamujve, kanë qenë të qëllimshëm, e që kanë reprezentu ideologji,
qëllime e projekte ogurzeza për njerëzimin.
Foto 1. Flamuri i Muhamedit, në mes flamuri i ISIS-it(i konceptuar nga Abul A’la Maududi 1903-1979, nga Pakistani) dhe flamuri i çetnikëve. Mund të duket koincidencë, por në realitet flamuri i Xhihadit Islamik është shpikur në vitet 1941, kur është shpikur edhe flamuri i çetnikëve.
Konceptin modern të flamurit të shtetit Islamik, i
atribuohet Abul A’la Maududi( 1903-1979), teologut islamik të Pakistanit që
formoi partinë Jamaat-e-Islami dhe inspiruesit të revolucionit islamik të
Ruhollah Khomeinit.[10] Mund të duket koincidencë, por në
realitet ka flamuri i Xhihadit Islamik është shpikur në vitet 1941,[11] kur është dizajnuar edhe flamuri i
çetnikëve. Gjithashtu edhe nacionalizmi arab i fillimshekullit XX, në flamur e
kanë ngjyrën e zezë që reprezenton ngjyrën e dinastisë Abaside.[12] Hadithet justifikojnë përdorimin e
flamurit të zi, prej revolucionit Abasid.[13] Flamurin e zi, të Muhamedit, Kalifatit
Abasid etj, e kanë adoptu edhe shumë grupe terroriste islamike, në të cilën kanë
vendosur edhe shahadetin.[14]
Mirëpo ne duhet t’iu besojmë deklarimeve të radikalistëve,
ekstremistëve dhe terroristëve islamik, që i bëjnë hapur e me krenari, njejtë
deklarohen edhe teologët islamik padallim e në veçanti ata vehabist, që tentojnë
të imitojnë Muhamedin. Ata tentojnë të imitojnë Muhamedin si në xhihadin
kriminal ashtu edhe në xhihad. Në xhihadin kriminal si: plaçkitjet, grabitjet
dhe vjedhjet që Muhamedi dhe banda e tij, ia bënte karvaneve të tregëtarëve( në
dy dekadat e fundit kemi pa shumë raste kur grupe terroristësh islamik edhe në
Republikë të Kosovës, kanë kryer xhihad kriminal, duke vjedhur bastore
sportive, kazino, artari, biznesmen etj). Snobizmin që kanë islamikët, ndaj
Muhamedit, kërkon imitim sa më të plotë, edhe për sa i përket xhihadit( asnjë
rast nuk mund ta shihni që grupet terroriste islamike të mos përdorin flamurin
e zi- flamurin e Muhamedit).
Prandaj Flamuri i Xhihadit Islamik, sipas studiuesëve
theksojnë që flamuri i zi reprezenton kërkesat e tyre për ri-themelimin e
kalifatit Islamik, e që flamuj të ngjajshëm përgjatë historisë islamike janë përdorur
në vazhdimësi, përfshirë edhe në Afganistan në fillim të shekullit XX.[15]Edhe shumica e flamujve të organizatave
terroriste islamike, që kanë përdorur si symbol të xhihadit është flamuri
standard i Muhamedit, me ngjyrë të zezë dhe me shkrimin e shahadetit me ngjyrë
të bardhë.[16] E që flamuj të tillë kanë shumica e
organizatave terroriste islamike, sidomos gjatë viteve 1990-ta dhe në fillim të
viteve 2000-ta.[17] Të tilla organizata terroriste
islamike si: Hamasi,[18] al-Shabaab, Talebanëve afgan,[19] Fronti Al-Nusra, [20]Al-Kaida, Brigadat ‘Abdallah ‘Azzam,
Al-Murabitum, Al-Kaida në Gadishullin Arab, Al-Kaida në subkontinentin Idinan,
Al-Kaida në tokat e Magrebit islamik, Ansar al-Islam, Ansar Bayt al-Maqdis, Ansar al-Sharia në
Bengazi, Ansar al-Sharia në Darnah, Ansar al-Sharia në Tuniz, Ansaru, Boko
Haram, Hurras al-Din, Hizbul Mujahideen, ISIS-i, Rrjeti i ISIS-it ne
Bangladesh, ISIS-i ne Republiken Demokratike te Kongos, ISIS në Azinë Lindore,
ISIS-Korosan, ISIS-Libi, ISIS-Mozambik, ISIS-Sahel, ISIS-Sinai, ISIS-Somalia,
ISIS-Afrika Perëndimore, Unioni i Xhihadit Islamik, Lëvizja Islamike e
Uzbekistanit, Jama’at Nusrat al-Islam wal-Musimin, Lashar-e-Tayyiba, Tehrik-e
Taliban Pakistan etj.[21] ISIS-i dhe të gjitha organizatat
terroriste islamike që u dhanë më sipër dhe të tjera, kanë përvetësuar flamurin
e Muhamedit.[22]
Përdorimi i flamurit të ISIS-it, është inkriminuar si vepër
penale në disa vende të Europës Perëndimore, si me Aktin e Terrorizmit 2000,
seksioni 13(1b) të Britanisë së Madhe,[23] pastaj në Holandë, nga gushti i 2014-ës,[24] Gjermani,[25] për të cilat edhe janë shqiptu dënime
penale. Për fat të keq në shtetet tona, asnjëra nuk është inkriminuar si vepër
penale as propaganda terroriste, as përdorimi i flamurit të ISIS-it a
organizatave terroriste, e për më keq, tolerohet përdorimi i flamurit të Arabisë
Saudite si flamur islam, për ceremoni mortore islame.
