| E diele, 30.06.2024, 07:58 PM |
EDHE
UNË JAM PJESË E POPULLIT TË IBRAHIM RUGOVËS
NGA
REXHEP SHAHU
“Jam
i lumtur që flas para popullit të Ibrahim Rugoves, që i mungon Kosovës, Europës
e botës”, u shpreh një natë në Fribourg, Bernard Wicht profesori zvicerian për
cështje të sigurisë, ligjërues në Universitetin e Lausannes, autor i një libri
mbi ndërhyrjen e Natos kundër Jugosllavisë për lirinë e Kosovës.
Në
25 vjetorin e lirisë së Kosovës dhe 34 vjetorin e LDK së Ibrahim Rugovës,
partisë së parë antikomuniste, ose akademisë së parë politike antikomuniste në
Europën juglindore, në Fribourg të Zvicrës në një tubim mirënjohës me rreth 500
të pranishëm kryesisht të rinj që kanë lindë atje por që e duan Kosovën atdhe,
mu dha rasti të përshëndes pas profesorit zvicerian.
Insititucioni
i mirënjohjes që e ka ngritë Ibrahim Rugova mbi urtësinë pullore se nuk mbahet
shtëpia pa miq është i magjishëm dhe unë përmenda disa misionarë, miq të
Kosovës me të cilët lartësohet Kosova po t’i nderojë, të cilët janë në librin
tim Lufta ime për Kosovën si: Rupert Neudeck që nga Qafa e Prushit në Has
alarmonte Klaus Kinkelin e Gjermaninë në 1998 kur “po digjeshin prej serbëve
shtëpiat e shqiptarëve e dojcmarkat gjermane”; zviceriani Daniel Endres i UNHCR
që drejtoi operacionin humanitar për pritjen e sistemimin e 460 mijë shqiptarëve
të dëbuar të Kosovës që mbërritën në Kukës në 1998-1999; australianin Andrew
Harper të UNHCR, që me Xhemil Shahun në qershor 1998 mbushnin pagure plastike
me ujë dhe i conin e vendosnin me duart e tyre nëpër shkurre në Padesh në
kufirin mes Kosovës e Shqipërisë që t’i gjenin shqiptarët e dëbuar që iknin
prej rajonit të Decanit e vinin në Tropojë; kolonelin anglez Bill Foxton, shef
i OSCE në Tropojë në 1998, një përkrahës i madh i Kosovës dhe të drejtës së
saj; engjëlli i Mostarit, zonja Sally Becker që kishte shpëtuar 250 fëmijë nga
dhuna serbe në Mostar të Bosnjës dhe erdhi në Tropojë të ndihmonte fëmijët e
Kosovës në verë 1998 por një kriminel i doli para në rrugë në mes të qytetit
Bajram Curr dhe duke e pyetë, ”në cilën këmbë të ta bëj një vrimë me plumb”, e
qëlloi me plumb në këmbë por ajo misionare e madhe, të cilës ia shpëtoi këmbën
e jetën Bill Foxton, deklaroi para mediave se “mua nuk më kanë qëlluar
shqiptarët”; autoritetet gjermane të cilët këmbëngulën që shqiptarët e Kosovës
të mos largoheshin prej Shqipërie, të rrinë afër në fshatrat e Durrësit, për
t’u kthyer në Kosovë, pasi sipas tyre “nuk na duhet Kosova pa shqiptarë”…
Zyrtarët
e Kosovës kanë dhënë mirënjohje me lopata, u janë dhënë mirënjohje në stilin
komunist shumë enveristëve, por disa misionarë meritorë të paqes shqiptare nuk
janë nderue.
U
ndjeva krenar që jam pjesë e popullit të Ibrahim Rugovës. Nuk e kisha dëgjuar
për askënd të thuhej populli i këtij apo atij, për asnjë udhëheqës tjetër një
nder të tillë.
Mes
emocioneve që përjetova thashë në tubim se i kanë bërë atentate për ta vra
Rugovën por e ka ruajtë makina dhe liliputi gjigant që e shpalli tradhëtar
Rugovën në hotel Rogner në Tiranë në konferencë shtypi, po mbahet në burg nga
frika se mos vret veten nga pendesa për cfarë i ka bërë Rugovës.
