| E diele, 09.06.2024, 06:33 PM |
Fëmijët
e Kosovës kërkojnë nga KFO-ri dhe strukturat
shtetërore të Kosovës dhe të
komunës së Deçanit
Që
pas njëzet e gjashtë vjetëve lironi kompleksin e Pushimores të fëmijëve ...
Kuptohet
pas vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës - pritet që
pronat publike të uzurpuara nga ana e Manastirit të Deçanit që njëzet e gjashtë
vite me në fund kur këto ditë sezone e pushimeve
veprore po ofrohet ti kthehen në pronësi komunës së Deçanit dhe në shfrytëzim
fëmijëve të Kosovës
Nga
Hasan Hasanramaj
Në
regjionin e pasur dhe atraktiv me ajrin e
pastër që lëshohet nga Bjeshkët e Nemuna, me florën dhe faunën e pasur
cila mbulon kodrat dhe luginat nga të cilat rrjedh uji i ftohtë si akulli, me
grykën piktoreske të Deçanit, bukurit tjera të rralla e atraktive dekada më
radhë ishin viset me tërheqëse për fëmijët, të rinjtë, punëtoret dhe
qytetaret tjerë që vinin nga të gjitha anët e Kosovës dhe më
larg në Deçanin turistik për të pushuar shpirtin e tyre gjatë pushimeve verore
të cilat filluan dhe stinët tjera të
vitit. Kapacitetet e këtij kompleksi të mirënjohur turistik në Kosovë dhe me
larg për të cilën do të bëjmë fjalë në këtë shkrim, kuptohet pas vendimit të
Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës që pronat publike të uzurpuara
nga ana e Manastirit të Deçanit që njëzet e katër viteve
ti takojnë komunës së Deçanit. Qytetaret tonë mirë e dinë së ky
kompleks është një ndër qendrat më të
mëdha, më të bukura dhe më tërheqëse në Kosovë dhe regjion për rekreacion, për
pushim, për edukim, për shërim shpirtërore, shëndetësore, për rekreacion, për
edukim, për rehabilitim fizik, psikologjik dhe integrimin e fëmijëve dhe rinisë
në sheqerin e civilizuar. Kjo pushimore atraktive është ndërtuar rrëzë
Bjeshkëve të Nemuna, në një ambient të bukur malor, me një lartësi mbi detare
mbi gjashtëqind e shtatëdhjetë metra dhe
si e tillë ka një klimë ideale, ku fëmijët dhe të rinjtë për një kohë të
shkurtër fitojnë në pikëpamje
shëndetësore. Pushimorja e fëmijëve dhe rinisë “Pishat e Deçanit” në Deçan
është objekti me i vjetër dhe më i vizituar i këtij lloji në Kosovë, regjion
dhe më larg që ka filluar të punoi që nga viti 1932 i cili atë botë kryesisht
është marrë me shërimin dhe rimëkëmbjen e fëmijëve të sëmur. Sot kjo pushimore
e mirënjohur në gjirin e vet ka pesë objekte moderne me gjashtëqind shtretër,
restauronin me pesëqind ulëse, objektin e kuzhinës të tipit më bashkëkohor,
amfiteatrin e hapur, ambulancën shëndetësore, terrenet sportive, bukurit e
rralla natyrore, gjë e cila mirë shihet në fotografin e kamerës sonë. Në
kompleksi e Pushimores së fëmijëve dhe
kapacitetet e saj të tipit më bashkëkohor në Deçan çdo vjet kanë defiluar dhe
janë këndell në aspektin psikofizik mbi njëzetmijë fëmijë dhe të rinj nga Kosova dhe bota. Andej, duke u bazuar në konventën mbi të
drejtat e fëmijëve të cilët si të gjithë të tjerët e kanë të drejtën për
jetë, për shëndet, për edukim, për pushim, për pjesëmarrjen, për lirin e të shprehurit
dhe të mbrojtjes nga të gjitha format e diskriminimit apo të keqtrajtimit të
cilat për momentin në Kosovë janë brengosesh! Për fate të keq pushimorja e fëmijëve dhe rinisë “Pishat e
Deçanit” në Deçan që nga viti dymijë dhe më parë ka mbetur pengë e kërkesave të
manastirit të Deçanit dhe të qeverisë serbe në Beograd të cilët kanë deklaruar
së vendosja e fëmijëve dhe rinisë në këtë qendër turistike rrezikon manastirin
dhe për te krijon një pasiguri?!
