Udhëpërshkrim
Bashkim Saliasi: Mbresa nga udhëtimi turistik në Regensburg
E diele, 07.07.2024, 06:52 PM
MBRESA NGA UDHËTIMI TURISTIK NË REGENSBURG
Nga Bashkim
Saliasi
Data
shënoi 03 Maji 2024. Një udhëtim turistik një javor, drejt Gjermanisë.
U bënë
vite që vajza së bashku me familjen e saj, jetojnë në qytetin e Regensburgut, në
Gjermani. Regensburg-u, është qyteti
i katërt më i madh, në shtetin e Bavarisë pas Mynihut, Nurembergut dhe
Augsburgut. Biletat e udhëtimit vajtje - ardhje u prenë herët, me shoqërinë e
udhëtimeve Matias Travel & Turus. Nuk ishte hera e pare, që udhëtonim me
avion, por përsëri stresi na mundonte, sepse lëvizja jonë nëpër aeroporte, nuk është
kaq e thjeshtë. Përsëri i jepja kurajo timeshoqeje, se në çdo aeroport, tani
gjen shqiptarë, që udhëtojnë çdo ditë drejtë vendeve të Evropës, pasi kanë fëmijët
dhe shumë të rinjë studiojnë në universitetet e vendeve evropiane. Përveç kësaj,
imebijë më sqaroi se biletat i kemi prerë me asistencë. Ditët kalonin shpejtë
dhe pa e kuptuar afroj data e udhëtimit tone, për në shtetin Gjerman.
Pasi
siguruam çantat e shpinës dhe porositëm taksi, për të shkuar në aeroport,
qendruam në pritje të nisjes për në Rinas. Në orën 12 e 30 taksisti mbrriti
para portës tonë. Shoferi i taksisë banon në një lagje me ne dhe kishte vajzën
në Nurenberg. Në bisedë gjatë rrugës, na sugjeroi që të mos viheshim në siklet,
se aeroporti i Nurenbergut është më i vogël se ai i Rinasit. Në aeroportin e
Rinasit mbërritëm shpejtë, pasi rruga nuk kishte shumë trafik si dikur.
Hym në
terminal gjithë ankth dhe stres. Aeroporti i Rinasit nuk ishte si dikur, disa
vite më parë. Në të gjitha ambjentet ishte i mbushur plot me pasagjerë, që
udhetonin në linja të ndryshme, si drejt Romës, vendeve Arabe, Beograd, Athinës,
Anglisë, Francës, Amerikës, etje. Hera-herës në magnetofonë lajmëroheshin
pasagjerët, se në cilën portë duhet të paraqiteshin për te linjat përkatëse.
Në orën14
e 30 në magnetofon spikerija lajmëronte pasagjerët, që udhëtojnë në linjën
Rinas-Nureberg, të paraqiten në sportel. Në një moment shikoj një grup udhëtarësh,
që ju afrua sportelit të parë, në krahun e majtë. Iu afrova grupit që ishte vënë
në radhë dhe pyeta një djal, për ku udhëtonte. Përgjigja e tij ishte; - në linjën
Rinas-Nurenberg. Së bashku me timeshoqe, u rreshtuam në radhë dhe pasi bëmë
çekinin morëm konfirmimin nga sportelistja, ajo na porositi, që të uleshim në
stol dhe të prisnim, se do vinte të na merrte shoqëruesi, për të na çuar në
avion.
Biletat
tona ishin prerë me asistencë. Nuk vonoi dhe një djal simpatik, me një karrocë
dore, erdhi pranë nesh dhe afroi karrocën. Mori çantën e timeshoqe dhe e vendosi
pas karrocës. Ftoi timeshoqe të ulej në karrocë. Kaluam kontrollin dhe dolëm në
holl, në pritje të afrimit të orarit për nisjen e avionit. Djali që na shoqëroi
në sallën e pritjes na porositi që të mos lëviznim nga vendi pritjes, se në kohën
që do nisej avioni, do vinte të na merrte shoqëruesi tjetër.
