| E shtune, 22.06.2024, 06:47 PM |
Blerim Rrecaj
Për
ushtarët tanë krenarë
Blirët
luleçelur
Të
Sheshit të Prishtinës
Hije
e aromë shpërndajnë e dhurojnë
Bletët
nektar mbledhin të qeta
E
ndjejnë siguri e asgjë nuk i tremb
Derisa
zë i ushtarëve të Kosovës jehon
“I
dashur atdhe këtu na ke
Për
ty të gatshëm jemi çdo herë”
Një
fëmijë i vogël me rroba ushtarake
Të
afërmëve iu shmanget
Del
jashtë shiritit të vënë
Afrohet
te ushtarët krenarë të Kosovës
Që
ushtimë e tyre:
“Mbrojmë
atdheun e duam paqen”
Shndrohet
në himn
Shndrrohet
në këngë
Një
fëmijë tjetër përhumbet
Tej
duke shikuar
Batalionet
numëron
Dhe
vëren që një përbëhet nga 100 ushtarë
Secili
nga batalionet
Secili
nga ushtarët
Më
të mirë e më të vendosur se tjetri
Për
lirinë, paqen e mirëqenien e atdheut
Secili
po garojnë të vihen në rend të parë
Në këmbë për kombëtaren
Kampionati
i futbollit Euro 2024
Vijon
e është i veçantë
Kombëtarja
jonë ia shton bukurinë
Së
bashku me ne tifozët e saj
Ja
sot një fëmijë prindërit merr për dore
Ta
shikojë lojën do në shesh
Të
rinjtë brohorasin Shqipëria, Shqipëria
Edhe
të moshuarve fort zemra u rreh
Gjithë
në përkrahje të kombëtares
Nëpër
stadiume sheshe e shtëpi
Bota
duartroket kulturën e kreativitetin e shqiptarëve
Që
rrezaton mirësi e dashuri