E merkure, 04.12.2024, 12:41 PM (GMT)

Mendime

Hasan Hasanramaj: Lironi kompleksin e Pushimores të fëmijëve

E diele, 09.06.2024, 06:33 PM


Fëmijët e Kosovës kërkojnë nga KFO-ri dhe strukturat  shtetërore  të Kosovës dhe të komunës së Deçanit

Që pas njëzet e gjashtë vjetëve  lironi  kompleksin e Pushimores të fëmijëve ...

Kuptohet pas vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës - pritet që pronat publike të uzurpuara nga ana e Manastirit të Deçanit që njëzet e gjashtë vite me në fund kur  këto ditë sezone e pushimeve veprore po ofrohet ti kthehen në pronësi komunës së Deçanit dhe në shfrytëzim fëmijëve të Kosovës

Nga Hasan Hasanramaj

Në regjionin e pasur dhe atraktiv me ajrin e  pastër që lëshohet nga Bjeshkët e Nemuna, me florën dhe faunën e pasur cila mbulon kodrat dhe luginat nga të cilat rrjedh uji i ftohtë si akulli, me grykën piktoreske të Deçanit, bukurit tjera të rralla e atraktive dekada më radhë ishin viset me tërheqëse për fëmijët, të rinjtë, punëtoret dhe qytetaret  tjerë që  vinin nga të gjitha anët e Kosovës dhe më larg në Deçanin turistik për të pushuar shpirtin e tyre gjatë pushimeve verore të cilat filluan  dhe stinët tjera të vitit. Kapacitetet e këtij kompleksi të mirënjohur turistik në Kosovë dhe me larg për të cilën do të bëjmë fjalë në këtë shkrim, kuptohet pas vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës që pronat publike të uzurpuara nga ana e Manastirit të Deçanit që njëzet e katër  viteve  ti takojnë komunës së Deçanit. Qytetaret tonë mirë e dinë së ky kompleks  është një ndër qendrat më të mëdha, më të bukura dhe më tërheqëse në Kosovë dhe regjion për rekreacion, për pushim, për edukim, për shërim shpirtërore, shëndetësore, për rekreacion, për edukim, për rehabilitim fizik, psikologjik dhe integrimin e fëmijëve dhe rinisë në sheqerin e civilizuar. Kjo pushimore atraktive është ndërtuar rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, në një ambient të bukur malor, me një lartësi mbi detare mbi  gjashtëqind e shtatëdhjetë metra dhe si e tillë ka një klimë ideale, ku fëmijët dhe të rinjtë për një kohë të shkurtër fitojnë në  pikëpamje shëndetësore. Pushimorja e fëmijëve dhe rinisë “Pishat e Deçanit” në Deçan është objekti me i vjetër dhe më i vizituar i këtij lloji në Kosovë, regjion dhe më larg që ka filluar të punoi që nga viti 1932 i cili atë botë kryesisht është marrë me shërimin dhe rimëkëmbjen e fëmijëve të sëmur. Sot kjo pushimore e mirënjohur në gjirin e vet ka pesë objekte moderne me gjashtëqind shtretër, restauronin me pesëqind ulëse, objektin e kuzhinës të tipit më bashkëkohor, amfiteatrin e hapur, ambulancën shëndetësore, terrenet sportive, bukurit e rralla natyrore, gjë e cila mirë shihet në fotografin e kamerës sonë. Në kompleksi e Pushimores së fëmijëve  dhe kapacitetet e saj të tipit më bashkëkohor në Deçan çdo vjet kanë defiluar dhe janë këndell në aspektin psikofizik mbi njëzetmijë  fëmijë dhe të rinj nga Kosova dhe bota.  Andej, duke u bazuar në konventën mbi të drejtat e fëmijëve të cilët si të gjithë të tjerët e kanë të drejtën për jetë,  për shëndet,  për edukim, për pushim,  për pjesëmarrjen, për lirin e të shprehurit dhe të mbrojtjes nga të gjitha format e diskriminimit apo të keqtrajtimit të cilat për momentin në Kosovë janë brengosesh! Për fate të keq  pushimorja e fëmijëve dhe rinisë “Pishat e Deçanit” në Deçan që nga viti dymijë dhe më parë ka mbetur pengë e kërkesave të manastirit të Deçanit dhe të qeverisë serbe në Beograd të cilët kanë deklaruar së vendosja e fëmijëve dhe rinisë në këtë qendër turistike rrezikon manastirin dhe për te krijon një pasiguri?!