Në
aeroport erdhëm gati tre orë para nisjes së avionit. Dalngadalë stresi u largua
dhe iu drejtova sportelit, për të marrë një shishe uji dhe dy korosan. Në
sportel, porosita dy korosan dhe një shishe uji. Për habin time, çmimet brenda
në sallën e aeroportit, ishin shumë të larta. Dy korosan 700 lekë të reja dhe
një bidon uji 180 lekë të reja…Në orën 15 e 30 shoqërusi na çoi në avion. U
ulëm sipas vendeve, që shënonte bileta, në fund të avionit, nga dera e pasme, në
vendet 36 dhe 37. Ishim njëri pas tjetrit dhe nuk i shqetësuam udhëtarët, që të
ndërronim vendet. Në ora 16 e 15 minuta avioni filloi të lëviz në pistë. Vura
në diejni Melianin, në Tiranë dhe vajzën, në Gjermani, për nisjen e avionit në
drejtimin e duhur, për në Nureberg. Pas një pause të shkurtër, gjatë lëvizjes së
avionit në pistë, imeshoqe, sikur u zgjua nga gjumi.
-Ja
shkolla jote, -foli ajo, kur avioni mori drejtimin drejt Valiasit. Pasi bëri
kthesën dhe mori startin e duhur, u shkëput nga toka, me një zhurmë
karakteristike. Avioni filloj të marr lartësinë e duhur dhe poshtë shihja
fushat dhe kodrat që jeshilonin. Jemi në muajit e pranverës dhe poshtë nesh
gjithçka jeshilon. Koha ishte e kthjellët dhe lartë kishte re puplore. Nuk
kaloi shumë kohë dhe avioni doli mbi re. Më dukej vetja sikur po udhëtoja mbi
oqean. Poshtë nesh retë shtëllunga – shtëllunga, të jepnin ndiesin, sikur udhëtonim
në një botë e mrekullueshme gri me gjithfarë figurash, si pemë e kafshë të madhësive
të ndryshme etj. Në mjediset e avionit stjuardezat jepnin këshillat e duhura,
sesi duhet të vendosim rripin e sigurimit, të mos trembemi nga turbulencat, të
sigurojmë frymëmarrjen etje, etje. Pyeta timeshoqe, nëse ishte e qetë për
vendosjen e rripit dhe mora përgjigje pozitive. E vendosa rripin dhe nuk kam
problem.
-Jam
mirë, mos u shqetëso për mua. Mbi re bëra tre foto ku pasqyrohet bishti avionit
dhe retë puplore, që lëviznin qetësisht poshtë nesh. Pasi avioni kaloi mbi re stjuardrezat
filluan të lëviznin në avion, duke u afruar udhëtarëve kafe, pije si kokakola,
fanta, uji etj. Udhëtimi qe i këndshëm dhe pas dy orësh, kapiteneria lajmëroi
se, po i afrohemi aeroportit të Nurenbergut. Stjuardezat porositnin vazhdimisht,
që të mos hiqnim rripat e sigurimit, pa u ulur avioni në pistë dhe të ishim të
vëmendshëm të ndiqnim urdhërat që jepeshin nga kapitenaria e drejtimit të
avionit. Gjatë rrugës për në Nurenberg, nuk pati turbulence dhe nuk ndiem vështirësi
në frymëmarrje.
Më në
fund avioni frenoi dhe të gjithë pasagjerët u çuan më këmbë. Mos lëviz,
porosita timeshoqe, se ne hipëm të fundit dhe do zbresim përsëri në fund. Pasi
u lirua dera e pasme e avionit morëm çantat dhe dolëm te shkallët e avionit. Një
djal simpatik na urdhëroi të prisnim sa të vinte makina për të na marrë. Nuk
vonoi dhe ne gjashtë pasagjerët, që kishim prerë biletat me asistencë hipëm në
makinën me ashensor, që na transportoi drejt hyrjes së terminalit të
Nurenbergut. Aeroporti Nurenbergut ishte më i vogël se aeroporti i Rinasit.