Mirëpo edhe më tej vazhdojnë debatet pro dhe contra, në
lidhje me pretendimet e islamikëve se cili është flamuri i vërtëtë i Muhamedit
dhe Islamit, të cilin do duhej ta përdornin edhe shtetet islamike, kalifati
islamik, terroristët dhe organizatat terroriste islamike, por edhe në
ceremonitë fetare islame. Derisa në shumë vende ballkanike, aziatike etj është
i kufizuar a ndaluar përdorimi i flamurit të një shteti tjetër, p.sh: edhe
Serbia e ndalon përdorimin e Flamurit tonë Kombëtar qoftë edhe në varrime,
dasma a përkujtime të Dëshmorëve dhe Festave tona Kombëtare- por ajo nuk e ndalon
përdorimin e flamurit të ISIS-it, Arabisë Saudite etj. Natyrisht përdorimi i
flamujve të tillë( qoftë i ISIS-it, Arabisë Saudite a Turqisë), të shtyrë në
forma të ndryshme nga agjenturat serbe, do duhej nënkuptuar, hetuar si një a
disa nga veprat penale që kanë të bëjnë: cënim të integritetit territorial dhe
sovranitetit të vendit; sigurisë publike; rendit kushtetues; nxitjes, shtytjes
a ndihmës në aktet terroriste; nxitje të përçarjes dhe mos durimit etj.
Më:20/07/2024
Skender
Jashari i burgosur politik nga EULEX, për
rastet e sulmeve kundër policisë
dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim
është pjesë e marrur nga
punimi i bërë gjatë qëndrimit në
burgimin politik!
Master
drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.
[1] A flag worth dying for: the power and politics of national symbols, Tim Marshall, New York, NY: Scribner, an imprint of Simon & Schuster, Inc, 2017, faqe 110–111.
[2] The Rise and Fall of the Hashimite Kingdom of Arabia, Joshua Teitelbaum, London: Hurst & Company, 2001, faqe 205; A flag worth dying for: the power and politics of national symbols, Tim Marshall, New York, NY: Scribner, an imprint of Simon & Schuster, Inc, 2017, faqe 110–111.
[3] The Rise and Fall of the Hashimite Kingdom of Arabia, Joshua Teitelbaum, London: Hurst & Company, 2001, faqe 205; A flag worth dying for: the power and politics of national symbols, Tim Marshall, New York, NY: Scribner, an imprint of Simon & Schuster, Inc, 2017, faqe 110–111; A Tale of Two Factions: Myth, Memory, and Identity in Ottoman Egypt and Yemen. Jane Hathaway, Albany, New York: State University of New York Press, 2003, faqe 97; "Art and Architecture: Themes and Variations". The Oxford History of Islam, Sheila S. Blair; Jonathan M. Bloom, Oxford: Oxford University Press, 1999, faqe 215–267; Ritual, Politics, and the City in Fatimid Cairo, Paula A. Sanders, SUNY series in Medieval Middle East History, SUNY Press, 1994, faqe 44.
