| E hene, 15.07.2024, 05:45 PM |
Mihal Gjergji
DJEPI
I PERËNDIVE
Populli
im, më i fismi i dheut
Do
të ngrihesh e s’mundesh,
pret
të kapesh diku!
Kush
të mpaku,
kush
t'a shteri guximin,
kush
të thinji kështu?
Mbete
muhaxhir i përjetshëm,
duargrisuri
im!
S’të
lanë t’i plugoje bokërrimat e tua
S’të
patën duk miqësitë
Mos
e braktis Tomorrin,
tempullin
tënd
Të
kthehen Perënditë!
Tiranë, Qershor 2016