| E diele, 30.06.2024, 07:56 PM |
ASKUSH s’ ASHT E BUKUR SA TI, O ROZAFA EME!
Nga
Fritz RADOVANI
Atëditë
kur s’ parit të pashë më mbeti n’ sy pamja e një nuses së bukur!
E
bardhë, e dritëshme, e bukur, e naltë, plot gzim, e buzqeshun dhe me një
ambelsi që shkelqente prej tallazeve t’ujnave bilur rreth teje Rozafë!
Silleshin
përsilleshin e perplaseshin per shkambijët tuej plot rreze drite!
Vezullonin
gurt’ e tu,bash si t’ishin diamante që era e freskët shperndanë në të kater
anët e rruzullit toksor, bash si t’ ishin në njëditë feste, kur i madh e i
vogel vraponte tek Dera yte e hapun per të gjithë Shkodranët.
Po,
po, shka merr prej grykës së Bunës e deri shka syni perfshinë andej shkambit t’
Raznës, brij lumit Kir’ e deri në të derdhun t’ Drinit, nder ato zallishtat tua
o e bukra Rozafë, vezullojnë e shperthejnë vetem shkelqim!
Unazat
e arta t’ atyne urave që shndrisin edhe naten rreth teje o e bukra eme, vetem
ndriçojnë gjarpnimet e rrugve tua, o shkamb i
pathyeshem!
E
nder Shekuj gjithmonë kryenaltë dhe e nderueme per veprat tua! Ti kurr nuk
dijte kujt i thonë “vransinë robnije”, se s’ njofte asnjëherë në të gjithë
jeten tande thundren e huej, apo t’ atij pushtuesi barbar që vetem naten
tinzisht u mundonte me të there me shpatë n’pabesi mbas shpine!
Mundohej
me pabesinë e hasmit me të xanë befas, po harronte se muret e saja gjithë vrima
janë të mbushuna plot me dallndysha e trumcakë, që as natë e as ditë gjumin e
dekës këso jete s’ e njofin! Janë plot’ e çohen të trembun kur kjoftë edhe një
lesker murit lot vendit murrlani i Shkodres!
Pak
kush e kupton cicrimen e tyne kur edhe një kokerr ranë i zgjon ato!
Veç
kur kushtrimin lëshojnë në roje të perjetëshme të çerdhes së tyne!
Perjetësisht
aty ruejnë vezët e tyne të freskëta, me të cilat ata me një roje të madhe
mendojnë per t’ ardhmen e asaj Kështjelle të Lirë dhe t’bukur!
Dy fjalë perjetësisht të paprekëshme n’ Atë Kështjellë Heroike!
Prandej,
kemi edhe pse të krenohemi me rrugët tua gjarpnusha dhe të pasterta si biluri,
mbi ata shkambij që nder Shekuj nuk i njoftën as patkojt’ e as thundrat e
bishave tyne t’ pabesa, që gjithnjë veshtrojshin si gjarpij me sytë e tyne
tinzarë e të djallzuem ashtusi kishin edhe shpirtin.
E,
n’ se dishroni me njoftë pastertinë e atij ajri freskues si fllad pranvere, jo
larg, do të shifni si valvitet Ajo cohë e Kuqe që sjellë pranveren aty. Po, po,
atje tek rrfanat e murosuna të atyne që
humnin edhe jeten per Liri!
E
kur Teuta yte zamadhe i qendroi Beses ashtusi Shkodrani e kishte zakon, u trand
edhe Taraboshi i thinjun buzë atij
liqeni që s’ lante turp! E nder Shekuj mbushej e shprazej simbas zakonit të
vjeter tue ua lmue ato koka të shkelqyeshme t’atyne peshqëve t’ argjentë që, me
një bukuri të pashoqe notojnë nder thellsitë tua o liqeni i bukur i Shkodres!
Po bukuria e dallgëve tua o liqe i Shkodres nuk ka asnjëherë fund, kurr të
sosun perderisa deri atje larg në zallishtat tua vezullojnë rrezet e diellit
deri vonë, deri në të sosun të atyne rrezeve të prarueme të asaj dite që tash
sa qinda vite nuk njohin errsinë. E pa u kujtue ndryshojnë Shekujt !
Rrukullisen
e zhduken si mos t’ ishin kenë nder gropat e thella t’ robnisë, që kurr persa e
sa vite nuk ju nda atyne humnerave të pafund e errsine. Dhe, në të dalun të
dritës lajmojnë të parët gurt’ e Rozafës atje naltë! Qe, erdhëm prap me
shkelqye gurt tuej o Bija eme! E jeta fillon persëri atje!
