| E merkure, 10.07.2024, 07:59 PM |
PRESHEVA, EMËRTIMI DHE VJETËRSIA E SAJ
Shkruan:
Xhemaledin SALIHU
Lugina e Presheves mund të quhet edhe Krahinë e
Preshevës, siç po e quajnë shumë studiues që po marrin pjesë në Konferencat
shkencore të organizuara nga Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore
Preshevë.
Arsyetimet:
1.Presheva
banohet nga periudha e neolitit, vazhdon të banohet edhe gjatë periudhave të
mëvonshme : të bronzit, të hekurit e deri në ditët e sotme, përshkak të pozitës së volitshme gjeografike,
kushteve të favorshme klimatike,
hidrografike.
Lugina
e Moravës dhe ajo e Vardarit, kryesisht ishin të banuara nga fisi Ilir- Dardan,
pra Presheva shtrihej në pjesën qendrore të Mbretërisë Dardane. Këtë e
dëshmojnë të dhënat arkeologjike, antropologjike, kulturore-historike,
gjuhësore, etnologjike, e të tjera.
Edhepse
u gërshetuan shumë lëvizje të popullatave dhe kulturave, popullata autoktone
shqiptare e Preshevës arriti ta ruajë materialin arkeologjik, i cili vërteton
autoktoninë e saj shumë shekullore dhe vjetërsinë e saj.
Gjeturinat
arkeologjike, lokalitetet, objektet dhe vlerat arkeologjike në Preshevë janë
gjetur të kohës parahistorike, të kohës
antike, të mesjetës, por edhe më vonë.
Skender
Anamali, në Kosova dhe trevat etnike në hapësirat e ish-Jugosllavisë në
Mesjetën e hershme, Kosova, nr. 4/1994, f. 9 shkruan : “Prokopi i Cesaresë, një
autor i shek. VI, në veprën e tij “Mbi ndërtime” shkruan se perandori bizantin,
Justinian me prejardhje ilire, vetëm në Dardani ndërtoi 8 kështjella dhe
rindërtoi 61 të tjera.”, çka përfundojmë se edhe Kalaja e Preshevës u ndërtua
me të tjerat, që i përmendëm më lartë.
Kalaja
e Preshevës
Kalaja
e Preshevës daton nga koha ilire-dardane. “Kështjella e Preshevës së pari u
themelua nga Dardanët në shek.IV para erës së re. Me ardhjen e romakëve në këtë
trevë, ata në shek. I të erës së re ndërtuan udhët të shtruara me gurë sipas
standardeve ndërtimore të tyre, rindërtuan kështjellën mbi themelet e
kështjellës së lashtë ilire, përkatësisht dardane si dhe vendbanimin dardan
poshtë kështjellës” shkruan Dr. Jahi Murati-Staneci dhe vazhdon : “ Kështjella
legjendare dhe rrënojat e vendbanimit të zhvilluar antik, të cilat gjenden në
skajin perëndimor të Preshevës, rrëzë Kodrinës së Kështjellës janë sinonime të
lashtësisë dhe civilizimit antik të këtij qyteti. Ky vendbanim antik tashmë ka
zbritur në fushë, është zgjëruar…Supozohet se në këtë vend, Presheva të ketë
ekzistuar edhe në fillim të periudhës bizantine. Nga kjo kohë e deri afër
mbarimit të mesjetës, periudhë prej afër dhjetë shekuj(1000 vjet) nuk është
lënë asnjë gjurmë e ekzistimit të këtij vendbanimi. Mungonte civilizimi…Për
shkaqet dhe kohën e zhvendosjes së vendbanimit të Preshevës antike, nuk kemi
kurrfarë të dhënash”.
“
Kështjella legjendare dhe rrënojat e vendbanimit të zhvilluar antik, të cilat
gjenden në skajin perëndimor të Preshevës, rrëzë kodrinës së kështjellës janë
sinonime të lashtësisë dhe civilizimit antik të këtij qyteti. Ky vendbanim
antik tashmë ka zbritur në fushë, është zgjëruar…
Supozohet
se në këtë vend, Presheva të ketë ekzistuar edhe në fillim të periudhës
bizantine. Nga kjo kohë e deri afër mbarimit të mesjetës, periudhë prej afër
dhjetë shekuj(1000 vjet) nuk është lënë asnjë gjurmë e ekzistimit të këtij
vendbanimi. Mungonte civilizimi…Për shkaqet dhe kohën e zhvendosjes së
vendbanimit të Preshevës antike, nuk kemi kurrfarë të dhënash”./dr Jahi
Staneci, Presheva në fotografi dhe fjalë(monografi), Prishtinë, 2010, f.42
Kalaja
e Preshevës është objekti më i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore materiale e
pa luajtëshme në trevën e Preshevës, e ndërtuar në antikë, e rindërtuar edhe
disa herë në mesjetë e më vonë, paraqet kalanë antike të fisit ilir-dardan dhe
një ndër monumentet më të rëndësishme kulturore dhe historike në rajonin e
Preshevës.
”Vendbanimi
antik i Preshevës shtrihet në pjesën bregore pranë lumit të sotëm të Kurbalisë,
gjegjësisht lumit të Preshevës. Ai gjendet rrëzë malit të sotëm të Karadakut
diku afër 1.500 m në jugperëndim nga fillimi i vendbanimit të sotëm, në vendin
e njohur nga vendasit “KALAJA E PRESHEVËS”, shkruan Burbuqe A. Agushi, Presheva
me rrethinë në zhvillimin arkitektonik urbanistik/monografi/ Preshevë, 2009, f.
33.
2.Presheva
në një hartë të shek.XI dhe XII permendet keshtu: Vranja, Presheva dhe
Inogoshta.
Pra
nuk pmendet asnjë vendbanim i Preshevës.
3.Në shekullin XV /1402/ Presheva ishte qendër dhe seli rajoni i gjithë Moravicës. Njëherë gjykohej se Presheva dhe Moravica ishin dy rajoni, mirëpo më vonë erdhi përfundimi se ishte fjala për një rajon dhe se Presheva ishte qendër e këtij rajoni. Në mbështetje të kësaj përfundojmë se Presheva ishte qytet dhe qendër rajoni, si e argumenton Konstantin Filozofi, edhe pse nuk kemi të dhëna dhe argumente të shkruara aq për atë kohë.
Tabela
është marrë nga libri i Stojanovskit: Kadillëku i Vranjës
4.Kazaja
e Preshevës që nga Kongresi i Berlinit pati nahi Bujanovcin dhe Tërgovishten,
deri me themelimin e Mbreterise Serbe, Kroate, Sllovene, madje si Rreth i
Presheves vazhdoi edhe më tutje ne Banovinen e Vardarit, me qendër ne Shkup.
5.Rrethin,
Presheva e humbi me 1945, realisht me 1947, ne menyre arbitrate nga Serbia dhe
qe atehere mbeti vetem qytet, ndersa rrethi kaloi ne Bujanoc.