| E marte, 25.06.2024, 06:58 PM |
KISHËS KATOLIKE SHQIPTARE I SHTOHEN EDHE DY MARTIRË:
DOM
GJON GAZULLI I VARUR NGA REGJIMI I AHMET ZOGUT
DHE
LUIGJ PALAJ I VRARË NGA USHTRIA MALAZEZE
Nga
Frank Shkreli
Papa Françesku shpall dy martirë të
tjerë shqiptarë, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Kosova. Lajmi është dhënë,
zyrtarisht, nga Vatikani dhe u transmetua nga Radio Vatikani në gjuhën shqipe,
ndërkohë që u njoftua edhe nga zëdhënës të Kishës Katolike Shqiptare në Shkodër.
Kështuqë, shkoi në 40 numri i të shpallurve martirë të Kishës Katolike
Shqiptare, në përgjithsi. Dom Gjon
Gazulli dhe At Luigj (Paliq) Palaj, sipas këtij njoftimi, janë drejt Lumnimit, “martirë,
dëshmitarë të fesë, mbrojtës të të drejtave themelore të njeriut e të popullit,
shembuj dashurie, shërbimi e guximi”.
Sipas burimeve të Vatikanit, të Kishës
Katolike në Shqipëri dhe në Kosovë, ky lajm u prit mirë anë e mbanë trojeve
shqiptare, me gëzim dhe mirënjohje ndaj Papa Françeskut i cili autorizoi dhe
miratoi dekretet e nevojshme për Lumnimin e dy martirëve të tjerë të Kishës e
të Kombit shqiptar: Atë Luigj Palaj i munduar dhe i torturuar, tmersisht, dhe
më në fund i vrarë nga forcat barbare serbo-malazeze në Gjakovë. Dhe Dom Gjon
Gazulli, i vrarë nga regjimi i Ahmet Zogut, në Shkodër.
Reagimet ndaj këtij njoftimi ishin të
shpejta: Kryeipeshkvi metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, në
një intervistë për Radio, se bëhet fjalë për për Át Luigj (Paliqin)
Palaj apo Át Luzin siç e thërrisnin të gjithë bashkohasit e tij,
françeskan i Urdhrit të Fretërve të Vegjël, martirizuar nga sllavët ortodoksë
në Kosovë dhe për Dom Gjon Gazullin, meshtar dioqezan, martirizuar në
Shqipëri në kohën e Ahmet Zogut. Të dy, të mirënjohur e tejet të dashur nga
besimtarët katolikë shqiptarë të të gjitha trevave, që i konsiderojnë të shenjtë,
u luten e madje, u njohin edhe mrekulli --ka nënvijuar Kryeipeshkvi i
Shkodër-Pultit -- ndodhur me ndërmjetësimin e tyre pranë Zotit. Njëri i vrarë
në Kosovë e tjetri në Shqipëri! “Populli i Zotit, që jeton në të dyja anët,
është sot në festë dhe falënderon Hyjin për dhuratën e dy meshtarëve,
dëshmitarë të Ungjillit të Krishtit dhe atdhetarë të flaktë”. Brenda
vitit, pritet ceremonia e shpalljes së Lumnimit të tyre, ka pohuar për redaksinë
shqipe të Radio Vatikanit, Vatican News, Imzot Angelo Massafra.
At Luigj Palaj – I vrarë nga serbo-malazezët në Gjakovë -- Át Luigji u kap
e u dërgua në burgun e Gjakovës. Serbo-Malazezët i kanë kërkuar të mohonte fenë
dhe identitetin kombëtar. Pasi nuk pranoi të bënte një gjë të tillë, ata e
rrahën dhe e dërmuan me shkopinj, e pështynë, e fyen, pastaj e nxorën para një
gjykate, që e ngarkoi me shpifje. Së fundi, e vranë m? 7 mars 1913 në Gjakovë. “Barbarët…e mbytën”: At Gjergj Fishta do i
kushtone poemën vrasjes së tij barbare,
??????ë?... ? ????ë?! ? ???
