| E shtune, 29.06.2024, 06:50 PM |
Alice Costruzioni fitues i “Muaji i Lirisë” në Rovato
Shkruan:
Florim Zeqa
Në kuadrin e festimeve të mërgatës sonë për
çlirimin e Kosovës, më datat 22 e 23 qershor në palestrën e bukur të sporteve
në Rovato (Lombardia) u mbajt turniri përmbyllës “Muaji i Lirisë, organizuar
nga treshja e të rinjëve entuziast Arber Llugaxhija, Faton Berisha dhe Mentor
Smakiqi.
Festimi i Ditës së
Çlirimit të Kosovës
Në
palestrën e bukur të sporteve në Rovato, në një ambient të bukur dhe festiv, të
ngrohtë dhe vëllazëror, të stolisur me flamuj kuq e zi dhe të shtetit të
Kosovës u përballen me njëra-tjetrën 16 ekipet pjesëmarrëse:
1) Treviso (Treviso)
2) Rion Pavimentazioni (Vicenza)
3) Leon Pav (Vicenza
4) FC Sadri Guraziu (Treviso)
5) Edil Kolgeci (Treviso)
6) Mirsad Group (Brescia)
7) Vali Costruzioni (Brescia)
8) Noli Ponteggi (Brescia)
9) Alice Costruzioni (Brescia)
10) Nuove Coperture (Brescia)
11) Euro KB Ponteggi (Brescia)
12) Edil Ponteggi (Brescia)
13) By Paci (Brescia)
14) Bar Sport (Brescia)
15) Fratelli Gashi (Brescia)
16) Cambio Automatici 4F (Brescia)
Si
zakonisht, turniri fillojë me intonimin e himnit kombëtar dhe të shtetit të
Kosovës, ndërsa më pas, organizatori Arbër Llugagjiu i përshendeti të gjithë të
pranishmit në këtë aktivitet sportiv duke i falenderuar për pjesëmarrje, me
ç’rast ekipeve garuese ju urojë suksese dhe lojëra të bukura gjatë turnirit
dyditor.
Se
vërtetë sportistët janë ambasadorët më të mirë të një vendi, janë turniret e
Futbollit të Vogël, të cilat po e dëshmojnë në vepër se janë Ura lidhëse mes të
rinjëve, të cilat rreth vetes po tubojnë me qindra dhe mijëra pjesëmarrës, siq
ishte ky në Rovato, ku përveq 16 ekipeve me nga 10 lojtarë (160 futbollist) të
listuar pjesëmarrës në garë dhe stafit përcjellës (prej 5-10 persona), ndeshjet
i përcjellen mbi 1 mijë futbolldashësh, numër ky i paarritshëm nëpër aktivitet
e tjera mërgatës sonë në shtetin italian.
Secila
ndeshje ishte më e mirë sesa tjetra, secili gol më i bukur sesa tjetri, por
ndeshja finale mes ekipeve Alice Costruzioni dhe Cambio 4F ishte një finale e
bukur dhe e paharruar e cila do të mbetët gjatë në kujtesën e të pranishmëve të
shumtë në të këtë eveniment sportiv.
Me
plot meritë vendin e parë në këtë turnir e zuri ekipi Alice Costruzioni, i cili
jo vetëm në finale, por në të gjitha ndeshjet demonstroj lojëra të bukura me
shumë gola të shënuar, profesionalizëm dhe frymë të lartë sportive.
Ndarja mirënjohjeve dhe
shpërblimeve
Pas
përfundimit të ndeshjes finale, Arbër Llugagjiu në emër të Këshillit
Organizativ fillojë me ndarjen e mirënjohjeve dhe çmimeve për mysafirët e
nderit dhe më meritorët për lirinë e Kosovës, veteranët e UÇK-së.