Mu
kujtun deklarimet e Rugovës para e në kohën e luftës, krijimi prej tij i
institucioneve e ministrive, i shtetit paralel, refuzimi prej tij i shtetit
serb, marrëveshja e tij me Ramiz Alinë për me përgatitë trupa të Kosovës në
Shqipëri, deklarimet e Sali Cekajt që drejtoi këto trupa, ushtarakut e
politikanit më të artikuluar që kam njohur në kohën e luftës, që thoshte se
askush nuk ka thënë se çeshtja e Kosovës do të rrezikohet për hir të politikës
paqësore dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës janë ushtri e
Republikës së Kosovës, mu kujtuan dhjetra e dhjetra ushtarë të UCK që i pyesja
për Rugovën e ata qartë më thonin “të LDK jemi, të Rugovës jemi” dhe kërkonin
të hynin në luftë të komanduar nga oficera profesionistë. Dhe nuk kam pyetë pak
ushtarë si gazetar që nga fillimet e 1998, në Tropojë, Has, Kukës. Shumica
Rugovën përmendnin, nuk njihnin emër tjetër.
Para
atij tubimi madhështor shkurt shpreha frikën që kam patur e kam se po
fallsifikohet e shëmtohet historia e luftës dhe pasluftës për Kosoven me
veteranë, deshmorë, me familje deshmorësh, me baza lufte me pllaka që vendosin
për biznes e vota nëpër shtëpia të ndryshme fshatarësh në Kosovë e në fshatrat
kufitarë të saj, me beteja të lavdishme imagjinare ku janë fituar humbje të
mëdha si në tragjedinë e Pushtrikut mes Lubizhdes e Kushninit, të 14 dhjetorit
1998, ku nga 150 ushtarë të UCK që po hynin në Kosovë, 41 u vranë në pritë prej
serbëve bashkë me komandantin Mujë Krasniqi, 9 u kapën rob prej serbëve, 50
hynë në Kosovë e 50 u kthyen mbrapsht në Vlahën, e sipas stilit serb, kjo
tragjedi këndohet si fitore. Kam patur e kam frikë se po përsëritet e kopjohet
Shqipëria e luftës vëllavrasëse partizane, Shqipëria enveriste e pas Luftës së
dytë botërore me fallfifikime që shumohen e pjellin të pavërteta. Tani që nuk
është më Ibrahim Rugova, rreziku i fallsifikimit vetëvrasës të së vërtetës
është më i madh. Ne asnjëherë nuk e lexuam drejt e saktë atë që na tha
predidenti Klinton në Ferizaj, ne luftën, ju paqen, do të thotë që Amerika e
Nato e fituan luftën për Kosovën e ne shqiptarët duhet të fitojmë paqen. Kosova
vazhdonte të kërcënohej dhe për herë të dytë në histori (vështirë të ketë herë
të tretë) vjen për shqiptarët në rajon presidenti tjeter amerikan në detyre
Bush i ri dhe nga kryeqendra e shqiptarëve, Tiranë tha, mjaft është mjaft,
Kosova e pavarur dhe Shqipëria në NATO. Dikujt iu shuan orekset, dikujt i ranë
dhëmbët në tokë. Pastaj shumë shqiptarë që nuk i ishin gjendë Kosovës, filluan
të bëjnë trimin para grave në shtëpia e në telefonat celularë ku me fjalë
tentojnë ta bëjnë luftën që nuk e kanë bërë… e të thonë se Amerika na ka clirue
për interesat e veta… Ndërkohë ne paqen e kemi të vështirë ta fitojmë se bëjmë
luftë pas lufte me fjalë, pas lufte…
Pse
është i mahnitshëm adhurimi për Rugovën edhe nga njerëz e breza që nuk kanë
jetuar në gjallje të tij ose kanë qenë fëmijë në gjallje të tij. Sepse ai është
luftëtari e fituesi më i madh i betejave më të vështira për Kosovën.
Rugova
krijoi shtetin e Kosovës ne mendjen e njerzve, shtetin ne mend. Dhe e fitoi
këtë betejë madhështore. Si herbrejte që gjithmone menduan për shtetin e tyre
edhe pse ishin te debuar e te derdhur botes. Hebrejtë dhe shqiptarët e Kosovës
janë deri sot dy popuj që ndërtuan, ruajtën e mbajtën shtetin në mendjen e
tyre. Duke e patur të krijuar në mend shtetin shqiptarët e Kosovës kudo që
ishin, financuan vullnetarisht për shtetin e Kosovës 3 përqindëshin e pagave të
tyre per të mbajtë shtetin dhe jetën e njerzve, për të mbajtë arsimin, shëndetësinë,
dhe gjithë funksionimin e shtetit të Kosovës. Por ndërkohë i rritën fëmijët e
tyre me dashuri për Kosovën, fëmijët e tyre panë vetë angazhimin e prindërve
për Kosovën që pagesat i bënin vetë vullnetarisht, duke u bërë kështu aksionerë
në shtetin e tyre.
