| E premte, 12.07.2024, 07:59 PM |
KUJTOJMË
ISMAI
KADARE ISHTE I FTUAR DISA HERË NË VJENË
”Kadare
është ambasadori i vërtetë i letrave shqipe sot në botë”
- Joachim Röhm
Ismail Kadare në “SOLE”: ”Këtu ndihem sikur në shtëpinë time”.
Nga
Hazir Mehmeti
Shkrimtari ynë i madh Ismail
Kadare ishte disa herë në Vjenë. Ai është i njohur mirë për lexuesin austriak
dhe hapësirat gjermano-folëse. Në
nëntorin e vitit 2008, qëndroi në Vjenë së bashku me përkthyesin e veprave të
tij në gjermanisht Joachim Röhm. Ai u takua me mërgimtarë shqiptarë nga të
gjitha viset shqiptare. Mes tjerash ai u prit me dashamirësi nga Aki Nuredini
në restorantin e tij të njohur në zemër të Vjenës “SOLE, i cili i ofroj kushte
që të ndihet sikur në shtëpinë e tij.
Lexim në Sallën Jubilare të Vjenës
Zëri-E
martë, 25 nëntor 2008
Në Salla Jubilare
e Muzeut të Historisë së Arteve e cila ishte e mbushur me lexues shqiptar dhe
austriak u mbajt lexim letrare nga shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare. Kishte
të interesuara nga mjete të informimit dhe dashamirë të artit letrare në gjuhën
shqipe. Ata ishin studente e studentë adhurues të shkrimtarit tonë të njohur i
përkthyer në shumë gjuhë edhe në gjermanisht. Janë të shumtë lexuesit gjerman
që i kanë lexuar veprat e Ismail Kadare të përkthyera nga Joachim Röhm, i
njohur si përkthyes i shkëlqyeshëm. Prania e publikut e shtonte shkëlqimin e
Sallës Jubilare, një sallë e mrekullueshme. Organizimi u bë nga Shoqata e
njohur e Vjenës “Kulturë Kontakt” dhe Shoqata “Lesewoche” (Leximi Javor). Ishte
një takim i shkëlqyeshëm të lexuesve shqiptarë e gjerman me shkrimtarin e
mirënjohur. Takimin e hapi Anemari Türk drejtuese e Shoqatës “Kultur-Kontakt”.
Ajo përshëndeti shkrimtarin Ismail Kadare dhe të pranishmit e shumtë. I
pranishëm ishte Valter Ibrahimi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë, Dr.Sabri Kiçmari, Ambasador i Republikës së
Kosovës në Austri. Mbi biografinë dhe krijimtarinë e shkrimtarit foli
përkthyesi i veprave në gjermanisht Joachim Röhm, tani i njohur nga lexuesit
gjerman e shqiptarë. Ai mes tjerash shtoi:” Kadare është ambasadori i vërtetë i
letrave shqipe sot në botë. Veprat e tij janë të përkthyera në gjuhët kryesore
botërore. Rrethanat ku veproi dhe jetoi Kadare, në një sistem diktatorial.
ishin të veçanta me vendet tjera. Shkrimet e tij dhe forma e demaskimit të
diktaturës ishte e një stili specifik. Disa nga veprat e tij u ndaluan së
lexuari nga diktatura si të rrezikshme për regjimin e atëhershëm. Vepra që e
bëri të njohur në Evropë ishte “Gjenerali
i ushtrisë së vdekur“, më tematikën dhe stilin e shkrimit të saj”. Kurse Ismail Kadare lexoi pjesë nga tregimet e
tij të fundit, në gjermanisht nga “Der Raub des königlichen Schlafs”, lexoi
aktorja Johanna Lonsky. Leximi ishte vërtetë
artistik. Jehona e fjalës shqipe dëgjohej hapësirave të muzeut deri tek
reliktet e të madhit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një hap larg nga këtu. Aty
merrte forcë, frymëzim e shpresë për hapat e mëtejmë në rrugëtimin tonë drejt
Shqipërisë së Vërtetë, për të cilën u përpoqën gjeneratat në shekuj. Zëri i
aktores në leximin mbi përpëlitjet e sulltanit në çastet e fundit në çadrën e
tij diku në kreshtat e tokës së huaj, ishin të prekshme. Ishin ato përpëlitje
të fundit të jetës së një pushtuesi nga inati i humbjeve të mëdha që pësoi nga
një popullit i vogël. Muret e këtij Muzeu shekullor sikur janë dëshmitarët
moshatar të ngjarjes, të regjistruara në labirintet e tij e që flasin me gjuhën
falënderuese për mbrojtjen e kulturës së kontinentit nga barbaria aziatike.
Ky ishte dhe
motivi i fuqishëm i shumë krijimeve jo vetëm letrare tek brezat në vazhdimësi.
Mbrëmja vazhdoi me bisedat e shkrimtarit drejtpërdrejt me lexuesit dhe
gazetarë, ku vargu i pyetjeve dhe kërkesës për autografe nga autori ishte i
gjatë. “Kulturë_Kontakti” i Vjenës solli në vitet e fundit shumë prezantime
arti e kulture nga shumë shtete duke përfshirë këtu edhe autor nga trevat
shqiptare.