Shoqëruesi na zbriti në tokë afër hyrjes dhe u largua. Mbetëm të gjashtë ne pasgjerët
që kishim prerë biletat me asistencë në hyrje të sallës dhe po nguronim të
futeshim në radhë.
Një
zonjë që shoqëronte nënën e saj tetëdhjetëvjeçare, na qetësoi që të mos mërziteshim,
se shoqërusit vijnë përsëri dhe ne dalim më parë se këta që janë në radhë. Po
prisnim në heshtje dhe pak të shqetësuar, kur na u afrua një burrë gjerman, pak
i vjetër në moshë, punonjës i aeroportit dhe na pyeti në gjuhën e tij, por ne
nuk mundëm të komunikonim me të. Atëherë ai foli në radio me personelin dhe nuk
kaloi shumë kohë dhe solli një karrocë për gjyshen, që nuk ecte dot asnjë hap.
Ndoqëm pas punonjësin, që shtynte karrocën para dhe ne pas tij. Pasi kaluam të
gjitha kontrollet, dolën në holl ku na prisnin dhëndëri, vajza dhe mbesa e
vogël, Aura me një buqetë me lule në dorë. U takuam gjithë mall dhe ndoqëm pas
dhëndërrin drejtë makinës së tij.
UDHËTIMI
NGA NURENBERGU DREJT REGENSBURGUT
Pasi u
çmallëm me dhëndërin, vajzën dhe mbesën, morëm rrugën drejt makinës. Zumë vend
në makinë dhe vendosëm rripat e sigurimit. E nisëm udhëtimin në token gjermane
në drejtim të qytetit Regensburgut. Vajza më sqaroi se, do të udhëtojm rreth dy
orë, për të mbrritur në banesën e tyre. Unë dhe imeshoqe nuk e kishim për herë
të parë që udhëtonim jashtë shtetit, por çdo udhëtim ka mbresat dhe sikletet e
veta.
Udhëtimi
që kishim bërë për në Athinë vajtje, me makinë dhe kthimi me avion, na kishte
stërvitur synë me panoramat e bukura të natyrës në viset e Greqisë, por çdo udhëtim
jashtë kufijve të shtetit tënd, ka emocionet dhe mbresat e veta. Udhëtimi me
makinë drejt qytetit Regensburg, zgjati rreth dy orë. Në të dy anët e rrugës mbizotëronte gjelbërimi
dhe kudo syri të rrokte toka të mbjella dhe të punuara bukur. Ajo që më la më
teper mbresa, ishte se kudo mbizotronte një florë e përbërë nga bima e lisit, shkoza
dhe bimë barishtore të shumëllojta.
Para
se të nisesha, për në Gjermani lexova disa botime në Google, për tu njohur me
qytetet në të cilët do qëndroja. Për Nurenbergun dhe Regensburgun, dy qytete që
do shkelja me këmbë, gjendeshin në landin e Bavarisë. Nuremberg është qyteti i dytë më i madh në Bavari dhe është i njohur për
qytetin e tij të vjetër mesjetar, kështjellën madhështore të ngritur mbi
një kodër, shtëpitë e famshme plotë ngjyra gjysmë prej druri, ushqimin e
shijshëm, tregun e Krishtlindjeve dhe shumë më tepër!
Gjatë bisedës vajza më shpjegoi, se rrugët janë të paisura me
sinjalistikë shumë të rregullt dhe tani në lëvizje na ndihmon shumë dhe
nevigatori që kemi në makinë. Mbesa fillimisht na përshëndeti me dashamirësi,
por më pas po qendronte indiferente. Hera-herës i thoshte të ëmës që ti përkthente
bisedën tonë. Nuk kishte faj, ajo po rritej në kushte të tjera dhe njihte dy
gjuhë të huaja gjermanisht dhe anglisht, kurse ne vetëm shqip. Na kuptonte shumë
mirë në gjuhën shqipe, por nuk na jepte përgjigjen e duhur. Më në fund mbritëm në qytetin e Regensburgut
dhe anashkaluam atë për të shkuar në lagjen universitare ku banonte familja e
dhëndërrit.