Kjo
deklaratë është një mendim jo real, i gabuar dhe me një prapavijë politike e
cila kishte për qëllim uzurpimin e
kompleksit turistik në përgjithësi të cilin që njëzet e gjashtë
vite i ka mbajte peng pa asnjë bazë mbështetëse ligjore, për çka fajin
me të madh e kanë strukturat ma të larta udhëheqëse të Kosovës. Andaj, stafit
të manastirit të Deçanit i cili ka ngritur mure kineze në pronat që nuk janë të
saja. Andaj, u bëjmë me dije së dekada më radhë objektin i manastirit të
Deçanit, si kult fetar me besnikërinë më të madhe qytetaret e kësaj komune - shqiptar e kanë ruajtur, e kanë vizituar dhe janë kujdesur për hallet dhe kërkesat e saj. Çka
do të thotë së kanë mbrojtur nga të pa priturat, e këtë e dinë mirë personeli
kishtar në momentet më të duhur, kur
kërkesat e fëmijëve, rinisë, punëtoreve dhe qytetaret të komunës së Deçanit dhe
Kosovës që gjashtëmbëdhjetë vite e kanë kërkuan
lirimin e kompleksit turistik.
Sot
në Kosovën e pas njëzet e katër vjetëve të përfundimit të luftës po rriten
fëmijët me pasoja të luftës- trauma, strese, nervozë të cilat negativisht po
manifestohen në punën dhe sjellët e tyre të cilat më së shumti po manifestohet
nëpërmjet delikteve, krimeve dhe formave të tjera.
Për fëmijët e Kosovës
lajm i gëzueshëm është publikim i vendimit
të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës ...
Kompleksi
të pushimores së fëmijëve në Deçan gjatë
njëzet e gjashtë vjetëve të fundit dhe më parë, ka qenë i
destinuar për pushim rekreacion, arsimimin dhe edukim të fëmijëve dhe të rinisë
kosovare. Gjithashtu kompetentet e kuvendit të komunës në Deçan në këto momente
kur jemi në prag të fillimit të sezonit të pushimeve verore kërkojmë që
kompleksi në fjalë në momentin e tanishëm nga duart e KFORI duhet të kaloi në
mbikëqyrjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenës Sociale të Kosovës, e jo të
privatizohet, sepse kjo situatë për momentin do ta ruante karakterin e vet si
qendër rehabilituese, edukative, arsimore për fëmijë dhe të rinj në Kosovë. Me
në fund pas vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës që pronat publike i takojnë komunës së
Deçanit dhe qytetarëve të saj vendimi që mbeti pezull. Andaj, pas miratimit
definitiv strukturat udhëheqëse, qytetaret, fëmijët dhe të rinjtë e komunës së Deçanit dhe të Kosovës në apelin e tyre në
mes tjerash thuhet: Edhe pas njëzet e
gjashtë vjetësh përpjekjesh, ankesash, lutjesh, arsyetimesh dhe trokitje
të shumta nëpër dyert kompetentes vendor dhe atyre ndërkombëtar, gjykatat rreth
lirimit të Kompleksit të Pushimores së Fëmijëve dhe Rinisë “Pishat e Deçanit”
në Deçan, ku për momentin janë të
vendosura njësia e KFOR-it italian, në të cilat brenda një viti mund të
pushojnë, këndellën në aspektin psikike fizik dhe afirmimin e përgjithshëm më shumë së njëzetmijë fëmijëve dhe të rinj
nga qytetet dhe fshatrat e ndryshme të Kosovës dhe më larg, por për fat të keq kjo pushimore turistike dhe rehabilituese
edhe sot e kësaj dite është “mollë e ndaluar” për pasurin më të shtrenjtë të kombit
- për fëmijët dhe të rinjtë, për të
ardhmen e shëndosh të tyre, për qindra fëmijë të dale nga lufta e fundit, të lodhur, të
traumatizuar, të skuqur fizikisht dhe momentalisht, për persona me aftësi të
kufizuara fizike e të tjerë.
Në këtë apel kërkohet nga KFOR-i që pas vendimeve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe asaj Themelore në Pejë, pas ndërtimit të fshatit modern ushtarak italian në fshatin Zegermë të Pejës kapacitetet e pushimores së fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan me në fund të lirohen, e kjo do tu kthente buzëqeshjen më dhe lumturin njëzetmijë fëmijëve dhe rinisë në Kosovë, e paralelisht me këtë do të ndihmohet edhe zhvillimi ekonomik i komunës më të pa zhvilluar në Kosovë- Deçanit.