Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


At Zef Pllumi dhe Ibrahim Rugova për Ismail Kadarenë

| E diele, 07.07.2024, 07:54 PM |


“Historia jonë është një histori llogoret e sot me  i madhi luftëtar në mbrojtje të kulturës, identitetit dhe integrimit evropian të shqiptarëve, është Ismail Kadareja e unë gjendem krah për krah tij në ato llogore.”

At Zef Pllumi

“Kadare përgjigjet për çështjet më të rëndësishme e të ndërlikuara, pa komplekse inferioriteti dhe pa imponim autoriteti. Sepse ai sot është një nga autoritetet më të mëdha të letërsisë sonë edhe në raportet ndërkombëtare…Prandaj mund të thuhet se Kadare është shkrimtar, apo thënë më mirë, intelektual me kulturë të gjerë e me vrojtim të thellë. Është në rrjedhën e kohës, i çliruar nga kompleksi i metropoleve, sepse ekziston nëpër metropole.”

Ibrahim Rugova