Zbritëm nga makina dhe pasi morëm çantat e shpinës iu
drejtuam banesës së tyre ku na priste mbesa e madhe, Sila. Mbesa porsa na vuri
re nga dritarja, doli me vrap dhe na përqafoi me mall. S’kish faj kishin kaluar
disa vjet, që nuk ishim takuar dhe malli bren dhe gurin thotë populli. Pasi bëmë
shërbimet e nevojshme, u ulëm në verandë dhe bisedat ndiqnin njëra-tjetrën. Në
një moment shoh mbesën e vogël, që në dorë mbante një kupë, të mbushur me
bombone dhe na qerasi duke na uruar mirëseardhjen. Kaluam një mbrëmje të qetë dhe të lumtur pasi
u shmallëm me mbesat, vajzën dhe dhëndrin.
NJOHJA ME RRETHINAT E LAGJES UNIVERSITARE KU BANONTE FAMILJA
E VAJËZS DHE QYTETIN E REGENSBURGUT
Nën shoqërinë e dhëndrit dhe të vajzës së bashku me vajzën e
vogël Aurën ditën e dytë dolëm në rethinat e lagjes universitare. Banesat
kishin një planimetri të rregullt dhe të baraslarguara nga njëra tjetra. Rrugët
të disiplinuara dhe të populluara me pemë, kryesishtë me qershi dhe pemë
dekorative. Tokat ishin të mbjella, ose të përgatitura për mbjelljet e pranverës.
Në të dy anët e rrugës mbizotronin bimët e thanës, kumbullave dhe mollëve.
Vende -vende kishte vatra të populluara nga bima, e hithrës.
Në vendet e hijezuara mblodha disa bimë hithëre, me të cilat imebijë përgatiti një
byrek me to. Koha ishte e kthjellët dhe pa re. Kudo mbretëronte qetësia. Banorët
kryesishtë pasditeve qendronin pranë familjes dhe kujdeseshin për fëmijët e
tyre. Bëmë disa fotografi kujtim me vajzën dhe mbesën, Aura. Morëm rrugën e
kthimit për në banesë.
Imebijë më tregoj se, do nxirte Aurën te parku për të luajtur
me top dhe nëse dëshiroja mund të shkoja me to. Dolëm së bashku te parku me Aurën
dhe Julin. Me Aurën luajtëm futboll dhe më pas u argëtuam në këndin e lojrave.
Në baçen e vogël, që kishte imebijë, na prisnin dy lepurush shumë të bukur. Rreth
një orë e kaluam duke shijuar të ushqyerit e lepurushave, me barin e njomë dhe
kërcimin e tyre karakteristik.
Në 5 maji dolën në qytetin e Regensburgut me dhëndrin, vajzën
e vogël, Aurën dhe ne të dy. Vizituam disa supermarket ku dhëndri me vajzën
psonisën prodhimet e mishit për ti pjekur në Barbiky. Dreka kaloi këndshëm dhe dita
qe shumë e bukur. Ditën tjetër dhëndri me vajzën na bënë suprizën e radhës.
Vizituam qytetin e Regensburgut cep më cep. Që nga katedralja, Ura e gurt mbi
lumin Danub, qytetin e vjetër të ndërtuar me gur dhe në fund një park të vogël,
por me një florë mjaftë të pasur, ku në ambjentin e ujit mbizotronin zambakët
dhe rikat, që ishin të rralla në atë kohë që shkuam ne.
Supriza e radhës ditën e enjte në 09 maji. Gjumi më doli herët
në mëngjes. Macja me emrin Boni po gricte derën për të dalë jashtë në oborr. U
ngrita dhe i hapa derën maces dhe pas saj dola edhe unë. Kudo mbretëronte qetësia.
Vetëm cicërimat e zogjve, që të joshnin me këngën e tyre, dëgjoheshin herët në
mëngjes. Mëngjesi i freskët. Qielli pa re. Koha shumë e bukur. Në orën 7 e 30 u
ngritën nga gjumi të gjithë.
