| E premte, 05.07.2024, 07:56 PM |
LABOVITJA
E BEJKËS PILURJOTE
Nga
Timo Mërkuri
Kur
në mbrëmjen e 29 prillit 2024 në Teatrin
e Operës dhe Baletit u dha koncerti, që është pak të quhet madhështor me
krijimtarinë artistike të Lefter Çipës, i organzuar nga Asambli Shtetëror i Këngëve
dhe Valleve, asambli “ Bejkë e bardhë” e Pilurit interpertoi një kryevepër iso-polifonike si detyrim dhe nderim ndaj këtij
Princi të (iso)polifonisë me tekst të
poetit Kristo Çipa. Teksti i këngës më ishte bërë i njohur nga vetë poeti dhe
sigurisht që isha në pritshëmrinë e një realizimi sipëror nga grupi, por më
duhet të pranoj se interpertimi i bërë në këtë aktivitet ishte sa madhështor e
fin, aq dhe befasues. Befasia e parë ishte marrësia e këngës, vajza nga Labova
e Kryqit, këngëtarja Persa Miha. Në fakt Persën e kisha parë dhë dëgjuarv me
grupin Dea në Sarandë, kur dhe mësova se si nxënë-se e Shkollës së Mesme në
Delvinë kishte qenë marrëse e grupit iso-polifonik dhe pjestare e grupit të
Sazeve të Delvinës. Në vitin 1983 u ngjit në skenën e Festivalit Folklorik
Gjirokastër si marrëse e këngës Lunxhiote dhe valltare e valles Zagorite, por
pjesmarja e grupit Dea në Festivalin Folklorik të Gjirokastrës 2003 dhe ajo si
marrëse ishte një paraqitje që la mbresa te dëgjuesit, sa me tekstin e vjetër të
ëngës “O moj dardha dimërore/Një behar që
u martove /Çe bëre burrin që morre” ku me një densitet artistik tregohet
mbyllja tragjike e ciklit të një jete brenda vitit. Jo vetëm teksti por edhe interprettimi
e melodia ishin drithëruese, madje më von mësuam se qysh në konkuriminn në
Qarkun e Vlorës ku bëhej përzgjedhja e grupeve për në Festivalin e Gjirokastrës,
Lefter Çipa që ishte antar i komisionit, kur e dëgjoi këngën e çfaqi publikisht
entusia-zmin e tij, qëndrim që solli dhe njohjen e Persa-s me atë.
I-Këto
i dija, por që kjo këngëtare të dilte në skenë si marrëse e grupit “Bejkë e
bardhë” e Pilurit me këngën “Poeti i kohës së re” kushtuar Lefter Çipës (me
tekt të Kristo Çipës Mjeshtër i Madh, kthyes Dhimitraq Bala,hedhëse Leni
Mërkuri, kthyese me zë koke Valentina Gërdhuqi dhe fyell Milto Gjiçali), duke
patur parasysh se kënga pilurjote është e konsoliduar dhe për ta kënduar atë duhet jo vetëm të kesh talentin e të kënduarit
dhe zë melodik,por dhe ta kesh “jetuar” shpirtërisht, e prita me ankth interpretimin e kësaj këngëtareje
“të re”me përvojë të gjatë. Ankthi nuk vazhdoi shumë, menjëherë pas “vajtimit”
të fyellit, nisja e vargjeve të para: “Ulet
flamuri në gjunjë/ Lutet:- Poet hape dheun!” ndjeva një drithërimë shpirti,
e cila mu shndrua në mornica te vargjet: “Mbi
supe do te marrë unë/Siç më mbajte sipër kreut”. Tekstin e njihja, po ashtu
edhe vijën melodike elegjiake e kisha ndjerë, por që të interpretohej kaq
shpirtërore, vështirë do e kishin dhe këngëtaret pilurjote me përvojë. Interpretimi
i vargut “Poet i këngës së re!” si një urë lidhësie mes dy strofave ishte vërtet
miklues, sepse më shumë të krijonte idenë se ishte jo një cilësim për poetin
Lefter Çipa, se sa një thirrje për atë që të ngrihej nga varri, gjë që ndjehej
jo aq nga teksti vijues: “Shtyje dheun,
dil më këmbë!/Qëllo vdekjen me pëllëmbë” se sa nga dridhja e zërit të marrëses
dhe ato gjestet , ah ato gjestet me atë lëvizje të dorës si një përkë-dhelje
bije mbi varrin e të atit te vargjet: “Se
ti je shpirti me rrënjë/Nëpër popull e ke lënë”.