?? ‘? ????ë ??????? ?’?? ????;
??? ????? ?ë?? ?? ???:
?ë? ?’??? ?’? ???? ???? ????;
?ë? ???? ? ??????? ???
????? ?? ?’?????ë
?’?ë? ????... Vjersha e plotë në linkun më poshtë
At Gjergj Fishta: Mbi vorr t’ A.
Alois Paliq, ofm - Vatican News
Pak histori për lexuesit nga burime të
besueshme kishtare mbi këta dy martirë, heronjë të fesë dhe të Kombit -- për të
cilët ndoshta lexuesit nuk dijnë shumë për ta -- por të shpallur si të tillë
nga Papa Françesku më 20 qershor, 2024. Át Luigj Palaj i përkiste Urdhërit
të Fretërve të Vegjël -- i arrestuar, rrahur, torturuar dhe vrarë nga ushtarët
barbarë serbo-malazezë, sepse luftoi kundër abuzimeve ndaj popullsisë shqiptare
dhe i është kundërvenë fushatës zyrtare serbo-malazeze që detyronte katolikët
dhe myslimanët shqiptarë të ndërronin fetë e tyre e të bëheshin ortodoksë. Luigj
Palaj ka lindur në Janjevë të Kosovës, më 20 shkurt 1877. Është rritur në një
familje fetare. Vetë Luigji kërkoi të pranohej në seminarin e Urdhrit të
Fretërve të vegjël, në Cortemaggiore të Italisë, ku në vitin 1901 shugurohet
meshtar. Ai qe dërguar të kryente shërbimin e tij fetar në radhët e shqiptarëve,
ndërkohë që më 1907 është emëruar Rektor i Kuvendit Françeskan në Gjakovë. Ndërsa
më 1912, bëhet bashkëpunëtor në famullinë e Pejës, ndërkohë që ishte një
periudhë shumë e vështirë për shqiptarët në atë territor, i cili pas Luftës së
Parë Ballkanike, ishte pushtuar nga malazezët, aleatë të serbëve. Át Luigj Palaj ka mbrojtur si katolikët ashtu
edhe myslimanët shqiptarë nga përpjekjet sllave të çkombtarizimit, duke
mbështetur të dy palët dhe duke i nxitur ata që t'u qëndrojnë besnikë besimeve
të tyre fetare dhe identitetit kombëtar. Megjithse i vetëdijshëm për rreziqet
me të cilat përballej, At Luigj Palaj qëndron në postin e tij dhe vazhdon të
ushtrojë shërbimin meshtarak, duke i qëndruar besnik misionit të tij fetar e
atdhetar. Si përfundim, autoritetet malazeze kanë dhanë urdhër që françeskani
shqiptar, At Luigj Palaj të arrestohej më 4 mars 1913. I hedhur në burg,
françeskani është rrahur dhe torturuar deri më 7 mars, kur para se t'i
nënshtrohej gjyqit, i zhveshur nga rrobet e rregulltarit, u vra mizorisht nga
ushtarët serbo-malazezë. Sot, i shpallur martir i fesë dhe i Atdheut nga Papa
Françesku në Vatikan.
Meshtar i guximshëm -- Dom Gjon
Gazulli është varur nga Ahmet Zogu, pasi ishte kundërshtar i marrëveshjes
së Zogut me serbët, për të ashtuquajturin, “bashkim personal të Shqipërisë me
Jugosllavinë”.
