Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Flaka e Janarit

| E merkure, 21.01.2009, 08:16 PM |


Himni i  manifestimit tradicional kombëtar “Flaka e Janarit”:

 

FLAKA E JANARIT

 

Flaka e Janarit – flakë e  yjësisë ,

Kushtrim i shqiptarit – thirrje e lirisë !

 Flaka e Janarit erdhi në Gjilan –e,

Seç i shporri mjegullat – diell mbi vatan –e !

          Refreni:

Jusufi , Bardhoshi edhe Kadri Zeka ,

Nuk i trembi plumbi , nuk i trembi vdekja !

Bashkë me ta Zijahu, Rexhepi , Nuhiu –

Bora dhe acari – gjakun nuk ua ngriu !

 

Flaka e Janarit – flakë që na bashkon – e,

Dëshmorët e kombit , përherë i nderon – e .

Kujton heroizmat , që prej Skënderbeut ,

Që flijuan jetën për liri t’ Atdheut !

          Refreni:

Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka...etj.

 

Jo, nuk vdesin kurrë trimat legjendar- e,

Jetojnë në pikturë , n’ bronz e n’ lapidar – e .

N’ faqe t’ historisë me shkronja të arta ,

N’ vargje t’ poezisë , me këngë e lëvdata !

          Refreni:

Jusufi, Bardhoshi edhe Kadri Zeka...etj.

 

 

Teksti dhe muzika:

Demir KRASNIQI

 

Gjilan, më 27. 12. 2007.