| E diele, 14.07.2024, 01:59 PM |
Feti TUNUZLIU
SHPRESA
Ajo
ia ngjiti dorën të zhgënjyerit prej derteve
dhe
i tregoi për shtigjet e mundshme t’sukseseve
iaI
shpëtoi mendime vegimtare
dhe
i ngjalli besim ashiqare.
Ndërsa
për atë që s’u nis me shpresa për fitore
por,
uli kokën besimhumbur prore -
shpresa
e gënjeu shtruar, fatkeqësisht,
unë
ruaj kujtime të dhembshme thellësisht.