Për
ta bindë botën se Kosova duhet ndihmuar nga perendimi dhe se Kosova nuk është
vend islamik sic e bëjnë dhe paraqesin serbët fuqishëm, Ibrahim Rugova
mysliman, me emrin Ibrahim, cdo ditë të premte, dita e faljes për myslimanët,
për shumë e shumë vite pa pushim, pa u lodhë, si pika në gur, deklaronte si
profet thënien e famshme të njohur në gjithë gjuhët e planetit, “Kosova e lirë,
e pavarur, e hapur njëlloj si për Serbinë si per Shqipërinë, e integruar në BE
e NATO dhe në miqësi të përjetshme me SHBA”.
Teksa
deklaronte këto fjalë, gjithmonë pa asnjë ndryshim, pa u lodhë kurrë, në sfond
kishte gjithmonë fotografinë e Papë Vojtilës, të Nënë Terezës shenjtore e paqes
e të Naim Frashërit poet kombëtar shqiptar, bektashi.
Simbolika
ishte e jashtëzakonshme dhe mencuria e tij që kishte zgjedhe këtë sfond ishte e
pacak. Me këtë ai shpartalloi akuzat shekullore serbe se Kosova është vend
islamik dhe nuk duhet ta përkrahë perëndimi. Sa ishte Rugova nuk ekzistonte
islami turk a arab që sot përleshën mes tyre në Kosovë, por Kosova ishte para
fesë, pas vdekjes së tij edhe në ISIS shkuan shqiptarë. Dhe u bë garë kush po i
bën më të larta minaret e xhamiave tuke a arabe kur edhe Stambollin e
zbukurojnë xhamiat e arkitektëve shqiptarë. Që nga 1920 myslimanët shqiptarë
njohin Zotin, profetin Muhamet, por nuk njohin varësi të fesë së tyre islame në
Turqi e askund, faljen e lutjen e bëjnë shqip se edhe shqipja është gjuhë e
zotit. Rikthimet e varësisë tek Turqia apo gjetkë janë biznese të flliqta
argatësh shqiptarë në dëm të shqiptarëve dhe pavarësisë së tyre kombëtare.
Me
filozofinë e tij, qendrimet, deklarimet e trimerine e tij Rugova krijoi e bindi
shume miq ne politiken e diplomacine boterore, bindi edhe me skeptiket se
shqiptarët i takojnë oksidentit dhe islamizimi i tyre ka qenë me zor me kërbac
e kulaq.. Ishin shinat që i vendosi shtetit të Kosovës arkitekti i saj, Rugova.
Ai kishte dijen, fuqinë dhe magjinë që t’i bindte miqtë dhe bashkëbiseduesit,
atij i kishte hije këmbëngulja sepse argumentet i tij ishin bindëse dhe nuk
bënte biznes pushteti me bindjen e tij, pasi mund t’ia hiqnin kryet por nuk ia
ndryshonin dot bindjet e qëndrimin per Kosovën.
Ai
nuk polemizoi me askënd në udhën e tij se nuk kishte kohë as gurë të hidhte mbi
cdo lehës pasi po merrej me krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Tash që
nuk është fizikisht por na qëndron mbi kokat tona, njerëz të ndryshëm që kanë
punuar me të në funksion të misionit të tij ndonjëherë na shfaqen si mentarë të
tij. Ai nga qielIi buzëqesh e na thotë ndashtë. Njerëz që kanë frikë nga e
kaluara e tyre enveriste që kanë spiunuar e përgjuar gjithë jetën e u kanë dalë
kokërdhokët e syve duke vëzhguar, vuajnë që nuk ua përmendi askund asnjëherë
emrin Ibrahim Rugova por i refuzoi me shpërfillje.
Ishte
i udhëheqësi i shqiptarëve që ia kishte vrare baben Serbia dhe këtë edhe pse
mund ta harronin të tjerët ai nuk e harroi kurrë.
Më
shumë se e cdo individ tjetër Ibrahim Rugova e sensibilizoi botën me realitetin
e dhunës serbe në Kosove dhe e bindi botën përkundër propagandës serbe. I
krijoi miq Kosovës që nuk i ka patur kurrë dhe e bëri Kosovën axhendë të miqve
të saj.
