| E hene, 01.07.2024, 05:20 PM |
Ramush Haradinaj:
Sot
nuk ka emër më të madh ndër shqiptarë, se sa emri Ismail Kadare. Jo vetëm se ai
mbetet emblema e letërsisë, e krijimtarisë dhe e krenarisë shqiptare, por sepse
ishte shqiptari më i famshëm në Glob. Njeriu që e lartësoi Kombin, që e
lartësoi Shqipërinë, që lartësoi Kosovën dhe që letërsinë e një kombi të vogël
e futi në analet e letërsisë së përbotshme.
Ne
sot e kemi humbur gjeneralin e letrave shqipe, e kemi humbur ambasadorin e
krijimtarisë shqiptare në Botë, e kemi humbur Ismail Kadarenë, emri i të cilit
i ngërthen në vete krejt vlerat më të larta që mund t'i ketë njeriu!
Ky
emër do t'i jetojë epokat!
Lamtumirë
Mjeshtër!