Duhet
të dini se: Pilurit është fshat i vajtimeve me gjëmë, me kuje, por në rastin e
vdekjes së Lefter Çipës, i shmangu këto rite vajtimore në përcjelljen e tij.
Arsyeja është e thjeshtë, pilurjotët nuk e pranuan vdekjen e poetit. Ishin
mësuar me këngët e tij dhe kishin krijuar iluzionin se bashkë me këngët do
jetonte dhe poeti dhe për analogji: po të vajtohej poeti, do t'i
"vajtoheshin" dhe këngët. Për këtë arsye Piluri mënjanoi vajtimin
(tradicional)për Lefter Çipën në varreza, por i këndoi dhe i këndon çdo ditë
pavdekësisë së tij.
Në
qoftë se te vargjet e para përjeton dridhje e mornica, te vargu që përfaqson
fjalët e Lefter Çipës: “-Mos lotoni o të
gjallë!/Na thua me përmallim”nis e ndjen lagëshirë në sy dhe përpiqesh të
ndalosh ngulçimën te ajo ëëëë e zgjatur e fjalës “(o të) gjallë” dhe te “ë” e
fjalës “bardhë” të vargut:“Se unë rroj
tek këngë e bardhë”,( shihni sa zbardh metafora) vargje në të cilat pesha e
dhimbjes të bën të ulësh ngadalë kokën (mos
të të shohin lotët të tjerët) dhe ta ngreshë rrufeshëm krenarisht te vargu “Në zemër të kombit tim”, ku strofa dhe
melodia pritet te fjala “(kombit) tim” sikur do të thotë që asgjë tjetër nuk ka
më vlerë pas këtij pohimi, sikur kjo është fjala e fundit e një burri. Në vijim
le të sqarojmë dhe një element befasues
që fshihet pas vargjeve: “Pse mbërdhin
kjo flakë e zjarrit?/I ka ikë Zeusi, Çikës”, ku duhet tju them se vargu” I ka ikë Zeusi Çikës” shpjegohet me
mitologji-në bregase, ku: Zeusi fillimisht selinë e ka patur në malin e Çikës,
(prej nga shkoi në Dodonë) madje dhe emri i malit rrjedh nga çikat, shkëndijat
që lëshonin rrufetë e tij kur godisnin mbi shkëmbinj, dhe Lefterit krahasohet me Zeusin, por thelbi i kuptimshmërisë së
vargjeve qëndron te legjenda e herëshme sipas së cilës pilurjotët këngën
iso-polifonike e kanë dhuratë nga Zeusi, i cili i ulur në hijen e lisave të
Pilurit ja mori një kënge dashurie më të qarë për Herën (Erën) vajzë që ai e
dashuronte dhe iso i mbanin gjethet e
lisave me fëshfërimën e tyre. Pra figura e Zeusit nuk ka kuptimin e një Zoti të
fuqishëm, por atë të një Zoti që krijon e dhuron këngë zemre e shpirti. Kjo është
arsyeja që Persa këto dy vargje i këndon
me zë vajtimi në tonalitet të ulët, të cilin e ndryshon dhe
e ngre pak te dy vargjet e tjera: “Ku
flitet gjuhë e shqiptarit/Ron dhe këngë e Lefter Çipës”.
