Mendime
Xhemaledin Salihu: Pellazgët, ilirët, dardanët, shqiptarët
E premte, 21.06.2024, 07:04 PM
PELLAZGËT, ILIRËT, DARDANËT, SHQIPTARËT
Librit i Stojan Novakoviqit: “Dy ditë në Shkup,
me 14-15-16 korrik 1905, shënime dhe mendime nga udhëtimi”- disa përshtypje nga
leximi:
Shkruan:
Xhemaledsin SALIHU
Stojan
Novakoviqi udhëtoi për në Carigrad /Stamboll/ në detyrë konsulare dhe për të
nënshkruar marrëveshjen e parë Serbi-Turqi, lidhur me Hekurudhen.
Novakoviqi
shkruan edhe për Justinijanin, kodifikatorin e ligjeve romake, i cili u lind në
fshatin Tavrisija apo Tauresija te qytetëza Vederijana /Bederijana/ jo larg
Shkupit./Këtë të dhënë Novakoviqi e mori nga libri i Hahn: Reise von Belgrad
nach Salonik, Denkschriften XI, 94-Udhëtimi Beograd-Selanik/
Pastaj
vazhdon: “Dardanët europianë, të cilët jetojnë pas kufijve durrsakë, afër
qytezës Vederijana apo Bederijana, fshati Tavrisija apo Tauresija, ku kishte
lindur princi Justinijan.
Novakoviqi,
Dardanin e lidh me pjesën kryesore të Siujdheses Ballkanike/Ilirike/ dhe gjithë
ndërtimin në Shkup e lidh me kohën e Justinijanit.
Në
pjesën e librit: Siujdhesa Ballkanike dhe mosmarrëveshjet etnografike: shkenca
europiane, shumë kohë, nëpërmjet historianëve të vet studio këtë temë, por në
fund i gjithë shqyrtimi dhe trajtimi i kësaj teme u zgjidh në interes të
Grekëve.
Lidhur
me këtë temë po japim disa mendime të profesorit të historisë helene, K.
Paparigopula, të Universitetit të Athinës në këtë libër, ndërsa profesori i
shpreh idetë në librin e tij: K. Paparrigopoulo,, Histoire de la civilization
hellenique, Paris, 1878.
Çështje
delikate mbi Arbanasit, të cilët vendin në Greqi e quajnë Epiri i Ri. K.
Paparigonulo, nga pikëpamja e tij greke, e cila meriton vëmendje të madhe: ”
Gjuha arbanase /shqipe/, në të vërtetë flitet në shumë vende në Greqi, por edhe
Grekët , Arbanasit nuk i quajnë të huaj. Ilirët e Vjetër apo Arbanasit, të
cilët jetojnë në bregdetin perëndimor të siujdhesës kishin shumë lidhje të
përbashkëta me Grekët. Në Epir, shumë fise greke apo arbanase ishin shumë të
ndërlidhura. Romaket, këtë krahinë e quanin Iliri Helene, ndërsa të mesjetës e
quanin Epiri i Ri. Arbanasit të krishterë flasin edhe greqisht edhe gjuhën
arbanase. Në kohën e luftës për çlirimin e Greqisë, Arbanasit me besim shumë të
madh morën pjesë në çlirimin e Heladës.
Studiuesi
A. Rambo, në Siujdhesën Ballkanike thote se jetuan katër rasa: greke, slave,
vllahe dhe arbanase.
Me
rëndësi të thuhet se: Pushtimi turk i Siujdhesës Ballkanike shprehu një
tolerancë ndaj fes të krishter. Bile, veprimtaria vazhdoi e njëjtë si në kohën
e Mbretërisë Bizantine.
Novakoviqi
është subjektiv kur shkruan për shtrirjen e Serbëve, Shqiptarëve dhe Grekve,
duke i përzier krahinat shqiptare me oaza serbe, që edhe sot nuk qëndrojnë.
Studiuesi
anglez Henry Holland, në Udhëtimi nëpër Shqipëri, London, 1819 shkruan:
“Arbanasët, Shqipëtarët apo Arnautët janë pasardhësit dhe përfaqsuesit e
Pellazgëve të vjetër , origjinën e kanë nga Iliria
Sipas
Hollandit, me fjalë të tjera, sipas origjinës dhe rrethanave elementare janë
Grekë të vërtetë.
Ata
ndahen në dy degë të mëdha, në Gegë dhe Toskë që janë të shpërndarë në Epir.
Për Gegët thotë se janë të karakterit të fortë dhe serioz, ndërsa Toskët janë
të hareshëm, të gjallë, por të pasigurtë.