Të ftuar për
qëndrim në ambientet e mrekullueshme kulturore në kryeqytetin austriak në Vjenë
ishin shkrimtarë dhe artistë shqiptarë, si Lindita Arapi, Fatos Kongoli, Etleva
Tafa, Agron Tafa. Kurse me prezantimet e
tyre në lemën e artit e kulturës u paraqitën shumë krijues shqiptar nga
Shqipëria, Kosova e Maqedonia krahas atyre të vendeve të tjera. Ishte një takim
i këndshme në kujtesën e lexuesve si vlerësuesit më të çmuar të artit, ndërsa
për mërgimtarët do të jetë edhe një mbrëmje feste nëntori si muaj i shumë
datave historike.
Ismail Kadare, Johanna Lonsky, Joachim Röhm, nëntor 20008, Vjenë
Dhjetor, 2023, Vjenë
Në Vjenë u lexuan poezi nga shkrimtari i njohur shqiptar Ismail Kadare
Moto: Ura në mes
Austrisë dhe mërgimtareve/ëve shqiptarë
Përmbledhja e re lirike me poezi “Die Zeit nimmt Gift und Süsse” nga Ismail
Kadare. Prezantim nga Fondi për Integrim në Austri (ÖIF) me drejtues Franz
Wolf.
Nadja Kayali, Markus Meyer, Andrea
Grill,
“Si zogjtë e qyqes
shpërndarë anembanë
ata që bij të
shqipes qenë gjer dje,
të lodhur nga
gjithçka, nga trenat, vizat,
dhe nga kontrollet
q’i gjëmojnë si pre”
(nga poezia: Dimri
në Evropën e Bashkuar. Refugjatët shqiptarë. 1992)
Vjenë, 18 dhjetor
2023. Organizuar nga Fondacioni për
Integrim i Vjenës, e drejtuar nga Franz Wolf , u mbajt lexim letrare me poezi
nga shkrimtari të njohur shqiptar, Ismail Kadare.
Fjalën hyrëse e
paraqiti përfaqësuesi i Fondacionit i cili përshëndeti të pranishmit, mes tyre
diplomat, aktiviste e aktivistë, artiste e artistë vjenez. Programin e drejtoi
gazetarja e Ö1 Nadja Kayali. Poezitë u zgjodhën nga
libri “Die Zeit nimmt Gift und Süsse” me poezi nga Ismal Kadare i përkthyer nga shkrimtarja Andrea Grill. Libri
u botua në mbështetje të Ministrisë së Integrimit Evropian, në gjermanisht dhe
shqip. Libri i vogël me poezi u pasurua me fotografi nga artisti Sepp Jahn të
shkrepura nga ambienti shqiptar në vitin 1937.
Në gjuhën shqipe lexoi Manjola Zaçellari, Docente në Universitetin
“Aleksandër Mosiu” në Durrës, kurse në
gjermanisht Markus Meyer, aktor në Burgteater.
Mbrëmja u pasurua me pika muzikore të kënduara nga soprano e njohur
Flaka Goranci. Salla e Pallatit Mollard ishte e mbushur përplot të interesuar
të dëgjojnë vargjet poetike të shkrimtarit të njohur i propozuar disa herë për
çmimin Nobel.
Disa nga poezitë e
lexuara: Kataraktet, Në parkun që mbuluan gjethet, Motiv me diell,
Fund vjeshte, Akullnaja, Mall, Dimri në Europën e Bashkuar - Refugjatët
shqiptarë, Sapuni “Ledi Makbeth”
Në fjalën e hapjes nga përfaqësuesi i
organizatorit foli rreth shqiptarëve në Austri duke cekur se jetojnë mbi
njëqind mijë shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore dhe viset tjera
etnike shqiptare. Përkthyesja,
shkrimtarja Andera Grill dha një vështrim të shkurtë rreth poezive të Ismail Kadare i njohur me romanet e tij shumë
të lexuara të përkthyera në shumë gjuhë.
Kadare është shkrimtar shumë i pëlqyer tek lexuesit gjermano-folës.
Aktivitetet
kulturore e letrare në Austri kanë
histori shekullore. Koncertet e Tefta Tashkos, Marie Kraja, e shumë tjerë janë
bazamenti i shijimit të artit e artistëve shqiptarë qysh para një
shekulli. Kjo traditë e shkëlqyer u
pasurua nga emrat e njohur si: Inva
Mula, Eno Peçi, Shkëlzen Doli, Destan Gashi etj
dhe janë vazhduesit e denjë në rrugën e artit modern në Austri. Pa
e harruar asnjëherë këtu rolet e Aleksandër Moisiut që shndrisin në
majat e artit botëror.
Ismail Kadare na
bënë krenar kudo me veprën e tij. Në bibliotekat e bashkive të Vjenës dhe
Bibliotekat kryesore deri në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë, emri i Kadares
qëndron rafteve krahas Kafkës, Cwejgut, Göthes etj. Shtypi austriak “Der Standard”, “Die Presse”,
“Wiener Zeitung” shkruan vazhdimisht mbi veprën dhe jetën e Ismail Kadares si
njëri nga shkrimtarët më të shquar dhe lexuar në botë. “Ai e meriton Qmmin Nobel”
ishte mendimi i shumë shkrimtarëve në Austri.
Ai kishte miq të
shumtë në Austri dhe do ketë vazhdimisht gjeneratave. Kjo ndihmoi në lidhjen në
mes të kulturave tona. Respekt për të gjithë aktivistët mike e miq shqiptarë e
austriakë që ndërtojnë ura miqësie mes dy popujve!
Shkrimtari ynë i
madh jeton me veprën e tij anë e kënd bibliotekave të botës.
Lavdi veprës së
tij të ndritur!
U prehtë në paqen
e përhershme!