Imebijë më bëri me dije se sot do dalim në ekskursion bashkë
me vajzat, kurse Miri ka punë dhe do udhëtojmë me autobuz. Pasi hëngrëm mëngjesin
dhe u përgatitëm për rrugë, morëm drejtimin drejt stacionit të autobuzit, që
ishte shumë afër për në qendër të qytetit Regensburg. Te stacioni autobuzit
imebijë më shpjegoj orarin e lëvizjes së autobuzave të afishuar për çdo ditë të
javës. Ne do zbresim në stacionin e pesëmbdhjetë dhe autobuzi ndalon pas çdo stacioni,
në çdo një minut. Pra rruga prej këtu deri në qendër të qytetit zgjat pesëmbdhjetë
minuta, më sqaroi vajza.
Nuk vonoi dhe erdhi autobuzi i linjës. Imebijë preu biletat
dhe foli me drejtuesin e autobuzit për praninë tonë. Zbritëm në stacionin e
autobuzit pranë ankorimit të anijeve që qendronin të parkuar në lumin Danub. Në
biletarinë e udhëtimit me trget në lumin Danub, imebijë preu biletat vajtje
ardhje. Qëndruam në pritje të ardhjes së tragetit dhe shikonim sesi lëvizte ajo
masë e madhe njerëzish dhe askush nuk i ngacmonte roast që silleshin nëpër këmbët
e pasagjerëve në kërkim të ushqimit.
Nuk vonoi dhe trageti pasi shkarkoi pasagjerët, hapi portat për
turnin e radhës. Zumë vend në guvertë. Koha shumë e bukur dhe qyteti këtë ditë
gumzhinte nga zërat e njerëzve që lëviznin turma-turma nëpër rrugët e gurta dhe
pasi kalonin urën dilnin në bregun tjetër të lumit Danub. Në afërsi dëgjoheshin
tingujt e bandës së qytetit. Sot është ditë pushimi babi. Qyteti ka festë,
prandaj ka kaq shumë njerëz, kurse ditët e tjera të javës sikundër e patë ditët
e para, që vizituam qytetin, ai pothuajse është bosh, me përjashtim të
turistëve, që vijnë për vizitë çdo ditë.
Trageti mori drejtimin drejt urës së gurtë dhe pasi përshkoi një
distancë jo shumë të gjatë u kthye përsëri poshtë rrjedhës së lumit Danub. Në
traget nuk kishte shumë pasagjerë. Aty bëmë shumë foto të bukura me natyrën
piktoreske të lumit Danub. Në një moment, ciceroni filloi të shpjegoi
historikun e qytetit Regensburg. Vajza që njeh shumë mirë gjuhën gjermane, gjatë
gjithë kohës që ciceroni fliste, na përktheu shpjegimin e tij rreth historikut
të formimit të qytetit Regensburg.
Në memorjen time ruaj në kujtesë: Regensburg-u shtrihet në pikën më veriore, në
rrjedhën e Danubit, ku është bashkuar me lumin Regen, që derdhen në Detin e Zi.
Ka me më shumë se 150,000 mijë banorë, Lumi piktoresk, në të dy brigjet e tij,
afron pamje piktoreske me një gjelbërim të mrekullueshëm. Sapo të mbërrini në
qytet, nuk mund t'i shmangni dy kullat madhështore të katedrales.
Katedralja
e shekullit të 13-të e Shën Pjetrit (Regensburger Dom), me dy kupat e saj, 105
metra të larta, që daton nga 1395-1440, është Kisha më e mirë gotike në Bavari.
Katedralja është e hapur çdo ditë nga ora 6:30 deri në orën 17:00. Çdokush që
vjen të dielave mund të dëgjojë edhe Regensburger Domspatzen, një kor legjendar
me mbi 1000 vjet të këndimit të historisë.