Elementi
tjetër i kësaj kënge është vërtet interesant: teksti është me dhjetë strofa katërvargëshe,
shto dhe katër vargje të tipit të refrenit, gjë që kërkon talent në të
mbajturit mend, sepse kjo vështirësohet edhe nga fakti që strofat kanë situatë
melodike dhe tekstore të ndryshme nga njera tjetra, por edhe brenda një strofe
melodia ka dy shtresime apo vija melodike, ku: dy vargjet e para kanë ritëm e
tonalitet të ndryshëm nga dy vargjet e dyta. Po të shtosh këtu edhe funksion e
vargut ndërmjetës (“Poeti
i botës së re” etj) atëherë dallon
gjerësinë e imazhit melodik të lëvizshëm dhe ngjyrat e këngës, pasuri që
të befason me aftësinë e krijimit (kompozimit do thoshja unë) kjo këngë
shumështresore e nivelit të epërm. Në qoftë se unë do tju thoshja se koha
fizike për prova në dispozicion të grupit për këtë këngë, ka qenë vetëm dy ditë
në Himarë, dhe ditën e tretë në Tiranë kur u dha koncerti, madje e shtrirë gjer
në dhjetë minuta para daljes në skenë, jam i sigurtë që s’do më besoni. Por kjo
është e vërteta, dhe kjo e vërtetë është më së shumti një dëshmi e talentit të
jashtëzakonshëm të antarëve të këtij grupi dhe e Persa Miha në veçanti. Duhet të shtojmë se te kjo këngë melodia e
fyellit është një ndihmëse e madhe e mbajtjes së ekuilibrit të tonalite-teve
melodike mes strofave gjatë këngës. Besoj se e vutë re që te grupi i Pilurit
iso këndohet me zanore të rrokëzuar,( ndryshe nga kënga labe që këndohet me iso
të shtruar), novacion të cilin Kristo Çipa e futi për të zbutur ndikimin
negativ të mungesës fizike së këngëtarëve të iso-s. Të gjitha këto elementë
tipikë të këngës pilurjote Persa Miha i zotëroi dhe i shfaqi melodikisht në
shkallën sipëro-re , duke na dhënë një këngë me imazh shumëngjyrësh melodik në
kufijtë e mahnitjes.
II-Të
kuptojmë një gjë: Kënga për Lefter Çipën nga vetë poeti Kristo Çipa është përcaktuar si një elegji homazh ku dhimbja
shndrohet në një epikë krenare, që ka brenda një lirizëm mjaft shpirtëror dhe
kthehet edhe në rrëfim, por në interpreti-min e Persas harmonia e lartë
fyell-marrës dhe hedhës është e shkallës sipërore dhe me iso-n shkojnë në
përsosmëri, sidomos në shtrimet e këngës, ku edhe në zanoren “a” që është i
vështirë harmonizimi të kemi një simpofoni. Sekreti i Persës është alternimi i
zërit të grykës me zërin e kokës dhe ligjërimi artistik me logjikë poetike,
duke e shoqëruar me lëvizje e gjeste aktoriale që sigurojnë vëmë-ndjen dhe
kënaqsinë e publikut. Me qënë se jo të gjithë lexuesit e kuptojnë termi-llogjinë
muzikore, le të dëgjojmë vlerësimet e dy këngëtarëve të grupit për Persa Miha në
rolin e marrëses. Hedhësia e famëshme e këngës pilurjote Leni Mërkuri thotë:
“Ardhja e Persës ishte si një dhuratë nga Zoti për këngën e Lefter Çipës. Vokaliteti
i saj ështi i përputhur plotësisht me regjistrin e Pilurit duke bërë nënvizimin
e vokaliceve” ndërsa kthyesi Dhimitraq Bala shprehet: ”Jemi një linjë e puthitur
mirë dhe presim të japim këngë të tjera sidomos lirike. I dha freski këngës
pilurjote”. Unë ju ftoj ta vlerësoni frazën: “I dha freski këngës pilurjote” e
cila ka jo thjeshtë një vlerësim formal të një këngëtari që vjen e do shkojë,
por një pohim e pranim të vlerave sipërore të këngëtares, prania e së cilës po
rinon këngën pilurjote, atë këngë të “rëndë” që nuk tundej nga shtrati i saj
“shkëmbor” , siç “nuk tunden malet” nga gjëmimi. Është e vërtetë që poeti
Kristo Çipa me këtë tekst kënge i ka ngritur një monument vëllait të tij, por
Persa Miha i dha “zë” dhe shpirt këtij monumenti, gjer aty sa që na duket sikur
të dy bashkë “e ringjallën Lefter Çipën”dhe e prunë mes nesh. Le të rikthehemi
pak te vargjet: ”Shtyje dheun, dil më këmbë!/Qëllo vdekjen me pëllëmbë!” që në
aspektin formal na kujton një vajtim himariot që thotë:”(S’të ngjau asnjë nga djemtë)/
Bjeri varrit, ngrehu vetë/Rrëmbe jatagan e shkretë”, por që në kuptimshmërinë e
tij është shumë larg nga teksti i Kristos. Distancimi qëndron se teksti i
Kristo Çipës është një ftesë dhimbshurie që i bëhet vëllait, poetit të
rikthehet nga bota ku ka shkuar se na ka marrë malli për atë, për fjalën e tij
etj, ndërkohë që te rasti tjetër kem i një klithmë dëshpërimi pse bijtë nuk i
ngjanë të atit në trimëri lufte kundër armikut. Por ajo që na intereson në
aspektin melodik është fakti se ndërsa teksti i dytë është një vajtim me
dhimbje e dëshpërim, duke goditur me grusht varrin e kapedanit të ikur që s’la
asnjë djalë të denjë për emrin e tij, teksti për Lefter Çipën këndohet me
dhimbje e krenari dhe këngëtarja interpreton gjestin e ngritjes nga varri të një
trimi që e kërkon koha, madje këtë e përforcon teksti “Qëllo vdekjen me pëllëmbë” (vini re, qëlloje me pëllëmbë thotë
poeti, jo me grusht) dhe gjesti i këngëtares, thua se vdekja qënka një çupkë
trazovaçe që i është ngatëruar nëpër këmbë poetit të madh, i cili nxitonte për
ku e kërkon atdheu. Do mjaftonte vetëm ky gjest i këngëtares që ti shprehnim
konsideratat maksimale, por ajo siç duket nuk e vëren efektin që krijon te ne
gjestilacioni dhe zëri i saj, madje duket sikur ajo nuk na shikon fare. Ajo
jeton në botën e këngës, pranë Lefter Çipës, dhe ajo që ka më shumë rëndësi
është se ajo jeton pranë Lefterit si vajza pranë atit të saj dhe i flet sikur i thotë: “Çohu babi se vajti
vonë. Eja të dalim një shëtitje se do të të them një gjë të re”. Është
pikërisht kjo ndjenjë që të angështon shpirtin e të njom sytë.
Në
fakt ka dhe diçka tjetër, jo vetëm afëri, por dhe krenari legjitime. Po të
zbresim te teksti: “Kur në grusht e merrte
dhenë/I ndizej flaka mbi penë” zëri i këngëtares mer tjetër tingëllimë, një
krenari ndjehet te zëri dhe një “krekosje” e lejueshme shihet në gjestet e saj,
krekosje që bën të na shtrihet një buzëqeshje krenarie mbi buzë, si palët e
flamurit kur e puthim. Dhe ajo hedhësia me zërin e saj që u ngjan vetëtimave
dhe bubullimave bashkë që duket sikur thotë se ska gjë më të bukur e më të
vlefshme në këtë botë se sa këngët që shërojnë mëmëdhenë. Ti duartrokasësh e tu
thuash :”Ju lumtë” është pak, të vjen të ngjitesh në skenë e ti përqafosh të
tërë me radhë dhe të qëndrosh aty mes tyre, duke u bërë pjesë e grupit, ose më
saktë pjesë e krenarisë që përcjell ky grup. Dhe sigurisht, duke e nxjerrë përpara
Persa Miha si një flamur.
Tepër
epike tingëllojnë vargjet e strofës së fundit: “Vargjet ti kërkon epoka/ Kombi me këngë ringrihet/Trupin të fëldishtë
mban toka/Shpirtin shqiponja në qiell” Persa zgjat vargun “Nderi i kombit je!” thua se është një
flamur që e valëvit krenarisht pas të cilës zërat “sulen” me vargjet: “Shkoni breza merrni dritë / Nga dheu ku fle
poeti/Këngën ta doni si sytë!/Atdheu është Amaneti!” varg i cili pritet
rrufeshëm në kulmin e tonalitetit, te
amaneti i poetit, Atdheu.