Këshilli
organizativ i shpalli lojtarin më të mirë, golashënuesin e parë dhe portierin
më të mirë, si në vijim;
-Lojtari
më i mirë Denis Spanesci
-Golashënuesi
i parë Davide Giardini
-Portieri
më i mirë Paolo Gazurelli
Pa
dyshim momenti më kulmor i këtij aktiviteti sportiv, ishte ai i nderimit me nga
një kupë dhe medalje për dy vendet e para:
-Vendi
i dytë, kupë dhe medalje të argjendit për lojtarët e ekipit Cambio 4,
-Vendi
i parë, kupë dhe medalje të arta për lojtarët e ekipit Alice Costruzioni.
-Vendi
i tretë i takoj ekipit Rion Pavimentazioni,
-Vendi
i katërt i turnirit për ekipin Nuove Coperture.
Në
fund organizatori Arber Llugaxhija i falenderoj bashkëpunëtorët e afërt dhe të
largët, si: Faton Berisha, Mentor Smakiqi Agron Berisha, Loni Ber, Arton
Berisha, Arbnor Llugaxhiu, Fadil Bajraktari, Massimo Kolgecaj, Arben Kastrati,
Adnan Podrimqaku, Kujtim Sadiku, Avdi Hajraj Albi Lumi, Florim Zeqa, Florim
Lumi, Fejza Kastrati, Fisnik Bogujevci, Fitim Jashari, Kastriot Krasniqi dhe
Kujtim Kolgeci.
Të rinjët ambasadorët më
të mirë të vendit tonë
Turniri
në Futboll të Vogël për nder të çlirimit të Kosovës, e dëshmoj se për të rinjët
shqiptarë nuk është pengesë distanca e gjatë për të ndërtuar ura bashkëpunimi
mes tyre. Bie fjala, të rinjët nga Treviso dhe Rovato (Lombardia) ka më tepër
se një dekadë që bashkëpunojnë mes tyre, të cilët vajtje-ardhje i bëjnë edhe
nga 500-700 km rrugë për t’u bashkuar në ditët e shënuara kombëtare dhe
shtetërore për të festuar së bashku.
Përderisa
sportistët janë dhe mbetën ambasadorët më të denjë të kombit tonë në perëndim,
të rinjët janë gjaku më i pastër dhe arterja jonë më e shëndoshë kombëtare.
Liria
e Kosovës është rezultat i sakrificës së shumë brezave, i rezistencës së gjatë
paqësore dhe luftës së lavdishme çlirimtare.
Ky
ishte njëri ndër turniret më mirë të organizuara ndonjëherë në pjesën veriore
të Italisë falë treshes profesioniste Arber Llugaxhija, Faton Berisha dhe
Mentor Smakiqi, të cilët edhe një herë e dëshmuan se, përveqse veteran të
futbollit janë edhe organizator të suksesshëm të turnireve në këtë pjesë të
Italisë.
Mysafir
special i turnirit ishte Fatmir Limaj-Komandant Çeliku, i ardhur enkas për këtë
aktivitet sportiv për të cilin organizatorët e kishin përgatitur një Tortë të
madhe me emblemën e UÇK-së. Vlenë për të theksuar se Komandant Çelikun në këtë
aktivitet sportiv e sollën Rinor dhe Selim Guraziu, miq dhe bashkëlojtar të
vjetër të Arber Llugaxhiut.
Sot
e gëzojmë lirinë falë gjakut të Dëshmorëve dhe Martirëve, luftës heroike të
ushtarëve të UÇK-së si dhe intervenimit të aleancës më të fuqishme ushtarake në
botë-NATO-s!
Andaj,
me pietetin më të lartë përulemi para sakrificës së shumë brezave të dëshmorëve,
martirëve, veprimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë, që nuk kursyen asgjë nga
vetja e tyre për lirinë e atdheut.
Mbi
gjakun e heronjëve dhe dëshmorëvei kemi themelet e forta të lirisë dhe
pavarësisë së shtetit tonë-Republikës së Kosovës.
Lavdi
për jetë e mot të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!
Florim Zeqa, 27.06.2024