[4] The Rise and Fall of the Hashimite Kingdom of Arabia, Joshua Teitelbaum, London: Hurst & Company, 2001, faqe 205; A flag worth dying for: the power and politics of national symbols, Tim Marshall, New York, NY: Scribner, an imprint of Simon & Schuster, Inc, 2017, faqe 110–111; A Tale of Two Factions: Myth, Memory, and Identity in Ottoman Egypt and Yemen, Jane Hathaway, Albany, New York: State University of New York Press, 2003, faqe 97; "Art and Architecture: Themes and Variations". The Oxford History of Islam, Sheila S. Blair; Jonathan M. Bloom, Oxford: Oxford University Press, 1999, faqe 215–267; Ritual, Politics, and the City in Fatimid Cairo, Paula A. Sanders, SUNY series in Medieval Middle East History, SUNY Press, 1994, faqe 44.
[5] A Tale of Two Factions: Myth, Memory, and Identity in Ottoman Egypt and Yemen, Jane Hathaway, Albany, New York: State University of New York Press, 2003, faqe 97; "Art and Architecture: Themes and Variations", The Oxford History of Islam, Sheila S. Blair; Jonathan M. Bloom, Oxford: Oxford University Press, 1999, faqe 215–267; Ritual, Politics, and the City in Fatimid Cairo, Paula A. Sanders, SUNY series in Medieval Middle East History, SUNY Press, 1994, faqe 44.
[6] Revolt, The Social and Military Aspects of the ?Abb?sid Revolution:
Black Banners from the East II, Moshe Sharon, 1990, faqe 78; Studies in Muslim
Apocalyptic, David Cook, Darwin Press, 2002, faqe 197.
[7] Armies of the Muslim Conquest, David Nicolle, Osprey Publishing, 1993, faqe
6.
[8] Flags of the Night Sky, When Astronomy Meets National Pride, André G. Bordeleau, 2013, faqe 233.
[9] Demanding the Impossible, Peter Marshall, Fontana, London, 1993, faqe 558.
[10] The Sorrowful Muslim's Guide, Hussein Ahmad Amin, 2018, faqe 19; At the Hands of Fate: the
Political Economy of Islamic Insurance,
Muhammad Sigit Andhi Rahman, 2020, faqe 193.
[11] "The Jewish Hand: The response of the Jamaat-e-Islami Hind", Irfan Ahmad, In Peter van der Veer; Shoma Munshi, (eds.). Media, War and Terrorism: Responses from the Middle East and Asia. Psychology Press, 2004, faqe 138.
[12] "Flags of the Arab World", in Saudi Aramco World, Edmund
Midura, 1978, faqe 4–9.
[13] Black Banners from the East: The Establishment of the ’Abb?sid
State–Incubation of a Revolt, F. Donner, (1986), by Moshe Sharon. (The Max
Schloessinger Memorial Series, monograph 2.) The Magnes Press, Jerusalem; E. J.
Brill, Leiden, 1983, Middle East Studies Association Bulletin, 20(1),73-75;
Touraj Daryaee Apocalypse Now: Zoroastrian Reflections on the Early Islamic
Centuries, University of California, Los Angeles, faqe 193-194.
[14] "ISIS: The Role of Ideology and Eschatology in the Islamic
State", Justin O'Shea, The Pardee Periodical Journal of Global Affairs. 1
(2), Boston University: 51–65.
[15] "Flag being held by Lindt Chocolat Cafe hostages is not an
Islamic State flag", David Wroe,
James Massola, The Sydney Morning Herald, 16 dhjetor 2014.
[16] ISIS, Katie Marsico, 2015,
faqe 31.
[17] "Islamism, Salafism, and jihadism: A primer", Shadi
Hamid, Rashid Dar, Brookings, 15 korrik 2016; "What the ISIS Flag Says About the
Militant Group", Time Prusher, Ilene, 09/09/2014.
[18] A Flag Worth Dying For: The Power and Politics of National Symbols,
Tim Marshall, Scribner, faqe 148.
[19] https://www.dni.gov/nctc/groups/afghan_taliban.html
(20.06.2024).
[20] https://www.dni.gov/nctc/groups/al_nusrah_front.html
(20.06.2024).
[21] https://www.dni.gov/nctc/ftos.html
(20.06.2024).
[22] Jihadist Preachers of the End Times, ISIS Apocalyptic Propaganda,
2019, faqe 100.
[23] "Terrorism Act 2000", legislation.gov.uk, 20 korrik 2000.
[24] "Dutch ban display of Isis flag in advance Amsterdam
march", Peter Cluskey, Irish Times, 2 gusht 2014.
[25] "Germany Bans Support for ISIS", Melissa Eddy, The New
York Times, 12 shtator 2014.