III-Sigurisht
ky grup funksionon si një orkestër e përsosur ku, jo vetëm çdo zë, por dhe çdo
timbër zëri ka rolin dhe funksionin e tij, por sigurisht që një pyetje lind: Si
shpjegohet që kjo vajzë labovite e ka përthithur kaq bukur e shpirtërisht
regjistrin pilurjot të këngës iso-polifonike? Të thuash se është efekt i
talentit të saj nuk e ke thënë të tërën, pse talenti nuk mjafton që një këngëtar
i një zone të këndojë aq mjeshtërisht këngën e një treve tjetër, ca më tepër në
rolin e marrësit. Të aludojmë për njëjësi niveli ekonomik të dy fshatrave jemi
shumë larg një krahasimi, pasi Lunxhëria është karakterizuar nga një nivel i
lartë jetese, falë kurbetit, gjë që është e dukëshme në veshjen e tyre,
ndërkohë që Piluri ka jetuar në një varfëri ekstreme qoftë për shkak të
terenit, ashtu dhe të luftrave që e kanë shkretuar e përgjysmuar fshatin. Në
fakt, një element e kanë të përbashkët të dy trevat, dhimbjen që kullon në
këngë e tyre. Është pikërisht kjo dhimbje e përjetu-ar që ka krijuar një
afinitet melodik të dy varianteve të të
kënduarit. Persa qysh në fillimet e saj në këngët që i mësonte gjyshi në Labovë
(Lule moj lule), të cilit:”I qeshte dhe gjuha brenda në gojë kur e këndonte” mësoi
e përjetoi dhimbjen e derdhur në melodi dhe më pas e interpretoi vetë. Fakti që
u rrit në një familje me tradita këngësh, ku gjyshi dhe babai ishin jo vetëm këngëtarë
por edhe krijues, nëna ishte këngëtare, marrëse dhe një kthyese e veçantë "me
zë" e quanin në ato anë, pra familja ishte një shkollë e madhe ku ajo mësoi
këngën. Fakti që qysh në fëmini ishte pjesmarrëse aktive në Festivalet lokale
si në Gjirokastër e Libohovë dëshmon dashurinë e saj për këngën dhe kurajën për
të dalur në skenë si këngëtare e parë. Në lidhje me kontaktin e saj me këngën
pilurjkote vlen të dimë se Shkollën e Mesme e bëri në Delvinë dhe aty ra së
pari në kontakt me këtë këngë, pëlqimi i të cilës krijoi atë shtresëzim
instiktiv duke u shkrirë me meloditë e Zagorisë e Lunxhërisë. Ishte koha kur
këngët pilurjote kishin mbuluar hapësirat shqiptare e këndoheshin nga të gjithë,
por Persa nisi ti përthithte meloditë e tyre si ushqim foshnje. Kështu shpjegohet
që shpirtërisht dhe instikti-visht ajo përzjeu variantin pilurjot me atë lunxhiot
e zagoriot, ose më saktë evide-ntoi elementët e përbashkët duke “restauruar”
mozaikun melodik të këngës. Ajo është
pilurjote në këngët e Pilurit dhe lunxhio-te në këngët e Lunxhit dhe vetëm pas
kësaj ndërhyn talenti i saj.
Kjo
u vu re edhe te kënga e Zenel Gjolekës kënduar në Kuç në datën e çlirimit të
Kurveleshit (24.6.2024) ku mbizotëroi tipari i saj i këngës, ndonëse e këndoi
më një zë metalik për vetë temën epike. Ky sukses tregoi se arritja te kënga e Lefter Çipës nuk
është lulja e vetme e pranverës së saj artistike si “pilurjote”.
IV-Duhet
tu them dhe një element tjetër që ka ndikuar në afërinë e Persa Miha me grupin
e Bejkës: Pilurjotët e kanë traditë tu bëjnë dhurata miqve, dhe kur ata janë
artistë, u ngrenë këngë, por në rastin e Persa Miha-s dhurata ju bë “paradhë-nie”
para se të bashkpunonte me grupin e Bejkës. Thamë që në vitin 2003 Lefter Çipa spikati gjatë koncertit në Vlorë cilësitë e
saj, ndaj pas konkuri-mit e pyeti për origjinën e melodicitetit të saj, sepse
si këngëtare e grupit Dea të Sarandës, as teksti dhe as melodia nuk kishin
“aromë” Sarande. Aty u muar vesh që ishte vajzë labovite dhe biseda u shtrua
mbi këngët e Lunxhit dhe mundësinë e bashkpunimit me grupin e Pilurit. Kristo
Çipa ishte i pranishëm, por vetëm dëgjonte bisedën, dhe më pas, i impresionuar
krijoi aty për aty këngën “Labivite xhinde honi” me vargjet: “Mos m’u shfaq si dallgë Joni!/ Në kohën kur
qesh limoni “ me refrenin “Labovite
xhinde honi”. Këtë tekst e këndoi grupi “Bejka e bardhë” dhe e hodhën në
Youtube, por Persa e dëgjoi vetëm para pak vitesh dhe e kuptoi se i kushtohej
asaj pikërisht nga vargu i parë:” Mos m’u
shfaq si dallgë Joni!” pse ajo në Vlorë u “shfaq” si sarandite, dallgë Joni,
ndërsa ishte labovite, xhinde honi për nga shkathtësia e zhdërvjelltësia. Kjo
këngë shërbeu si nxitje që këngëtarja labovite me banim në Tiranë të bashkohej
me grupin e Bejkës së bardhë pikërisht te kënga e Lefter Çipës dhe të sshkrinte
gjithë talentin dhe aftësitë e saj për një interpretim të denjë për emrin e
poetit..
IV-
Thanë që Persa Miha është rritur me këngë, madje vlen të themi se kënga i shërbeu
asaj si një trampolin për të kapërcyer pengesat që i dilnin për shkak të një
“ceni” në biografi, pavarësisht se ishte një nxënëse dhe studente e notave
maksimale. E kërkuar kudo për talentin, e mënjanuar për biografinë, pas shëmbjes
së monizmit Persa e kërkoi normalitetin e jetës në vendin fqinj, ku pas
shpërfilljes si emigrante, ju hap një portë nga i vëllai, në një anije
turistike që e fton motrën ti bashkohej aty,me qëllim që të shfrytëzonte katër
gjuhët e huaja që dinte. Udhëtimi i parë me
anije ishte drejt Monte Karlos dhe pasagjerët qëlluan të ishin studentë e
pedagogë të Harvardit. Të zhurmshëm dhe kureshtarë ata pyesnin për shumë gjëra
dhe Persa shfaqi njohuritë dhe dijet për florën dhe faunën mesdhetare, gjë që
ju bëri shumë përshtypje si studentëve ashtu dhe ekuipazhit. Një mbrëmje një
grup folklorik dha në anije një shfaqje me këngë e valle greke, e cila u prit
me shumë kureshtje dhe entusiazëm nga pasagjerët. Dikush i bëri pyetjen në se në
vendin e saj kishin këngë e valle të tilla, të cilës ajo ju përgjegj me passion
duke shpalosur atlasin kulturore të vendit tonë, madje nuk përtoi tu
interpretonte disa këngë e valle. Ajo që ka rëndësi është fakti se aty pa që
folklori ishte një rrugë ku ajo mund të ecte drejt suksesit në jetë, ndaj u
kthye në Sarandë. Krijoi Grupin Dea dhe… ishte e para që pruri anijen e huaj
turistike në qytet, organizoi vizita turistike në Butrint, Syri i Kaltër,
Gjirokastër etj duke ju ofruar turistëve një Shqipëri tjetër. Ajo kishte kishte
një avantazh të madh përpara çdo konkurenti të, kishte një zë melodioz dhe një
talent të kënduari që gjendet rrallë, gjë që i mahniste e hutonte turistët, kishte
një inteligje-ncë profesionale dhe kulturën e komunikimit, që përbënte avantazh
cilësor.
Ajo
ishte nga natyra qëmtuese këngësh të vjetra, melodinë e të cilave e
“restau-ronte” pa ja humbur origjinalitetin, por ndërkohë ishte dhe një
krijuese këngësh të reja, duke qenë vetë poetë dhe kompozitore. Me grupin Dea
arriti të hidhte në youtube katër këngë të reja, ndër të cilat vlen të përmendim
këngën mbi një motiv të hershëm, por që u kushtohet të humburve në vitet e para
të demokraci-së: “Do të dal moj nëne/Nuk
di ku të vete/Të kërkoj bandillin/Në male në dete”, këngë me melodi të
rinuar mbi shtratin origjinal. Mund të flisja shumë për ato këngë, por do tju
flas për: “Kënga e Sulioteve”e cila nis me vargjet: “Zutë vallen dor për dore/Drejt shkëmbit ç’u qepët-ooo/ Zogjtë pyesin, lulet
qajnë/Ku shkojn vall Suljotet-ooo”melodiciteti
i të cilës sjell një qasje novatore mes këngën Zagorite dhe Lunxhiote. Kënga është
e bukur, por duke qenë se jeton në Tiranë, ka vështirësi në bashkimin e antarëve të
grupit Dea, të shpërndarë në zgjidhje të problemeve të tyre ekonomike, por ka
bindjen se së shpejti kjo këngë do interpretohet dhe ne do mund të flasim për
atë.
Sarandë, korrik 2024