Pamjet më të mira të Regensburgut janë nga Ura e Vjetër e Gurit (Steinerne Brücke) prej
310 metrash, një strukturë impresionuese e shekullit të 12-të që ka mbërthyer
Danubin për më shumë se 900 vjet. Bismarckplatz, në zemër të qytetit të vjetër
të Regensburgut, është një kulm absolut i qytetit. Prej këtu mund të eksploroni
shkëlqyeshëm qytetin e vjetër, i cili është i mbushur me sheshe.
Muzeu i
Historisë Bavareze (Historisches Museum) ndodhet në brigjet e Danubit. Muzeu gjurmon historinë e Bavarisë nga
vitet 1800 deri në kohët më moderne. Pikat kryesore përfshijnë përvojat
multimediale më të fundit që tregojnë historinë e brezave të bavarezëve gjatë
kësaj periudhe, së bashku me shfaqjet e artefakteve dhe dokumenteve që lidhen
me kulturën, gjuhën dhe sportin. Theksi vihet në aktivitetet arsimore dhe të
mësuarit, duke përfshirë seminare dhe ligjërata. Për fat të keq atë ditë muzeu
qendronte i mbyllur. Në përfundim të xhiros me anije në lumin Danub morëm rrugën
për te Ura e gurtë. Të gjitha rrugët e qytetit dhe Ura e gurtë gumëzhinte nga zërat
e njerëzve që kalonin nga njëri breg në tjetrin. Shënim: Këtë material e lexova
dhe në Wikipedia, në internet.
Në fund të urës gjendej një piceri ku njerëzit mbanin radhën
në këmbë, kurse disa të tjerë kishin mbushur tavolinat. Vajza porositi pica dhe
dolëm në bregun e lumit Danub. Koha ishte shumë e bukur dhe me diell. Të rinjtë
grupe-grupe ishin xhveshur dhe bënin plazh, dikush pinte birrë apo hante
akullore. U ulëm në një stol përballë Katedrales dhe shijuam picat e ngrohta.
Në kthim vizituam edhe një herë qytetin e gurtë, ku të binin
në sy rrugicat e ngushta, por të mirëmbajtura pastër. Ecëm nëpër qytet duke
kujtuar vendet që kishim vizituar dy ditë më parë. Më në fund dolëm në
stacionin e autobuzit dhe pritëm disa minuta. Me mbrritjen e autobuzit në stacion
zum vend dhe pas pesëmbdhjetë minutash zbritëm në stacionin, që morëm në
mëngjes.
E falenderuam vajzën për këtë ditë të veçantë të kalimit
bukur në ekskursionin në qendrën e qytetit Regensburg. Ishte një ditë mbresëlënëse
për ne. Ruajmë në kujtesë kujdesin, që treguan dhëndri e vajza për të na njohur
me çdo detaj të vendbanimit të tyre, që nga shkolla që ndiqnin vajzat dhe deri
te vendi i punës së tyre. Në shtëpi na priti dhëndri me dashamirësi dhe pasi i
treguam se kaluam një ditë të mrekullueshme sot, në qytet, atij ju bë qejfi dhe
na përgatiti kafet e mbasdites.
E PREMTE 10 MAJI, DITA E KTHIMIT NË ATDHE
Në mëngjes më doli gjumi herët. Si gjithmonë i hapa derën
maces, që nuk bezdiste njeri. Pas saj dola dhe unë në verandë. Koha ishte shumë
e bukur. Mëngjesi i freskët dhe cicërimat e zogjve të jepnin një farë ndiesie
çlodhëse. Në orën 7, u ngrit vajza dhe më përgatiti mëngjesin dhe kafenë.
-Ti babë çohesh herët në mëngjes!
-Po aprovova, nuk qendroj dot shtrirë, se kam dhimbje mesi. Nuk
vonoi dhe u ngritën me radhë dhëndri, mbesat dhe imeshoqe. Pasi hëngrëm mëngjesin,
vajza me dhëndrin dolën, se kishin punë.
-Mos u mërzisni na thanë ata se kemi disa punë për të kryer
dhe nga ora dy po nisemi për në aeroport, - na porositën vajza me dhëndrin.
