Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Saranda Iseni: Letër ngushëllimi me vlerësime dhe kujtime

| E hene, 08.07.2024, 07:56 PM |


LETËR NGUSHËLLIMI

me vlerësime dhe kujtime

Nga Saranda Iseni

Pak ditë më parë pushoi së rrahuri zemra e intelektualit, personalitetit dhe shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare.

Të madhin Kadare pata fatin ta takoj një herë të vetme me plot madhështi në Tiranë. Nëse nuk gaboj, ka qenë tek kafeneja e tij e preferuar Juvenilja. Ishte një takim i dëshiruar dhe historik, i përmbushur me biseda shumëngjyrëshe, pa lënë anash pjesën gazmore dhe mesazhe të arta ardhmërie sidomos ai i fundit para përfundimit të takimit që zgjati për disa orë, si një titull romani “………..”!

Më kujtohet shumë mire çasti kur Kadare i thotë kolegut të tij të anulojë të gjitha takimet tjera për të vazhduar bisedën tonë, me “zonjën provokuese”, siç ai më quante pasiqë unë me këmbëngulje dhe kureshtje i bëja shumë pyetje, e në veçanti për temën e dashurisë. Si mund të rrija pa i bërë pyetje, kur para vetes kisha një oqean të pafund të dijes?! I madh ishte ai personalitet kombëtar dhe jam e bindur se për çdo ditë do të lartësohet krijimtaria e tij në botën shqiptare si vlerë e madhe kulturore, por edhe në letërsinë botërore si nobelist i merituar edhe pse nuk u nderua me atë çmim kur ai ishte gjallë dhe pranë nesh. Në fakt përzgjedhja e Kadaresë si nobelist do të ishte nder për vet Akademinë Suedeze sepse Kadare ishte dhe do të mbetet nobelisti margaritar i letërsisë dhe kombit shqiptar.

Ngushëllime bashkëshortes, familjarëve dhe të gjithë shqiptarëve.

I ndriçoftë shpirti! U prehtë në paqe mjeshtri i penës!

Me përzemërsi, 6 korrik 2024

Saranda Iseni

Kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë

“Papa Klementi XI Albani”, Suedi