Kjo deklaratë është një mendim jo real, i gabuar dhe me një prapavijë politike e cila kishte  për qëllim uzurpimin e kompleksit turistik në përgjithësi të cilin që njëzet e  gjashtë  vite i ka mbajte peng pa asnjë bazë mbështetëse ligjore, për çka fajin me të madh e kanë strukturat ma të larta udhëheqëse të Kosovës. Andaj, stafit të manastirit të Deçanit i cili ka ngritur mure kineze në pronat që nuk janë të saja. Andaj, u bëjmë me dije së dekada më radhë objektin i manastirit të Deçanit, si kult fetar me besnikërinë më të madhe qytetaret  e kësaj komune - shqiptar e kanë  ruajtur, e kanë vizituar dhe janë  kujdesur për hallet dhe kërkesat e saj. Çka do të thotë së kanë mbrojtur nga të pa priturat, e këtë e dinë mirë personeli kishtar  në momentet më të duhur, kur kërkesat e fëmijëve, rinisë, punëtoreve dhe qytetaret të komunës së Deçanit dhe Kosovës që gjashtëmbëdhjetë vite e kanë kërkuan  lirimin e kompleksit turistik.

Sot në Kosovën e pas njëzet e katër vjetëve të përfundimit të luftës po rriten fëmijët me pasoja të luftës- trauma, strese, nervozë të cilat negativisht po manifestohen në punën dhe sjellët e tyre të cilat më së shumti po manifestohet nëpërmjet delikteve, krimeve dhe formave të tjera.

Për fëmijët e Kosovës lajm i gëzueshëm është publikim i vendimit  të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës ...

Kompleksi të pushimores së fëmijëve në Deçan  gjatë njëzet e  gjashtë  vjetëve të fundit dhe më parë, ka qenë i destinuar për pushim rekreacion, arsimimin dhe edukim të fëmijëve dhe të rinisë kosovare. Gjithashtu kompetentet e kuvendit të komunës në Deçan në këto momente kur jemi në prag të fillimit të sezonit të pushimeve verore kërkojmë që kompleksi në fjalë në momentin e tanishëm nga duart e KFORI duhet të kaloi në mbikëqyrjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenës Sociale të Kosovës, e jo të privatizohet, sepse kjo situatë për momentin do ta ruante karakterin e vet si qendër rehabilituese, edukative, arsimore për fëmijë dhe të rinj në Kosovë. Me në fund pas vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës  që pronat publike i takojnë komunës së Deçanit dhe qytetarëve të saj vendimi që mbeti pezull. Andaj, pas miratimit definitiv strukturat udhëheqëse, qytetaret, fëmijët dhe të rinjtë e komunës  së Deçanit dhe të Kosovës në apelin e tyre në mes tjerash thuhet: Edhe pas njëzet e  gjashtë vjetësh përpjekjesh, ankesash, lutjesh, arsyetimesh dhe trokitje të shumta nëpër dyert kompetentes vendor dhe atyre ndërkombëtar, gjykatat rreth lirimit të Kompleksit të Pushimores së Fëmijëve dhe Rinisë “Pishat e Deçanit” në Deçan, ku për momentin  janë të vendosura njësia e KFOR-it italian, në të cilat brenda një viti mund të pushojnë, këndellën në aspektin psikike fizik dhe afirmimin e përgjithshëm  më shumë së njëzetmijë fëmijëve dhe të rinj nga qytetet dhe fshatrat e ndryshme të Kosovës dhe më larg,  por për fat të keq  kjo pushimore turistike dhe rehabilituese edhe sot e kësaj dite është “mollë e ndaluar” për pasurin më të shtrenjtë të kombit -  për fëmijët dhe të rinjtë, për të ardhmen e shëndosh të tyre, për qindra fëmijë të dale  nga lufta e fundit, të lodhur, të traumatizuar, të skuqur fizikisht dhe momentalisht, për persona me aftësi të kufizuara fizike e të tjerë.

Në këtë apel kërkohet nga KFOR-i  që pas vendimeve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës dhe asaj Themelore në Pejë,  pas ndërtimit të fshatit modern ushtarak italian në fshatin Zegermë të Pejës kapacitetet e pushimores së fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan me në fund të lirohen, e kjo do tu kthente buzëqeshjen më dhe lumturin njëzetmijë fëmijëve dhe rinisë në Kosovë, e paralelisht me këtë do të ndihmohet edhe zhvillimi ekonomik i komunës më të pa zhvilluar në Kosovë- Deçanit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora