| E merkure, 26.06.2024, 06:54 PM |
Prostati, legjendë shqiptare, luftohet me mashtrime
Nga
Vladimir Shyti
Sëmundja
e prostatit dhe potenca te meshkujt ka një subjektivizëm të rrëmbyer nga qarqe
të ndryshme të disa kompanive fantazëm.Pandeshmëria e entuziazmit, të kësaj
sëmundje legjendë u shikua si përfitim nga mashtruesit e klinikave”të arrira”që
me gjasme luftonin sëmundjen nga të rinjtë e deri në moshën e thyer.U mbushën
rrjetet sociale me emra të njohur mjekësh, këshillime nga artiste të njohur
dhe, së fundi deklaronin, duke paraqitur bindshëm koponentin e markës së tyre
të panjohur nga shqiptarët.Të etur për fitime monetare, tregonin gjëndjen e
rrezikshme të sëmundjes dhe shifra marramendëse vdekjesh në botë.Shqetësohen
për jetën private të çdo individi, vendosin një shumë të madhe dhe, pastaj e
ulin deri në 50% të shumës.Shënojnë shumë komente nga të rinjtë, që reklamojnë
anën seksuale, helbete ata janë aktiv, por u pëlqen stimulimi
mashkullor.Ndërsa, mosha e thyer me shpresën e përmisimit, duke parë komentet
dhe ato këshillime bajate, lajkat, fjalët e bukura plot magji të disa vajzave
me zë lozanjar, mbeten të zhgënjyer në fund të muajit.
Para
dy ditësh tepër kureshtarë kërkova dhe hetova se, një tregtarë po shpërndante
kapsula prosta fix pothuajse falas.Të disponueshme kushtonin 2400L dhe jepeshin
me 600 L për qytetarët në nevojë.Në fasadë ishte një foto e parlamentit
shqiptarë në procedurë e sipër dhe, para kuvendit parlamentar qëndronte një
moderator lajmesh, që jepte sihariqin e mirë për shpërndarjen pothuajse falas
të medikamentit.Në celular u ndje një zë i ëmbël femre, që u interesua për
sëmundjen time të prostratit, i kthej përgjigje, por me sa kuptova, asaj nuk i
interesonte përgjigjia ime, foli vetëm ajo.Dhe, së fundi më kërkoi 1100 L për
kurën.Vazhdova lojën e saj të nesërmen, formoi numrin telefonik, nuk
ekzistonte.E mora sërisht, vetëm një tringëllim dhe asgjë nuk pipëtinte.Ditën
tjetër një numër i panjohur më merë në celular, një zë femëror më godet me
shigjeta mbrojtëse me fjalë jo bindëse.E mbyll celularin, i bëj bllokad dhe
loja merë fund.
Tashmë
të kthehemi te farmaciotika jonë dhe këtu vrehen shumë medikamente jo
rezultative, sidomos për moshën e thyer.Mbajnë mbishkrime në gjuhën
gjermane.Komentohen si tepër të sigurta, por dikush përdor një medikament, Man
Aktiv, me një çmim të lartë për vendin tonë, por rezultati një zhgënjim total.U
interesova, por nuk mora përgjigje, gjithçka ishte e fshehtë, me sa mendoj ata
ecin me mentalitetin shqiptar krashi seksualitetit.Por, jo zotërinjë populli
ynë e njeh tashmë botën më mirë se ju, ata janë besnik të metodës së
ballafaqimëve, ku dhe e kanë kaluar tërësisht natyrën e shkuar të menntalitetit
seksual.Ndaj, largoni strehën e demonit nga kjo humnerë, ku keni rënë ju, jo
populli ynë i mençur.
Tani,
lind pyetja:Kush i kontrollon këto firma të “të padukshme”?Kush janë këta, që
dalin jashtë reve të fatit dhe pasurohen me mjerimin e shqiptarëve?Ndërmjet
tyre shtrihet një gjysmëdritë, që po i mban ende në muzgun fitimprurës.Ne
refuzojmë kopromiset jo prefesionale, apo marrëveshje me vulgaritetin e fitimit
të shpejtë, çdo lloj shtërngese që i bëhet padinjitet këtij populli të shumë
vuajtur.I mbetet qeverisë në pushtet, ministrisë përkatëse që të sheshojë këto
ç’rregullime në tregun e medikamentëve, që i kanë zgjatur tentakulat thellë në
jetët tona.