Ndërkaq, gjithashtu bazuar në të dhëna
të besueshme kishtare, Gjon Gazulli (një emër ky i njohur i familjes Gazulli,
brez pas brezi, në historinë e Shqipërisë ç’prej kohës së Gjergj Kastriotit
-Skenderbe), ishte me origjinë nga një fshat i vogël afër Shkodrës -- nga Dajçi
i Zadrimës -- në Shqipëri. Lindur më 26 mars 1893, ai është shuguruar meshtar
dioqezan në vitin 1919. Ka shërbyer si famullitar në Gjadër, në Qelez të Pukës
dhe në Koman. Sipas të dhënave, kudo që shkonte fitonte dashurinë e popullsisë,
të cilës i ofronte ndihmë dhe inkurajim, përballë problemeve të shumta të
jetesës. Pasi hapi një shkollë në famulli për mësimin e fesë katolike, mbahej
nën kontroll nga qeveria për gjoja veprimtarinë e pengimit të arsimimit të
përbashkët të myslimanëve dhe të krishterëve. Autoritetet politike e shikonin
me dyshim, për shkak të ndikimit të fortë ndër vendasit dhe te famullitarët e
tjerë, në nivelin moral dhe fetar. Ndërsa në aatë kohë, shumë meshtarë
largoheshin nga Shqipëria, duke mos iu nënshtruar regjimit të vendosur nga
presidenti i Republikës Ahmet Zogu, Dom Gazulli kishte vendosur të qëndronte me
popullin e vet, që i ishte besuar. Por më në fund, ai arrestohet më 28 dhjetor
1926 dhe i nënshtrohet një gjyqi të rremë, që e dënon me akuza të pabaza, sipas
burimeve kishtare dhe të tjera. “U var nga Ahmet Zogu, pasi kishte kundërshtuar
marrëveshjen e tij me serbët për të ashtuquajturin, “bashkim personal të
Shqipërisë me Jugosllavinë”, ishte një ndër të tjera akuza. U dënua me
vdekje ai që hapi shkollën e parë të përzier djem-vajza, myslimanë e të
krishterë. Deputeti i opozitës kundër Zogut, u akuzua se kishte organizuar
kryengritjen e kishte shpërndarë armë nëpër male e madje se gjoja kishte prerë
telin e telefonit, lexohet në disa të
dhëna për fatin e keq të tij!? Dom Gjon Gazulli është varur në një shesh në
Shkodër më 5 mars 1927.
Foto nga Radio Vatikani – Dom Gjon Gazulli i dënuar nga Ahmet Zogu – vdekje me varje në një shesh të Shkodrës, 5 Mars, 1927 – sot i shpallur martir i fesë dhe i Atdheut nga Papa Françesku në Vatikan – 20 qershor, 2024
Dom Gjon Gazulli nga Shqipëria i vrarë nga regjimi i Ahmet Zogut
në vitin 1927 në Shkodër dhe At Luigj Palaj nga Kosova i vrarë nga regjimi
serbo-malazez në vitin 1913 në Gjakovë, përfaquesues të Kishës Katolike
Shqiptare të vuajtur e të përbuzur në ato troje -- u shpallën martirë e të lumë
nga Papa Françesku disa ditë më parë – një gëzim i madh për Kishën Katolike anë
e mbanë trojeve shqiptare. Këta dy të lumë i bashkohen kështu 38 martirëve të
lumë shqiptarë të Kishës Katolike -- të vrarë e të torturuar nga regjimi barbar
gjysëm shekullor komunist i Enver Hoxhës -- e të cilët janë shpallur të tillë
në vitin 2016 nga Vatikani.
Me vrasjen e tyre barbare, këta të lumë shqiptarë kanë kapërcyer
tanimë kufijt kombëtarë të trojeve shqiptare dhe janë tashti përfaqësojnë jo
vetëm Kishën Katolike universale por edhe vlerat universale të mbarë njerzimit.
Me sakrificën e tyre sublime ata janë shembull për të gjithë ne se si mbrohet
nderi, liria, feja dhe identiteti kombëtar përballë barbarëve dhe diktatorëve.
Shembulli i tyre do të mbetet përgjithmonë një frymëzim për breznitë e
ardhëshme të shqiptarëve, por jo vetëm, për të luftuar duke dheneë edhe jetën
për ideale dhe vlerat njerzore e kombëtare.
Më në fund, shpallja e këtyre dy martirve shqiptarë të lumë nga
Papa Françesku, na bindë se megjithë kalimin e kohës --heret ose vonë, e
vërteta, e mira dhe e drejta, gjithmonë, do të triumfojnë mbi të keqën, në këtë
botë!