| E shtune, 29.06.2024, 07:51 PM |
Vulë e Pleqesisë së Arbërit dhe një letër e vulosur me të në Shënpal, Kabash, Pukë, 26 mars 1609
Artefakte
Histori: – 415 vite më parë
Nga
Jaho Brahaj
–
Vula është me Shqiponjen Dykrenare ku ruhet pothuajse e njejtë forma grafike e
shqiponjes se vules se Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ka disa shenja shtese.
–
Letra ne fjale ështe hartuar nga Krenet (Kreret) Shqiptar ne Kabash, Puke, 26
mars 1609 dhe i drejtohet Mbretit Filip te Spanjes. Me ane te kesaj letre
paraqesin (kreret) ipeshkvin Nikoll Mekajshi si perfaqesues e si Ambasador.
Letra
ne emer te Krerëve eshte shkruar dhe vulosur nga Dom Pjeter Zeza, Abat ne Shen
Pal, Kabash.
Pjeter
Zeza ishte pinjoll i Derës se lashtë fisnike Zeza me titullin Sevast dikur, dhe
nga kjo dere ka shume bije që mbanin titullin Abat të ketij manastiri i cili ne
dokumente te shekujve me pare vertetohet se nga kjo Abaci jane shuguruar edhe
prifterinje, sepse kjo abaci me titullin “Abaci e Mitruar”, pra kishte shkolle
teologjike (prifterore).
Per
kete vule se pari eshte shkruar ne Revistën Leka, dhe nga dokumentet e
hulumtuara ne vazhdimsi i dihet edhe punishtja ku u punu (formesu).
–
Eshte Vula me te cilën u vulosen para kesaj date, me 15 shkurt 1602 Aktet e
Kuvendit te Dukagjinit nga Kreret, ku ne emer te Zadrimes dhe Lezhës ka
firmosur Teta (Shtjefen) Zeza po i kesaj dere nga ështe dhe Pal Zeza Abat – dhe
njëkohesisht Sekretar për ceshtjet qe vendosnin Krerët Shqiptare.
Ne
Arkivin e Vatikanit ruhet gjurma e saj e vulosur ne dyll, sipas praktikave te
asaj kohe.
Per
ketë vulë kemi shkruar edhe me pare, por në vazhdimësi do shkruajmë, per
përshkrimin e sajë dhe per disa Akt-kredenciale që janë vulosur me të.