E shtune, 09.11.2024, 01:18 AM (GMT)

Kulturë

Florim Zeqa: Edhe filmat po ju dështojnë!

E hene, 15.07.2024, 06:50 PM


Edhe filmat po ju dështojnë!

Shkruan: Florim Zeqa

Historia e ‘serialeve televizive’ në kohën e korrje-shirjeve është e gjatë sa vet politika kosovare. Vërtetë ishte qesharak momenti në serialin e fundit të realizuar në fshatin Bubavec të komunës së Malishevës, kur ministri i Bujqësisë mbeti pa u futur në kombajnë bashkë me kryeministrin! Edhe përkundër insistimit për t’u futur në Kombajnë, ministri mbeti jashtë! Ky nuk ishte epizod i mirë për ministrin e bujqësisë, por kjo mbetet e keqja më e vogël në krahasim me manipulimet dhe shifrat për prodhim të grurit në Kosovë!

Raportimi i medieve për moskordinim mes Kurtit e Pecit

Mediet raportuan se Albin Kurti ja mori shpejt dorën kombajnës, por medie të tjera raportuan edhe për mbetjen e Faton Pecit jasht dyerve të kombajnës!

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, kanë vizituar sot një fermer në Komunën e Malishevës, të cilit i janë bashkuar në procesin e korrjes së grurit.

Megjithatë jo gjithçka ka shkuar mirë për ministrin Faton Peci, i cili ka hasur në vështirësi për t’iu bashkuar kryeministrit Albin Kurti në kabinën e kombajnës për korrjen e grurit.

Pasi Kurti është futur brenda kabinës, drejtuesi i kombajnës është futur pas kryeministrit dhe ka mbyllur derën, pa e vërejtur që mbrapa po ngjitej ministri Peci.

Në videon e publikuar, shihet se ministri Faton Peci provon që të trokasë në dritaren kabinës në përpjekje për t’iu bashkuar Kurtit, megjithatë pa sukses”!

Mbase, ky nuk ishte moskordinimi i parë i Albin Kurtit me përfaqësuesit e partisë GUXO jashtë objektit të qeverisë! Urojmë të jetë i fundit për ministrin Peci!

Bukën e motmotit na sigurojnë importet nga jashtë

Prononcimet megallomane të kryeministrit Kurti dhe ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, “që për herë të parë Kosova këtë vit do t’i plotësojë nevojat ushqyese me prodhim vendor të grurit (pa përfunduar fushata e korrje-shirjeve)”, u ngjajnë fushtava zgjedhore e jo rezultateve reale të korrje-shirjeve në Kosovë!

Pasi këto ditë po vërehen radhë të gjata të kamionëve me grurë në terminale që vijnë nga importi i jashtëm. Mbase mund të jetë i vertetë konstatimi që prodhimi i grurit këtë vit është më i lartë për njësi sipërfaqësore (për hektarë), siç është e vertetë që sipërfaqet kultivuese me kulturën e grurit janë ma të vogla në krahasim me vitet tjera.

Konstatimi logjik e thotë se në kohën kur kemi rënje të sipërfaqeve me grurë në nivel vendi, është e pamundur të kemi rritje të prodhimit të grurit në nivel vendi!

Kosova nga paslufta nuk arrinë t’i plotësojmë nevojat ushqyese të popullatës me artikullin bazik ushqyes, që është mielli i grurit. Por ky nuk është i vetmi artikull ushqyes që i mungon Kosovës.

‘Serialet televizive’ për kinse rritje të prodhimit të grurit në Kosovë po bëhen për konsum politik, pa i kushtuar kujdes skenarit dhe regjisë, që e lanë ministrin Peci jashtë dyerve të kombajnës!

Përderisa, në të kaluarën telenovelat për korrje-shirjet bëheshin në mënyrë më profesionale, kësaj radhe kaluan në “banalitet”, duke e lënë më të “merituarin” jashtë kombajnës!

Urojmë të jenë të vërteta deklarimet e ministrit Peci dhe kryeministrit Kurti për rezultatet e larta në prodhimin e grurit, për të cilat, meritorë janë fermerët dhe kushtet atmosferike e jo figurat politike që për herë të parë takimin me fshatin e kanë pas ngritjes në karrierë politike!

Për fund, i rikujtojë lexuesit se Albin Kurti është inxhinjerë i diplomuar i elektros, kurse Faton Peci i diplomuar për shkenca politike dhe filozofi. Profili i dy personaliteteve flet shumë për naivitetin e tyre rreth prodhimeve bujqësore! Mbase më kredibil për qytetarët e vendit do të ishte deklarata e një profesinisti, qotë ai edhe teknik bujqësor sesa konstatimet hiperbolike të dy drejtuesve aktualë shtetërorë!

Florim Zeqa

12.07.2024



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora