| E shtune, 29.06.2024, 07:58 PM |
ARDHJA E ROMANIT TË PARË SHQIP
DUKE
TEJKALUAR
KOMPLEKSIN
E EDIPIT
-
“Marcia” e Dom Ndoc Nikajt shtyn kufijtë - ExLibris.
Nga
Visar Zhiti
“Drita
kishte fillue me zbardh e dilli me shndrit...” - Kështu nis romani i parë
shqip, kjo është fjalia e parë e tij, e shkruar në shekullin XIX, kur Shqipëria
ishte ende nën Perandorinë Otomane dhe gjuha shqipe kishte qenë e ndaluar në
atë perandori dhe shkronjat e saj ishin mallkuar...
Po
për ç’dritë bëhej fjalë ashtu, për lirinë e pritur me shekuj, ç’po zbardhte,
gjuha e letërsisë shqipe, që do të ngrihej e do të bëhej e gjallë, romani
shqiptar që do të arrinte majat dhe njohjen botërore?
* * *
Mbas
132 vjetësh harrim, sapo (ri)doli vepra “Marcia” e shkrimtarit Dom Ndoc Nikaj,
e shenjuar si romani i parë shqiptar, por i shmangur si i tillë në Historitë e
reja të Letërsisë, që hartonte regjimi dhe arësyet kanë qenë vetë romani,
përmbajtja e tij kristiano-europiane dhe autori, që megjithëse i quajtur si ati
i romanit shqiptar, pati një jetë të trazuar e dramatike, vdiq në burgun e
fitimtarëve të pas Luftës II Botërore dhe kështu duheshin harruar si ai dhe
vepra dhe Europa...
Pra,
shkaku i vërtetë ka qenë pushteti diktatorial i komunistëve shqiptarë, Realizmi
Socialist që ata vendosën me forcë si e vetmja metodë letrare, që do t:e duhej
të ushtrohej në Shqipërinë e çliruar, por jo të shqiptarëve...
Sjellja
e këtij romani shënjues, pra, është një sfidë dhe një vetëqortim emancipues,
një ngjarje jo vetëm letrare e kulturore, një akt shoqëror me rëndësi dhe
shpresë ecurie.
“PLASJE HAREJE NË
SHPIRT”
Qysh
herët, për shkrimtarin tjetër themeltar, Ernest Koliqi, (edhe ai me vepër të
ndaluar dhe i dënuar me vdekje nga regjimi i dikurshëm), leximi i Dom Ndoc
Nikajt do ishte “një plasje hareje në shpirt”.
Me
sa poezi është thënë, me ç’duf e ç’pikëllim...
SI NJË MESHË NË
KATEDRALE
APO NË LETRAT SHQIPE
Prej
kësaj “hareje”, nxitoj të them se romani “Marcia”, më i hershmi dhe më i riu
ndërkaq, u përurua këto ditë në qytetin e Dom Ndoc Nikajt, në Bibliotekën “Zoja
e Shkodrës” në Katedrale, në ditën e 160 vjetorit të lindjes së tij, duke i
ngjarë kështu një meshe të munguar gjatë në letrat shqipe.
Dhe
më duhet të ndërmend tani se Katedralja, ku Dom Ndoc Nikaj ka qenë aq shpesh,
në fillimet si seminarist, i gjallë dhe i vdekur, si shpirt më pas, nisi të
ndërtohej, kur romancieri i parë s’kishte lindur ende dhe mbaroi kur ai do të
ishte 6 vjeç dhe, kur do t’i avitej nëpër mendje romani “Marcia”, në Katedrale
u vendosën 3 kambanat, që erdhën nga Venecia në vitin 1890.
Dy
vjet më pas, kumboi romani i parë në gjuhën shqipe. Dhe krijuesi i tij do të
ishte vetëm 28 vjeç. Vepra u shtyp në Shkodër. Shqiptarët e përpinë librin.
Romani
i parë – si një katedrale tjetër e re...
* * *
Shtëpia
Botuese “Onufri”, e mirënjohur për prurjet në letrat shqipe, sa bashkëkohore po
aq dhe klasike e të traditës, është ajo që na solli romanin “Marcia”.
Theksohet
në botim se përgatitësi është shkrimtari Andreas Dushi, gjë që duhej veçuar, jo
vetëm pse ai e gjurmoi së fundmi romanin “Marcia” të vitit 1892, e gjeti dhe na
e solli duke e pajisur me parathënien e tij korrekte e të kursyer, me
shpjegimin e fjalëve anakronike të tekstit, tërheqin vëmendjen hulumtimet për
zanafillën e romanit, në është përkthim dhe nga ku, kur tashmë ai është një
realitet gjuhësor shqip dhe një realitet i ri letrar.
Përveçse
një pune që do të duhej të ishte bërë me kohë dhe çuditërisht nuk bëhej, që
pritej dhe vononte dëshpërimisht pakuptueshëm, dalja e “Marcia”-s është dhe si
një mrekulli, sipas meje.
MREKULLIA...
Rivjen
romani i parë shqiptar, për herë të parë mbas botimit të tij të hershëm dhe të
harruar para dy shekujsh, - shkruajta unë për kopertinën e botimit.
"Marcia"
i Dom Ndoc Nikajt është një narrativë plot mistikë, ku gërshetohen historikja
me fantastiken, kujtesa baladeske, sa jona, po aq dhe ballkanike, (fjala është
për konstruktin shpirtëror të shkrimtarit tonë,) me ato hebraike, kapërcimet
nga bota reale në atë hyjnore, me personazhe biblikë, varrosjet për së gjalli
si dukuri e qendresës së jetës, por dhe e qytetit të tij. (Shkodrës si frymë
dhe Romës, ku zhvillohen ngjarjet e romanit...).
Po
ky shkrimtar një vit pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (1913) do të
botonte romanin tjetër “Shkodra e rrethueme” në formë ditari, që në Historinë e
Letërsisë Shqipe do të njihej si romani i parë shqiptar.
Pse
kjo zhvendosje? Apo do të duhej që romani i parë i letrave tona të ishte
patjeter me subjekt patriotik, kur vetë gjuha është patriotizmi më i madh. Apo
nga që romanicieri ynë i parë vdiq në burg në moshë të thyer, i dënuar nga
diktatura e fitimtarëve të pas Luftës II Botërore.
Kompleksi
i Edipit të letrave të mëpastajme shqipe, atëvrasja e rëndë e romanit të parë
shqiptar dhe autorit të tij, kërkonte një qortim. Dhe ora erdhi.
Dhe
shënimi im mbyllet, e përsëris: ????
Është
shkrimtari i ri Andreas Dushi, i cili u shfaq në letrat shqipe me roman që 18
vjeç, që kryen këtë akt, ai sjell romanin më të vjetër shqiptar duke e shtyrë
kështu fillesën e tij një shekull më tej, në të XIX dhe nëpërmjet Botimeve
“Onufri” u arrit mrekullia.
Dua
ta vazhdoj se kjo është forcë e mëtejshme e kujtesës kolektive, e kërkimit të
rrënjëve, ato lëvizin, - siç e thotë dhe Ernest Koliqi që në titull të një
drame të tij, është vizion, në fund të fundit gëzim, po aq sa i përbashkët i
njerëzve të letrave, po aq dhe familjar, dua të them se duhet te jetë i çdo
familjeje që flet shqip. ??????????Siç duket dhe si joshje
duke formëzuar kështu më mirë idenë dhe simbolikën, libri i porsadalë ka për
redaktore jo rastësisht një pedagoge, Luljeta Dushi, nënën e përgatitësit të
botimit.
NË SHTJELLËN E ROMANIT
E
përsëris prapë, nisja do të ishte profetike: Drita kishte fillue me zbardh e
dilli me shndrit... Ngjajnë me vargjet e eposit fjalët e para të romanit të
parë, që unë i lexoj si ogure.
Janë
13 krerë në roman... si 12 apostujt me Krishin në mes si frymë, jo si
personazh... Dhe e tillë është dhe fryma e romanit. E parë kjo nga sot, duket
si një porosi europianizuese ndaj vendit
që lëngonte fundin e një perandorie, që e shkëputi Shqipërinë nga Europa,
familja e saj e natyrshme, për 500 vjet. Edhe Naim Frashëri, që do te bëhej
poeti kombëtar, kështu shkruante: ...o dritë e uruar,/ që lind nga perëndon...
Kur
është botuar romani, Naimi ishte gjallë dhe sigurisht do të ketë marrë vesh
atje në Stamboll, ku jetonte dhe punonte në drejtoritë perandorake të
mbikëqyrjes së kulturës, se edhe ai librat e vet i botonte jashtë, në
Bukuresht.
Ngjarjet
e romanit të parë në shqip zgjodhën të jenë në Romë, besoj jo rastësisht dhe si
kohë zgjodhën, me qëllim patjetër, atë të paskryeqëzimit të Krishtit, kur
mbartësit dhe përhapësit e një besimi të ri dhe ideve të reja, që do të
ndryshonin botën përndiqeshin, persekutoheshin rëndë, dënoheshin me vdekje
mizore.
Protagonistja
e romanit, Marcia, një vajzë pagane, që shërbente në tempull, është e detyruar
të ikë, se përndiqej i vëllai i saj, përndjekja në fis do të shtohej më pas
hatashëm në diktaturat e Lindjes, dhe kështu Marcia nis një jetë prej të
përndjekure, të fshehtë, të nëndheshme, me vuajtje, që mua më kujton nëntokën e
galerave të burgjeve tona, të Spaçit e të Qafë-Barit.
Marcia
dënohet me varrosje për së gjalli në një shpellë, në terrin e katakombeve, ku e
shpëtojnë miqtë, gjithmonë fshehurazi. Edhe atëherë kishte shumë që të
braktisnin, por do të shtoheshin vonshëm, duke patur dhe një doktrinë mbrapsht,
“politika në plan të parë”.
Dhe
kështu Marcia e gjen veten mes të krishterëve klandestinë, që e kthejnë dhe atë
në të krishtere, me besimin te një Krijues i vetëm, me birin e Zotit, Krishtin,
dhënë njerëzve me Biblën e Re, atë të dashurisë. Marcian e pagëzon fshehurazi
papa i fshehur Klementi.
Mbi
të gjitha kjo është një thirrje humane “për dashni t’madhe për njerz” (fq. 50).
“Beso, duj dhe shpresó” (fq. 53). Dhe më pas:
“Nji
gjak i dlir e i kullúm do t’a lajn kët tok t’përlyeme me gjith far t’zezash për
para se t’temelohet kjo bina e ré” (fq. 55)
Kreu
i mëpastajmë është “Dy popujt”. Autori na thotë se ka dy Roma, ajo
perandorakja, zyrtarja, sunduesja dhe një tjetër “t’asaj Rome... jo me shpat
sikurse deri at her por me gjýq e me dashtuni” (fq. 58) Me gjyq: kupto
drejtësinë e munguar. Dhe: “Dashtnija shkonte tuj i’u shtue n’zemër e féja tuj
ngul rráj për dit e ma fort” (fq. 58.)
Por
do të vinin kohëra të djallit, që do të sillnin urrejtjen në qendër dhe luftën
e klasave, pra mes njerëzve, Luftë civile në kohë paqeje, e kam quajtur.
Marcia
me shoqe do të jenë murgeshat e para, motrat e mëshirës, “Nënë Terezat” e
bamirësië.
Në
fund të romanit ato shkojnë t’u shërbejnë të burgosurve dhe Marcia në burg gjen
befas të vëllanë, Severin, i dënuar si misionar i Krishtit. Teksa e torturonin,
e motra i gjendet, i mjekon plagët dhe kur e pyesin se cila ishte: “Jam motra e
martirit”, - thotë dhe ajo përfundon keq, e hedhin mes luanëve në Koloseun e
famshëm, atje ku sot vijnë turistë nga e gjithë bota, e vizitojnë dhe bëjnë
foto të lumtur.
“Marcia
o kshtenimi n’filles t’vet” mund të quhet dhe romani i martirëve. Në
parathënien e tij Andreas Dushi shpjegon: “E gjithë vepra në vetvete përcjell
frymën e gëzimit të martirëve dhe dëshirën e të krishterëve për ta pasur atë
hir: vdekjen për fenë e tyre. Ky është mesazhi që Nikaj synon të tejçojë edhe
në Shqipëri, çka si një lloj profecie, ndodh të jetëzohet me martirët shqiptarë
gjysëm shekulli më vonë.”
Mes
tyre, martir, do të jetë dhe Dom Ndoc Nikaj. Në atë lloj burgu, ku Marcia gjeti
të vëllanë, Shqipëria diktatoriale dhe e pafe, do të mbyllte Shkrimtarin e saj
të romanit të parë për ta humbur përgjithmonë.
Kreu
i fundit i romanit është “Luftimi i mbamë”, pra ka dhe një luftë të fundit me
harresën, të harrimit të padrejtësive, të së keqes.
Kjo
na takon neve, të gjallëve të sotshëm, për të nxjerrë Dom Ndoc Nikajn nga
dhëmbët dhe kthetrat diktatoriale të harresës së qëllimtë dhe hungërimave të
Realizmi socialist, që po e shqyenin. Ai ishte i mbuluar me gjakun e romaneve
të tij.
* * *
Do
desha të them se romani “Marcia” lexohet me ëndje dhe të trondit, me skena
mbresëlënëse, ku përzihet masivja me vetanaken dhe bota e brendshme me qytetin,
aq shumë Romë, në ndryshueshmërinë e tij thelbësore si ndryshime të
botëkuptimit dhe të kuptimit të botës, po dhe me copëza Shkodre, kështu më
duket, si me copëza të theyra pasqyre a gdhendje në dru, me një florë si
humane, me personazhe spikatës, silueta dramash, që flasin shkurt dhe
zgjedhshëm, e folmja shkodrane kumbon shpirtërisht, me shfletimet biblike, edhe
pse ka shumë turqizma, që ndoshta në një botim të mëpastajmë mund të
zevendësohen, gjithmonë me gjuhën e autorit dhe te qytetit të tij. Krerët si
“Deka” apo “T’ngjallmet”, “Hapsi” (Burgu), etj, më kanë lënë mbresa të
pashlyeshme dhe në tërësi i shoh si faqe të shkëlqyera të letërsisë tonë të
traditës.
Rëndësia
e këtij romani është e pa zhbëshme më, me një estetikë shembullore, e ardhur
nga larg
KARTELA DOM NDOC NIKAJ
Në
vazhdim të atyre që e kujtonin, të përpjekjeve për ta risjellë të plotë dhe me
madhështi shkrimtarin tonë Dom Ndoc Nikaj, edhe unë u jam bashkuar, aq sa
mundej, për ta trajtuar në shkrimet e mia, në sprovën “Panteoni i nëndheshëm”,
(2010) dhe më tej në “Kartela të Realizmit të denuar” (2020).
Po
risjell nga kartela e tij në plotësim të shkrimit tim:
Dom
Ndoc Nikaj
(1864
-1951)
Shkrimtari
plak, ai që kishte shkruar romanin e parë të letërsisë shqipe, kur gjuha shqipe
ishte ende e ndaluar nga qeveria e pushtuesit turk, që do të mbyllte sytë në
burg. E arrestuan në moshën 82-vjeçare, më 1946, me akuzën se donte të
përmbyste me dhunë pushtetin e porsavendosur të komunistëve.
Ndoc
Nikaj mësimet e para i mori te franceskanët në vendlindje, në Shkodër, pastaj
në Kolegjin e Jezuitëve dhe u bë meshtar. Fare i ri nisi të shkruante letërsi,
vepra fetare, shkencore, histori e politikë e kushtrime lirie. ???Iu përkushtua çlirimit kombëtar, bashkëpunoi me Konicën,
shkroi libra shkollorë, madje dhe e arrestuan, por bëri 46 ditë burg dhe prapë
vazhdoi misionin që i kishte caktuar Zoti.
[...]
Babai
i romanit shqiptar, Ndoc Nikaj, ka dhe 7 romane të tjera të pabotuara, edhe
drama etj. Ai është pararendësi i Mihal Gramenos, Foqion Postolit, Mit’hat
Frashërit, Ernest Koliqit, “Balzaku ynë” e kanë quajtur... dhe guxuan dhe e
arrestuan atin, në pleqërinë e tij të bardhë. Të zezë, thuaj. Plaku-perëndi, më
duket! Vunë prangat mbi ato duar që duhej t’i puthnin. Sikur donin të dënonin
ashtu së paku dhe ata 500 vjet punë të klerit katolik shqiptar. Ai, martir në
qeli. E kishte menduar varrin, por jo burgun nga bijtë e tij. I pa, i duroi dhe
5 vjet. Teksa shekulli kaloi mesin e vet, Ai kaloi në botën e të vdekurve.
Dhe
krijimtaria që la, është e begatë, por ende e pabotuar, mund të jenë dhe nja 30
tituj të tjerë që presin. ????????Po ku janë rrugët dhe
sheshet me statujën e tij? Qelia ku e mbyllën, të bëhet muzé. Pse kanë druajtje
t’i afrohen ikonës së tij supreme? Ngaqë një atdhe ka dënuar atin e romanit të
vet?...
Ndoc
Nikaj është i pavarr, por edhe vepra e tij.
KOMPLEKSI I EDIPIT
NË LETRAT SHQIPE
- në vend të mbylljes -
Shpesh
janë goditur dhe shembur pararendësit në letrat shqipe, themeltarët, është
vrarë tradita identitare, etj.
“Meshari”
i Gjon Buzukut apo “Kanuni” i Lek Dukagjinit apo dhe poemat pranë tyre janë
parë si antikitete, vlera muzeale, edhe si vjetërsira dhe jo si “rrënjë që
lëvizin”, burime jete, që arrijnë të sotmen duke e shenjuar për të ardhmen
tonë.
Nëse
poetit kombëtar, Naim Frashëri, i shmangej një pjesë e krijimtarisë, ajo
mistike dhe fetare, madje dhe erotike, si me “kufizime ideore”, ndërsa poetit
tjetër Kombëtar, At’ Gjergj Fishta, i ndalohej vepra e tërë, madje dhe eshtrat
e tij hidheshin në lumin Drin, si në përndjekjet që u bëheshin të krishterëve,
të treguara në romanin “Marcia”, Shqipëria diktatoriale gjithmonë ka denuar
prijëtarët apo themeluesit, Ernest Koliqi i ikur ishte dënuar me vdekje,
shkrimtari Mitrush Kuteli, nderkoh:e dhe autori i parë të një libri me kritika,
u burgos, shkrimtarë nga Kleri, sidomos atij katolik, u pushkatuan dhe u
burgosën, gazetarë, poete, Profesor Arshi Pipa, drejtori i parë Radio-Tiranës,
shkrimtari dhe përkthyesi Gjergj Bubani, ndërrohej opera e parë shqiptare me
një tjetër, romani i parë me nj;e titull tjetër, etj..
Në
burg vdiq tragjediani i parë shqiptar, Et’hem Haxhaidemi ashtu si dhe Dom Ndoc Nikaj.
?Kompleksi i Edipit i
letrave shqipe, jo në letrat shqipe, atëvrasja është një dukuri e rëndë dhe
prej kësaj frike, është kaluar dhe në të kundër, në birvrasje. Janë vrarë bijtë
si poetët Trifon Xhagjika, Vilson Blloshme e Genc Leka, është varur Havzi
Nelaj, varja e fundit në të gjithë Europën Lindore.
?Ndërkaq është ndjerë dhe
dukuria e ringjalljes në letrat shqipe, jo të menjëhershme, erdhi një “letërsi
tjetër” nga ajo e ndaluara apo nga mërgimi i detyruar si Konica apo Martin
Camaj dhe pari një prurje të dëshpërimisht të begatë nga burgjet dhe
internimet.
?Meritojnë studime të
veçanta dhe të posaçme.
Riardhja
e parë pas 132 vjetësh botim të “Marcia”-s sjell një ndryshim me rëndësi, besim
në tejkalimin e Kompleksit të Edipit të letërsisë tonë, ndërkaq, siç e thamë,
jo vetëm e shtyn romanin e parë në Historinë e Letërsisë Shqipe një shekull më
tej, - dhe kjo u arrit me romancierin më të ri, simbolikë dhe shpresë e re, -
por tregon që në zanafillën e tij romani shqiptar është me rrënjë në kulturën perëndimore,
me atë frymë kristiane, të shenjtë e humane - kolonë kryesore në formimin e
ndërgjegjes së Europës së Bashkuar, pra letrat shqipe kështu do të ishin
letërsi Europiane, me dramën e tyre, po aq dhe universale.