Ibrahim
Rugova nuk ka patur armiq personalë, nuk ia ka dhënë askujt kënaqësinë ta quajë
armik, armiqtë e tij kanë qenë vetëm armiqtë e Kosovës.
Enveristët
edhe 25 vjet pas lirisë së Kosovës vazhdojnë ta luftojnë Rugovën vetëm pse ai
nuk i ka përfillë kurrë, vetëm pse ai si udhëheqës i Kosovës nuk e nderoi as
për së vdekuri Enver Hoxhën te varri i tij në Tiranë. Me sjelljen, qendrimet e
politikën e tij konstante, me trimërinë e pashembullt në gjithë betejat
politike ai e goditi enverizmin në Kosovë.
Ibrahim
Rugova, njeriu, lideri vizionar i papërsëritshëm i Kosovës nuk ishte në shërbim
të askujt, të asnjë individi në planet, të asnjë shteti, organizate a grupi, të
asnjë miku a lideri botëror, ishte vec në shërbim të Kosovës si askush në
mënyrë konstante, të qëndrueshme, të pakthyeshme. Nuk hoqi dorë kurrë nga
pavarësia e Kosovës për asnjë cmim. Edhe kur zotat e botës i thonin a ofronion
cfarë të donte, ai me përulësi të pashembullt e stoicizëm të pashoq pohonte
sikur nuk dinte fjalë tjetër, sikur i kishte harruar gjithë fjalët e tjera të
gjuhëve dhe artikulonte vec fjalën pavarësi për Kosovën. Natyrisht që ishte
trimëri që të mos ndryshonte kurrë asnjë germë as presje nga deklarimi i tij,
kërkesë e pa ndryshueshme dhe e panegocueshme “Kosova e lirë, e pavarur, e
hapur njëlloj si për Serbinë si per Shqipërinë, e integruar në BE e NATO dhe në
miqësi të përjetshme me SHBA”.
Ibrahim
Rugova është nismëtari i Deklaratës të Pavarësisë të 2 korrikut 1990, i
Kushtetutës të Kaçanikut, më 7 shtator 1990, i zgjedhjeve të para pluraliste e
demokratike si dhe i zgjedhjes së tij President i Republikës parlamentare të
Kosovës; Shumë thonë unë, unë. Po Rugova ishte në krye dhe ai nuk tha kurrë
unë, po ne, dhe ai nuk tha, ai bëri.
Refuzoi
te hynte ne lojen e cicmiceve me deklarata e kunderthenie me kritikë e qortues,
i pa të gjithë gjithmonë me sytë e Zotit, nuk pati kurre kohe e deshire te
polemizonte me askënd por te luftonte vec per Kosoven.
Rugova
nuk ndaloi kurre askend me u ba trim, nuk ndali askend me luftue per Kosoven,
nuk ia hoqi askujt pushken nga dora, nuk ndali askënd me shkue në luftë. Por
duke dite se Kosova ishte e pushtuar nga Serbia, duke e dite se Serbia ishte
shtet militar dhe Kosova pa arme e me shume më pak popullsi se Serbia e cila
nuk bën luftë por bën masakra sic ndodhen, masakra ndaj civileve shqiptare ai
mendonte se me mbete gjalle eshte më shume trimeri e me shume dobi per atdheun
se sa me vdeke.
Avokatoi
si askush për UCK duke thënë se shqiptarët po mbrojnë pragjet e shtëpive të
veta.
Qotuesit
e Rugoves jo balle per balle tij, gjejne guxim e shfaqen se i kane dhene mend
Rugoves. Patjeter qe ai ka patur perulesine te mesoje nga te gjithe por nuk i
ka ike e as i eshte fshehe askujt dhe nuk ka fole pas shpine per askend.
Dy
theniet me te famshme, ajo e ambasadorit Kristofer Hill qe tha se: Rugoven e
prisnin dhe e takonin njerzit si te ishte Pape dhe e lordit Robertson ish shefi
i NATO qe tha se Kosova eshte kjo qe eshte fale Rugoves dhe Amerikes, e
lartësojnë Rugovën e na bëjnë nder gjithë ne shqiptarëvë që shijme fjale ndersa
presidenti Rugova vazhdon te na prijë.
Bash
se ishte i semure me guxim i tha në publik Bekim Femiu, kryeartisti shqiptar,
se i ke koqet deri n'fund t'kamve... per deklaratat e Rugovës ne Serbi në
kongresin e shkrimtarëve jugosllavë e ne shtypin e huaj si në “Der Spiegel” në
qershor 1989 ku tha se “Nëse Serbia edhe më tutje përpiqet të shtypë
identitetin tonë kombëtar, do të ketë kryengritje. Vetëm mund t’i paralajmëroj
serbët: edhe ata janë një popull i vogël”. Komandantat kanë qenë fëmijë atëhere
dhe asnjë enverist nuk ia ka thënë një deklaratë të tillë Serbisë në mediat
botërore. Në këtë kohë enveristët heroj e patriotë shkonin deri te ambasada e
Tiranës në Beograd nën vëzhgimin e serbëve e luftonin për Kosovën me broshurat
e Enver Hoxhës që i fshihnin në gji…
Rugova
ishe guximtar, që e bëri guximtarin nuk e tha. Ai nuk iku, s’u fsheh si mi
arash e shkurresh, si komandant dimiash, prrojnash e malesh.
Kanë
shkrue se e tradhetoi ënderrën e bashkimit kombëtar dhe krijoi Kosovën shtet të
pavarur. Qëllimi i tij final ka qenë bashkimi. Po për tu bashkue duhet me qenë
se pa qenë nuk mund të bashkohesh. Duhej bërë Kosova shtet, duheshin bërë dy
shtete shqiptare dhe pastaj është në dorën e tyre bashkimi me përkrahje fuqish
të mëdha, nëse do të duan enveristët e Shqipërisë. Ai ishte kundër atyre që
gjysmën e Kosovës ia jepnin Shqipërisë për bashkimin kombëtar e gjysmën
Serbisë…
Çdo
lëvizje që maten dhe që bëjnë njerëzit në Kosovë vetë pyesin vetën në heshtje,
çfarëdo të thoshte presidenti Rugova i cili është i pranishëm në gjithë
frymëmarrjen e Kosovës. Edhe kundërshtarët iu përkulën.
Presidenti
Rugova tashmë është në rolin e shenjtit, ai është shndërruar gradualisht në
shenjt, ashtu e shohin dhe e konsiderojnë njerëzit normalë të botës shqiptare
por dhe më gjerë.
Unë
vetëm njëherë e kam takue presidentin Rugova me ndërhyrjen e mikut tim Skënder
Zogaj. Dhe mbetet e pashlyeshme e pazhbëshme mbresa dhe impresioni që me
dhuroi. I dhashë në presidencë librin tim “Misioni për paqen”, libër me
intervista me personalitete të huaja e shqiptare që kanë qëndruar në rajonin e
Kukësit në vitet 1998-1999. U ngrit në këmbë dhe u shpreh me solemnitet: Në
emrin tim e të popullit të Kosovës të falënderoj për kontributin mediatik për
çështjen tonë kombëtare. Përjetova emocione të forta. Rrija duke e parë, isha
në krahun e tij të majtë. Fotografët e njerëzit që ishin përballë, bënin shenje
e thirrje me zë të ultë të shikoja nga ata, të shihja përpara. Isha si në
ëndërr. Unë shihja nga presidenti, e shihja në fytyre, isha i mahnitur prej tij
dhe prej nderimit që më bëri. Derisa u detyrua vetë ai e me tha, duke më
shtrënguar dorën si ndonjë udhëheqësi të madh, Rexhë, shih përpara nga kamerat.
Atëherë unë pashë përpara nga fotografët dhe ato caste më janë bërë fotot më të
bukura, që për fat të keq nuk i kam të gjitha as ato më të bukurate as nuk po i
gjej dot. Me futi në dhomën e kristaleve. Ishte një mahnitje ajo dhome, ajo
pasuri që ka Kosova por unë atëhere e sot mendoj se xhevahiret më të mëdhej e
të cmueshëm të Kosovës janë rinia e saj, populli i saj, populli i Ibrahim
Rugovës dhe për cudi nuk më mahnitën ato gurët e ndritshëm që vizllonin por e
shihja gjithë kohën në sy e fytyrë i mahnitur presidentin Rugova.
Një
nga betejat më të ashpra e intelektuale të Rugovës kundër serbëve është se ai
doli në shesh të mejdanit krah për krah me e kolosin Pjetër Bogdani që si
askush e trazon shpirtin e ndërgjegjën serbe. Shqiptari Pjetër Bogdani dijetar,
teolog, komandant ushtarak, lider, udhëheqës, që e kanë cilësuar Skënderbe të
mendimit, intelektual e prijës luftarak që serbët i trondit në gjumë dhe zgjuar
nga urrejtja ndaj tij ua hodhën qenve eshtrat e tij që ia nxorën nga varri në
Prishtinë.
Rugova
duke i kushtuar shumë energji intelektuale e dije këtij kolosi shqiptar sfidoi
edhe ata që e kundërshtonin e që mbronin romantizmin e Naim Frashërit të cilin
nuk e kërcënoi as e ndaloi kurrë Serbia në Kosovë.
Përballja
e tij me Milosheviqin në gjyqin e Hagës dhe mbrojtja që i bëri UCK ishte një
triumf për Rugovën, ishte një betejë që do ta lakmonte cilido i gjallë që
mendon se ka luftuar për Kosovën.
Ibrahim
Rugova edhe në kohën e luftës edhe në kohën e sëmundjes ishte dhe mbeti trimi
më i madh i politikanëve shqiptarë sepse nuk e lëshoi Kosovën e popullin e tij,
nuk iku të strehohej në vilat e Enver Hoxhës në Tiranë, nuk kërkoi azil politik
askund (as ai as ministrat e qeverise së tij) se nuk ishte mi shkurresh e hajn
fondesh të Kosovës në Zvicër e Gjermani si enveristët që janë gati të shkrijnë
pasurinë e vjedhur vetëm t’ua ketë përmendë emrin diku Rugova.
Nuk
u shtri në shtrat spitali të priste vdekjen. Dha një shembull të madh guximi e
trimërie. E priti vdekjen në punë, në detyrë,
Betejat
e lufta e Rugovës për Kosovën nuk krahasohet me askënd e asgjë. Ushtarët janë
ushtarë, ka Kosova ushtarë lirie trima që kanë bërë beteja të jashtëzakonshme
me armë, janë sakrifikuar vetë e kanë sakrifikuar familjen.
Adem
Jashari me vëllain Hamzin e 20 pjestarë të familjes së ngushtë u vra ne nisje
te luftes si hero që frymezoi qëndresë si askush tjetër si ata, u vranë duke
mbrojtë pragun e shtëpisë së tyre, bënë betejën e tyre, bënë epopenë e familjes
shqiptare jo epopenë e UCK. Nuk shkoi me i dale zot askush Ademit e Hamzit kur
ata patën nevojë, nuk shkoi me vdeke me ta askush përvec dajës Osman Geci që e
lartësoi dhe njëherë institucionin e dajës, më tregonte Bekim Hamz Jashari
kryetari i komunës Skënderaj. Ata që nuk iu gjenden Ademit, e shpallën pastaj
komandant të UCK pas vdekjes kur nuk ka qene Ademi asnjehere komandant i UCK se
atë kohë nuk ka patur ende UCK legale e funksionale. E shpallën legjendar, kur
ai nuk është legjendar por është një person real, konkret, historik që ka
jetuar në kohë historike, në kohën tonë, me njerez që janë gjallë, por
historia, qendresa e tij si e askujt e vrasja e tij, shumekujt i dukej si
ngjarje e huaj, në Tirane,si lajm nga bota. Deshmitë e para për masakrën serbe
ndaj familjes Jashari i ka dhënë gazetari amerikan Filip Smaker një muaj pas
masakrës, se shtypi i Tiranës deri në atë kohë përkthente lajmet nga rusishtja
e serbishtja.
Betejat
e Rugovës janë beteja udhëheqësi jo ushtari e gjenerali, janë beteja me ide
shtypëse, me teza, ideologji, me aleanca, me politika, strategji. Kushdo që e
bën Rugovën ushtar a komandant, kushdo që e kërkon me automatik në dorë e me
cizmet e Enver Hoxhës veshur, tregon mos dije e mjerim të thellë. Rugova u
mësoi njerzve durimin, qëndresen, guximin, trimërinë, lirinë, dashurinë për
Kosovën, e mbolli Kosovën në mendjen e cdo shqiptari dhe prandaj ajo nuk vdes
kurrë. Flota ajrore e Amerikës dhe NATOs që luftoi 78 ditë në qiell me dëbue
Serbinë prej Kosove, iu bë ushtri lirie vendit të tij, Kosovës dhe ende Amerika
e ushtria e NATOs vazhdon ta mbrojë e sigurojë Kosovën pavarësisht kërcënimeve
e mburrjeve patriotike të micsokolave shqiptarë nëpër telefona celularë nga
jetojnë nëpër vende të ndryshme të botës.
Rugova
nuk po zevendesohet dot, nuk po iken dot, nuk po e lejojnë shqiptarët e Kosoves
Rugovën me ikë edhe sot e kësaj dite.