Mbetëm vetëm me mbesat. Ato filluan të luajnë së bashku. I ulur në kolltuk
jashtë në verandë, kalova në kujtesë ditën e djeshme, ekskursionin në qytetin e
Regensburgut. Ishte një ditë e mrekullueshme për ne dhe mbresat e mia Silën dhe
Aurën. Udhëtimi me urban, prerja e biletave për në anije, rosat që vinin
vërdallë nëpër këmbët e njerëzve dhe askush nuk i ngacmonte, por përkundrazi u
hidhnin ushqim. Në një letër hodha disa shënime, të cilat i përdora gjatë
shkrimit të këtij reportazhi.
-Nga ora një erdhën dhëndri me vajzën dhe pasi hëngrëm drekën
morëm çantat dhe iu drejtuam makinës. Me ne erdhi dhe mbesa e vogël, Aura, të
cilën gjatë rrugës e zuri gjumi. U përcollëm me Silën dhe në mendje na mbetën
kujtime, të cilat do ruhen për një kohë të gjatë. Gjatë rrugës më ngacmoi dhëndri
dhe pa dashje më rrëshqitën disa pika loti. Kjo nënkupton se do vini përsëri, -
tha me shaka dhëndri. Të jeni mirë me shëndet dhe të keni mirë vajzat, por ne
jemi shumë të kënaqur, që erdhëm dhe u pam, u çmallëm me ju, pa për herë tjetër,
të jemi shëndoshë. Këtë radhë erdhëm ne në aeroport, por radhën tjetër do vini
vet, se tani e mësuat rrugën, bëri shaka dhëndri. Tu kemi mirë me shëndet pa
shohim e bëjmë…
-Ajo që mua më tërhiqte më shumë ishte flora e pasur, rrugët
e sistemuara dhe me një sinjalistikë ultra, apo dhe arat e mbjella me kultura
pranverore.
-Më në fund arritëm në aeroportin e Nurenbergut. Vajza me
mbesën dhe dhëndrin na përcollën deri te porta hyrëse dhe pasi komunikuan me një
grua, që rrinte te kontrolli pasaportave në hyrje në anbjentet e brenshme, u
ndamë me ta të përmalluar dhe pa dashje na rrëshqitën lotë nga sytë tanë.
Gruaja që qendronte e ulur në kontrollin e pasaportave na porositi që të
uleshim në stol dhe të prisnim shoqërusin, për të na transportuar brenda
ambjenteve të aeroportit.
-Gjatë gjithë kohës komunikova me vajzën në telefon dhe vetëm
kur u nis avioni, ata u larguan nga aeroporti. Pothuajse shumica e pasagjerve
në avion në kthim ishin turist gjerman, që udhëtonin për në vendin tonë.
-Gjatë ngritjes së avionit, bëra disa foto kujtim nga
aeroporti i Nurenbergut dhe më pas edhe kur avioni u gjend sipër reve. Në kthim
vura re se, poshtë nesh dalloheshin qartë qytetet, fshatrat, lumenjtë, liqenet
e tje. Nuk ngurova, shkrepa disa herë celularin dhe të gjitha fotot i stampova
dhe i vendosa në një album. Gjatë rrugës nuk pati turbulence, por kur hymë në
teritorin e vendit tone, avioni disa herë u zhutë në boshllëk, gjë që trembi
pasagjerët, që udhëtonin për herë të parë.
Më në fund arritëm në Rinas. Pasi bëmë kontrollin dhe
vulosjen e pasaportave, dolëm në holl për të pritur shoferin e taksisë. Na u
desh rreth dhjetë pesëmbdhjetë minuta të merreshim vesh me të, se ku duhet të
na merrte, sepse vendi para aeroportit është i zënë nga taksitë e veta.
Udhëtimi për në shtëpi, nuk zgjati shumë, pasi dhe trafiku ishte i rrallë.
Falenminderit dhëndrit dhe vajzës që na mundësuan shmalljen me ta dhe mbesat e
mia Silën dhe Aurën.