Pastaj
vazhdon dhe thotë se më 1431, sulltan Murati e pushtoi Epirin dhe Shqipërinë
dhe i udhëhequr nga fryma prozelitizmit i urdheroi humbësit të konvertohen në
Turqë. Banorët e luginave u pajtuan, ndërsa ata të maleve nuk u pajtuan, sikur
Mirëdita që mbetet katolike. Një pjesë e banorëve u fshehën në malet Kimara, Suli
dhe Parga dhe mbetën ortodoksë.
Pjesa
e dytë e banorëve iku në drejtim të jugut, në Evije, në Atikë, në Argolis dhe
ujdhesat për rreth. Ndërsa pjesa e tretë e Arbanasëve, u shpërnguljen që ndodhi
më 1770, kur Morea u shkretërrua nga Turqit. Autori shkruan se këto krahina
janë të theksuara në kartën e tij dhe nuk janë kurrfarë elementi i huaj, sepse
brenda 30 vjetëve u greqizuan edhe me gjuhë edhe me ide.
Kështu
ndodhi me Arbanasit ortodoksë në Shqipërinë e Jugut dhe Epir.
Interesant
është një broshurë-liberth e shtypur në Athinë, më 1878, të një autori anonim,
i cili thotë se vijëzimi i kufijve është shumë interesant dhe kështu i spjegon.
Nëse merret Ballkani si vijë kufiri dhee vazhdoni nga Sofia, në jugperëndim
deri në malet veriore arbanase, afër Detit Adriatik, do të kemi në anën jugore
keto vija, të gjithën Trakinë dhe Maqedoninë, Epirin dhe Thesalinë. Shtrohet
pyetja: cili popull jeton në këto vende? Helenët, Turqit, Turko-Arbanasit,
Arbanasit dhe Bugarët. Dhe e gjithë kjo laryshmëri e emrave të popujve tregon
dhe ndalet te Helenët, sepse muhamedanët janë grekë te konvertuar, ARBANASIT
JANË PELLAZGËT E Vjetër, ndërsa autori i quan fis Helen. BILE EDHE
TURKO-ARBANASIT JANE PELLAZGËT E TURQIZUAR.
Në
vazhdim të librit, autori shkruan se me shkapaderdhjen e Perandorisë Turke, në
fillim të shekullit XIX, nga gërmadhat e shekujve të vjetër dalin në sipërfaqe
6 grupe etnografike, shumë të rëndësishme, por të ndryshëm.
Nëse
këto 6 grupe të popujve i radhisim sipas gjuhës, me të cilat përfaqësohen, do
të kemi sipas vjetërsisë keto grupe kryesore:
1.ARBANASIT
/MBETJET VENDASE AUTOKTONE/
2.GREKËT
/ VENDASË AUTOKTONË DHE PASOJË E QEVERISJES GREKE/
3.RUMUNËT
/PASOJË E QEVERISJES ROMAKE DHE KOLONIZIMIT/
4.SERBËT
/ SLLAVË TË ARDHUR/
5.BUGARËT
/ POPULL URALO-ALTAJ DHE SLLAVË/ DHE
6.TURQIT
/ TË ARDHUR DHE PASOJË E SUNDIMIT TURK/.
Të
gjitha grupet dallojnë, por vetëm Serbët dhe Bullgarët jane të perbashkët.
Autori
shkruan se shumë studiues të huaj u morën me çështjen e Ballkanit dhe thonë se
popujt e vegjël që kanë histori të lavdishme, shumë keq e përdorin, sepse
kujtimet për të kaluarën i mbulon kokat e njerëzve të popujve të vegjël, me
histori të lavdishme, ndërsa nuk e kanë parasysh se për ta është vetëm një
rrugë në jetën e përditshme dhe gjatë historisë, ndërsa e vetmja rrugë duhet të
jetë: punë natë e ditë, punë pa ndërpre dhe punë fituese.
Në
Siujdhesën Ballkanike, sipas etnografisë mund të dallohen Arbanasit dhe
Sllavët, por kurrsesi Serbët dhe Bullgarët, i takojnë popullit sllav.
Në
Siujdhesën Ballkanik nuk mund të flasim për shtete të pastra etnografike.
Pastaj asnjë popull në Ballkan nuk mund t’a pushtoj një popull tjetër, sepse e
vetmja dalje nga kriza është ndarje apo lidhje apo tutje robërim. Nëse kufijtë
vizatohen sipas etnografisë, atëherë kufijt shtetror do t’i ngjanin një
thurrjeje të larmishme, çka në praktikë dhe në realitet nuk mund të ndodh.
Dikund
në fund të librit, autori përmend se Kryeshenjtëria ortodokse e Preshevës
kishte 3767 shtëpi dhe 37 famulli, prej tyre në Preshevë vetëm ajo e Leranit
dhe Bilaçit.