Dikund
aty afer nder kaçuba ferrmandash shperthejnë të bukrat vjollca e, era e
kandshme e tyne gjallnon edhe shkrepat e tua o Rozafa eme! Jeta nder ato kthesa
asht aqsa e bukur edhe plot dritë e kënaqësi pranverore.
Ajo
nuk çilë si lulet, po shperthen si t’ ishte një vullkan i vertetë që laven me
plot aromë ua veshë mureve tua o Rozafa eme e bukur, plot jetë!E aty, qendron
madhështia e pastertisë s’ ate shpirtnore o Rozafa ynë e bukur!
Me
vite të tana më sillte pa e kuptue atje tek Ti ajo rruga e bukur e Urës së
pulave e, pa u kujtue fillojshe me ju ngjitë perpjetës s’ate të gurtë dhe aq sa
të vjeter sa fiset tona Ilire, deri në naltësi të pafund të atyne mureve tua o
Rozafa e ynë e moçme, sa gurt’ e pathyeshem të pleqnisë sate trime.
E mos u çudit aspak kur nder thellsitë e ujnave perrreth teje të prekesh me duert tua ata gur të daltuem nga Trimat e pasosun të atyne viseve që persa të jetë jeta janë të paharrueshem, të perjetshem e të pavdekshem!
Po,
po, Rozafa eme!
Edhe
sot nder shpatullat e tyne janë xhurmët e gurve tuej o Rozafa eme! Ato gjurmë
nuk fshihen asnjëherë se janë daltue me bajoneta çeliku atje thellë nder
eshtnat tua, o trim i asaj Ilirisë së gjakosun nga t’pa ten Zotët!
Pikrisht
si sot mbas XXI shekujsh vuejtje, mjerim, e der n’ pafundsi të një robnija të
panjoftun nder sa shekuj të shkuem o Shkambijt’ e mij! E bash në mësheftësinë tande,
thellë në tokë, asht tuneli i shpresës së jetës që t’ duket se humbë nder
zgavrrat tua të mëshefta ku shpnesa rilindë atë jetë të këputun, po gjithmonë
të sigurt perballë hasmit vrastar’ e gjaksor.
Aty
poshtë pranë Urës së Bunës veç kur shef buzqeshjen e shpetimtarve!
E
lundra çanë dallgët rrembyse t’ ujit të freskët që Shpirtin të gjallnon!
Asht
një Bot’ e tanë që vrret me të gjithë forcen e Shpirtit “Liri”!! E Bota sot
flenë në dafinat e saja bash si dikur kur i Madhi Gjergj Kastrioti, ishte i
shtrimë n’ atë shtrat prej cilit nuk u ngrit kurrma! Asnjëherë kso jete!
E
një hije pa asnjë shenjë drite e shkelqimi ra edhe mbi ty o Rozafa eme!
Vetoi
qielli e nuk mbeti një gur i yti o Rozafa eme, pa rrjellë lot vaji! Deri poshtë
ujnat e Drinit, Bunës dhe t’ Kirit u turbulluene e dallgët e tyne ku ato
permbyten brigjet tua Rozafa eme, rroposën e llomitën muret tua prej Guri të
skalitun me aq mjeshtri sa asnjë vend rreth Rrozullimit, as nuk i njofti e as
nuk ka nder sarajet e veta, ku dielli hynë e s’ din me dalë!
E
një heshtje Rrëmaji e pushtoi Shkodren tande o Rozafa eme plot jetë!
Një
za u ndigjue dikund atje nder shpella shumë larg pertej Zallit Kirit:
“O
Zot, hiqi mallkimin Tand Popullit Shqiptar !!” Ishte atje Nanë Tereza!
Sa
madhështi ruejnë permbrenda ata Gur të Rozafës s’ Yte, o Nana eme!
Ata
janë brilantët Tuej të çmueshem o Rozafa e Shkodres sonë heroike!
Ti
rrnofsh e kjofsh sa Fiset tua fisnike e Malet e nalta t’Tuat kreshnike, O e
bukra Rozafa eme e pashoqe, O Zambaku faqebardhë i gjithë Europës!!
O
shkamb i pathyeshem Guri pranë Alpeve tona të bukra si drita e diellit!
Rrnofshi
sa Gurt e atij themeli të palëkundun i Nanës së Këshillit të Mirë, E
perjetëshme n’ ata Troje shkambi t’ pathyeshme, o e bukra Rozafa eme shum’ e
nderueme nder Shekuj! Rrnofsh..!Melbourne, 29
Qershor 2024.